Të shtunën një lëvizje me emrin Nisma#Thurje që drejtohet nga Besjan Pesha, ka vendosur që të mbajë një protestë para Kryeministrisë për çmimin e naftës.
Kjo protestë është një testim i Partisë Demokratike, se si do të reagojnë qytetarët.
Protesta lajmërohet edhe nga “Rilindja Demokratike”.
PD kishte paralajmëruar protesta për në shtator.
Por, për shkak se njerëzit e saj nuk janë shumë të motivuar, u tërhoq nga ato.
Tashmë ajo është duke testuar me shoqërinë civile, për të parë reagimin dhe për të vendosur nëse do të nisë apo jo protesta.
Te Testosh ate cka ti do te besh,eshte Pasiguri
pra je i pa motivuar, je inatcor! dmth
ke Pocen me shtate vrima te mbushur plote me
uthull te forte.Dhe dihet se uthulla e
forte pellcet Enen e vet.
Bukur, Nisma hashtag qenka e pd, me kete llogik i bie qe MJAFT te jete e ps etj etj. tani une mendoj se me shume rendesi ka arsyeja se perse po protestohet. po ashtu kam arsye te mendoj qe te tille artikuj percares dhe demotivues per shoqerine civile si ky tek gazeta tema, jane te sponsorizuar e te shtyre nga lobet e tregetimit dhe trafikimit te karburanteve, te cilet nuk duan nje ndergjegjesim masiv popullor per vjedhjen e hapur qe i behet njerezve prej tyre me bekimin e qeverise. Servilizem me te hapur ndaj qeverise nuk ka.