Rruga e Kombit/ Më 15 tetor shpallet kompania fituese, 5 euro kalimi

2 Shtator 2015, 22:54Politika TEMA

Më 15 tetor Ministria e Infrastrukturës do të shpallë kompaninë fituese që do të marrë në koncesion Rrugën e Kombit.

Ministri Edmond Haxhinasto, deklaroi se në garë janë katër kompani të huaja dhe se prioritet do t’i jepet asaj kompanie që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit.

Për 35-vjet kompania fituese do të ketë nën administrim këtë rrugë, ndërsa qytetarët do të paguajnë 5 euro për kalimin e saj.

Kemi katër kompani në garë dhe me 15 tetor do të kemi fituesin e menaxhimit dhe të ndërtimit të përfundimit të Rrugës së Kombit. Llogaritja është bërë 5 euro për të kaluar rrugën përfshirë edhe TVSH, që është më e ulët sesa mesatarja rajonale për tarifa të ngjashme. Elementi dallues në këtë garë do jetë kompania që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit. Angazhimi i shtetit të jetë më i vogli. Katër kompanitë janë të huaja, janë të lidhura me nënkontraktorë shqiptarë. Koncesioni do të jetë për një periudhë 35 vjeçare”, tha Haxhinasto për emisionin “ Tonight Ilva Tare”.

Haxhinasto tha gjithashtu se Shqipëria me Malin e Zi kanë bërë një kërkesë të përbashkët për të tërhequr financim për fizibilitetin e projektit Adriatiko-Jonian.

Sipas tij, një vëmendje po i kushtohet edhe projektit të hekurudhës, Durrës –Lin.

23 komente në “Rruga e Kombit/ Më 15 tetor shpallet kompania fituese, 5 euro kalimi”

  1. Todri says:

    ore legena, po kete rruge e kemi paguar nja 10 here, qe me taksen Majko. Pse nuk e dhate qe atehere me koncesion?

    1. Cubi says:

      Kjo kurre nuk do lejohet e ndertuar me para publike eshte publike te korruptuar deri ne palce.

    2. hujlll-harpjt says:

      Mos ja fusni pordhes kot, ke paguar per ndertimin , nuk ke paguar per mire-mbajtjen.

      Ne nje forme ose nje tjeter te dyja do ti paguash – qofte me tarifa, qe eshte me e drejte se e paguan vetem ai qe kalon nga rruga, qofte me taksa qe i paguajne te gjithe (si ne gjithe boten).

      Dhe mos permendni korrupsionin se kjo eshte teme tjeter.

      1. Flamur says:

        Ti ja fut kot, mirmbajta e tëra rrugëve në Shqipëri bëhet me taksën e rrugëve që e kanë futur brenda çmimit të karburantit. Po kështu është kur dalin injorantë e shkruajnë komente. Ajo rrugë nuk ka asnjë ndryshim nga rrugët e tjera në Shqipëri. Meqë HaxhiQamilnasto nuk është i zoti të bëjë punën e tij për mirmbajtjen e rrugëve unë them TË JEPET ME KONCESION MINISTRIA E TRANSPORTIT dhe nëse është e mundur të jepet me koncesion tërë qeveria sepse nuk janë të zotë të drejtojnë e menaxhojnë vendin.

  2. Tarrasi says:

    Me siguri kompania fituese do te jete gjermane.
    Ky eshte kulmi, me parate e qytetareve shqiptare ndertohet nje rruge qe kushton miliarda USD, dhe pastaj ajo i falet nje te huaji qe te beje leke me të.
    Me siguri kompania do te jete gjermane.
    A mund te me thoni,a ka me kuptim te jetohet ne nje vend qe te trajtojne per skllav?

  3. alti says:

    Ky eshte ministri me kot, qe ka qeveria Rama. Ky eshte thjesht i deleguari i Ilir Metes dhe ben cfar i thot ai .Dhe kur ishte ne qeverine e Sales po i tille i pa afte duke firmosur vetem koncensione. Si mund te japesh me kponcension nje veper publike qe eshte bere me korrupsion rekord per 1.3 miliard $ me taksat e shqiptareve ? Ne te gjithe boten ipen me koncension vetem vepra infrastrukturore , qe kryen me investime private. Dhe pa piken e turpit na thote do kushtoje kalimi 5 € . A e din se sa para kane shqiptaret ketej dhe andej kufirit . Po ti nuk ke mbaruar as rruget qe filloi Saliu ,si Lin – Pogradec dhe Elbasan -Tirane , qe duhet te ishin ne funksion te plote .Po per Aeroportin e Rinasit qe ka biletat me te shtrenjta ne bote , cfar ke bere ? Po aeroporti i Kukesit, kur do te filloj pune ? Ti dhe stafi yt i LSI ne ministri , nuk keni bere nje padi per ato koncensione kriminale qe jane bere ne Rinas dfhe ne Portin e Durresit .Ik, lere detyren se je i pari, qe duhet te ikesh si minister me koti qe ka Rama ,ku cdo gje e do me koncension, qe te marri pjese si sekser per pronen publike.

  4. daku says:

    A nuk paguajme ne Shqiptaret nje takse qarkullimi qe eshte taksa e rruges qe ne perdorim dhe e paguajme sa frengu pulen plot 27 lek te reja per liter nafte? Vete Kryeministri tha qe kjo takse eshte e perfshire ne cmimin e karburantit ne kohen e Berishes dhe per Kryeministrin eshte nje vendim i drejte pasi ai qe perdor rrugen me shume, paguan edhe takse me shume duke konsumuar me shume karburant. Po kjo takse e re c’eshte? Do e paguajme 2 here taksen e rruges? Nje here ne cmimin e karburantit dhe njehere tjeter ne hyrje te rruges se kombit nese do na duhet te kalojme andej? Po nese te gjitha rruget behen keshtu a kuptoni se c’kosto do kete nje udhetim?
    Perfundimisht Shqiperia nuk behet. Politikanet po na rrjepin ne emer te fuqizimit te shtetit.

  5. Realist says:

    Kjo eshte vjedhja e dyte qe ju behet shqiptarereve per ate rruge mbas vjedhjes se pare qe beri Luli

  6. Lili says:

    Ah.
    Kerkesen per subvention me te ulet! Sepse prape duhet te subventionojme kete rruge!?
    A mallkur qofshit qe talleni me kete popull!
    Vjedhje haptas,ec ma zi se ajo e lulzim bashes!
    600000shqiptare te kosoves Kane kaluar rrugen vetem veres vetem per 2 muaj rruga i qet paret e mirmbatjes!edhe prape duhet te subventionohet?per 35 vjet?ma zi se koncesioni i aeroportit!

  7. S.guri says:

    Shume mire keshtu i do mushka drute.Duhet te beheni njerez , paguani dhe merni sherbimin e duhur.

  8. dbjg says:

    Kjo është çmenduri.
    Të paguash qera në shtëpinë tënde.
    Me ato 5 euro shteti të bëjë tender çdo vit për mirëmbajtje.
    Pse duhet tja falim privatëve, le më pastaj të huajve.
    LSI ja ka xonë kokën me derë KM me sa duket.
    Po koçesionarin si do ta quani – konçesionari i kombot?
    Poshtërsi.

  9. Arber says:

    5 Euro?! 2 euro kompania + 2 euro Ilir Floriri + 1 euro Edmond fakiri!

  10. Jari says:

    Jepi HaxhiPordha, jepi …Sa cudi qe tenderat qe te gjitha tenderat I fitojne keta te LSI

  11. turi says:

    Shyqyr qe ju erdhen mendte…

  12. Hajdari says:

    Per projektin e hekurudhes nuk ka nevoje pee ndonje fizibilitet te madh. Mjafton te ngjallni xhaxhin nja dy vjet dhe behet…

  13. argit says:

    Seshte e drejte. Kjo rruge u be me parate e shqiptareve. Mirembajtja e rruges duhet te behet nga ndermarje shteterore.Nje ruge me nje emer mbreselenes RRUGA E KOMBIT NUK MUND TE TATOHET. KA FORMA TE TJERA QE QEVERIA DUHET TE NDJEKI.

  14. flori says:

    Ropt ku ti keni se e kemi paguar nje jete ate rruge qe nga taksa majko,dhe i vodhi basha bashke me ju dhe tani doni te vidhni akoma.

  15. Gerti says:

    35 vjet?!!! Qenkemi ankuar kot per Rinasin dhe koncesionet e parkingjeve.

  16. Edhe Haxhi edhe Nasto says:

    Po maunet dhe mallrat serbe do taksohen? Apo nana serbi e ka qyt takse vetem per shqiptaret qy dun me leviz brenda tokes te tyne?

  17. al paci says:

    Kjo rruge duhet te ket nje taks per tu mirmbajrur, po jo ti falet ndonje firme fantazem qe do nxjerin vetem fitime dhe kur ta shikojn keq ngrihet dhe iken si ben ata te cezit. Ky shteti jon kaq i lodhur eshte qe nuk munde te administrojn mbledhjen e kesaj takse. Kjo rruge eshte pasuri e kombit shqiptar dhe e shtetit shqiptar pse duan tja falin te huajve,

  18. Bond says:

    Eshte e vertete qe ne paguajme taksa per mirembajtjen e rrugeve (prandaj dhe kemi nje nder cmimet me te larta te karburantit ne Europe), por ato shkojne ne xhepat e partive dhe te firmave militante…
    Pagesa suplementare per mirembajtjen e rrugeve te ndertuara nga buxheti i shtetit (dhe me kredi komerciale), si psh rruga e kombit, si rregull nuk duhet te kete! Keshtu ndodh ne Gjermani, Suedi, etj. Pagesat suplementare keto shtete i vendosin per te huajt qe kalojne ose jo tranzit neper rruget e tyre. Kete pagese ata e bejne zakonisht ne kufi.

    Ne kete kendveshtrim, Kosovaret jane te huaj dhe duhet te paguajne kur perdorin rruget e Shqiperise dhe anasjelltas! Ata 600,000 kosovare (shumica ‘turiste’ ditore) furnizohen me karburant dhe ushqime ne Kosove dhe pasi lahen, hane dhe dhjesin kthehen ne darke ne Kosove pa lene asnje lek ne Shqiperi (pervec tymit, zhurmes dhe mbeturinave)! Gjithashtu, shume Kosovare thjesht kalojne tranzit neper Shqiperi per te shkuar ne Malin e Zi apo Zvicer, Gjermani, etj.

    Shqiperia e shkrete eshte bere tashme bordello nga Kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonise! Mjaft me… Boll kemi katnaret tane te rrezikshem me Benza, karroca dhe motocikleta..

  19. Tema says:

    Demokracia pasuron kompanit.

  20. durresi says:

    Po pse flasin me Euro dhe jo me leke, kjo eshte e habitshme. Apo rrumbullakoset me kollaj tarifa kur perdoren Euro-t sesa me leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje