PD vendos të mos njohë dy kryebashkiakë socialistë të zgjedhur me votë

31 Gusht 2015, 12:13Politika TEMA

Partia Demokratikte thotë se nuk do të njohë dy kryebashkiakë socialistë.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis roshi dhe atë të Krujës, Artur Bushi.

“Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij.

Këshilltarët demokratë nuk njohin legjitimitetin e një kryetari Bashkie si Elvis Roshi, me precedentë të rëndë penalë, një përfaqësues të trafikut të drogës.

Po ashtu, edhe këshilltarët demokratë të Bashkisë së Krujës, nuk e njohin për kryetar Bashkie, Artur Bushin, person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge.

Këshilltarët demokratë të këtyre bashkive besojnë se qytetarët e Kavajës dhe të Krujës, meritojnë të përfaqësohen nga persona me integritet të lartë e që janë në shërbim të tyre, dhe jo nga njerëz të inkriminuar që janë në shërbim të pushtetit të tyre personal,” thuhet në një deklaratë të PD.

5 komente në “PD vendos të mos njohë dy kryebashkiakë socialistë të zgjedhur me votë”

  1. Spartaku says:

    Opo keta te opozites tere jeten budallenj do ngelen? kush i pyet keta,pranojne apo nuk i pranojne kryetaret e bashkise.Ata i zgjodhi populli dhe jo Berisha me Bashen.O zot na ruaj nga keta budallenj.Keta nuk din gje tjeter,veçse te lehin si qent e nates.Pika qe nuk u bije.

  2. alban says:

    Opozitarizem shume i shendetshem.

    Keshtu duhet te sillet opozita.

    Bravo e pare pas dy vjestesh opozite

  3. ananananananannannanana says:

    Mire qe ja e zgjedhur me vote, por krimi ela a jane?

  4. Tema says:

    Vendim radikal ku në të arrdhmen pritet të kundra-përgjigjet me bojkot te humbjet

  5. Treviso says:

    Une e mbeshtes mendimin e P.D. Pse? P.D i ka pasur antare te oranizates mafjoze keto dy emra, dhe nuk ja kundershton dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje