INTERVISTA/ Rama në debat me Vuçiç: Një vit më parë desh shkuam në luftë për një top. "Shqipëria e Madhe", një mit

31 Gusht 2015, 21:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është përballur në një debat televiziv me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Gjatë intervistës, Rama iu është përgjigjur një sërë pyetjesh.

 

Zoti Rama, a mund të kompensojmë këtë çerek shekulli, për të cilin po flet Voja dhe nëse mundemi të kompensojmë shumë mundësi të humbura në disa dekadat e fundit?

 

Edi Rama: Mirëmbrëma!

Faleminderit për ftesën. Besoj se kemi mjaftueshmërisht përgjegjësi për të mos u vonuar sot dhe nuk mund të mbajmë përgjegjësi edhe për 25 vjet përpara. Edhe pse ka të drejtë kur thotë që kjo që ndodh sot do të kishte qenë mirë të ndodhte 25 vjet përpara, por tani ajo çka ne duhet të bëjmë është që pas 25 vjetësh të mos qajmë faktin që në 25 vjet, që tani e deri atëherë, nuk bëmë atë që duhet.

 

Sa keni ecur, zoti Rama, me këtë zyrë? Në samitin e Vjenës është paralajmëruar. Ku jemi tani, në cilën fazë?

Edi Rama: Ne nuk e kemi shpikur këtë nismë. Besoj që ne themi gjënë e duhur, kur themi që; Shqipëria dhe Serbia, por edhe shqiptarët dhe serbët në tërësi mund të bëjnë për Ballkanin atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Bashkëpunimi rinor ishte një nga instrumentet e atij procesi historik, që solli në formësimin e Bashkimit Europian. Ne, mbi bazën e kësaj eksperience kemi vendosur që të vëmë në jetë këtë mekanizëm, por nuk është vetëm ky. Ne kemi folur edhe për Unionin Ekonomik, në mënyrë që realisht të zgjerojmë tregun, sepse, në qoftë se flasim për infrastrukturë dhe për rrugë, fjala vjen, rrugën Nish-Prishtinë-Durrës, atëherë duhet të jemi të përgatitur që ajo rrugë të jetë një rrugë pa barriera tarifore dhe që të jetë një rrugë ku jo vetëm njerëzit, por edhe mallrat qarkullojnë lirisht. Pra, midis nesh të ndërveprojmë si në Europë.

Edi Rama: Dua të forcoj në atë që tha më parë kolegu. Bashkëpunimi rinor është një instrument i rëndësishëm për t’i afruar njerëzit, pikërisht për të bërë të mundur që nesër të ketë të rinj, që duan të shkojnë të studiojnë serbishten në Beograd dhe të rinj serbë që duan të studiojnë shqipen në Tiranë, pasi jemi shumë afër.

Po jap një shembull tjetër; Përpara se të vinim këtu ishim në Komunitetin e Energjisë. Serbia, burimin kryesor të energjisë e ka nga qymyri, ne e kemi nga uji. Atëherë, në rast se ne kemi një treg të përbashkët dhe një administrim të përbashkët të energjisë përfitojmë të dyja palët dhe nëse ky treg i përbashkët i energjisë është rajonal, rajoni ynë ka potencialin që të shesë energji me çmim më të ulët për të tjerët dhe të jetë komplementar brenda vetes, duke bërë një shfrytëzim shumë më racional të burimeve se ç’e bëjmë sot.

 

Duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të mosbesimit që të rinjtë kanë kundrejt politikanëve, nacionalizmin e fortë ekzistues në rajon dhe mungesën e kredibilitetit që kanë shumë politikanë, cilat mekanizma politikë të vihen në dispozicion për të siguruar vazhdimësinë e mbështetjes politike, zbatimin e suksesshëm të Zyrës rajonale për Bashkëpunim Rinor?

 

Edi Rama: Është modë që kur thua politikan ke thënë në të njëjtën kohë, gjërat më të këqija. Ne nuk kemi si t’ia bëjmë, ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën tonë. Në ndërkohë, unë besoj që shenjëstrimi, targetimi i politikanëve si arsyeja pse të rinjtë nuk janë aty ku do të donin të ishin, përdoret shpesh si një alibi për të mos qenë drejtpërdrejtë të përfshirë dhe për të mos qenë drejtpërdrejtë aktivë dhe protagonistë në jetën publike, në jetën ekonomike, në jetën politike dhe unë them gjithmonë një gjë: të gjithë të rinjtë që thonë nuk merrem me politikë, sepse politika është një e gjë e keqe, bëjnë një gabim fatal, sepse politika ndërkohë merret me ta dhe sa më pak ju të merreni me politikë, aq më shumë do t’i vuani ato që politika bën sipas jush, gabim për ju.

Edi Rama: Është shumë interesante, sepse, kur duket sikur deri para një viti ishim rehat se nuk i përgjigjeshim pyetjeve, se konsiderohej sikur tjetri nuk ekzistonte, tani që ka ndodhur përmbysja historike e marrëdhënieve mes nesh, duket sikur i përgjigjemi pyetjeve edhe për pasoja që ne i kemi sot, por që nuk janë krijuar as gjatë këtij viti, as qysh se ne jemi në qeveri. Sepse nuk ishim ne që sollëm varfërinë, që sollëm papunësinë, që sollëm dëshpërimin social, që erdhën si rezultat politikash të gabuara etj..

Ne kemi sjellë një mundësi të re dhe po përpiqemi, qoftë secili brenda vendit për të bërë reforma të munguara për vite të tëra dhe qoftë në raport me Bashkimin Europian, për të ndërtuar jo një proces që e zëvendëson procesin e integrimit të çdo vendi në Europë, por një proces që na vendos në një pozicion të ri si rajon, në raport me këtë mundësi të re, për të bërë të mundur që nga suksesi politik të kalohet në suksesin ekonomik dhe që gjithçka rajoni ka nevojë si infrastrukturë e me radhë të mund të jetë fryt i një niveli të ri bashkëpunimi me Bashkimin Europian.

Sigurisht që kjo do të kërkojë kohë. Sigurisht që as Shqipëria, as Serbia dhe as Ballkani nuk mundet të bëhen nesër Gjermani, Francë apo kë të doni. Ajo që është e rëndësishme është se jemi në një situatë krejtësisht të re, krahasuar me një vit më parë. Po ju jap një shembull. Një vit më parë, të gjithë e mbani mend, ndeshjen e futbollit në Beograd. Në datën 8 do të jetë ndeshja e kthimit. Zyra e Bashkëpunimit Rinor do të jetë e përfshirë dhe ne do të ftojmë një numër të konsiderueshëm të rinjsh nga Serbia, studentë apo … – kjo është një gjë që po punojmë – që do të takohen me të rinj shqiptarë dhe bashkërisht do të shkojnë në stadium, jo për të krijuar probleme apo për të sharë njëri-tjetrin, por për të sjellë shembullin e këtij momenti kaq transformues. Për pak shkuam në luftë për një top futbolli, e kuptoni! Tani jemi këtu, duke diskutuar për gjëra që deri para një viti as nuk mund t’i imagjinonim.

Për çështjen e Kosovës:

Edi Rama: Është shumë e qartë që ka një mosdakortësi të plotë mbi këtë çështje, përsa i përket statusit të Kosovës, por ajo që ka rëndësi është që kjo mosdakortësi, nuk është më si përpara disa kohësh një arsye për të qenë barrikada kundër njëri-tjetrit, por është një aspekt që na ndan, pa na penguar që të bashkëpunojmë.

E faktikisht, vazhdojnë të hidhen hapa konkretë në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që janë hapa që shkojnë në të mirë të një procesi që do të ketë kohën e vet.

Nga ana tjetër, unë dua të përfitoj nga rasti, jo për të folur këtu sot pse Serbia nuk njeh Kosovën, por për të thënë një gjë tjetër, pse Kosova sot është i vetmi vend dhe i vetmi popull pa të drejtë për të lëvizur lirisht në BE. Në këtë aspekt nuk është përgjegjësia e Serbisë, është përgjegjësia e BE-së. Është një turp dhe është një padrejtësi që BE-ja mban mbyllur atje brenda një popull, që është i vetmi popull në Europë që nuk lëviz dot pa vizë.

Zoti Rama, a është pas, koha kur fqinjët e Shqipërisë kanë konsideruar se Shqipëria e madhe është projekt të cilin duhet ta kundërshtojnë, a është projekti i Shqipërisë së madhe ende i gjallë?

Edi Rama: Jemi këtu duke diskutuar për një Union ekonomik, i cili do të transformojë të gjithë hapësirën tonë të përbashkët, Serbia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja, në një hapësirë pa asnjë barrierë, njësoj siç është hapësira midis Gjermanisë, Italisë, Francës, brenda BE-së.

A ka kuptim që të vazhdohet të flitet për “Shqipërinë e madhe” në këto kushte, kur jemi në një botë krejtësisht tjetër, në një kohë tërësisht tjetër dhe kur mundësitë për të qenë bashkë janë tërësisht të tjera?!

Unë besoj që të gjitha këto mite të së shkuarës janë ushqim për barkun e një nacionalizmi primitiv që nuk ka lidhje fare me botën që meritojnë të rinjtë që sot zgjedhin të ikin, apo që qëndrojnë dhe nuk kanë akoma atë që meritojnë.

Kryeministri Edi Rama: Nuk është se unë kam bërë një deklaratë se ishin zgjedhje. Unë kam besuar dhe besoj se ëndrra e shqiptarëve për të jetuar bashkë është legjitime. Por, në shekullin e sotëm këtë ëndërr nuk duhet t’ia u lëmë në dorë forcave që ushqehen me mitet e së shkuarës.

Këtë ëndërr duhet ta realizojmë si një ëndërr europiane dhe të jetojmë së bashku, dhe jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe me serbët, edhe me kroatët, edhe me malazezët, në BE. Rruga e BE-së është dhe rruga e bashkimit mes nesh si shqiptarë, dhe së bashku me të tjerët.

Ajo që unë kam thënë dhe unë e them prapë, nëse BE nuk do të jetë strategjike me Ballkanin dhe nuk do t’ua bëjë të mundur popujve të Ballkanit që të jetojnë sëbashku me njëri-tjetrin, serbët të ndjejnë se janë bashkë, pavarësisht se mund të kenë kufij sot administrativë, shqiptarët të jenë bashkë, pavarësisht se mund të kenë kufij administrativ, atëherë sigurisht që forcat e së shkuarës, mitet e së shkuarës janë gati të rikthehen dhe të na tejkalojnë ne që jemi shumë qartësisht të pozicionuar për një Shqipëri europiane, për një Serbi europiane, Ballkan europian. Kjo është bindja ime.

15 komente në “INTERVISTA/ Rama në debat me Vuçiç: Një vit më parë desh shkuam në luftë për një top. “Shqipëria e Madhe”, një mit”

  1. tttt says:

    BLLA BLLA BLLA BLLA BLLA ne fund ZERO ME XHUFKE.UUUUUUUUUUUUUUUUSH OR DREQ.

  2. enter''" says:

    Rendesi ka qe SHqiperia e madhe eshte hedhur perfundimisht ne kosh te PLEHRAVE

    1. enter, jevgu anadollak i 1923-shit says:

      Shqiperia e Madhe, bashke me Çamerine do kryhet ne te ardhmen, sepse eshte ne preambulen e Kushtetutes bashkimi i tere trojeve shqiptare, sidomos Çameria, apo Epiri i Jugut, qe eshte toke shqiptare, dhe aspirate legjitime e shqiptareve kudo qe jane, ne Ballkan e me gjere.

      ?

  3. cajani says:

    Federata Ballkanike eshte e vetmja zgjidhje (pa Serbine). Brenda federates ka enklave ku jane si shtet brenda shtetit (Mirdita, Himara) Teresia federative ligje te veta muslimane. Shtet funksional duke rrespektuar te drejtat e te gjitheve pa dallim.

    1. Adi says:

      Po deshe ligje myslymane shko ne pakistan

  4. sali kari says:

    Shqiperia e madhe , e vonuar, e pashmangeshme, nje fakt i pa kundershtueshem , detyre dhe aspirate e cdo shqiptari .

  5. ananananananannannanana says:

    Ca na i nxirrni vetem pergjigjet e dobeta dhe te perkthyera keq te ketij palloshi.

  6. Lelo says:

    Mos ardhte puna tek lufta o byrazer.Keto qe kemi rreth e qark na e shkepin sumen per pune oresh,sepse ne ka shume kohe qe i kemi hequr breket dhe bejme vetem blla blla blla me flamur.

    1. asdfasf sdfasdfsdfsdf asdffsdfsdf sadfasdfsadf sdf says:

      https://www.youtube.com/watch?v=LhcIoWDSvQU

  7. Bond says:

    Bla, bla, bla…
    Serbet, greket e maqedonasit e kane te institucionalizuar qendrimin e tyre antishqiptar prej nje kohe shume te gjate (dhe me mbeshtetjen e kishes orthodokse) dhe nuk eshte e mundur te ndryshohet nga nje kryeminister ne 3-4 takime formale!
    Por le te dalim ne TV te flasim kodra pas bregu dhe te bejme ca takime rinore se nuk i prishim pune kujt…

  8. fshatari says:

    Lelo,qe se erdhi saliu ne krie te vendit,hoqem breke e lekure bashke.Na katandisi si mos me keq,e tani flet si kaposhi ne maje te mutit,e si pushon haleja.

  9. aron says:

    EDI,ne ekstaze ne SIMIN e tij dikush ka fshi gjithcka,jam skandalizuar me rrafshimin qe ju be gjerave,sme betet gje tjeter vetem ti lutem Zotit ta kthelloj mendjen e tij plot me miza ,kuraje shqipetareve…..

  10. Lili says:

    Shqiperi e madhe ,po ne nje menyre tjeter! Deshten s’deshten,Shqiptaret do te bashkohen!

  11. lefter says:

    Shume inteligjente dhe progresist, Rama. Bota shkon perpara, jo me nacionalizma, por me njesim te gjithe njerzeve. Historia eshte histori, ndersa jeta do te vazhdoje ne bashkepunim. Psh: ne Gjermani ka vetem mbi 5 miljone turq, ndersa Shqiperia eshte vetem , ta themi, 3 miljone; pra dy shtete shqiptare jane ne Gjermani turq. E pra, kush ka mendje le te ndrisi dhe mendjet e te tjereve;

  12. Tema says:

    Republika e presevos duhet të njihet nga beogradi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje