Ardian Vehbiu: Reagimi i Gjekmarkajt, pornografi pa seks

27 Gusht 2015, 17:05Politika TEMA

Përgjigjja e Gjekmarkajt, një lloj pornografie pa seks, vetëm sa më konfirmoi që bëra mirë që ndërhyra për të mbrojtur dinjitetin e lexuesit të medias”.

Kështu shprehet publicisti Ardian Vehbiu, për sulmin e Agron Gjekmarkajt ndaj tij në gazetën Panorama, pas thirrjes së Vehbiut që publicistë si Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj të bojkotonin Panoramën, pasi debatit të hapur nga intervista e Gjergj Lekës.

Reagimi i Vehbiut vjen si përgjigjie ndaj një një komenti të Artan Shkrelit në faqen e tij, që shkruan:

Është shumë e shëmtuar dhe primitive mënyra se si Gjekmarkaj, një njeri i paformuar, të sulmoi sot nga faqet e Panoramës. Po të mos qe për protagonizmin e pakërkuar që më përfshiu në këtë fundgusht për çështje të kishës së Shen Thanasit, do kisha reaguar ndaj atij katrani”.

5 komente në “Ardian Vehbiu: Reagimi i Gjekmarkajt, pornografi pa seks”

  1. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Jeni bere si qent. Njeri ham e tjetri bam

  2. Bela says:

    PO EDHE TI ARDIAN VEHBIU KE NJECIKE FAJ. TI ALAMET INTELEKTUALI, I SHKOLLUAR PER SHUME VITE NE FRANCE, ME NJE AKTIVITET TE DENDUR AKADEMIK NE EUROPE (GJE PER TE CILEN EDHE NDJEHEMI KRENAR), KU E GJEN KOHEN DHE PSE E ULE STEKEN KUR REPLIKON ME KETE KATUNDARIN VETEM PSE ARRITI TE SHKRUANTE NE FLETE RRUFE NE NJE GAZETE.

    (Te dashur miq, shiheni me shume vemendje portretin e ketij Gjokmarkasit (foton tek ai shkrimi qe ka bere kunder Dr.Prof.Ardian Vehbiut-gjejeni ju lutem). Aju kujton gje? Shiheni se si ka dale ne foto, i rruar e kruar, mbyllur fytin me ate kravaten prej poliestri te shnritshem (ai eshte i lumtur se ka kollare qe shndrit) ne forme shume te rregullt trekendeshe, shihni shikimin e tij drejte aparatit fotografik duke buzqeshur me koken pal lart. Ky me kujton ata fshataret e zonave te thella malore qe pasi mbaronin per veterinari, si njerez te perkushtuar ndaj Partise se Punes, si njerez qe nuk benin nje lek hair, i dergonin ne Shkollen e Larte te Partise Vladimir Ilic Lenin ne Tirane dhe atje (ne Tirane), pasi fillonin te “qyteteroheshin, blinin stofra te shtrenjta, i qepnin kostumet, blinin kemisha, kepuce e kollare, e kur merrnin lejet e pushimeve te veres, shkonin ne fshat e ne vend qe te ndihmonin familjet ne punet e bujqesise, rrinin nga mengjezi ne darke me kostum qe ti shihnin grate e fshatit. Edhe njehere shiheni foton e tij dhe imagjinojeni keshtu te mberthyer ne kostum te shtrenjte, duke bredhur neper fshat, ne pisk te vapes me xhakete te mberthyer me te tre pullat, dhe djerset curk… e hajde prit hajr prej ketij.

  3. cela says:

    Po Bela po a nuk e shef ardianin tend cfare portreti ka ? A nuk te ngjan me nje kryetaR KOPERATIVE ?

  4. hasan says:

    Ky ardiani eshte psikopat apo i shitur qe sulmon gazeten me te shitur ?

  5. Tema says:

    Play boys dhe striptizëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje