Ylli Manjani: Nërhyrja e qeverisë për kishën, e pavënd. Te Liqeni nuk duhet ndërtuar, pikë

1 Shtator 2015, 09:02Politika TEMA

Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani u tregua kritik për disa qendrime apo nisma të qeverisë Rama.

Në në intervistë për Ora News, Manjani u ndal fillimisht në debatin e krijuar mes shtetit shqiptar dhe atij grek për kishën që u prish në Dhërmi.

Për mua është debat i pavënd.

Kemi një Kushtetutë që e ndan shetin nga kisha, nga kleri.

Këto nuk janë çështje të shtetit, as qeverisë dhe as më pak të qeverisë greke”, tha ai.

Manjani u shpreh kundër fasadës së re të Kryeministrisë, por dhe projektin për parkun e liqenit të Tiranës.

“Unë nuk i hyj fare projektit, jam i pikëpamjes se aty nuk duhet ndërtuar.

Në hapësirën e Liqenin Artificial nuk duhet lejuar ndërtimi, pikë.

Mezi e pastruam atë pjesën aty kur erdhi Papa, morëm një vendim si qeveri për ta pastruar atë zonë, e pastruam.

Tani pse duhet të vendosim ta ndotim prapë“, tha ai.

Ndërkohë nënkryetari i LSI shprehu hapur kundërshtinë e tij për çështjen e mbledhjes së taksave vendore dhe shkrirjen e policisë bashkiake.

Sipas Manjanit përpara se të merren vendime të tilla, duhet të bëhen konsultime të gjera.

Por a përfaqësojnë deklaratat e Manjanit, qëndrimin e LSI?

Këto nuk mund të jenë çështje politike, apo koalicionit, janë çështje që i takojnë qytetarisë dhe zhvillimit urban”, tha Manjani.

1 komente në “Ylli Manjani: Nërhyrja e qeverisë për kishën, e pavënd. Te Liqeni nuk duhet ndërtuar, pikë”

  1. Tema says:

    Problemi i kishës do zgjidhet pas paktit detar. Sipas rradhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje