4 milionë euro të shkuara dëm për një eksperiment të KQZ. Prokuroria nuk dërgon asnjë zyrtar para drejtësisë

23 Gusht 2015, 18:49Politika TEMA

Katër 4 milionë eurot qe u perdoren nga KQZ per eksperimentin e votimit elektronik, konsiderohen te humbura.

Prokuroria pushoi hetimet ndaj anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për projektet pilot të numërimit elektronik të fletë votimeve dhe kontrollin e kartave të identitetit në mënyrë elektronike.

ABC News ka mësuar se pas hetimeve gati dy vjeçare, nuk u gjet elemente të veprës penale në dy projektet e tenderuar nga KQZ-ja me vlerë rreth 4 mln euro. Sipas akuzës, pavarësisht se këto dy projekte pilot të tenderuara në vitin 2013 nga KQZ-ja kanë dështuar, kompania fituese e këtij tenderi ka përfituar shumën e parashikuar në kontratë.

Hetuesit arsyetojne se administrata e KQZ-së, ka nënshkruar dy kontrata me kompanine spanjolle. Për sistemin elektronik të numërimit të votave ne Fier dhe kontratën për sistemin elektronik të verifikimit dhe identifikimit e zgjedhësve në Tiranë. Në këto dy kontrata është përcaktur edhe shuma që kap vlerën e mbi 4 milion eurove dhe që do të lëvroheshin në disa këste.

Por, në datën 17 maj 2013 në Tiranë dhe 8 qershor në Fier këto projekte dështuan.

Problemi që solli dështimin e projekteve, ishte se kompania spanjolle iu referua listës së zgjedhjeve të vitit 2011 dhe parashikoi 42 parti në fleten e votimit. Por në zgjedhjet e vitit 2013 u regjistruan për të garuar 66 parti. Kjo bëri që fleta e votimit të ishte e ndryshme dhe leximi i saj nga kompjuteri ishte i pamundur. Gjatë provave të zhvilluara, thuhet në dosje, u konstatuan vonesa në leximin e kartave të identiteti nga ana e kompjuterave, mungesë të sigurisë së sistemit të transmetimit të të dhënave dhe fshirja apo shumefishimi i votave.

Perveç kesaj nuk lexoheshin votimet e dyfishta të personave me të njejtën kartë identiteti e shumë probleme të tjera që cuan në dështimin e projekteve pilot. Pavarësisht dështimeve kompania kishte marre 90 % të parave, me vlere rreth 4 mln euro. Anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhjeve kishin firmosur te gjithe.

3 komente në “4 milionë euro të shkuara dëm për një eksperiment të KQZ. Prokuroria nuk dërgon asnjë zyrtar para drejtësisë”

  1. Leftetrie Luzi Leshi Topalli Berisha Rama says:

    Po cthua mo gazetar? Tenderi ka ne baze kontraten ddhe ska asnje mundesi qe kontrtata e ketij tenderi te nenshkruhet nga anetaret e KQZ. Zakonisht firmoset nga titullari ose sekrtetari pergjithshem.

  2. Tema says:

    S’bëhet tortë pa thyer vezë

  3. sgft says:

    Është kjo arsyeja e konvertimit të Lefterisë majtas dhe jo dashuria për Denar Bibën.Ti na mbron në KQZ ne të mbrojmë nga prokuroria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje