Nuk mund të mbyllim më sytë

29 Gusht 2015, 16:54Politika TEMA

Nga Edi Rama*

Kjo është fjala e kryeministrit Edi Rama, sot në Vlorë, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërinstitucionale për mbrojtjen e pronës. Krijon një farë pështjellimi marrëveshja kur për këtë ka ligje. Fjalë e Kryeministrit ka rëndësi, pasi aty gjyqtarët shpallen palë kundërshtare. Po e përcjellim fjalën të plotë nisur nga rëndësia që përfaqëson në kontekstin e angazhimeve të kësaj qeverie, për pronën, por edhe në raport me gjyqësorin:

Ky është një moment me shumë rëndësi në një proces që qeveria shqiptare ka nisur qysh me marrjen e detyrës, përmes, nga njëra anë, vënies nën kontroll të të gjithë situatës së tërësisht kaotike dhe korruptive në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave; nga ana tjetër, përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit për këtë proces dhe së fundmi, jo për nga rëndësia, përmes krijimit të një Taks-force, e cila për një periudhë të konsiderueshme kohore ka marrë në shqyrtim gjendjen në qarkun e Vlorës, si qarku më problematik i Shqipërisë përsa i përket situatës me pronën.

Pas këtij procesi jemi këtu për të çelur një fazë të dytë mbi bazën e kësaj marrëveshje ndërinstitucionale, që garanton një bashkëpunim intensiv dhe të përditshëm, për t’u hedhur në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve te pronës.

Prokurori i Përgjithshëm tha fjalën e tij se ky është një proces kaq i zvarritur në vite dhe po ashtu, edhe për këtë, shumë i dëmshëm për vetë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por unë kësaj do t’i shtoja që, përveçse ky mbetet një detyrim madhor i Shqipërisë për të përmbushur një nga kushtet themelore të të qenit një demokraci funksionale dhe një shtet i së drejtës, është edhe një prioritet i yni në raport me detyrimin që kemi ndaj gjeneratave të tjera. Shqipëria nuk mund të jetë vendi, të cilin gjenerata tjetër ta trashëgojë si një vend ku grabitësit e falsifikatorët ta gëzojnë njëherë e përgjithmonë, produktin e veprës së tyre kriminale.

Stabilizimi i regjimit juridik të pronave në vendin tonë, sigurisht që ka ende një rrugë të gjatë për të t’ia dalë, por është një domosdoshmëri. Ashtu sikundër, asnjë projekt zhvillimi strategjik, në tërësi, për ekonominë e vendit tonë dhe asnjë projekt strategjik zhvillimi për të përmbushur këtë prioritet madhor, që është zhvillimi ynë ekonomik, nuk mundet dot të na japi rezultatin që dëshirojmë, nëse zhvillimi i ekonomisë është një hapësirë e shkëputur nga zhvillimi normal i pronës.

Shteti nuk mundet të mbyllë sytë përpara një fenomeni kanceroz, që në vite ka prekur dhe ka cenuar në qelizë, të gjithë organizmin e sigurisë juridike të pronës, duke praktikisht u kthyer në një gangrenë që pengon zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe që ju bie ndesh interesave pasurore të qytetarëve dhe të pronarëve të vërtetë.

Në këto përpjekje, gjatë kësaj periudhe të parë të qeverisjes, ne jemi njohur me fakte të tmerrshme dhe të pakontestueshme, sesi qindra dhe mijëra hektarë tokë janë vjedhur duke përdorur dokumente të falsifikuara. Është vjedhur dhe abuzuar në shkallë të gjerë në një sistem që ka siguruar një lidhje të shkurtër mes grabitësve, pushtetit ekzekutiv dhe pa asnjë dyshim, pushtetit gjyqësor. Procesi i tejzgjatur i kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe vendimmarrja e deri vitit 2013-të në këtë fushë nuk kanë bërë asgjë tjetër, përveçse kanë krijuar kushtet optimale për zgjerimin dhe intensifikimin e gjithë këtij kanceri në organizmin e vendit tonë.

Prandaj është shumë e rëndësishme që reforma rrënjësore e pronës, që do t’i japë fund kësaj historie pafund që e ka bërë Shqipërinë një vend ku nuk e merr vesh i pari të dytin, kur vjen puna tek pronat, është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është çelja e kësaj faze të dytë, përmes një operacioni shumë të thellë dhe të suksesshëm të goditjes së çdo akti të falsifikuar që ka prodhuar përmes veprës penale një interes të paligjshëm pasuror dhe një të drejtë tërësisht të falsifikuar mbi pronën.

Dhënia fund e të gjithë kësaj historie skandaloze, tejzgjatjeje dhe zvarritjeje, përmes proceduarve ligjore dhe transparente ka si parakusht të vetin goditjen, goditjen, goditjen e produkteve të veprës kriminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit.

Ka raste që janë me qindra vetëm në qarkun e Vlorës, por do të doja të sillja në vëmendjen tuaj, thjeshtë për ilustrim, tre raste me të cilat publiku mund të kuptojë fare qartë se deri ku ka shkuar abuzimi dhe deri ku është shtrirë fuqia gllabëruese e grabitësve, me ndjesinë e frikshme të një imuniteti që as nuk ua ka dhënë dhe nuk ua jep dot kush, por që as nuk e ka kontenstuar kush, përpara kësaj qeverie.

Një rast shumë i freskët në rezervatin e Velipojës, pjesë e peizazhit ujorë dhe tokësor të mbrojtur të Republikës së Shqipërisë dhe pjesë e listës së zonave me rëndësi ndërkombëtare, sipas konventës së Ramsarit. Pasi është pretenduar njohja e pronësisë dhe kthimi apo kompensimi, sipas rastit, për 50 hektarë, pra, pretendimi është 50 hektarë, vendimi i gjykatës kthen 500 hektarë! Domethënë, për të gjithë ju që jeni ekspertë të fushës është fare e qartë, por besoj që nuk ka asgjë të paqartë dhe për çdo qytetarë që na dëgjon. Shkohet në gjykatë për të kërkuar 50 hektarë dhe gjykatësi, me bujarinë e një mbreti apo të një sundimtari sovran, nuk të jep 50, të jep 500. Dhe të jep 500 hektarë në një tokë, e cila është zonë e mbrojtur dhe sipas ligjeve të kësaj republike, por dhe sipas konventave ndërkombëtare nuk është e kthyeshme. Dhe kjo përmes aktekspertizash absolutisht të falsifikuara që depozitohen në gjykatë, apo përmes përdorimit të dokumenteve, të cilat nuk e vërtetojnë pronësinë e pretenduar.

Një rast tjetër, këtu në jug, ku është arritur të neutralizohet tentativa për të regjistruar dhe tjetërsuar 30 hektarë, që përbëjnë një nga gjiret më të mrekullueshme të bregdetit Jon, përmes dokumenteve të falsifikuara, akteve gjyqësore dhe akteve absolutisht të pavlefshme, të cilat janë verifikuar nga ana e Taks-forcës. Por ajo që është më e bukura, në kuptimin e më të tmerrshmes, është se të gjitha këto akte janë prodhuar, pasi është bërë një regjistrim fillestar në hipotekë, pa asnjë akt. E regjistroj, pastaj bëj aktet.

Një rast tjetër në plazhin e Durrësit, ku prona e pozicionuar sipas dokumenteve arkivorë të origjinës është në majë të kodrës dhe në brendësi të pjesës së saj, ndërkohë që gjykata e jep në buzë të detit. Spostim spektakolar i një prone abuzive, sepse edhe ajo në majë të kodrës nuk ishte prona e pretendentit. Por ndërsa pretendenti e kërkon në majë të kodrës, gjykata e jep buzë detit.

Këto janë grabitje që nuk kanë asgjë të ngjashme jo në Europën ku jetojmë sot, por as në kohën më të errët të Perandorisë Otomane, e cila, sidoqoftë, në raport me pronën ishte shumë e shumë herë më strikte, sesa ç’është shteti shqiptar i këtyre dy dekadave të mëparshme.

Mesazhi i sotëm për të gjithë ata, të cilët janë në anën e shtetit në fushën e kësaj beteje të madhe, që përfaqësojnë prokurorinë, që përfaqësojnë policinë, që përfaqësojnë Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit, që përfaqësojnë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është që parashkrimi mund të shpëtojë nga ndëshkimi penal autorët e grabitjes, por nuk mund ta amnistojë produktin dhe nuk mund të legalizojë produktin e grabitjes si një produkt legjitim të grabitësit. Pra, hajduti ka vjedhur, vepra është parashkruar dhe ajo që ka vjedhur i mbetet atij si pronë. Kjo është e papërfytyrueshme. E për këtë arsye, marrëveshja e nënshkruar sot ka një rëndësi themelore, për të finalizuar në një rrugë që do të jetë padyshim jo e lehtë, një proces të neutralizimit të produkteve të veprës penale të grabitjes së pronës dhe të kthimit të pronës tek i zoti shtet, apo tek i zoti i vërtetë.

Këto katër institucione kanë në dorë fatin e pronës në Shqipëri dhe duke pasur në dorë fatin e pronës në Shqipëri, kanë në dorë edhe fatin e gjeneratave të tjera. Të gjithë ata që do të përfshihen në këtë operacion duhet të jenë të vetëdijshëm që kanë një barrë të madhe për të mbajtur, sepse përgjegjësia është e jashtëzakonshme dhe sepse suksesi në këtë betejë ka një rëndësi historike të jashtëzakonshme për integritetin moral të këtij vendit, për integritetin juridik të këtij vendi dhe për zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

Sigurisht që ky takim nuk formalizon bashkëpunimin që rrjedh nga ligji, por formalizon një qasje absolutisht të përbashkët, në funksion të një strategjie të përbashkët, për të vepruar bashkërisht për një operacion të përbashkët. Kështu, për të hetuar, për të verifikuar dhe për të faktuar dhe proceduar sipas ligjit,çdo akt, dokument apo denoncim që çon drejt fajtorëve dhe bën të mundur që produkti i fajit t’i kthehet qytetarit. Për këtë nevojitet një punë me intensitet të posaçëm dhe një angazhim shumë i posaçëm i të gjitha strukturave dhe i gjithë atyre individëve që në këto struktura do të angazhohen drejtpërdrejt nga eprorët e këtyre institucioneve, për të marrë pjesë në këtë betejë.

Mbështetja e Prokurorisë së Përgjithshme, por në mënyrë të veçantë e prokurorive të rretheve, për të iniciuar procedimin penal për çdo njoftim për vepër penale që lidhet me falsifikimin e dokumenteve, me të cilat preket e drejta e pronës, është një domosdoshmëri jetike për këtë proces. Ajo çfarë është më e rëndësishme përmes këtij bashkërendimi është të sigurojmë dhe disponojmë provat materiale, përmes të cilave do të arrihet asgjësimi i dokumenteve të falsifikuara dhe sekuestrimi i tyre, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Unë jam i vetëdijshëm që po të ishte kjo një luftë vetëm me grabitësit, do të ishte shumë më e lehtë. Por nuk është një luftë vetëm me grabitësit, por është një luftë edhe me gjykatësit, sepse janë palë kundërshtarë në këtë proces. Gjykatës, të cilët fshihen pas vendimesh kolegjiale, që kanë marrë dhe formë të prerë në disa shkallë dhe që në këto kushte, aktualisht janë të pandëshkueshëm. Por vetëm aktualisht ama, sepse unë jam i bindur që reforma në drejtësi do të krijojë kushte të reja, për të ndarë shapin nga sheqeri dhe për të ndarë në mënyrë ligjore dhe profesionale, kush meriton të mbajë togën e gjykatësit dhe përgjegjësinë e madhe të të qenit garant i lirive dhe të të drejtave të njerëzve në këtë vend dhe kush nuk e meriton togën e gjykatësit, madje meriton shumë më pak sesa qytetarët e lirë të këtij vendi.

Padyshim që Policia e Shtetit ka një rol shumë të rëndësishëm në kryerjen me përgjegjësi të veprimeve hetimore dhe të ekspertizave nga ana e Policisë Shkencore, të cilës qeveria i ka dhënë së fundi, për këtë proces, një mbështetje të plotë për të rritur kapacitetet teknologjike. Kjo me kërkesë të Policisë së Shtetit, por edhe me këmbënguljen legjitime të Prokurorit të Përgjithshëm, në mënyrë që aktet e ekspertimit të mos jenë si aktet e falsifikimit. Çfarë dua të them me këtë? Pra, të jenë shumë solide dhe të pakontestueshme.

Ndërkohë që Avokatura e Shtetit do të vijojë një punë të nisur me shumë vullnet dhe me të dhëna inkurajuese, për t’u transformuar realisht në mbrojtëse e palëkundur e interesave pasurore e këtij shteti dhe në të gjitha rastet, kur do të vërtetohet se është abuzuar me pronën shtet dhe është përftuar pronësia në mënyrë të paligjshme, do të jetë një zë dhe një mekanizëm shumë i fortë në këtë proces.

Ky është vullneti ynë dhe ky është vullneti normal i çdo shteti demokratik dhe i çdo qeverie që duhet të sigurojë funksionimin e mekanizmave të pushtetit ekzekutiv, në funksion të funksionimit të demokracisë.

Dhe padyshim, përfshirja, gatishmëria dhe vullneti i Prokurorisë së Përgjithshme për të qenë në këtë proces është një ogur shumë i mirë për sukses.

Dua shumë të shpresoj dhe të uroj që në takimet periodike që të katër drejtuesit e këtyre institucioneve do të kenë me të gjithë personat e angazhuar në terren, ku me shumë gatishmëri, unë do të marr pjesë, të mos flasim më për çfarë do të bëjmë, por të flasim me gjuhën e fakteve dhe të rezultateve. Ata që kanë grabitur pronat e shtetit, që kanë grabitur potenciale të mëdha të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit turistik, të zhvillimit industrial të këtij vendi dhe që kanë kurajon dhe pafytyrësinë t’i dalin përpara këtij zhvillimi, duke e bërë të pamundur zhvillimin, apo që anë grabitur pronat e të tjerëve dhe që kanë kurajon dhe pafytyrësinë të sillen sikur të ishin stërnipërit e pronarëve të vërtetë, përmes parashkrimit të veprës penale thjesht i kanë shpëtuar individualisht ndëshkimit të ligjit, por nuk kanë shpëtuar dhe nuk do ta shpëtojnë produktin e veprës së tyre penale dhe nuk do ta gëzojnë pronën e grabitur.

Kjo është deviza e këtij vullneti dhe ky është objektivi i këtij operacioni.

Shumë faleminderit të gjithëve dhe uroj bashkëpunim, uroj angazhim patriotik dhe uroj sukses të përbashkët në këtë operacion.

* Fjala e kryeministrit Edi Rama, sot në Vlorë, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërinstitucionale për mbrojtjen e pronës

30 komente në “Nuk mund të mbyllim më sytë”

  1. ? says:

    kur do hapen syte ndaj gerdecit dhe 21 janarit???????????????????????????????

    1. Hajdari says:

      Eh shyqyr qe e kuptoi ky palla me ne fund. Tani prite kur te zgjidhet kjo pune per nja dy treqind vjet. Rendesi ka tw futet ne programin e rilindjes, se pastaj gjerat ecin vete…

    2. ben says:

      Hajdute te vegjel te pronave DRRIDHUNI

      Ju nuk mund te vidhni me prona qe tani e tutje vjedhja kanalizohet nepermjet superhajdutit.
      KJO ESHTE GJITHE DOMETHENIA E FJALES SE KM.

      Ne cilin shtet te botes kryeministri nuk preferen te beje reforma ligjore ne drejtesi po e ben kete duke kercenuar gjyqtaret e dini ca dmth gjithe kjo grusht I paster shteti alla mafie me pronat.

    3. Tritoli says:

      Pervec shkaterrimit me tritol te prones nga qeveria.

    4. ed says:

      po prishja e Kishes a quhet vjedhje?Rrofte kryeministri i jugut 2K!.

  2. Tema says:

    Zonat malore u kan paguar miliarda lek në kohën e skafeve dhe gomoneve ku shumica e ksaj pune vajti në betonim

  3. asllan says:

    Po ilirjan muhon kur do e heqesh?? Qe aty fiilloje. Ilrjan muho kryehajdut dhe bashkepunetoret e tij aty posht ne kat te pare ne hipoteken e tiranes. Duke filluar nga shef zone Elton janina e te tjeret me radhe. Fatkeqesi qe njeri si ai me diplom kristali esht aty. Ja ne dore te kujt jan pronat.filloje ketu. Se jemi lodh duke pritur

  4. METEH says:

    Z.RAMA eshte Kryeministri i duhur ne kohen e duhur per kete vend te shpartalluar,shkaterruar,vjedheur,grabitur..nga makuteria e pushtetareve te djeshem,duke shqetesuar çdo shqipetar e nderkombetar per pronat dhe pronaret,ku gjykatat jane kthyer ne nje korporat korrupsioni te papare ne çdo vend te Europes e Botes.Pa reformen e mire ne drejtesi,kjo pue e nisur ne letra nuk do te ket sukses,pasi shkelsit e ligjit do te gjykohen nga…Gjin Gjonet e KO..!

  5. sit... back..and relaks →→→ says:

    te kishte pune cerekun e atyre qe ka llafe do ja benim kabull.

  6. ed snobisti says:

    po jo ore vazhdo fli gjume pse do e prishesh terezine …

  7. Spartaku says:

    Fjala e kryeministrit Edi Rama,mbajtur sote ne Vlore per çeshtjen e pronave,kapja e problemeve te saj,denoncimi i grabitesve te prones dhe te mbeshtetesve te tyre nga gjyqesori,tregon se kryministri eshte ne lartesine eduhur,largpames,dhe vendosur per ta çuar deri ne fund kete problem kaq te rendesishem.Eshte nje kryeminister me vizion te qarte,sy patrembur dhe i sakte e shume korekt ne detyren e tij si kryeminister.Ne renditjen e problemeve ne kete fjalim,tregon gjithashtu mençurine e tij,guximin e madhe para problemeve te medha qe shqetesojne vendin ton sot.Me keto ai jo vetem siguron realizimin e detyrave te medha te prones e probleme te tjera te shtetit,por shton me shume besimin te populli,se kane te bejne me nje kryeminister te zote,te pa koruptuar dhe lufton per nje epoke te re per te ardhemen e vendit ton.Kame besimin,dhe bindjen e plote se me kete kryeminister,shqiperia do shkoi e sigurt perpara dhe e ardhmja do jet shume e mire.Pavaresisht se pengesa kryesore nga opozita agresive do jete e madhe.Ata nuk duan progres,veç regres,se ashtu jane gatuar.

    1. ------ says:

      …..shpresoj te jete shaka dhe sarkazem ky teksti me lart…

  8. Lili says:

    Pétition i qytetareve shqiptare qe nuk Kane marr prônant e tyre po jep efekt tek nderkombtaret?ia paskan ngré veshin kryeministrit?

  9. fieraku ngaferrasi says:

    Nuk e dime se si do ta zgjidhe rama mete ceshtje
    Kur edhe ATO zona qe Jane lene ne fondin e kompesimit po
    I ndan ministri a e bujqesise
    Qe Jane prona me tapi te vjeter
    Jane turrur si cakenjte
    Beni nje verifikim zoti rama
    Nuk u ngopen sa moren me 2 ligjet antikushtetues
    Alte te legalizimeve che 7501.
    Shksterruan pronen tone
    Shiten pronen publike per 5 leke
    Hsjdute te pangopur
    MOS UA pafshi hajrin brez pas brezi.

  10. Ali says:

    Duken mashtrime sikurse bente Sala, flet per ajer. Kthejua pronat fizike pronareve, mos i bini burijave vetem te kompensimit financiar, nje metode e shkelqyer per abuzime dhe mashtrime.
    Pershembull cfare ju pengon qe t’ua ktheni Kombinatin e Drurit Elbasan pronareve?… Pse kjo ceshtje kaq e qarte nuk zgjidhet???
    Dhe sa te tjera si kjo, besoj, po zvarrisin pronaret drejt hajduteve te pushtetit qe drejtojne shtetin.

  11. petro says:

    S ka vizion ky kryeminister, por edhe nuk do ta kryej kete mision.Njelloj me ate paraardhes.Puna e pare qe duhej te bente do te ishte decentralizimi i procesit dhe kontrolli i vendimeve te bazes nga nje komision qendror.Pra te kalonte procesi ne kopetence te komisioneve prane qarqeve.Qeveria berisha e centralizoi per te abuzuar sic abuzoi.Ketij i pelqeu dhe e la ashtu se donte dhe ky te abuzonte.As nuk mendohet te zgjidhet ky problem ne gjithe Shqperine nga Tirana.

  12. Thanasi qe ta plasi says:

    Ky mire qe eshte mashtrues po eshte edhe idiot. Eshte ne natyren e idiotit te jete i rrethuar me idiote. Perse duhet te kete marreveshje midis kater institucioneve? Me ligj kushdo qe ka dijeni per nje krim duhet ta denoncoje ate. Madje prokuroria mund te veproje edhe pa denoncim. Athere perse duhet marreveshja? Per show? Ne cfare marreveshje merr pjese Avokatura e Shtetit? A e di ky kryeminister se Drejtuesja e Avokatures eshte ne konflikt interesi? A e di ky idiot se nje nga ata qe ky i merr per shembuj qe ka bashkepunuar me gjykaten per tjetersimin e pronave eshte pikerisht burri i drejtueses se Avokatures se Shtetit? A e di ky qe ne gjykate shtetin e mbron Avokatura e Shtetit ndersa pala kundershtare e shtetit eshte burri i avokates se Shtetit. Perse nuk i tregon popullit se sa prona ka kompensuar apo kthyer qekur ka ardhur ne pushtet? Ua them une. Asnje te vetme. Zero. A e di ky qe Komisionin e Kthimit te Pronave e ka mbushur me idiote qe nuk kane punuar asnje dite dhe nuk dine edhe vete pse e marrin rrogen? A e di ky qe ne komisionin e pronave ka drejtues te cilet jane denuar me vendim gjykate per falsifikim pronash? Ky i di te gjitha por i intereson kjo gjendje sepse i duhet te grabise pronat e pronareve

  13. Debil Salaria says:

    Tani me zgjidhje e Komisareve dhe Komandanteve te qarqeve kjo pune do te zgjidhet,te dridhen te gjithe armiqte e PS,se po u vjen fundi.

  14. Thanasi qe ta plasi says:

    Kryeministri jep shembull se si me dokumenta per 50 Ha jane dhene prona 500 Ha. A e di Kryeministri qe jep shembuj se pikerisht nje nga punonjesit e task-forces qe ky ka ngritur ka pikerisht pretendime te tilla dhe kerkon qe me ca dokumenta pacavure te marre gjysmen e Karaburunit?

  15. lungaralimaj says:

    filloi qemal ataturku i pritur i shqiperise.urime ,ndoshta fillimi me pronat eshte fillimi serioz i berjes se ketij vendi.

  16. lindi says:

    hajduteria dhe pangopesia kane krijuar me te vertet nje corbe te prishur gjate ketyre viteve ndermjet njerezve qe per fat te keq te disave pasi disa teb tjere gjeten mbeshtetjen ne gjyqtare te korruptuar dhe po behen shkak qe te vriten njerezit jemi dakort dhe mbeshtesim inisiativa te tilla te qeverise TI HAPIM SYTE PASI KEMI VITE QE I KEMI PASUR TE MBYLLUR

  17. derja says:

    PO cfare pronash z.Kryeminister…shikoni nje here azilantet e deshperuar qe marrin rrugen se vec bukes se gojes i keni marre shpresat..shtresen e mesme te popullsise po e zhdukni…te pasurit po behen me te pasur dhe te varferit me te varfer…mbeshtes cdo mase qe po merr qeveria juaj, por po lyeni shtepine pa rinovuar muret e kalbur.

  18. Jala kamping says:

    Kur te prishet folie marine qe eshte totalisht pa leje ose te falsifikuar atehere mumd te duket sikur po leviz dicka. Po vazjdoj me prishje kishash e prishje kjoskash apo bich bare sezonale te lodhur, ska gje ne terezi.

  19. Alphade says:

    Nenen qe me prishni komentin tim,zoterinj pafytyre !!!!

  20. Socialisti bythpambuk says:

    Ky nuk mendon se si te beje ndonje pune , ky psikopat mendon se si te genjeje .

  21. mendimi says:

    Kjo nisme me kujton ligjin amerikan qe u be pasi grabitesit europian shpronesuan lekurkuqte vendas per te mbrojtur pronat e grabitura.Kjo nisme duhet te behet me abrogim ligjesh hajdute,duke filluar me ligjin e
    “LEGALIZIMEVE”qe eshte nje ligj zaptues.Te abrogohet ligji 7501 si ligji qe i vuri themelin grabitje se prones dhe ligji per ndarjen e tokave te ndermarjeve bujqesore.Te verifikohen te gjitha pronat qe u ishin shitur te huajve para 1944,pasi shume prej tyre i kane marre ata qe i kishin shitur(ne kete rast e duam ligjin ekomunisteve).Z.Rama verifikoni te gjitha pronat e pusht areve te pas vitit 1990.Per mendimin tim pa zhdukur ligjet grabitese nuk mund te kete drejtesi dhe qetesi.

  22. dbjg says:

    Merr shembull Singaporin
    po munde

  23. dbjg says:

    … ky operacion do këllqe dhe nuk bëhet me këtë situatë politike me lsi që ka çelsat e çdo veprimi.
    Bëj zgjedhje të reja nëse e ke me gjithmen, dhe i fiton edhe pa ushunjëzat e lsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje