Ministria e Financave: Çfarë duhet të dini për kuponin tatimor. Blerësi që kapet pa kupon, 1 mijë lekë gjobë

1 Shtator 2015, 16:30Politika TEMA

Ministria e Financave ka shpërndarë materiale informuese lidhur me aksionin antiinformalitet.

Në materialin infromues mbi kuponin tatimor MF sqaron se blerësit që nuk e marrin kuponin tatimor dhe do të kapen nga kontrollorët do të gjobiten.

KONSUMATORË, DUHET TË DINI:

DËNIMET PËR MOSMARRJE TË KUPONIT TATIMOR

I NDERUAR TATIMPAGUES, DUHET TË DINI:

Cdo biznes që shet mallra për konsum final apo ofrojnë shërbime, në njësi të përhershme të hapura për publikun duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimorë

DËNIMET PËR MOSLËSHIM TË KUPONIT TATIMOR

DËNIMET PËR MOSINSTALIM TË KASËS

-për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 200 000 (dyqind mijë) lekë për bizneset e mëdha, dhe gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për bizneset e tjera;

-për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se biznesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, dënohet me gjobë në masën 300 000 (treqind mijë) lekë për bizneset e mëdha dhe gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë për bizneset e tjera;

-për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative, si më sipër, që konsiderohet evazion tatimor, dhe administrata tatimore bën kallëzim penal për biznesin

-lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore/biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në ligj, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore/biletën me vlerë të parashtypur, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

-lëshon kupon tatimor, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e çmimit të afishuar, me gjobë në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;

-nuk afishon në një vend të dukshëm një poster, që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit, për të kërkuar kupon tatimor, me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë;

-nuk mban kontrollin e gjurmës së kuponit tatimor në mjedisin e ofrimit të mallrave apo të shërbimeve, me gjobë në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;

-nuk bën faturë për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve të ofruara, me dënim, 100% të detyrimit tatimor;

-nuk mban libër llogarie për qarkullimin e kryer të mallrave, me dënim me gjobë me 10 000 lekë, për çdo shkelje, kur është biznes i vogël, dhe me 50 000 lekë për çdo shkelje, kur është biznes i madh;

-nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale ose sistemet e monitorimit të qarkullimit, me gjobë në masën 40 000 (dyzet mijë) lekë;.

-nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajisjen fiskale ose sistemin e monitorimit të qarkullimit dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve, me gjobë në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë.

30 komente në “Ministria e Financave: Çfarë duhet të dini për kuponin tatimor. Blerësi që kapet pa kupon, 1 mijë lekë gjobë”

  1. sit..back..and relaks →→→ says:

    dhe me cfare te drejte do kontrollohet qytetari ne xhepat e tij? bazuar ne cilin ligj ti ke te drejte te ndalosh ne rruge dhe te kontrollosh nje konsumator. ai as ka vjedhur as ka kryer ndonje krim qe ti ti besh kontroll. ta zeme e ndaluan nje qytetar qe del nga nje dyqan dhe do e pyesin a ke kupon, ai thote qe skam blere gje rrjedhimisht nuk kam as kupon, cfare ndodh ne kete rast? vihet qytetari me surrat nga muri dhe kontrollohet, i hapet canta dhe xhepat per kontroll, arrestohet, cfare ndodh? kush qenkan keta qe kane te drejte te ndalojne njerezit ne rruge e ti bejne kontroll? traplleqe shalgjatiste,

    1. Tema says:

      Nuk e kuptoj kete deshire te zjarrte per t’i treguar forcen popullit tend. Duket si nje sfide pranojake personale e nje njeriu karshi popullit, qe vete te ka votur, per te drejtuar dhe jo per te skllaveruar. A nuk mund te drejtohet nje shtet normalisht,ligjerisht, krejt natyrshem per te miren e perbshket? Ne emer te kujt po behet ky presion cnjerrezor, mbi te gjithe e per gjithshka? Por asnjehere ne emer te demokracise. Shteti ka rregulla dhe ligje te cilat c’do qytetar duhet tu permbahet.Dhe keto vlejne edhe per ata qe drejtojne shtetin.Problemi kryesor nuk qendron tek kerkesae llogarise e insitucioneve tatimore por tek menyra se si e kerkojne ate. Nje rraprezalje e tille eshte krejt e panevojshme ne kohen kur te gjithe jane aktore te nje skene te perbashket.Dicka tjeter kerkohet te fshihet pas ketyre klithjeve per shtet ligjor e cila me gjase nuk eshte ligjore.Si mund te kerkosh nga biznesi mirekuptim kur vet shteti i pari s’ka mirkuptim.Shikoni menyren se si u detyruan bizneset te blejne kasat fiskale dhe po ashtu menyren se si duhet te paguajne per mirembajtjen e tyre.Biznesi di si ti mbaje llogarite dhe per kete asnjehere nuk ka kerkuar ndihmen e shtetit, e ndersa shteti do te mbaje llogarite e veta me parate e biznesit.Kjo eshte antiligjore.Dhe jo vetem kjo.Antiligjore eshte, edhe qe t’i dergosh zabitet tek dera kathe dite biznesit duke i bere presion me shprehjen se “shteti e kap lepurin me qere”.Para se ju zoterinj shtetare, te filloni operacione si ne kohe te dushmanit kunder popullit tuaj beni mire te verifikoni pasurine e drejtoreve tatimore qe i keni marre ne detyre nga rruga dhe u keni varur melcite ne qafe.Cfare respekti mund te kete biznesi, pikesepari kur ve re se si majmen dita dites njerez te tille nderkohe qe biznesi rropatet per te nxjerre qirane e mujore e ne ngelte ndonje therrime per ta cuar ne shtepi. Te nderuar shtetare, kapeni lepurin por kapni edhe lepujt tuaj partiake dhe kapini forte, dhe kapini prej koqesh.Atehere do mund te mbeteni ne histori se bete shtet.

    2. Indrit says:

      Si e kap polici dike qe flet me cellular ne makine? I thote te pashe nga dritarja? Si tamam?

      Kuptohet qe ka nje moment te qarte kur behen nje transaksion ku qytetari nuk mund te mohoje faktin. Sigusrisht ai nuk mund te ndalohet as 20 metra, e as 2 metra larg per aq kohe sa nuk ka evidence tjeter per te vertetuar qe ai/ajo nuk kerkoi faturen.

      Teknikisht kjo eshte shume e veshtire per tu vene ne praktike, gjithsesi ligji duhet vene pavaresisht mundesi praktike per tu ndjekur. Te pakten eshte nje ligj, qe e detyron dike te marr faturen, dhe askush nuk thote dot qe “se marr se sma kerkon ligji”.

    3. Devolliu says:

      A ke jetuar ndonjë ditë jashtë Shqipërisë more Sit Back që na ditke dhe anglisht? E po as që mund të mendohet që të blesh qoftë dhe një karficë në dyqan apo të pish një kafe në klub e të mos marësh kuponin tatimor. Ne do të bëhemi si Bota apo do të mbajmë mendtë e tua të mykura prej anadollaku?

    4. Durresi says:

      Kontrolluesit duhet te jene minimumi dy persona (ose 3) qw keshtu te kete edbe deshmitare. Nqs bleresi pretendon te kunderten (menje fjale thote nuk kam blere) atehere kontrolluesit therrasin autoritetet perkatese (policine o tjeter) te cilet kane te drejte kontrolli.

    5. marion says:

      Mire qe Berisha ishte HAJKVAN dhe HAJDUT njehereshi,por keta te sotmit po tregohen IDIOTE qe edhe SHVEJKU do tallej rendshem!!!
      Mua bleresit te me rruash trapin se nuk ke asnje ligj qe me kap!!!
      Ky ministri i financave duket se qenka bere per ne PSIKIATRI me keto urdhera dallkaukesh!!!

    6. grek says:

      me te drejten e pagese se taksave. Duhet ta dini se po nuk u vendos rregull keshtu do te mbetemi me keq senje Rrepublike Bananesh. Perse ti zoteri i nderuar kur shkon jashte e merr kuponin tatimor kurse ne Shqiperite duket budallallek. Mendo vetem se sa leke jane vjedhur ne Shqiperi duke u fshehur nga deklarimi i te ardhurave dhe mos pagesa e taksave.

      1. sit..back..and relaks →→→ says:

        nuk e marr as jashte. ose e hedh ne kosh sa dal nga dera. askush nuk vjen te me kapi te me thote e more kuponin, ku e ke kuponin, pse se ke kuponin. a kupton o teveqel. blej marlboro ne rruge ne manhattan ne kioskat qe shesin dhe gazeta, nuk me jep kupon, as nuk i kerkoj kupon, as nuk ma can trapin njeri pasi blej paketen per kuponin, kupton. po e beni me keq se dulla ne komunizem, mos me hajde pa perparese, po shallin e pionierit ku e ke, po floket pse i ke mbi veshe, ce ke kete bluze me kete dekolte, po fundin pse kaq te shkurter, ku vete me keto pantallona te ngushta kauboj etj etj. mos krijoni situate represioni se populli mban mban pastaj ja ben bam dhe shqiptari po ja beri bam nuk i ben me syri drite.

        1. po shamine e hundeve cdo te hene

    7. Informaliteti fillon nga JU says:

      Po ky eshte nje udhezim idiot i leshuar nga nje drejtues edhe me idiot. Le te vije te kontrolloje xhepat e mi se do ta gris xhepin e djathte me vetedije dhe do ta ftoj ta marre faturen me doren e tij ne xhep.

    8. A duam shtet apo jo!!!!! says:

      Relaks o shoku…… Ndalohet qytetari qe del nga dyqani, pasi eshte konstatuar qe ka blere mall. Nuk kontrollohet askush ne xhepa? I kerkohet kuponi per mallin e blere… Nese nuk e ka, aplikohet gjoba 1,000 lek per qytetarin ndersa biznesi i ka me te kripura gjobat.

  2. Te gjithe hajvanet e botes rreth Tema BASHKOHUNI! says:

    Nuk behet me gjoba o budallenj, behet me shperblime. Se si e qysh e tek ate gjejeni vete se per ate paguheni por qe dajaku nuk eshte zgjidhja per cdo gje. Kur e shperblen dike besoj se ai nuk ankohet e drejtohet per ne gjykate, por kur e gjobit, sidomos me te padrejte, besoj se ceshtja perfundon para gjyqtarit. Kushdo ka te drejte te dorezoje nje ankese ne gjykate per dicka qe eshte e debatueshme. Imagjino sa mund te shkojne kostot e gjyqeve ne krahasim me vleren e gjobes si dhe sa kohe i duhet dikuj te dale para gjyqtarit si pasoje e numrit te larte te ceshtjeve te tilla ne shqyrtim. Eshte beteje e humbur. Njerezit duhet te nxiten nepermjet incentivave te bashkepunojne me autoritetet si dhe te edukohen, jo te penalizohen per cdo gje se kjo pastaj i armiqeson ata me shtetin. Dhe doni te beni shtet ju, pale! Shteti nuk behet nepermjet diktatit por nepermjet pjesemarrjes se te gjitheve.

    1. sit..back..and relaks →→→ says:

      fiks. 100% dakord

    2. gentu says:

      Keni shume te drejte,
      kete gje ka bere dhe Izraeli qe kthen mrapsht 50% te takses se mare nga Kuponi tattitmor consumatorit nqs ai I dorzon ato ne fund te vitit Prane institucionve shteterore.

      Kjo e gjitha per te futur kulturen e marjes se kuponit tatimor nga kosumatori, dhe ka dale nje nga incentivat me te sukseshme ne bote, po keta nuk kaneaspjojne vendet e zhilluara po vejen vetem gjoba dhe tefusin brenda!

      Katunare

  3. Tani says:

    Me te vertete ligji duhet respektuar por pa kaluar ne cenim te lirise dhe te drejtave te individit. Nuk mund te kapen njerezit ne rruge ashtu apo keshtu 20 apo 30 m larg se me pas kjo mund te sjelle praktika abuzuese dhe kuptohet ne shqiptaret per abuzime leme shume per te desheruar sidomos per te nxjerre inate ndaj njerezve kur kemi diçka be dore…

  4. Te gjithe hajvanet e botes rreth Tema BASHKOHUNI! says:

    Aty thote “bleresi mund te ndalohet ne nje distance deri ne 30m nga dyqani, pika e sherbimit….” Si do beje ai kontrollori, do i thote bleresit ndal mos luaj sa te bej pak matjen? Se mundet qe bleresi te jete ne nje distance 30.5m dhe me sy te lire sikur edhe nuk merret vesh a eshte brenda apo jashte zones “se juridksionit” te kontrollorit, hahaha! Po sikur bleresi t’ja fuse me vrap e te largohet me shume se 30m cfare behet, denoncim ne polici? “Bleresi kaloi kufirin pa vize!!! Ahahaha, rilindja ne marsh te 5te!

  5. stefi korcari says:

    nuk e kuptoj. ligji i kasave ka qene ne fuqi me vite por jane vete organet tatimore qe kane shtremberuar ate.gjate gjithe kohes jane gjobitur edhe nga zyra subjektet per mos perdorim kase dhe keto quheshin te sakta,ne nje kohe qe ligji e ka te percaktuar ekuacionin gjobe subjekti = gjobe klientit.
    ku kane qene ministria e financave drejtoria e pergjitheshme. pse nuk kane zbatuar ligjin pse nuk kalojne per ndjekje penale.

  6. pbaj says:

    Nuk e di se ne baze te kujt neni e te kujt ligji ju dhenka e drejta nje punonjesi te administrates tatimore te kontrolloje qytetarin. Do dalin te gjuajne hajdutet si tatimore tani meqe disa linja urbane nuk po u japin me rezultatet e duhura. Nese ka ligj te tille mendoj se eshte antikushtetues, nese ka vendime dhe udhezime duhet te mos zihen me ne goje. Tatimori po te doje te rrije para deres qe kur te pyese klientin ta degjoje dhe shitesi dhe te ballafaqohet. Ne dyqan mund te futesh me nje thes mallrash dhe pyet per nje mall qe ende nuk e ke gjetur ne dyqanet e tjera, si i behet atehere?

  7. Mara says:

    Eshte ne ligjin per procedurat tatimore 2008

  8. nardi says:

    nje mall qe e ke me vete o e ke bler o ke vjedhur, pa kupon nuk deshmon se malli te perket.
    korrupsioni lind nga evazioni dhe nga keto kuponat qe ju po qaheni.
    ligji duhet te filloj qe te veproj edhe pse eshte teper vone.

    1. sit..back..and relaks →→→ says:

      shoku, ka nje vlere te caktuar ai malli qe thua ti, nuk mund te me kapesh ti mua me nje kile djath e dy pako gjalp e te me thuash i kam vjedhur. eshte pak me e komplikuar se kaq. se ne fund te fundit nuk kam une detyrimin te vertetoj pafajesine por ke ti detyrimin te me provosh fajesine. mungesa e kuponit nuk eshte prove qe une e kam vjedhur. qe ta kem vjedhur duhet te gjesh vendin ku e kam vjedhur, duhet te ekzistoje denoncimi per mallin qe eshte vjedhur etj etj. nqs une gjej nje qese me ushqime ne rruge dhe e marr cfare quhet nqs vjen tatimori e me pyet per kuponin. d po kur vjel rrush ke bahcja e gjitonit dhe dal ne rruge me qese me rrush c do me thote, ku e ke kuponin? po keta nuk jane mire nga komiteti me duket.

    2. @nardi says:

      Sipas teje nese une marr laptopin me vete se me duhet ne pune duhet te kem kupon tatimor per te provuar se eshte ne pronesine time perndryshe e kam vjedhur. Korrupsioni lind qe nga kryeministri, ministrat, drejtoresha e tatimeve e ne fund tek bishti i kavallit jane keto therrimet. Larg qofte nese i shkrepet ndonjerit qe te ndaloje rruges Ramen per ta pyetur nese e ka kuponin tatimor te kostumeve qe nderron 2-3 here ne dite e se me cfare lekesh i ka blere.

  9. BOBI says:

    –TERROR PSIKOLOGJIK -TERRORR RRUGESH-TERRORR QENSH–BOSHATISJE XHEPASH-LENIE E MIJRA -FEMIJVE- PA BUKEN E GOJES-KJO ESHTE EPOKA E NDRITUR E -SOCIALIZMIT-MODERN-QE MBAN EMRIN E KRYEMINISTRIT -‘BURG’-..VETEM FRIKACAKET THONE–BURG–PER GJITHSKA -VETEM ATA FRIKACAKE QE I LEPIHEN KRIMIT-I PUTHIN BYTHEN- DHE BEJNE TE FORTIN E PJERDHUR ME TE VOBEKTIN E VARFER E FUKARA—..E KANE TE LEHTE TE VULOSIN FATIN TONE TE ZI-PASI XHEPAT I KANE TE MBUSHUR ME MILARDAT TONA -TE CAKERDISIN-TE MBYSIN DHE TE GEZOHEN PER VDEKJEN E KOMBIT-..KJO ESHTE DEMOKRACIA-SOCIALISTE–KURVE- QE KERKUAM–OSE ME THJESHTE –I VUME LAKUN VEHTES NE FYT–PER TE GEZUAR DHE NGOPUR- PAFUNDESISHT- VETEM KETA QE KANE RREMBYER DHE SHQYER- KARRIGET E PUSHTETIT-VRASTAR-…-POR HISTORIA SHPESH HERE KA PERMBYSUR MBRETER -DHE DIKTATORE-ASKSUH NUK ESHTE I PERJETSHEM DHE ASKUSH NUK I GEZON MILIARDAT E VJEDHURA PABESISHT-PAFUNDESISHT-..PER PAFYTYRESINE-GRYKESINE -IDJOTESINE -CMENDURINE –VDEKJA FSHIHET KUDO-NE CDO QOSHE -NE CDO RUGICE- NEN CDO KARIGE PUSHTETI-..AJO VJEN DHE TE MERR PA E NDJERE-..NDAJ KETA POLITIKANET E MALLKUAR DUHET TI TREMBEN ASAJ(VDEKJES) EDHE NE GJUME-EDHE NE BUKE-EDHE NE MAKINAT E TYRE CLASS- EDHE NE SHTRATET E PROSTITUTAVE TE TYRE-LUKSOZE-EDHE PO TE NXIHEN -PER MOS U NJOHUR PREJ -SAJ-VDEKJES-SE FTOHTE -VDEKJES SE PAMESHIRSHME-VDEKJES SE EMBEL PER BURRAT E VERTETE TE KOMBIT-POR TE EGER DHE SHKATRUESE -PER QENTE E ZINJ-PUSHTA-…

  10. Mentari says:

    Vecse te kaipn ujkun(shitesin) keto te Aleances kerkojne te kapin Qengjin(bleresin)Ohh.. Zot ku je ? pse I ke lene Cyryk nga trute keto te relindjes.Kur do te mesojne keto qe te behen njerez nje rradhe te pare.se per inteligjence keto jane si Anetaret e Byrose se Dulles qe dinin vetem te bertisnin Rroft…ky e Rroft ai dhe me ne fund Rrofte edhe Rrocka e idiotesise.Nuk eshte pune e publikut dhe nuk eshte detyrim per ate qe ti kerkoj Risitin.Beje shitesin qe tedridhet po qe senuk print (shtyp)Risitin.Mesoni Anga Amerika qe ka vendosur kabell pergjimi qe kur behen arithmetika e shitjes dhe e kusurit dhe hapet Regjistri i parave ai kabell dergon me shpejtesi se sa u shiten dhe sesa kusur bleresi mori.Nuk keni aftesi as te Kopjoni more Injorante,bota I ka bere 100 vjet me perpara sesa neve te njiheshim me ato Regjistra dhe ku jeni Ju?????????????????????????Keto debila Injorante do te bejne shtet??????????????? nuk e beson njeri

  11. United Kingdom says:

    Hahahahahaha cfare thone:- nese eshte 30m larg do ta ndalojm dhe do ti bejm kontroll!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Turp te keni mor mafjoze qelbanik……..

    Dhe persa i perket disa komentuesve ketu qe thone duhet ta maresh kuponin!

    Or zoterinje pak rendesi ka e per apo jo qytetari kuponin! Rendesi ka qe kuponi te dal nga kasa e biznesit se rregjistrohet automatikisht se sa xhiro ditore/javore/mujore/vjetore ka ber biznesi….

    Ketu ne UK me mijera here une personalisht i them kudo (petrol station, supermarket, cafe shop, etc etc…) qe hidhe receten se nuk e dua!!!!

    Mua nuk ka cme duhet receta……. A, eshte gje tjeter nese une/ti/ai/ajo jane te punesuar si SELF EMPLOYEd, po ne kete rast duhet mare receta se ne fund te vitit ke te trejt ti dorezosh tek syra e taksave dhe te kthen disa taksa ose TVSH mbrapsh ose nuk paguan shume taksa.

    Kush rri ne Angli e di shume mire se cfare sistemi ka Anglia. Flase me pervoj te pune qe beje.

  12. lili says:

    Ky eshte nje represion mafioz i tipit komunist i udhehequr e drejtuar nga nje kryeminister me prejardhje nga blloku i kuq, nga vrasesit e popullit shqiptar, nga nje bande hajdutesh .

  13. Deti Jon says:

    Kaq vjet me radhë gjithë shqiptarët kërkonim me ngulm se kur do të vinte ajo ditë që do të zbatoheshin ligjet!
    Dhe ja këto ditë të arta përfundimisht po vijnë dhe tani shumë shqiptarëve kjo gjë nuk u pëlqen. Po si mund të jetoj një shtet pa taksa, si mund të rrimëkëmbet ekonomia duke i futur të gjitha parat në xhep!
    Gjithashtu populli pret që të ndëshkohen të gjithë ata që kanë ngjyer duart me gjakë duke marrë jetë njerëzish, duke u konfiskuar pasurit e patundshme dhe monetare të gjithë atyre që kanë vjedhur parat e shtetit!

  14. Duhet te jemi te bindur se cdo nisme,ashtu si kjo fundit,nuk do te “ngjise” menjehere.Edhe bota nuk i ka bere tak-fak.Fillimi eshte i veshtire se duhet te krijohet mentaliteti qe per ne shqiptaret eshte shume e veshtire.Nese do te filojme te banalizojme problemet eshte tjeter gje.Qytetari duhet te bindet se eshte ne te mire te tij dhenja e kuponit tatimor.Te gjithe kujtojne se pas deres se cdo dyqani do te qendroje nje punonjes tatimeve dhe do i kerkoje qytetarit kuponin tatimor.Ore vellezer marja e kuponit tatimor ne fund te fundit pas daljes nga dyqani verteton se ato mallra qe ke me vete nuk i ke vjedhur.Eshte e cudtshme qe ky problem nga disa pasqyrohen si veprme diktatoriale.Them e cuditshme se sot per fat te mire pothuajse cdo shqiptar ka dale pertej kufijve te Shqiperise dhe e ka pare shume mire si funksionon ky problem.Edhe ata qe nuk kane patur mundesine,patjeter qe e kane degjuar nga femijet apo te afermit qe punojne ne emigracion.E perseris suksesi nuk do te jete i menjehereshem sepse edhe botes i eshte dashur me vite te tera qe ta beje.Sado qe me patriotizem perpiqemi perpara te huajve te tregohemi popull me kulture etj etj,kur atyre ju tregon se shqiptaret,nuk duan te paguajne taksat,nuk duan te paguajne energjine elektrike apo ujin e pijshem,ju shkakton habine e madhe dhe buzeqeshjen e hidhur.

  15. dh says:

    NE TE GJITHA SHTETET E ZHVILLUARA EGZISTOJNE RREGULLA TE TILLA. VETE KLIENTI DUHET TE KERKOJE FATUREN PER ATE QE PAGUAN, GJITHMONE. EDHE NE GREQI MBAJ MEND PERPARA 15 VITESH, UNE PERSONALISHT JAM GJOBITUR SEPSE NE TAVOLINEN TIME PASI KISHA PAGUAR NUK KISHA MARRE KUPON PAGESEN. PSE JU DUKET CUDI E MADHE. KLIENTI E NDERGJEGJESON TREGTARIN, POR E DHE E KORRUPTON ATE, BILES E LEJON TE LUAJ ME CMIMET E TREGUT KU SE FUNDI VETE KLIENTI I PAGUAN. E GJITHE KJO ESHTE NJE CIKEL QE SILLET E TE BIE “KOKES” KLIENT, NE XHEP PRA. NE PER BOTE KUR TE NDALON POLICIA E QARKULLIMITMDHE TE ZE PA RRIP SIGURIMI, PAMVARSISHT SE JE PASGJER, TE KEPUT NJE GJOBE TE MIRE. OSE KUR KONTROLLI FUTET NE NJE RESTORANT APO KAFE DHE TE ZE ME CIGARE NE DORE, GJOBIT KLIENTIN EDHE PRONARIN…NEJSE KA SHUME RREGULLA QE NEVE NUK NA PELQEJNE, PAVARSISHT SE JANE BERE PER NE…! MU KUJTUA SE PERPARA DISA DITESH ISHTE VEN NJE SHKRIM PER BANJOT KIMIKE QE JANE VENE NEPR TIRANE PER TE JU SHERBYER SADO PAK QYTETAREVE PER MOMENIT… E DINI SE CFARE KOMENTESH LEXOVA NGA SHUME NJEREZ TE ZGJUAR…’thonin se duhen hapur kanalizimet se do qelbet vendi prej tyre”. KAM QESHUR ME TE MADHE. ARSYEJA ISHTE SE SHUME KOMENTUESE NUK E DINE SE KETO LLOJ BANJOSH KANE NJE SI PUNE CISTERNE POSHTE TE GJYSEM MBUSHUR ME NJE LENG KIMIK QE SHERBEN PER TE MOS LEJUAR AS EREN E KEQE DHE AS INFEKSIONE NE AJER E ME RRADHE. KUR MBUSHEN I NDERROJNE. E MORA KETE SHEMBULL PER TU THENE DISA TE ZGJUARVE QE MOS TE BEJNE KOMENTE KUR NUK ARRIJNE TA KUPTOJNE DHE AS KUR BEHET FJALE EDHE PER TE MIREN E TYRE DHE DALJEN NDONJEHERE NGA KORRUPSIONI, RRUSHFETI DHE VJEDHJA E HAPUR E SHTETIT DHE KLIENTIT, QYTETARIT. dh

  16. ? says:

    Une them qe edhe qytetaret te mobilizohen dhe aty ku shohin ministra, deputete, shtetare, drejtore drejtorishe duke blere neper dyqane apo te ulur kafeneve tu kerkojne kuponin tatimor e ne rast se nuk e disponojne te lajmerojne tatimoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje