PD: Brenda javës do të kemi qëndrimin tonë për Reformën në Drejtësi

31 Gusht 2015, 13:21Politika TEMA

Partia Demokratike do të bëjë publike në fund të javës qëndrimin e saj në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një prononcim për mediat, nënkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi u shpreh se ekspertët e opozitës kanë punuar lidhur me dy dokumentet që maxhoranca i ka konsideruar si të përfunduara, sic janë analiza dhe strategjia.

Halimi theksoi se, nëse maxhoranca merr në konsideratë qëndrimin e opozitës, atëherë ata do të jenë pjesë e kësaj reformë për të dhënë impaktin e tyre.

“Ekspertët e propozuar nga PD janë duke përfunduar punën e tyre lidhur me dy dokumentat, të cilat maxhoranca i ka konsideruar të përfunduara dhe strategjinë e ka lënë të hapur për diskutim. Javën e ardhshme ekspertët do të paraqesin para grupit parlamentar të PD , por edhe para mediave qëndrimin tonë lidhur me dy dokumentat për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto dokumenta, me analizën dhe strategjinë, platformën e PD për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto do të rishihen nga ana e maxhorancës në mënyrë që të kemi një qëndrim të përbashkët. Për ne dokumenti i analizës dhe i strategjisë janë dokumenta të hartuara në mënyrë të njëanshme pasi nuk ka marrë pjesë opozita. Opozita është gati që të japi impaktin e vetë, e cila javën e ardhshme do të prezantohet nga ekspertët e vet dhe me pas do paraqitet në komisionin parlamentar, në rast se maxhoranca do marrë në konsideratë qëndrimin e opozitës ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e reformës në drejtësi dhe do japin impaktin konkret”, tha Halimi.

3 komente në “PD: Brenda javës do të kemi qëndrimin tonë për Reformën në Drejtësi”

  1. saimir says:

    Reforme KuKeSi? Me skuadronin e Plepistave apo Metistave? Eshte turp te talleni ma gjat me kete popull. Pse me Qeramudinerit do te bani shtet? Apo me Gjygjtaret Maliqer, qe bajne parade pasurish, veshjesh e bizhush.

  2. Ilir says:

    Me mire mos e jepni fare, se nuk eshte se kemi ndonje shprese nga ju

  3. SYPESHKAQENI says:

    ju shkerdhesha reformen qe do beni ishit 8 vite vetem e bete drejtesine si prone e familjes berisha -basha -nishani si nuk u vjen pak turp more laskareca te qelbur more banditer mafiozer nuk harrohet
    GERDECI
    21JANARI
    SHITJA DETIT
    KUR TE GJYKOHEN KETO KRIME KENI SURRAT TE HANI MUT MORE SMERLAPERIT E LUL VRASESIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje