Bashkia e Tiranës nuk fal as bizneset që zaptojnë hapësirat publike (FOTOT)

27 Gusht 2015, 17:51Politika TEMA

Policia Bashkiake dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë nisur gjobitjen e të gjitha subjekteve që zaptojnë hapësirat publike. Pas publikimit të shtatë masave që penalizojnë këdo që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, janë gjobitur dhe subjektet e para me gjobë që shkojnë nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë. Gjobat janë vendosur ditën e sotme në disa biznese ku institucionet përgjegjëse të Bashkisë së Tiranës kanë ndërhyrë për të liruar hapësirat publike.

Siç duket edhe nga procesverbalet e mbajtura në këto raste, një subjekt në bulevardin Dëshmorët e Kombit është gjobitur me 200 mijë lekë për zënien e hapësirës publike me inerte. Për këtë kundravajtje subjekti është gjobitur nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe në bashkëpunim me Policinë Bashkiake është bërë largimi i mbetjeve.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Bashkia e Tiranës nuk fal as bizneset që zaptojnë hapësirat publike (FOTOT)”

  1. enter''" says:

    Ju lutem te na publikoni edhe faturen e pageses…:)

  2. United Kingdom says:

    Kjo eshte nje pune e shkelqyer dhe Bashkit duhet me tere shqiperine te marin masa per-cilin-do qe shfrytezon pronen publike. Ske ku kalon neper trotuaret se nuk te lene kariket/tavolinat e lokaleve apo fast-food.

    Por ama nje gje dua tu them:- keta policat ta hapin barkun me kete shkrim te bukur. Turp tu vi keture policeve per kete shkrim!
    Apo shkolle kristali thuaj (diplloma te bleme me veze) ???

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    hajde carlleqe hajde. kujdes mos lini canten ne toke se ju erdhi gjoba per zenie te hapesires publike. debila

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po po.. Debila jane.. Prandaj per 20 e ca kusur vjet kemi qene te zgjuar dhe jemi ku jemi.. Or mik, eshte e paimagjinueshme ne shoqeri te civilizuara qe kalimtareve tu zihet trotuari sepse ti po ben punime apo biznes.. Si more mik e hedh kalimtarin “debil” ne rruge ose te devijoj sepse ashtu te shkrepet koka “e zgjuar” ty..?!?!

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        eshte e imagjinueshme po per debilat pa imagjinate dhe sens mirkuptimi nuk imagjinohet. ato nuk kishin zene trotuarin por ishin anes pemes e para, nqs ti nuk ecen ne trotuar por ngjitesh neper peme ath po ta ka zene rrugen. e dyta, tjetri paralajmerohet pastaj gjobitet. ne cdo vend per trotuarin perballe dyqanit eshte pergjegjes dyqani dhe ai dhe mund ta bllokoje perkohesisht nqs do beje punime apo pastrime. megjithese me ke flas dhe une, futi nje rrofte partia dhe ec tutje

  4. Tema says:

    Demokraci do të thot rregull pun disiplin dhe kultur

  5. tipico says:

    keni edhe restorant tipico, mbrapa gjimnazit ismail qemali. Pervece ze gjithe rrugen me kone e s’le njeri ne bote t’i parkoje ‘te prona e zanun’ ka vene dhe nje derro aspirstori ne murin e pallatit qe rri gjithe diten ndezur. Spo arrijme te marrim fryme e te degjojme njeri-tjetrin nga zhurma. Ben mire bashkia me keto sanksione, por te dale dhe neper lagje e rrugica lagjesh, se taksen bashkise ia paguajme njelloj si ata te bllokut, si ne te tjeret me pak te privilegjuarit.

  6. sit... back..and relaks →→→ says:

    po ata qe bllokojne rrugen me karrike, kuti plastike , kartoni etj per te zene vendin e parkimit gjobiten? tek blloku sheh vetem cerra me arka ne dore qe zene cdo vend bosh parkimi dhe ta shesin per 1 mije leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje