Këshilltari për ekonominë në grupin parlamentar të PD-së, Dorian Telitit, ka dalë sot në një konferencë për shtyp.
Ai ka akuzuar qeverinë se po fsheh të dhënat zyrtare për financat të muajit korrik.
“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht. Informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani.
Mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana. Kërkojnë ta fshehin këtë gropë financiare që u kushton qytetarëve, me aksione propagandistike, por në fund janë shifrat që vlejnë dhe jo llafet”, tha ai.
Në fakt, të dhënat janë hedhur prej ditësh në faqen e Ministrisë së Financave.
Por, te Partia Demokratike duket se nuk është vetëm Ridvan Bode me pushime, që u fotografua pak ditë më parë në Qerret.
Duket se janë të gjithë si parti me pushime dhe presin shtatorin që të kthehen në Tiranë.
Dhe më e keqja, duket se nuk kanë as internet, pasi mund ta kishin klikuar edhe nga pushimet faqen e Ministrisë dhe pastaj të nxirrnin Telitin në konferencë.
Siti i Ministrisë ku janë hedhur të dhënat e muajit korrik
http://www.financa.gov.al/al/raportime/thesari/treguesit-fiskal-sipas-buxhetit-te-konsoliduar
Po ai surrati ndyre Armand Teliti nga behet ai krimbi
o gusho ik futi nje dush se u bo vap prap
Partia demokratike s’mund të vazhdoj zgjidhjet e mëtejshme të vëndit pasi të gjitha shtetet kan lakun në fyt.