Trafikantët me avion që në 2014. Dyshime se mund të jetë përdorur dhe më parë?

1 Shtator 2015, 19:50Politika TEMA

Avioni “Aeroprakt A22 S” i sekuestruar më 24 gusht në Ostuni Itali dhe i përdorur nga Vilson Lamaj për transportin e drogës rezulton të jetë në përdorim të 14 trafikantëve prej vitit 2014.

A1Report ka zbuluar foton ku ky avion fluturon mbi rivierën e bregdetit të Riminit në itali dhe pilotohet 19 korrik të 2014-ës nga personi i njohur me pseudonimin Babushi Vlorë.

E ndërsa zyrtarisht policia deklaroi se ky avion është përdor vetëm një herë për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali, fakti se ky avion përdorej prej 2014 hedh hije dyshime se është përdorur dhe më parë.

Personi që shihni në këtë foto në bordin e avionit “Aeroprakt A22 S” i njëjti avion i kapur nga policia italiane më 24 gusht, rezulton të ketë raporte miqësore siç dhe shihni në këto foto me Vilson Lamajn pilotin e prangosur si dhe vëllanë e tij, Artjon Lamaj e kushëririn e tyre Kleo Lamaj.

Një tjetër pistë që përforcon dyshimin se ky grup ka përdorur dhe më parë avionin për transportin e drogës është jeta luksoze që ata bënin në rivierën e Riminit përfshi jetën e natës apo frekuentimin e restoranteve luksoze dhe pse në agjencinë e të ardhurave në Itali ata rezultonin të papunë.

6 komente në “Trafikantët me avion që në 2014. Dyshime se mund të jetë përdorur dhe më parë?”

  1. josephina says:

    Po të pa punë janë mos e vini në dyshim këtë, mezi nxjerin muajin. ?

  2. prap kallarja kuqe. sme rre syni mu jooo. says:

    Sdo ment qe eshte perdorur. Si e dinte sala? Ne kohen e tij lulzuan po ja la ketyre barren

    1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

      Saliu, po, po, Saliu shoke… Si do benim pa Saliun?

  3. Trafiku i organizuar says:

    O popull po akoma nuk e keni kuptuar qe popuj si ky i yni sundohen nga banda dhe trafikante. Ne 25 vite te pakten por edhe me pare ky popull eshte sunduar nga banda te rrezikshme kriminale. Pd, PS, LSI dhe te gjitha partite e tjera jane banda te organizuara dhe qe mbledhin pas tyre per ti legjitimuar ne marrjen e pushtetit truthare, servile, hajdute, te korruptuar, amorale, burgaxhinj, drogaxhinje e lloj lloj llumi qe i bejne karshillek popullit te ndjere dhe klases se intelektualeve te cilet nuk ndihen se po te ndihen marrin fund nepermjet formave nga me te ndryshmet madje deri ne eleminim fizik. ky eshte sistemi ku jetojme. Do kete droge, prostitucion, trafiqe nga me te ndryshmet.

  4. semanjaku says:

    Po Tahiri e dinte,,po shefi I shikut e dinte?/,,po shefi I antidroges ne Vlore e dinte??po plotfuqishmi I zones e dinte??eh Rama sa pune ke per te bere.

  5. Tema says:

    Do blejn avion ushtarak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje