5 femrat më me ndikim në Shqipëri

1 Shtator 2015, 11:55Politika TEMA

Nga Bledi Mane

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Moj e mjera grua,

ç’e do burrë zinë…

Poezia rurale e Çajupit në thelb nuk është e keqe por tjetërsimi i pareteve të saj është i nevojshëm. Modeli i gruas klasike orientale shqiptare evoluoi me shpejtësi skëterrë qysh pas Luftës së II Botërore. Koha thirri në skenë gruan e arsimuar, femrën me dhe pa perçe, partizane, aksioniste, komuniste, të (pa)varur, spiune, arsimtare, mjelse dhe e mjelë…

Menjëherë pas ndryshimit të sitemit bolshevik, modele të tjera grash u shfaqën vullnetarisht dhe forcërisht në skenë. Pavarësia dhe cungimi i tepruar formatuan modelet emergjente të femrës politikane, biznesmene, lavire, administratore dhe sipërmarrëse. Shumë gra morrën emër nga burri ose dashnori por edhe shumë kollovarë morrën emër nga gruaja apo dashnorja e tyre. Gruaja shqiptare ndryshe nga simotrat e tyre në lindje apo perëndim, zgjodhën dhe ndërtuan një model të veçantë dhe unik. Një e mesme e përpjesshme sorrollatur mes tangave dhe burkave, mes sakrificave të karrierës dhe maskilizmit, mes poshtërimit dhe ringritjes, mes dajakut shembullor dhe marrdhënies seksuale poshtëruese.

Pavarësisht gjithë odisesë, femra shqiptare del përherë fitimtare dhe si amvisë e përkryer e situatave delikate gatuan me koshiencë një lloj gjelle të veçantë që mashkulli shqiptar e ha me kënaqësi ose me zor. Dhe mirë i bëftë se e meriton.

Ja ku janë 5 femrat më të pushtetshme shqiptare për vitin 2015:

-Monika Kryemadhi

Pavarësisht goditjes që mori në zgjedhjet lokale të Lezhës, politikania e majtë Kryemadhi mbetet femra me një influencë absolute nga veriu deri poshtë në jug. E kudogjendur dhe zgjidhëse e çdo situate pavarësisht komplikacionit. Fjala e saj në qeveri, drejtësi, rend, financa ka një peshë të rëndë e barazuar me atë të 18 deputetëve burra.

-Linda Rama Basha

Pavarësisht profil të ulët dhe daljet e rralla në publik, bashkëshortja e kryeministrit Rama ka një impakt të llahtarshëm në vendimarrjet racionale dhe delikate të burrit të saj. E rafinuar në karrierë sjell me vete eksperienca të shkëlqyera të cilat i nevojiten jo vetëm burrit por edhe qeverisë së burrit.

-Vjollca & Lori Hoxha

Vdekja e bashkëshortit Dritan Hoxha,sipërmarrësi i korporatës gjigande Top Channel, u dha zemër shumë skeptikëve të cilët mendonin se perandoria mediatike e të ndjerit do të shuhej bashkë me të. Por koha tregoi një tjetër realitet. Bashkëshortja e tij, Vjollca me forcën dhe vullnetin e hekurt të saj na tregoi se vazhdimësia ishte dhe mbetet prioritet i korporatave të tilla krijuar me dashuri dhe altruizëm. Bashkë me vajzën e madhe Lori, të dyja mbeten femrat shqiptare më me influencë në këtë vend. Pushteti i Top Channel nuk është vetëm mediatik por prej vitesh orientimi oksidental i tij e ka rinuar dhe zbukuruar këtë vend.

-Vilma Nushi

Miliarderja sipërmarrëse, e heshtur dhe punëtore, agresive dhe e patjetërsueshme në rrugën e saj nisur 24 vjet më parë, mban gjallë doganat dhe financat shqiptare me taksat dhe tatimet e kompanive të saj si dhe me një numër rekord të punësuarish u ka mbijetuar çdo regjimi politik pervers që instalohet në Tiranë pas 1990-ës.

-Mimi Kodheli

E para femër ministre e Mbrojtjes në historinë e shtetit modern shqiptar. Ish zv.kryetarja e bashkisë së Tiranës me një influencë të konsiderueshme në vendimarrjet e qeverisë Rama, ka treguar me punën e saj se femra mund t’ia dalë pavarësisht sirkumstancave maskiliste të tepruara në këtë vend. Shkodrania-përmetare Kodheli admirohet për fuqinë dhe egoizmin e saj altruist në parlament dhe qeveri.

45 komente në “5 femrat më me ndikim në Shqipëri”

  1. Permetarii says:

    E VERTETE QE KANE FUQINE E PUSHTETIT POR NUK JANE FEMRA O ZITI PERMETAR QE I BEN QEJFIN DHE NUK I JEP HAKUN DUKE NA TREGUAR SE CFARE PUSHTETI KANE PERDORUR PER TU NGJITUR ATY KU JANE. TE TRAFIQEVE, TE POLITIKES SE LIDHUR ME KRIMIN, TE TRASHEGIMISE ENVERISTE DHE DOREN E SOROSIT APO. SHKRIM I PERCIPTE KONSTATUES MANE SI EDHE TE TJERET QE DUKET SIKUR I SHKRUAN ME BYTH DHE JO ME MENDJE.

    1. Berja Durresit says:

      Heq nga lista Vilma Nushin dhe pastaj te vjen per te vjellur kur lexon se kush mbetet ne liste.

      1. hajdari says:

        Pse ta heqesh Vilmen? Edhe ajo me shoqet…

        1. sami frasheri says:

          sepse vilma eshte vajze superqytetare dhe ka qene 10 absolute ne shkolle.

    2. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Fotua eshte shume here me peane qellimit te ketij shkrimi seaa shkrimi vet.
      Nese ky shkrim ishte ironik atehere fotua I mere te gjitha piket ne te kundert: “ia ke fut si kau peles o mane”.

      Monika kryemadhi eshte e fuqishme pasi ai vend ka mbaruar:
      grate nuk egzistojne dhe burrat jane te tredhur. I forti mbijeton mbi hirin e te dobetit dhe keto fecka dhe ata burrace qe gjenden ne krye te vendit gjenden aty vetem nga fakti qe ata qe paten mend dhe tope e braktisen ate vend gjat gjithe ketij cerek shekulli.

      Do kisha deshire qe shqiperine ta sulmonin dhe ta pushtonin me forcen e armeve jo shume por per nje pesvjecare te vetem, keshtu do te ndahej llumbi nga njerezit e vertete. Keto plehera nuk do te nguronin te rreshtoheshin kundra vendit e popullit te tyre dhe keshtu do te fundoseshin nje here e mire dhe do te ngelej ne duart e shqiptareve te ndertonin vendin e tyre.

  2. Tallashi says:

    Ke bere mire qe e ke pare gjendjen me syze roze dhe goten gjysem plot.
    Ne kete shoqeri maskiliste te ndyre, edhe mire qe femrat jane ne kete
    gjendje qe jane. Asnje shoqeri nuk ecen perpara duke poshteruar gruan.

    Ti fjala bije, poshteron sot nje grua nevojtare, duke i kerkuar seks ne shkembim te punes se shtetit qe i ofron, dhe neser e njejta gje do te te ndodhe ne familjen tende. Si do te ndjeheshe kur nje kolegu yt i moshuar te trajtonte keshtu vajzen tende?????? Prandaj njerezit duhet ti therrasin mendjes dhe te kerkojne tek vetja ate pak humanizem qe mund tu kete ngelur nga gjyshi, gjyshja, tezja , halla etj. Po hodhe , do te presesh thote nje fjale e urte.

  3. Billy the Kid says:

    O Bledush e di qe te qan zemra per ex komunistet por edhe keto te tjerat nga po ai mut jane Lule Basha, Jozi Dezinjatore Topalli, Mesila De Palma Doda, Liri Berisha,

  4. malokeria = qeneria says:

    Te paskan porositur edhe ty per nje shkrim me pagese o Bledi Mane? Nuk te vjen turp qe na permend Top Channel qe e di e gjithe bota me cfare lekesh u ndertua, apo Monika Kryemadhin qe eshte gjobvenesja me e madhe. Cfare te thuash per Vilma Nushin qe ka vite qe nuk paguan ato taksat qe thua ti, por kryen vetem evazion. Hajde se per Linda Bashen dhe Mimi Kodhelin nuk kemi degjuar gje. Ai pallati i Lindes qe u kap shpellari i Vicidolit duhet te vene dhe ta shohin si e ka ruajtur distancen nga ndertimet ekzistuese. Po per keto te tjerat? Te pakten te na i kurseje vleresimet, dakord qe jane te pushtetshme por gjuhen mund ta kishe mbledhur ne goje dhe jo t’u hyje me llape dhe te pastroje qelbesirllekun qe i ka pushtuar keto bythe sikurse pjesa me e madhe e shoqerise shqiptare. Sa u shite o Bledi? Nuk nxirrje dot me nga vizat? Ik o Bled pi ndonje gote me hudhra dhe kripe se eshte me mire sesa te shitesh. Vilma Nushi shembull i biznesit? Ketu po, hajde ne Evrope, nuk po them USA, sa do ja kishin hapur veren me ato qe ka bere. Mjafton vjedhja qe ben me tenderin e check-up ne sherbimin paresor shendetesor. Ketej e helmon kete popull me cigare, nga ana tjeter e rrjep duke mos paguar taksat dhe duke vjedhur me koncesionet qe ka ne shendetesi.

    1. W says:

      E ku e di se malokeria eshte qeneri apo ta tha mami buce.

  5. allvanosi grek says:

    Po ajo femra me mjekerr e veladon te zi, çne ?

    1. zhaku i pamposhtur says:

      aaaaaaa se me erdhe ne shteg!!!nuk doja te replikoja tek shkrimi i manes sepse ky eshte nje sherbetor i vogel i ‘oborrit’ por po ndalem vetem tek foto,pra kjo foto eshte si tip quiz…nje ikone le 1000 nenkuptime,pra daullet bien per ata qe kane veshe…ti allvanosi e kape situaten dhe besoj se ndan te njejtin mendim me mua,pra une e konceptoj keshtu kete foton: mbrapa nje biznesmeneje ‘te ndershme’ gjendet gjithmone nje burr i plotfuqishem(pavaresisht nese ky burre mund te quhet hajdut koklopa apo janullato agjentura..)

  6. Ali says:

    Nje shkrim qe te motivon mos me te te lexuar me, poshte paske rene o djale

  7. ZahoKoka says:

    Ta paskan lyer mire rroten o Bledi!Na rrofsh trapin bashke me superfemrat qe na ofron!

  8. toli says:

    ke harru Argiten dhe henri cilin…

  9. LSI-ja says:

    Monika ? Cfare thu or Bledi,ajo eshte figure e diskretituar,hajdute bashke me Lilon

  10. bledi mane says:

    Hani mut o shqiptare, se keto jane me te pushtetshmet, doni a nuk doni ju.

  11. Tema says:

    Këta të 5-ta njeh ky

  12. Interesanti says:

    Te vjen ndot te zesh ne goje Monika Baxhellen.

  13. shvejk says:

    O interesant , nuk tha njeri qe nuk eshte baxhelle, tha qe eshte e pushtetshme. Te qenit baxhelle dhe e pushtetshme nuk e perjashtojne njera tjetren ,perkundrazi.

  14. artan kola says:

    Nuk e di por per znj Kryemadhi te gjithe thone qe eshte “bunder”.
    flm

  15. duno says:

    E gjashta ne radhe por jo nga rendesa eshte Bledarka Mane ,qe kur mer ndonjehere pjese te Zone e lire e veshtron Canin sikur do ta perpije me gjithe kollodok .Ik ore zgjyre e keputi sumes nje te qire.

  16. ti says:

    ok vjollca hoxha po kjo lori hoxha cne? sa per kryemadhin aman te lutem e pushtetshme me gjakun e shqiptarve se gjithe leket e mundi i shqiptareve ka shkuar neper llogarite bankare te kesaj zonje e familjes e saj….na hape barkun …servil

  17. Te gjithe hajvanet e botes rreth Tema BASHKOHUNI! says:

    Ti Bled trapi po sillesh si ato gazetat qe botojne artikuj turizmi per t’u bere reklame vendeve qe paguajne per ate gje. Edhe ti po u ben reklame disa buceve dhe lopeve “ripjellese”. Leje lopen Kryemadhi qe e ka kryet me te madhe se lopa se spo merrem shume me ate femer pa pike klasi por kur me flet edhe per pushtetin qe ka gruaja e kryeministrit ma heq trurin krejt. E vetmja arsye qe ajo ka nje pushtet te tille eshte sepse ka nje burre pa shtylle kurrizore qe e terheqin te gjithe prej hunde. Ndryshe nuk ka sesi te gjithe, duke filluar nga gruaja e tij e duke vazhduar me Meten e perfunduar me Koqen, e deri edhe ai pilluci Fuga, e terheqin nga hunda dhe e detyrojne te beje ato qe thone ata.

  18. perkthyesi says:

    Ate Vilmen as nuk e kam degjuar ndonjehere, por pjesa tjeter mendoj nuk ka asnje kontribut per kete vend, thjeshte jane aty ku jane ne saje te ngjitjeve prej ngjalash te bashkeshorteve te tyre, qe gezojne ate pushtet fale konjukturave dhe klaneve mafioze politike dhe ekonomike, qe kane kapluar kete vend te shkrete gjate 25 viteve te pseudodemokracise shqiptare!

  19. Populli says:

    O Bledi, hiq atë Nushin, të tjerat mos o Zot!
    Ty rrojnë “burrat”!
    Me ketë e ke dhj..ë fare o Mane!

  20. Guxim i Madh... says:

    Zoteri Mane,

    nuk e marre dot me mend e krese, se ku e mbeshtet tere kete guxim
    qe thua se keto jane femrat qe shfaqen “regjimet perverse” te instaluara dhe paraja e krimit ne Tirane…

    te ruajte perendia…

  21. plaku dhe deti says:

    Poezia rurale e Cajupit…hahahaaaaaahaaaa, admirohet Mimi per fuqine dhe egoizmin e saj altruist…hhhhahaaaaaaa, ku i gjen keto prashitje mentale o drejtor trimi? E paske filluar numerimin nga grate, une kujtoja se tek Rama ndikon me shume Merkel sesa gruaja

  22. Emigrant says:

    Ju lutem (pa dashur t’ju ofendoj) flisni pak me shume Shqip.
    sirkunstancat besoj flitet per “rrethanat”.
    oksidental nuk besoj se ka te beje fare me oksidimin e dhembeve, ose mjekimet dentare, por me duket se e keni fjalen per “perendimor”.

  23. joel shkodra says:

    E kam shkruar edhe per A. Bushatin qe perdor terma te huaja me shumice, dhe gabon p.sh. me fjalen “autoparlant”. Po ta them edhe ty o Mane. Pse nuk lodheni te mesoni shqipen, por i bini per shkurt me fjale te huaja qe ndoshta edhe vete nuk ua dini kuptimin. Shembull: “sirkumstancave maskiliste”. Ju e varferoni çdo dite shqipen dhe futni fjale te huaja vend e pa vend. Edhe per artikullin e Bushatit dhashe mendim qe te forcohen redaktoret e korrektoret (ndreqesit) e gjuhes para se te botohet çdo material. Sa te rendesishem ishin dikur! Me sa duket drejtuesve te gazetave u duken si figura te teperta dhe, kur duan te kursejne, jane te paret qe hiqen nga puna. Sa mire do te ishte te vihej nje gjobe per gabimet gjuhesore ne gazeta, radio, televizion etj.

  24. Nardi says:

    Deri dje e ke pas hunden te bardhe tani te paska marre dhe ngjyre kafe. Po shyqyr qe shkruan ndonje budellallek dhe e marrim vesh qe nuki ke vdek nga ndonje overdoze.

  25. M A R K O says:

    Po femren Lulezime Bashen pse e ka harruar Bledi?

  26. pupi says:

    Ja dhe Janulla bytheshkerdhyr ne sfond eehh

  27. Shahisti Klasik says:

    E para, kete “egoizmin altruist” nuk e kishim degjuar ndonjehere, por i bie njelloj si te thuash “akull i nxehte”. E dyta une nuk e dija qe llahtarite e Edvin Rames e kishin burimin tek impakti i “Llahtarshem” qe na paska e shoqja mbi te, thashe se i vinin nga psikopatia e llahtarshme e vetja.

  28. shvejk says:

    Ja ke fut o Bledi Mane kesaj rradhe(kam pershtypjen qe te eshte kerkuar per “njeren”M.K. dhe i ke bashkengjitur edhe 4 te tjerat).Pervecse jane femra pak prej tyre kane merota te tjera.Vetem dy biznesmenet mund ti quash te sukseseshme ne punen e tyre,te tjerat futja pordhes, njera grua e hajdutit tjetra nje grua e zakoneshme qe para dy o tri vitesh nuk e njifte njeri dhe se fundi ministrja pushtetin e ushtrise e ka te perkohshem (tall menderen se punen e bejne te tjeret)

  29. dellenja says:

    Filozofia dialektike thote se kush sundon ekonomikisht sundon politikisht. Si te mos jete grua e forte monika kur Lila sundon ekonomikisht “

  30. jani says:

    Duke u nisur nga konstatimet dhe vleresimet qe jepen ne organe serioze te shtypit te vendeve te BE,Shqiperia eshte nje vend tipik ku Mafia eshte ne pushtet.
    Dhe duke qene se Shqiperia konsiderohet nje vend i tille atehere rrjedhimisht kuptohet qe keto gra qe te pesta jane te plotfuqishmet gra te Mafies shqiptare.
    Kete gje edhe pse e di shume mire nuk e thote Bledi yne.

  31. arjana says:

    Per here te pare nuk e pelqej shkrimin e Bledit

  32. tomi says:

    Nje falenderim per komentuesin PERMETARI…SKA NEVOJE PER KOMENT ..GAZETARI SHKERDHATE QE BEN KESHTU SHKRIMESH…..

  33. dritan says:

    Mimi ose mrika eshte modeli me i shemtuar i ministres femer dhe perfaqeson deshtimin me te madh te rilindasve me arrogancen qe kalon dhe vito kapon … po keto pallavraqe vetem merot bedoje
    Turp

  34. ONA says:

    Blendi ajo e para nuk mund te krahasohet me keto te tjerat,,,ajo eshte me nje fjale nje moster,,mos pac halle me te se me mire digje veten se te futesh ne goje te saj

  35. mano says:

    O i ziu Mane, pse je kaq letyre?!!!Po edhe me letyra jane keto qe na sjell te lexojme! na e prish stomakun sa nuk ka zot qe na e rregullon. Te gjitha te peshtira, por kjo e fundit eshte spektakolare! Hajdute, genjeshtare dhe tashme e provuar si trafikante! Modele per t’u admiruar! Pika qe s’te bije ty e kush te mban ty! Po ty pika te ka rene qe ne mengjes! O Mane ziu!

  36. LONI PE BETONI says:

    O Z BLENDI mir e ke bere ,nje ne dy shkrime e dhjet nga nje here po do kesh qene ke gota e dhjete me ket shkrim se shqiptaret e dine me mire se ty renditjen . Kur te dali pija do i pshurresh edhe vete kesaj barsalete, hajt tung.

  37. Tili says:

    Edhe Bledi feminuçi

  38. Spiro says:

    Ne vend qe te thuhet qe eshte turp per kete vend qe ka ne parlament Monika Kryemadhin, ky shkrim tregon fuqine e saj???
    Kjo eshte e neveritshme te mendosh qe kjo familje eshte mbase pengesa kryesore qe ky vend po shkon mbrapsht ne vend qe te behet nje vend normal.
    Nuk ka vend ne glob (pervese ne Afrike) ku ne parlament jane dhe burri dhe gruaja deputete si ne rastin e Monikes me Ilirin. Kjo tregon se c’nivel qeverisje e c’nivel shoqerie civile kemi,
    Mjere ky vend qe ne vend qe t’i shporre keta hajdute iu ben lavde dhe i ngre ne qiell si ne kohen e Enverit.

  39. Mergimtari says:

    Nese Vilma Nushi, spaguan taksat dhe i fheh detyrimet financjare, jo vetem qe sduhet te dale si femer e suksesshme, pore te cilesohet si hajdute dhe ti vihen gjobea, deri edhe sekuestrim te pasurise. Ndesa per Linda Ramen ajo i ben nder jo vetem vhetes te saj, pore gjithe vendit. E thjesht, e mencur dhe e sukseshme ne cdo detyre qe ka kryer. Model i perkryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje