Për herë të parë, Qeveria Japoneze do të çelë një ambasadë në Tiranë. Ministria japoneze e Punëve të Jashtme ka bërë një kërkesë për të rritur buxhetin me 10.4% gjatë vitit fiskal 2016, për hapjen e 8 përfaqësive diplomatike në nivel global, mes të cilave katër ambasada.
Një prej tyre do të jetë ambasada japoneze në Tiranë. Ministria e punëve të jashtme japoneze ka kërkuar rritje të buxhetit vjetor, në 55 miliardë euro, pikërisht për të përballuar financiarisht çeljen e përfaqësive të reja. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Fumio Kishida, raporton Scan.
Prania e investitorëve japonez në Shqipëri ka rritur bindshëm nevojën për çeljen e një ambasade. Në Shkurt të vitit 2014, në një takim mes investitorëve japonez dhe Presidentit Nishani u fol për herë të parë mbi një mundësi të tillë.
Çelja e përfaqësisë diplomatike të nivelit të lartë, do të kërkojë të paktën dy vite. Veç Shqipërisë, qeveria japoneze planifikon hapjen e një ambasade edhe në Shkup të Maqedonisë.
Keta sjellin investime serioze…po pane angazhim serioz…dhe komunikim serioz…
Një uzinë toyota do na vyente më shumë
Mirsevini ne Shqiperi!!!