Shtatori dhe konstatimi nga një i zhgënjyer: Kjo qeveri nuk ka këllqe ta çojë para drejtësisë Sali Berishën

31 Gusht 2015, 11:36Politika TEMA

Në shtator mazhoranca ka njoftuar se do të ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme.

Mes tyre është edhe reforma në drejtësi, që është edhe më e rëndësishme.

Gazeta Dita sot është hapur me një shkrim të Bedri Islamit, ku i mësohet idesë se nuk mund të ketë reform drejtësië, pa u gjykuar Sali Berisha.

Por, ai thotë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur, pasi qeveria e majtë nuk ka këllqe për një gjë të tillë.

Qeveria e sotme, megjithë premtimet elektorale, nuk ka këllqe ta bëjë këtë. E gjithë retorika e fushatës së para qershorit 2013, që solli ndezjen e një vale shprese tek njerëzit, ishte pikërisht ndëshkimi i krimit, ndëshkimi i së keqes dhe i njerëzve që e kishin sjellë atë, duke u shndërruar në sheikët shqiptarë, megjithëse nuk kishin asnjë “pikë naftë” në trojet e patrashëguara që kishin zaptuar politikisht.

Tani, çdo ditë e nga pak, shpresa po shuhet, qeveria bën sikur do të ndëshkojë, por në të vërtetë çdo gjë e kalon në kalendat greke, domethënë, në askund. Opozita bën sikur i hakërrohet qeverisë, por në të vërtetë e di se asgjë nuk do të ndodhë, dhe duke e ditur këtë trashin zërin, mallkojnë, sajojnë dhe shpifin.

Përse nuk dëshkon qeveria e sotme krimet që kanë ndodhur nën qeverinë e djeshme? Përse, të paktën për ato që ka dëshmuar dy vite më parë, nuk përgatit dosjet, të cilat të bëhen publike, të hapura për të gjithë, që një e vërtetë e ditur skutash ose e pëshpëritur, të bëhet pjesë e verdiktit të mendimit njerëzor?

Berishistët e dinë këtë më mirë se ne të tjerët. Edhe ata, pas vitit 2005, kur rierdhën në pushtet nga ndarja e së majtës në disa pjesë e shumë pjesëza, pas bubullimave lëshuan pak shi të butë dhe ata që “u lagën në mëngjes, u thanë gjatë drekës”. Të jetë kjo kthimi i një borxhi të vjetër? Qeveria duhet t’ua thotë njerëzve këtë të vërtetë”, shkruan Islami

Besimi i njerëzve se një ditë do të gjykohet Berisha, jo vetëm si person, por si precedent i rrezikshëm politik e financiar, ka filluar të humbasë. E bashkë me to, edhe besimi i një njeriu që ka pritur gjithë shpresë kthimin nga e mbara të vendit të tij. Ky jam unë, siç mund të jetë secili nga ne”, e mbyll shkrimin e tij ai.

 

33 komente në “Shtatori dhe konstatimi nga një i zhgënjyer: Kjo qeveri nuk ka këllqe ta çojë para drejtësisë Sali Berishën”

  1. tironc bathorje says:

    berishen nuk e çon njerin para drejtesise !
    presin qe te ktheje patkonjte nga dielli qe te mbaroje gjithe kjo pune “vetevetiu”

    1. Gazi says:

      Rama e meta kan ber marrveshje me berishen. Bravo gazeta Dita.

      1. Urtesia says:

        “Erresira nuk mund ta deboje erresiren, vetem drita mund ta beje”.Martin Luterking

        1. wtf says:

          kush do ti presi koken kucedres se vicidolit? Rama?
          ? ? ? ? ? ? ? ? ?
          e para kalorsi rama nuk ka shpate…ka bicak…
          e dyta kalorsi rama ka frike se mos e bejne kurban prandaj nuk I afrohet shpelles
          e treat kalorsi tjeter Lir Koklopa e provoi ne 99′ dhe kucedra e kafshoi keq dhe e ka marr me qetesi dhe dashuri…

          Ore milet 1 SKENDERBE ka pasur dhe nuk vjen me…

          jepi na I neshje basketbolli Rames ose nai fjalim tbo per qesh etj etj etj…cirk, boj…..

          Plumbi do plumb.

    2. Artia says:

      PS po ben te njetjen gje si PD. Thjesht nuk po vrasin ne bulevard. Sistemi i drejtesise do funskionoje per te futur n e burg te varferit. Jo ata qe kane vila.

    3. Bureto says:

      Vetem, kur t’i hiqet titulli “Hero i Popullit” Envere Hoxhes; atehere po. Eshte nje qark i mbyllur ky more miq. E gjitha eshte loje per pushtet dhe jo per drejtesi.

  2. shvejk says:

    Nuk ndeshkojne qeverite zoti Bedri, ndeshkojne gjykatat. Mos bej lojra fjalesh se nuk eshte ne nderin tend. Neqoftese presim nga qeveria Rama te sillet njelloj si qeverite e Berishes duke futur duart ne pushtetet e tjera atehere ku eshte ndryshimi qe kerkuam. E vetmja rruge mbetet reforma e gjere ne drejtesi me pjesmarrjen e te gjitha grupeve te interesit, mundesisht me referendum popullor.

  3. Treviso says:

    A u denua Andreoit?
    Keshtu do te ndodhe me Andreotin shqiptare, qe asnjehere nuk ka treguar gjak shhqìptari.

  4. al paci says:

    Sali berisha nuk u denua per 97 qe kishte prova pa funde per ta cuar ne burgim te perjetshem. Jo tani qe as qe kan asnje prove kundra sali berishes. Kjo qeveri pervec qe po vjedhin e po pasurohen vete per azgje tjeter nuk ka kelleqe. Nuk hap goje njeri se ca po bejne ministrat me leket e mbledhura te energjis fut fukarenjet ne burke dhe meru leket me zore dhe i hane vete. Turpe per Ramen qe e zhgenjeu popullin keshtu.

    1. Spartaku says:

      Edi Rama deri sote nuk ka zhgenjyer njeri.Ai po punon me perkushtim per te miren e vendit.Por jo te gjithe e kuptojne,se nuk mund te behen gjerat kaq shpejte,me shkopin magjik.Cdo gje do dhe ka kohen e vete dhe vendi e vete.Duhet durim

      1. LORA says:

        Kam bindjen se tjerrja mediatike e nje zhgenjimi per ndeshkimin e atyre qe i ben gjemen shtetit te shqiptareve ne dy dekadat e fundit,eshte veper e projektuar dhe financuar nga taborri i te inkriminuarve,,,,me synimin e vetem qe te dekurajojne vemendjen dhe aspiraten mbare-popullore te mekembjes se shtetit tone mbi themelet e te drejtes dhe normalizimit ne parametrat e drejtesise europiane.
        Pikerisht kjo me ben te besoj se na duhet edhe PAK durim dhe te jem mese e bindur se punet e mira behen me rradhe;ne kete pune Edi Rama duhet vecse levduar;sepse e ka treguar me vepra qe eshte ekselent.
        Tung,Spartaku.

  5. sokol says:

    po per ilir meten ka ndonje shprese se do ndeshkohet?

  6. perkthyesi says:

    Do shkruajme dhe japim mendim vetem kur te behet nje reformim radikal i drejtesise (ne se do behet). Atehere do shohim efektivitetin e ketyre premtimeve. Pritshmeria eshte e jashtezakonshme!

  7. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    2017 po afron
    Kini pak durim
    Qoftelargu do gjykohet atehere kur mos te kete me gjin gjonra e nishanera
    Shpresa vdes e fundit!

  8. TRAPI says:

    edi dhe saliu jane pinjollet e Nexhmijes…..

  9. Tili says:

    Ka vetëm një mundësi dhe është e vetmja një gjykat dhe prokurori speciale me antarë të emëruar nga BE dmth jo shqiptarë që të ndjekin rastet e shkeljes se ligjit nga prokurorët dhe gjykatësit dhe të niveleve të larta shtetrore

  10. canada says:

    persa kohe qe nje popull eshte ne gjum letergjik, persa kohe qe nje popull pranon ta rrjepin dhe ai vazhdon te perplase duart, persa kohe qe nje popull vazhdon: parti enver jemi gati kurdohere: Sali, Ed, Met boni si doni vet mos prit per Salen te denohet, apo te tjeret.

  11. Tema says:

    Atë që bëri sala me partin e punës s’do e bëjm ne me të pd-së

  12. Kol Tivari says:

    Edhe unë jamë “një si ti”, i zhgënjyer, zoti Islami… Por unë mendoj, se kjo Qeveri “nuk ka këllqet” për të dënuar Saliun dhe bandën e tij, sepse ata, “dikush” i mbron…(???!!!)

  13. sulo permeti says:

    E si do ndeshkohet Sali krimineli,kur para pak kohe ne gjirin e Lalzit,pinin kafe e qeshnin me te madhe Monika kryemadhi dhe bija e Saliut,si dy komshije-vilash…..Turp!!

  14. zaho says:

    DO mendojne H…… per Salen pa shteti i ruan trapin

  15. AntiPatreas says:

    Per komentuesin “shvejk” tallja juaj eshte e tepert kur thoni nuk ndeshkojne qeverite,korrupsioni vjedhjet abuzimet me pushtetin kane qene skandaloze,cfare e pengoi qeverine te beje denoncimet ashtu sic duheshin e jo te talleshin?Sa kohe paligjshmeria ne cdo sfere e aspekt te jetes nuk do ndeshkohet,ky vend nuk do behet kurre,po reformen ne drejtesi paska ne dore ta beje qeveria,qe asgje ska per te bere te siguroj,keshtu i nderuari zoti ISLAMI ,KETU HYN SHPREHJA…ja the mo ja the po KUJT ja the,ky qe votuam eshte njelloj me ata qe kundervotuam!Ku ishe azgjekundi,cfare bere hic azgje!!!

  16. Peoples says:

    Bla-bla bla Edi Rama eshte nga ata qe ste ha….

  17. Bato says:

    Saliu duhet te kishte hyre me kohe ne burg dhe sado qe te jete jashte sot ai nuk ben mire por me keq sepse ka futur dhe rrethin e tij ne pislliqet qe ka bere kur te ndeshkohen do ndeshkohen njehere e mire ,edhe pse jane jashte sala me gjithe njerezit e tij per mendimin tim ai eshte i ndeshkuar nga nje pjese e mire e popullit qe kupton.

  18. Likja says:

    EDI është pj….ur me kohë në të gjitha drejtimet!!

  19. enter''" says:

    Se kuptoj cili eshte qellimi i te tilla shkrimeve, kur dihet qe Berisha kurre nuk do denohet???

  20. Piro says:

    Ti Z. Sali tere jeten ngele ne origjine,njeri I ashper me nje goje te felliqur qe vetem ju mund ta perdorni, qe keni bere me kete popull cfar ju keni menduar per vete dhe familjen tuaj dhe jeni akoma I lire kete nuk e kuptoj.Ju keni vrare njeres te pafajshem per interest e familjes tuaj dhe sot keni goje dhe flisni per kete qeveri qe ju e late me shume borxhe,me halle te medha se ju punonit jo per te miren e popullit por per te ritur lavdite tuaja te pa merituara.Vendi I juaj eshte prapa hekurave dhe kete pune duhet ta beje prokuroria qe po fle gjume per bemat e tua.

  21. fshatari says:

    Se kane dhene viston akoma ata,qe duhet ta japin,ndryshe saliun aty e keni deri sa ta marre perendia,po me ato ment qe ka ai,as perendia se do.keshtu qe neper shale do e kemi dhe nja 100vjet te tjera saliun,prandaj mos u merzisni.

  22. Amaraldo Golemi says:

    “ja ka kerku Merkeli mer burre”

  23. Noli says:

    Nuk kemi arritur te kemi institucione te shtetit qe te denojne sipas ligjit kedo qe e shkel ate. Ky vend nuk ka fuqi te heqe qente e rruges ne qytete se i bejne presion shoqatat jo te denoje drejtuesit e larte te shtetit sic pretendohet ne Salen. Nuk ka fuqi sistemi i drejtesise te veproje per te ndeshkuar ne keto nivele. Cfar thuhet eshte propogande.

  24. koco says:

    Saliu tashme te le pershtypjen se eshte nje e keqe e domozdoshme dhe barometeri i deshmise , se jetojme ne nje shtet akoma ku nuk behet drejtesi , nenshkueshmeri e domethene nuk ka shtet ligjor e demokraci .

  25. Oberst says:

    Nuk ka kellqe, tashme cdo dit e me shume po vertetohet se kjo Qeveri nuk ben dot asgje, te pakten per drejtesine.
    Eshte publikuar me te madhe se sa te vije Shtatori pa do te shihne….a thua se do bejne gjemen. Andej nga anet tona e kane thene me kohe…..O BALO TE HENGERT TENJA SE TE KEQEN E KE BRENDA…….

  26. Scandal says:

    S’ka drejtesi pa burgimin e DERRISHES me familje por kjo pune si po duket nuk do behet kurre sepse ky Kryministri RAMA nuk eshte i paster sa duhet edhe ky duket se esht nje “qikez” i zhlyer…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje