FOTOT/ Rama del vetë në terren për aksionin kundër informalitetit

2 Shtator 2015, 09:14Politika TEMA
FOTOT/ Rama del vetë në terren për aksionin kundër

Kryeministri Edi Rama, së bashku me drejtoreshën e përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, dhe drejtorin e komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, e nisën ditën duke konsumuar një kafe në zonën e ish-Bllokut.

Ishte një kafe në pak minuta e pirë prej shefit të qeverisë shqiptare për të sensibilizuar qytetarët në kuadër të operacionit kundër informalitetit.

Pasi ka paguar dhe marrë kuponin tatimor, Rama thotë se kjo nuk është një betëjë me biznesin e vogël:

Dua shumë thjesht të shpjegoj që e gjithë përpjekja për ta përshkruar këtë operacion historik si një operacion kundër të vegjëlve është një përpjekje sa injorante, aq edhe hileqare ose të dyja bashkë.

Sepse, në fakt, duke marrë kuponin tatimor ne mbyllim shtegun për evazionin e të mëdhenjve. Është shumë e thjeshtë dhe për këtë arsye marrja e kuponit tatimor është sot një detyrim patriotik për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë, që financat tona publike të fuqizohen, ashtu siç nuk e imagjinojmë dot sot, dhe pastaj ne të kemi mundësi që të bëjmë shumë më tepër investime, për shkolla, kopshte, çerdhe, infrastrukturë dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbi të gjitha kemi mundësi të ulim taksat dhe të rrisim rrogat për të gjithë”.

Rama shpjegon rëndësinë e tërheqjes së kuponit duke e ilustruar me këto shifra:

Faktikisht, nëse në Shqipëri sot po marrim një mesatare shumë të thjeshtë, pihen 1 milionë kafe dhe shishe uji në ditë dhe marrim një çmim shumë mesatar, me ulje, një mijë lekë (të vjetra), e dini sesa është shuma që shkon në drejtim të paditur në vend që të shkojë në Arkën e Shtetit, për t’iu kthyer individit si qytetar në formën e investimeve dhe të shërbimeve?

Është 61 milionë dollarë vetëm nga kjo. Ku shkojnë këto 61 milionë dollarë?

Këto shkojnë në drejtim të paditur dhe janë evazioni i madh, nuk janë thjesht e vetëm evazioni i vogël i kafes.

Nga ana tjetër, edhe vetë të vegjlit kanë një interes në këtë rast që ta japin kuponin, sepse ulin barrën në të cilën përfshihen praktikisht bashkë me qytetarin për shkak të të mëdhenjve.

Mirëpo duke ardhur tek pika fundore, ne praktikisht bllokojmë prurjet që vijnë nga burimet e mëdha të evazionit që janë kompanitë e mëdha, që janë furnizuesit e mëdhenj, që janë ata që tregtojnë me shumicë mallrat e vlerës, apo mallrat e konsumit të përgjithshëm”.

Top Channel e pyeti kryeministrin për radhët e gjata në të gjithë vendin përpara zyrave të QKRS dhe nëse këto zyra duhet të punojnë me orar të zgjatur për t’i shërbyer biznese të vënë në radhë për t’u regjistruar:

QKRS shërben me orë të zgjatura, por do të kishte qenë më mirë që të regjistroheshin kohë më parë. Sepse, nëse këtu kemi një lokal që shërben me kupon tatimor, familja që ka investuar për të ndërtuar këtë biznes të vogël bashkë me ata që janë të punësuar në këtë biznes të vogël, e në mos qoftë biznes i vogël edhe biznes i madh, nuk i ka borxh askujt që ngjitur me të të jetë dikush tjetër që bën garipin dhe përfiton duke shtrembëruar konkurrencën dhe duke bërë të pamundur që ata që kanë lokalin këtu të përfitojnë nga ulje taksash dhe të rrisin rrogat dhe të rrisin punësimin e tyre”.

Mësohet se ditët në vijim do të jenë sensibilizuese për qytetarët dhe vetë bizneset në luftë kundër informalitetit.

Shefi i qeverisë shqiptare e ka cilësuar si “operacioni më i rëndësishëm i mandatit të kësaj qeverie”, duke u vënë vetë në krye të tij.

 

 

38 komente në “FOTOT/ Rama del vetë në terren për aksionin kundër informalitetit”

  1. marianthi says:

    Gjithe puna eshte qe ky te dale xhiro me Drejtoreshen e Tatimeve .Hajde shtet , hajde . Skishte ndodhur ndonje here kjo .Po i kreh bishtin se eshte xero me xhufke ne pune dhe po ja bej ky . TURP PER KRYEMINISTRIN. pSE KY DUHET TE BEJE PUNE NE TERREN .s,PASKA PUNE NE ZYREN E TIJ KY . i MBAROI TE GJITHA DHE I NGELI TE SWHOQEROJE KETE MIS-IN

    1. Joni says:

      Sepse ka injorance ne keto pune, ka edhe moskuptim te masave dhe asaj qe po ben Rama. Por per injorancen s’besoj se e ka fajin Rama por ata qe e shprehin kete injorance ne reagimet e tyre po injorante.

      1. Cubi says:

        Tre premtime i dhane fitoren Rames : mjeksi falas, bisnes te vogel pa taksa, dhe reforme ne drejtesi .Dhe mu kujtua ajo historia ne Rusi kur po varnin poetin rus Reliev u keput litari dhe poeti u rrezua pertoke duke bertitur e shikoni: Cari sben asgje te mire as edhe litaret.

      2. eri says:

        Na e hapet barkun komplet me keto hajvanlleqe. sikur drejton vendin nje klase gjimnazi. aksioni kunder informalitetit – nje shemti propagande e rradhes sepse informaliteti i madh po ben kerdine. Kjo eshte nje qeveri qe ka prodhuar VKM – te me informale . VKM qe formalizojne hajduterine e tenderave dhe mbushin arken e partise e zbrazin ate te shtetit. Arke e cila nuk mbushet me aksione partie e as me kafe ne bllok. Kafja e showt tregon pikerisht te kunderten e asaj qe pretendoni – tregon se jeni ne panik, te paafte dhe sidomos jo serioze.

    2. lefter says:

      marianthi; ne qoftese je femer qenke pa pike morali, ose hajdute e nderit si shume ne vendin tim qe shesin bythen per pese euro tek pleqte, ne qoftese je mashkul paske humbur orientimin ose te kane prere bilen. Zur xerkun e shko atje ku te takon se ne shumicen e shoqerise nuk ja vlen te qendrosh! Kaq njerez injorante ka sot vendi im?!

      1. hasan says:

        O Leflesh e jo Lefter ,po ka te drejte Marianthi mor djalosh ,nuk paska pune tjeter kryeministri apo do te merret me rritjen e pjaces se Brizides asj kalamanie qe drejton tatimet shqiptare Le ti bej Rama -sic dhe po i ben -krueninistrin,kryepolicin.kryemjekun,kryetatimorin,kryeprokurorin,kryegjukatesin etj ,etj dhe ti pushoje nga puna se jan te tepert Po pse more Lefteraqis me shou e propogande behen keto gjera Ata behen me zbatim ligji njesoj per te gjithe se na hapet barkun me propoganda e fasada

  2. anticensurë25jdu87456 says:

    këtë se kuptova unë re lali!
    “1 milion kafe=61 milionë $ taaaaksa”???
    tek capricio kafeja kushto 1.5$,pothuaj!!
    apo për një $ merren 6.1$taksa??
    pak si e ngatarrume!
    përshëndetje arit dhe zamos së capricios
    kuptohet tanit dhe kelit!!

    1. anticensurë25jdu87456 says:

      ok artikulli është plotësuar dhe është sqaruar se 1 milion kafe në ditë japin 61 milion$ në vit taksa!!ky është sqarim!
      rama pyet ku shkojnë 61 milionë $??
      edo,mos na boj si fadil hasa dhe ti!!je ul në kafe dhe nuk je në autobus,lali!!
      jo vetëm kjo por dhe shumë të tjera si kjo shkojnë nëpër xhepat e hajdutëve të tu,re lali!!
      mos na u bo si garip tirone që bo sikur nuk di gjo!!mos na u bo si kadareja që pasi i del tymi ndonjë gjëje shkru ndonjë artikull ku parashikon flakën që ka sjellë tymin!!
      korrupsioni lali korrupsioni të shkatërron ekonominë,o debil!!
      mos kërcëno europën se do të bësh vetvrasje,por lufto korrupsionin!!
      nuk luftohet korrupsioni me ilir metën aleat!!e aq më keq nuk luftohet ilir korrupsioni duke bërë aleancë me lul buzkuqin!!
      që ti je i qut!? këtë e dimë,por të paktën mos kujto se ne jena badallej or pallosh!!

      1. aaa says:

        anticensure, jam plotsisht dakort me ty,, le tna tregoj zoti gjatush ku do shkojne ato 61 milon.

  3. Gerti says:

    Me Brisin nga nje krah dhe Fugen nga krahu tjeter, kuptohet qarte pse nuk ecin gjerat ne kete vend.

  4. allvanosi grek says:

    Shume thelle e mendon Rama. Ku marin vesh shqipot si e tregon ky ! Shqipove duhet tua beje llogarine me kokrra qepe e goda rakie, atehere futen direkt ne teme

  5. Alban says:

    Paralelisht me detyrimin e biznesit te jape kuponin tatimor te ndeshkoje edhe Brisiden se nuk ka kryer detyren. Mos e ka kapur edhe kjo ngushte si Kokedhima Ramen dhe ska cfare ben?!

  6. arianna says:

    komente idiote. Dalja e Rames eshte mesazh per ne budallejte qe blejme cdo dite,shpenzojme leket tona dhe bejme zemergjerin per tregtarin dhe nuk duam ta kuptojme se vidhemi duke na thene edhe mireupafshim.Per mendimin tim e vetmja menyre per te luftuar informalitetin eshte ndergjegjesimi yne si konsumatore.
    Te flitet ne programet e tv, qarte e thjeshte e me shifra konkrete si funksionon,sa humbasim o si do te perdoreshin mbrapsht ato leke qe ne ju “falim” duke mos mare fature. edhe ne shkolla mund tú flitet ,duhet te krijohet edukate,duhet te behet e natyrshme kerkimi i fatures.
    Ne 2003 isha me pushime ne Budva dhe bleva nje shishe uji ne nje kioske afer postes ( se di a eshte akoma) dhe me dha fature,u befasova koptohet

    1. anticensurë25jdu87456 says:

      ariana me dy “n”,
      ke shumë të drejtë për edukimin qytetar që i duhet bërë popullit shqiptar,por nuk ke aspak të drejtë për atë që ti quan mesazh të debil ramës!!nuk ka nevojë ta bëjë një gjë të tillë duke dalë dhe duke pirë një kafe me dy të paaftë!!
      ti po e thua fare mirë atë që duhet bërë për edukimin e popullit,je përqëndruar vetëm tek fatura,por nuk prish punë,por që duhet bërë çdo ditë dhe duke flluar që nga fëmijët!!
      nuk duhen hedhur shashka me “shahu lëndë e detyruar në arsimin shqiptar”por duhet të futet edukata qytetare si lëndë e detyruar!duke filluar nga arsimi fillestar!!
      ariana me dy “n”,edukata qytetare është një kompleks i tërë dijenish,që po të formulohet ndershëm nga një shtet që kërkon të ecë përpara,mund të studiohet në disa nivele të arsimit shqiptar!!mund të srudiohet që nga ai fillor deri tek ai universitar!!
      tek kjo edukatë ariana nuk janë vetëm rregullat e sjelljes së njerut me njeriun,por ka një kompleks nocionesh dhe rregullash të jetës shoqërore!!në të duhet të mësohet që nga rregullat e thejshta të mirsjelljes deri tek nocioni i shtetit dhe funksionimi i tij!!
      mësimi i rregullave të mirsjelljes,të njohjes së të drejtave dhe detyrave të një qytetari,mbrojtja dhe respektimi i të drejtave personale dhe kolektive,kuptimi i shtetit dhe funksionimi i tij të gjitha përbëjnë ndërgjegjen civile,edukatën qytetare!!
      po mësuam të mbrojmë të drejtën e kundërshtarit,po mësuam se shteti jemi ne njerzit e thejshtë,po mësuam se shteti buxhetin e tij vjel në shumicë nga taksat që mbledh nga shtetasit e tij,po mësuam se këto taksa janë ato që na shtrojnë rrugët,paguajnë ruajtësit e rendit,drejtësinë e gjithçka tjetër,po mësuam se politikanët paguhen nga paratë tona(taksat),po mësuam se çdo borxh që merr shteti do të jemi ne që duhet ta paguajm,po mësuam se kushdo që nuk paguan taksat ka vjedhur nga xhepi ynë,po mësuam të mbrojmë taksat që ne paguajmë,atëherë mund të themi se jemi në rrugën e mbarë!atëherë mund të themi se kemi filluar të jemi shtet!!
      POR mesa duket RAMA nuk është kaq i zgjuar sa ta kuptojë këtë!?apo jo?
      ka mundësi të jetë i zgjuar por nuk i do bitha?!
      prandaj moj ariana me dy “n” ai nuk bën atë që duhet!bën atë më të thjeshtën dhe aspak efektive!!del një mëngjez pi një kafe,bën reklamë për vete dhe të paaftët e tij,dhe harron ti mësojë popullit se si funksionojnë gjërat në një shtet!
      kjo i leverdis atij!po ti mësonte popullit edukatën qytetare,si e shkruajta pak a shumë më sipër!?
      të garantoj unë që do të përfundonte në plehëra më shpejt se enveri!të garantoj se nuk do të vidhte as edhe një kacidhe!!
      kjo dalje e ramës është vetëm një shashkë berishjane e asgjëmë tepër!!

      1. elona says:

        Sa kom qesh…sa [email protected] ka thy brisi me nensin te capriccio aq te mira qofshin,ose aq taksa pagofahin:-))) edhe mero e di,se ka qene klient i rregullt.Une thashe c’ishin gjithe ata polic aty?paska qene brisi duke u rrujt me polica ,mos ja kafshojn. qr ku eshte katandis ky vend.

  7. Vizioner says:

    JO Edi Rama JO, duhet filluat Informaliteti nga ajo Zonja qe ke ne krah, punonjesit qe ka ajo nevaresi.
    Aty e ke Korrupsionion. Aty fillon Korrupsioni dhe jo tek bleresi.
    Me kuponin te fshije menderen bleresi.
    Kontrollo Pronarin/Shitesin se a e ka regjistru mallin e shitur ne Kasse?
    Shko tek Dyqani “X” dhe beji Inventarin-Kontrollin e Dokumentacionit: Mallin qe ka ne shitje me faturat e blerjes tek shumica APO ku di une se ku. A korreesdpondon ky mall-gjendje ne dyqan me faturat blerese? N.q.se Jo, ka evazion Fiskal, ka vjedhje.

    Shembull: Aty ku po pini Kaffee Ju zoti Rama, sigurisht qe do te merrni Kuponin, por, a e dini JU se sa Kilo Kaffee KA AI PRONARI te regjistruar-blere me kupon tek shumica dhe sa Kilo ka pa kupon?
    Normal qe te jep ai Ty kupon, por, shume mire ai, mund ta beje ATE KUPON storno-te pavlefshem(si gabim ne shtypje. Gje qe eshte normale se mund te ndodhe me gjithe mend nje gabim)!
    Cdo kontroll i bere nga Policia Financiare APO zyra e asajt Shefes qe ke ne krah,te jete dokumentuar me firme e vule nga Kontrolluesi.

    Lene Konsumatorin/Bleresin, ai eshte hallka e fundit, dhe si rrjedhoje, me llogjike, hallka e fundit e nje zinxhiri nuk mund ta PRISHI/KEPUSI ZINXHIRIN!

    1. anticensurë25jdu87456 says:

      vizioner
      deri diku ke shumë të drejtë!!
      vërtetë mund ta zeroj kuponin si gabim,por nuk mund ta bëjë tërë ditën!!puna e harxhuar është më e madhe se ajo e fituara!!
      sidoqoftë!
      një sistem kontrolli i thjeshtë është ai bankar!!çdo gjë duhet të lëvizë nëpërmjet bankës!!malli i prodhuar/importuar(këtu fillon procesi i parë i vjedhjes nuk deklarohet i gjithi) duhet të kontrollohet,shitja në dorën e dytë e deri tek konsumatori!!
      kështu marrim për shëmbull kafenë e ramës!!
      pronari i pabit ka blerë(me kupon)1kg nga shitësi me shumicë!shitësi me shumicë iu ka shitur 100 pub-ve nga një kg kafe të cilën e ka importuar dhe e ka regjistruar në doganë duke paguar taksat!!kështu që mund të kontrollohet nga disa drejtime!!nga posht lart dhe nga lart posht!!mund të kontrollohet nëpërmjet TVSHs,po ashtu;POR këtu si intereson askujt,politikanëve në radhë të parë,sepse mbeten pa pare në xhep!!sepse me ato rroga që marrin me zor do të kishin makina të dorës së tretë!!ata nuk janë mësuar kështu,or lali!!
      ata janë mësuar si bën ky palloshi!dalin një herë gjoja vet në teren dhe “të gjithë friksohen pastaj”!!ram palloshi nuk e di se kjo funksiononte në kohën e enverit,por jo tashti!!

  8. duno says:

    Ky trapi kujton se4 arka e shtetit ngeli bosh nga evazioni i shitesve te camcakizave.Sa bejne evazion te gjithe keta per nje vit ben Vilma e Nushajve per nje minute

  9. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

    61 milion USD jane te humbur, kur gjenden ne duart e Qeverise se Rames dhe te Ahmetajt.

  10. emigranti says:

    Po keni perendi lerini keto Leifenizma. Simboli i antishtetit e ligjit ben teater ne mes te Tiranes.

  11. Varja says:

    Menyre shume e mire per te dale ne media, per te merzitur dynjane dhe per t’i rene ne qafe shitesve te cimcakizave dhe corapeve me ngjyra! (dhe natyrisht per te humbur dhjetra-mijra vota)!
    Po ata te ‘Bankers Petrolium’ i vune kasat fiskale?

  12. ec aty se mire e ke says:

    uuuu ca turpi.. po me sa duket nga foto jane vetem keto te tre ne kafe .keq per nje kupon kafe jeni ju? po kuponi do pritet se pronari kontrollon kamerierin. po ty po te iken nafta me gjithe tatimet jashte shtetit, ty po te iken kromi me gjithe tatimet dhe keto te dy le qe s te paguajne po te marrin dhe rimbursim dmth tatimet qe paguajne fakirat brenda vendit i marrin keto shfrytezuesit. po me ato s merresh se te heqin karrigen. prandaj merresh me fukarajin. ate qe ke djathtas per ca e ke ? gjithe ky informalitet i papare dhe ti me pi kafe me kryetaren e informalitetit? po kush e ka fajin apo ne? e ke vu aty per ca? per ca e dime ne dhe te gjithe.

  13. besim says:

    cfare llogarish ben ti zoti kryeminister. 1 Milion kafe thua ti ne total. Por mos harro more zoti Rama se tatimi eshte individual,dhe jo ne total per te gjitha subjekte. Pa me thuaj sa subjekte perfshihen ne keto 1 milion kafe?
    Mos harro gjithashtu se subjekteve te biznesit te vogel ti ja merr tatimin per fitimin (tatim i thjeshtuar mbi fitimin ) edhe nese ai ben nje xhiro vjetore edhe zero leke edhe 500000 mije leke edhe 20 milion leke, ti u merr 25000 leke ne vit. Keto subjekete te biznesit te vogel duhet te realizojne nje xhiro ditore mbi 8 mije leke ne dite qe te dalin si subjekte biznes i vogel me tvsh,pra qe kaperxejne xhiron 2 milion leke ne vit por qe tatimin fitimin do ta kene po rreth 25 mije leke ose pak fare dicka me shume (pasi do te mbyllin bilanc vjetor) dhe do te nxjerrin fitimin neto ,pas zbritjeve te shpenzimeve i cili do te shumzohet me 7.5% per te nxjerre fitimin neto. Pra kesaj i thone te nxjerresdh dhjame nga pleshti,dhe kjo me shume me duket nje shou,per te hequr vemendjen nga gjendja e rende financiare qe ka prekur shume familje shqiptare.

  14. Tom says:

    Drejtoria e Tatimeve e ka per detyre te mbledhi tatimet.
    Nuk e kuptoj perse del me kete gocen gjoja me mbledh tatimet.
    Shfaqje dhe vetem shfaqje.
    Nje pyetje kam??
    Mire kerkon kuponin. Po ti vete a e jep kuponin?? Ti si ekzekutiv.
    A ke pyetur ndonjehere sa para mbledh AKU ne çdo dege doganore??????
    A ke pyetur ndonjehere se ku shkojne 7000 leke per çdo kamion qe hyn ne Shqiperi.
    A ke pyetur ndonjehere a ka AKU-ja ndonje leter per parate qe ju merr biznesit??
    Po nuk ke se si ta pyetesh. Sepse ate Drejtorin e AKU e ka vene Gjushi. Dhe ti Gjushin e ke xhan.
    Leri shfaqjet shtro bythen, dhe lufto ne rradhe te pare korrupsionin qe e ke brenda qeverise. Nese lufton korrupsionin do kesh rezultate, edhe ne tatime, sepse ata tatimoret e pakorruptuar po te erdhen ne dyqan te detyrojne edhe te rregjistrohesh edhe te perdoresh arken.

  15. MEDIAT SHKATERRUSET E SHOQERIS says:

    Qeveritaret dhe buxhetoret pasurohen ne ekstrem , pasi rrisin rrogat e tyre pa kufi , vjedhin sa te duan dhe si te duan, nxjerrin ligje per te ruajtur dhe imunizuar vetet e tyre ne nje kohe qe FUKARAJA shtrydhet nga dita ne dite si limoni.

    Nuk e kuptoj se deri ku duan ta cojne kete popull, ne nje kohe kur nje pakice e tij hane tamam me luge floriri, hane dreka e darka , bejne pushime luksoze me familjet e tyre, i cojne femijt e tyre per studime , pushime dhe mjekime VETEM jashte shtetit atje ku shpenzimi eshte me i larte dhe mbajne peng nje popull te tere me GENJESHTRA, FUKARALLEK dhe DEMAGOGJI…

  16. MEDIAT SHKATERRUSET E SHOQERIS says:

    Urdheri i FMN per te taksuar cdo gje, mjafton te grumbullohen para per te shlyer borxhet dhe kamatat e saj dhe zbatuar nga qeveritaret servila ndaj cdokujt , mjafton kjo ti siguroj shtetin dhe pushtetin.

    Gjith ky vrull do te kontrolloj, vjeli dhe shtrylli vetem me te varferit prej bizneseve mjafton qe profili i aktivitetit te tyre nuk e shmang dot kasen fiskale, pra me se shumti vetem LOKALET dhe MINI MARKETET pasi natyra e aktivitetit te tyre nuk e shmang dot kuponin tatimor.

    Por luanet e bizneseve te vogla perseri shpetojne dhe skan cfr ju bejne pasi natyra e aktivitetit te tyre eshte i tille , mjafton te presin 2-3 kupona ne dite dhe te mos e kalojn shumen e dy miljon lekeve ne vit te tavanit tatimor.

    Cfra do tju beni ju dentisteve, shitesve te floririt, shitesve te konfeksioneve etj te cilet zene dhe peshen me te madhe dhe bejne fitime shum me te medha duke kryer pak veprime me kasat dhe duke i shmangur ato pa kurrefere problemi.

    Pra ju do te perqendroheni tek kafete 50 lekeshe dhe do ti shtrythni ato si limoni me keq se sa jane shtryllur per te nxjerre dhjam nga pleshti.

    Ju doni te taksoni keto bisnese me shume po qe se kalon shuma e tavanit tatimor prej dy miljon ne vit.

    Duke e ditur qe shuma e tavanit eshte relative dhe vendoset nga shteti sa ai deshiron vete , mjafton te ulet sa here qe paraqitet nevoja per para.

    Keshtu nga 8 miljon leke te reja qe ka qene tani e kan cuar ne dy miljone , biles u fol qe FMN deshironte 1.2 miljon ne vit.

    Cfar tallje me Shqiptaret.

    Po te llogarisesh fitimin mbi xhiro te nje biznesi servisi ose konfeksioni etj ai eshte rreth 25-40 perqind.
    Pra ne nje xhiro prej 2 miljon ne vit shteti i lejon me keto taksa dhe tatime biznesit rreth 6 miljon fitim neto i cili me keto duhet te paguaje dritat ( imagjino kur eshte kafene sa paguan ) ujin , rreth 1.2 miljon tatime dhe siguracione vjetore.
    Mendo kur eshte internet do te paguaj dhe rreth 1.2 miljon ne vit.
    Po te jet i vetepunesuar mendojm qe nuk paguan puntor.

    pra afersisht simbas ketij fitimi qe i lejon shteti biznesit nje familjeje qe mund te harxhoj gjith kohen me kete aktivitet nuk i mbeten as 2-3 miljon ne vite per tu ushqyer dhe imagjino sikur ky far shteti te llogarisi dhe nje puntor shtese qe mund te paguhet me 500 lek te reja ne dite per ndihmese.

    Pra biznesi ngelet si rruar qethur pa gje ne xhepe.

    Po te mendosh qe ky biznes te jete dhe ne nje ambjent me qera.

    Perfundimi eshte minus ose mbyllje.

    Pra shteti planifikon taksa shtese po kaloi shuma 2 miljon leke te reja ne vit.

    KOKRRA e INJORANCES, TALLJE dhe SHFRYTEZIM deri ne palce….

  17. MAJAKOVSKI says:

    Nuk e kuptoj ky aksion i madh kunder evazionit fiskal zhvillohet vetem ne Tirane!!! Shqiperia ka qytete e fshatra qe edhe pse kane nje aktivitet shume me te vogel se Tirane edhe atje ka jete,hahet,pihet pra blihet dhe si rrjedhoje duhet te paguhen taksa.Ju lutem keni ndonje informacion per zonat tjera te vendit bashki e komuna.Edi Rama eshte kryeminister i Shqiperise dhe jo vetem i Tiranes,e kam fjalen meqe eshte aksion te gjithe bashkepunetoret e tij ne qeveri duhet te punojne ne zonat e tjera te vendit.

  18. genti says:

    RAMA TE MERRET ME BANKERS QE VJEDH MILIONA EURO SEBASHKU ME KURUM, MOS MERRET ME KETA QE NXJERRIN BUKEN E GOJES ME BYREK E ME KAFE…..APO ATJE I MERR % E VETA DHE NUK I PREK, NA DEL BANKERS ME HUMBJE, KURUMI NA SHET PA TVSH SI KA MUNDESI? APO CA TE NENES E CA TE NJERKES!

  19. Rebeli says:

    Pershendes kryeministrin per nismen e ndermarre per vjedhjen pa kasa !
    Mbi 20 miljon euro, humbasim ne dite,nga shitje e bukes pa tvsh !!!
    Jemi aq te varfer,sa ata qe jetojne ne krizen greke,nuk e marrin mundimin te jetojne tek ne !
    Shqiperia,shume shpejt del nga kriza dhe te ngrej pagat dhe pensionet ne nivelet minimale evropiane.

  20. Rebeli says:

    Kafeja me e shtrenjte eshte 3500 $ toni,tek ne futet ajo Vjetnamezja apo ajo e Jemenit me me pak se 2000 $ toni.
    Shitja e kesaj kafeje eshte me cmime stratosferike,fitimet e fshehura,te sipermarresve te dores se pare te kafese,duhet te kontrollohen !

  21. Bir selmani i nene ke te qaj me pare says:

    Po brisit i keni vu kase? Nese jo verja sa me pare dhe ti e di se ku

  22. Liridemokraci says:

    Mut i zi mut i bardhe . Te dy palet nje mut jeni. Mgjte ky mut i bardhe kur hiqet si flori eshte dhe me i qelbut

  23. Na cate ate says:

    Shi si pine kafe ne orar te punes.hajde hajde. Po keto dy lepirsat e qendres u lodhen diten pune naten pune

  24. Kasa fiskale says:

    Keto tre perdorin kase kur marin thesin?

  25. Ai qe te says:

    Po Sajmir Tatqirin se paskan marr me vete? si e paska len drejtoreshen vetem Sajmiri, ne duart e Edit?

    1. www says:

      Po pse per xhelozine e saj e rrahu Rama o Ai qe te q…. te ben drejtoreshe.

  26. MEDIAT SHKATERRUSET E SHOQERIS says:

    Vet globalizimi i ekonomise eshte nje BUMERANG qr pritet se shpejti.

    Vet FMN dhe Banka Boterore jane ne sherbim te GLOBALIZIMIT te ekonomise…

    Qeveritaret tane te te gjitha kraheve jane ne sherbim te GLOBALIZIMIT te ekonomise sepse kjo i siguron SHTETIN dhe PUSHTETIN…

    Globalizimi i ekonomise krijoi premisen e FALIMENTIMIT te shpejte te KAPITALIZMIT qe eshte ne IKJE…

    Globalizimi dhe deshtimi i kapitalizmit po RRIT me shpejtesi te frikshme VARFERINE ne gjithe BOTEN dhe viktimat e para dhe me te medha jane vendet e paszhvilluara ku perfshihet dhe vendi yne…

    Pra cfar ndoth kur THIKA SHKON ne PALCE ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje