Kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat, drejtues të Tatimeve dhe doganave në lidhje me aksionin kundër informalitetit.
Në fjalën e tij Rama e quajti operacionin një luftë “patriotike”
“Jeni në llogore dhe nuk ka nevojë të shkrepni armën e nacionalizimit por merrni kuponin tatimor dhe mos paguani pa e marrë kuponin tatimor“
Ka nisur të vijë era shtet por për një shtet që meritojnë fëmijët tanë duhet ende punë dhe pjesë shumë e rëndësishme është operacioni që nisim sot.
Një operacion në mbrojtje të konsumatorit dhe në krah të sipërmarrësve që paguajnë taksat dhe kundër zinxhirit të hajdutërisë që shkencërisht quhet informalitet por shqip quhet hajdutërisht”, tha Rama.
“Për vite të tëra u është bërë bisht reformave të domosdoshme.
Po nisim një operacion kundër zinxhirit të hajdutërisë që shkencërisht quhet informalitet.
Vullneti dhe vëmendja e qeverisë do të jenë maksimale. Jemi në luftë me informalitetin”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se informaliteti “dëmton shumë procesin e rilindjes së organizmit të shtetit dhe shoqërisë”.
“Në të gjithë territorin e republikës do të shtrihet ky operacion dhe do të ketë një bilanc të përjavshëm, në mënyrë që të ndihmojmë sipërmarrjen që funksionon brenda kornizës ligjore.
Ata që duan rroga dhe pensione më të larta, që duan investime, duhet të bëhen pjesë e këtij operacioni.
Nuk e ekzagjeroj kur them se kjo është luftë për atdheun”, shtoi kryeministri.
Patriotik per Edi Ramen me shtepi million dollarshe e vec 3000 euro ne banke.
Paguani taksat, qe te vjedhim me shume une e Iliri!
Ketij i ka mbetur ende ne hundë era e shtetit te Enverit, deh nuk i paska ikur …
Shtet = drejtesi per te gjithe
Epo kot nuk ta dhame voten
Bravo te qofte,o Edvin Rama. Therrasim se e duam shqiperine si Europa,therrasim e flasim per Ameriken,por hajdutet e delexhinje qe perfituan per 24 vjet nuk u vjen mire te veprojne si Europa e Amerika. Ne Europe e Amerike nuk largohet njeri edhe atje ne maje te malit, pa marr kuponin emallit qe ble.edhe nje kafe qe kushton 1 dollar ,te shoqeron kuponi. Ata qe therrasin se do demtohet tregtari ,jane ata qe duan anarshi ,dhe hiqen si europjan apo amerikan. Bravo edhe nje here Envin Rama . Llapaqenet e PD le te lehin se fshati qe duket nuk do kallaus.
o SOKRAT ..nuk jane llapaqenet e PD qe llapin,jane hallexhinjt qe votuan qe drejtesia te fillonte aty ku duhej nga koka jo nga bishti o SOKRAAAAT,leri keto bla blate per europe e amerike se edhee atje shteti eshte ndertuar per minimalisht 2 shekuj jo 2 vjet.Me minister ekonomie te Enver Hoxhes do e bejme shtetin mo??
po pse o Anti, bisht I quan dyqanet e Myslym Shurit?
Po pub dhe restorantet e Bllokut?
Po hotelet e jugut?
Po pikat e shumicave qe qarkullojne nga 100 milione Euro ne vit e deklarojne vetem 8 milione leke?
P.sh. Sul Shullazi ne Fushe Kruje, T&XH ne Tirane, Astrit Cerma ne Tirane, etj etj.
Porblemi eshte se ne Shqiperi edhe kryeidjotet e kane nga nje diplome (fale kryeshtazes) e dalin e nxjerrin mut nga goja perdite, pa e ditur se c’thone.
saktesim, jo Sul po Fadil Shullazi (kushurinj jane)
Gjith ata lek që jan tërhequr., e detyrueshme të vinte era shtet
Duhet administrim e profesionalizem, keta drejtues ne tatime nuk bejne….