Ministrat e Ekonomisë së vendeve të rajonit u takuan me përfaqësuesit e BE-së për të diskutuar mbi projektet konkrete sidomos në infrastrukturë dhe mekanizmat e financimit të tyre.
Shqipëria u përfaqësua në këtë takim me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili shtjelloi më gjerësisht në një lidhje drejtpërdrejtë telefonike me Top Channel se çfarë u diskutua në tryezë. Ahmetaj i vlerësoi si të suksesshme bisedimet e kryeministrit Rama mbi projektet konkrete rajonale, sidomos sa i takon dy autostradave, asaj Adriatiko-Joniane dhe asaj Durrës-Prishtinë-Nish, për të cilat tha ministri, në shtator do të nisë studimi i fizibilitetit.
“Negociatat e bëra nga kryeministri Rama sa i përket projekteve rajonale, që kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, kanë funksionuar dhe në shtator nisin studimet e fizibilitetit për autostradën Adriatiko-Joniane apo ‘Autostrada Blu’, që i referohemi ne e që prek Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Gjithashtu edhe korridori Nish-Prishtinë-Durrës rrit ndërlidhjen me Kosovën dhe Serbinë, por rrit edhe mundësitë e Portit të Durrësit për të qenë një port kyç në rajon”, tha Ahmetaj.
Kostoja e këtyre investimeve tejkalon kapacitetet financiare të qeverive të rajonit, të cilat po përpiqen të reduktojnë borxhin publik. Për këtë në Vjenë janë diskutuar mundësitë që institucionet financiare europiane dhe jo qeveritë e Ballkanit Perëndimor, të marrin përsipër garancitë sovrane për financimin e këtyre projekteve.
“Të gjitha vendet e rajonit i kanë ezauruar kapacitetet financiare. Nuk kanë më mundësi të rrisin borxhin, ndaj është duke u punuar për konceptimin e një instrumenti garancie me BERZH-in dhe me Bankën Europiane të Investimeve, të cilat do të financojnë fizibilitetet për këto korridore. U fol për instrumenta konkretë që buxhetet e vendeve të rajonit të mos ngarkohen me garanci sovrane, por të ketë instrumenta europiane dhe ndërkombëtare të cilat të ofrojnë garanci sovrane”, deklaroi Ahmetaj.
Ministri shqiptar i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes tha se në samit kryeministri Rama ka hedhur idenë për ngritjen e unionit ekonomik rajonal dhe të Bankës Rajonale të Zhvillimit, ide të mbështetura nga kancelarja Merkel dhe nga institucionet e tjera të BE-së.
Ngritja e unionit ekonomik rajonal synon uljen ose heqjen fare të barrierave tarifore me të cilat vendet e rajonit ngarkojnë biznese të ndryshme që ushtrojnë aktivitetin jo vetëm në një vend.
Ahmetaj solli si shembull për t’u ndjekur mekanizmin e aplikuar mes Shqipërisë e Kosovës dhe në shtator i njëjti mekanizëm do të nisë edhe me Serbinë fillimisht e më pas me vendet e tjera të rajonit.
Para nisjes së punimeve të samitit, Ahmetaj mori pjesë në një takim me sipërmarrës ndërkombëtarë. Ai e vlerësoi takimin si të suksesshëm për të kuptuar më mirë shqetësimet dhe fushat e interesit të biznesit.
Flet udhe
Profesor Doktor Arben Ahmetaj pasi u spjegoi sipermarresve te huaj nivelin e taksave ne Shqiperi dhe u premtoi se taksa te tjera do te shtohen mbi bizneset u ndal edhe ne mundesite qe do te kete ndonjeri per te kaluar traun pa paguar. Kjo e fundit terhoqi vecanrisht vemendjen e investitorve gjermane te cilet te entuziazmuar zune radhe te rregjistrojne bizneset ne Shqiperi
Mbajeni mende shqiperia dhe kosova do jen perfituset me te vogla nga keto takime e samite.
Ogur i mire, megjithese pak me vonese. qeverive te ballkanit Nuk u ka rene nder mend akoma se nese greket protestojne nje here per pará europiane, shqiptaret dhe gjithe ballkani kane te drejte te protestojne 10 here. kur ka fonde per greqine por jo per popujt e tjere eshte fyese, inkompetente nga ana e UE, raciste e padrejte dhe aspak largpamese.
jo vetem kaq, BE duhet ndergjegjsuar prej politikaneve shqiptare qe ka ura te tjera te domosdoshme qe duhen ngritur pa vonese, dhe me kryesoret punesimi legal dhe i organizuar i fuqise puntore dhe investime ne industri. fundi i fundit, me shume vjelje taksash nga punesimi,me shume para per politikanet per “investime” te brendshme.
Po pse kujtoni ju se do rri sali vicidoli te shikoje se si po ecin kaq mire gjerat,qekur se ka ikur ai nga pushteti? jo or jo,ate se ze gjumi pa futur pengesa nen rrota,se shikoni se akoma pa perfunduar Samiti,spo le gje pa thene.
E thene ndryshe, marrim para borxh ne kurriz te popullit po garant del Europa!! Ne fund kur nuk lajm borxhet dalim nga Komuniteti Europian pa hyre akoma.
Nuk i intereson me investoreve se sa taksa te ulta ka shqiperia, por menyra ligjore si te mbrojne investimin! Kjo eshte ne shqiperi shume e mundimshme ose ngelet pezull pa afat. Problemt jane ne efikasitetin e Administrates dhe funksionimi calaman i drejtesise ligjore.
Mire NE shqiptareve qe na ka zan rrexiku me Te, po nderkombtaret SI e ulin vetem me diskutu NE tavoline, probleme ekonomike me Te. Te isha NE vend Te tyre Ramen do Ta lija jashte me nje kavalet ose me lapsa me ngjyre dhe me diskutime do merrsha shoferin.
“saimir”,ne fakt aty duhej Berisha me anglishten e tij te pjerdhur qe te fliste brockulla,besoj e mban mend heren e fundit kur Berisha diskutonte ne nje takim me liderat nderkombetare kur drejtuesi i mbledhjes e detyroi me zor te ulej ne vend,pasi filloi te fliste kodra pas bregut dhe nuk dinte te pushonte duke shkaktuar te qeshura dhe talljebythe nga te pranishmit…