Numri i ulët i punësimeve të militantëve të majtë, por edhe pakënaqësi të tjera të bazës socialiste janë tema kryesore e takimeve të koordinatorëve të 6 rajoneve të caktuara nga Partia Socialiste.
Burime pranë së majtës konfirmojnë se deputetët e zonave që krijojnë një rajon të caktuar kanë dorëzuar raportet paraprake të punësimeve që janë kryer gjatë dy viteve të mandatit të parë të qeverisjes, kryesisht në pushtetin vendor, raporton gazeta Shqip.
Në sitë do të kalojë edhe performanca e drejtorëve, ku në këtë rast pakënaqësitë vijnë për ato drejtori ku në krye të së cilave janë individë të propozuar nga LSI-ja.
Gjithsesi, çështja e pakënaqësive në lidhje me punësimet, do të jetë objekt i komisionit të veçantë që do të ngrihet në PS, që do të kontrollojë të gjitha emërimet.
Në krye të këtij grupi do të jetë deputeti Musa Ulqini.
Të gjitha ankesat që do të mblidhen nga grupi i punës do të raportohen tek Edi Rama.
Në grupin e punës janë edhe tre deputete: Erjeta Allhysa, Evis Kushi dhe Blerina Gjylameti për të gjitha qarqet në vend.
Ndërkohë që një çështje tjetër që ka zënë hapësirën e diskutimeve mes anëtarëve të Partisë Socialiste kanë qenë pikërisht edhe shifrat konkrete për anëtarësinë aktive dhe inaktive brenda partisë më të madhe në pushtet.
Kështu, me grumbullimin e të dhënave, mbyllet dhe faza e parë e të gjithë procesit që ka nisur brenda së majtës, atë të evidentimit të anëtarësisë, duke i lënë rrugë në këtë mënyrë çeljes së fazës së dytë që do të jetë deri në nëntor, atë të thithjes së anëtarësimeve të reja, që sipas kryesocialistit Edi Rama, vitin që vjen duhet të përmbushet objektivi për arritjen e 150 mijë të tillëve.
Eshte demagogji.Meqe deputetet e PS nuk kane me se te meren se ekonomine nuk e regullojne dot,meren me pune sa per te thene se po ju degjojme.Te kaloje dhe Nentori,Dhjetori ka festat,pushime,dhe ja erdhi viti 2016,e ku jemi? Aty ku ishim,por vetem me ndryshimin e madh,do kete 500.000 vota me pak se 2013.
Sa here eshte njoftuar ajo ministrja e arsimit se ne Kurbin ka vendosur drejtore shkollash,pa shkolle,qe nuk kane punuar kure mesuese,se ka njerez te pa afte ne gjithe drejtorite,se jane te gjithe te PD,etj,etj dhe nuk mare asnje mase,e sot do ti regulloje????? Do heqe antaret e partse demokratike qe thone jemi me Lesheline???? DEMAGOGJI.DEMAGOLLI,SI NE TE GJITHA FUSHAT.
ku ti keni, moret vesh, gjoja do benit punesime bazuar tek merita. drejtora idiote keni vendosur, mjafton qe te rrine si mut para jush, sepse te tille jeni dhe vete. rracë muti jeni dhe ju…
edhe njehere, ku ti keni…
Me ke i bejne takimet keta kordinatoret?
Sigurisht neper institucione me ata qe jane ne pune. Sepse te papunet, o jane rrugeve, o ne shtepi te tyre. Nuk kane ku flasin. Nuk i pjerdh kush, me nje fjale. Kur te vijne zgjedhjet i mbledhin dhe i mashtrojne perseri
O shqiptare! A e moret vesh se sa vlen arsimi, aftesia dhe profesionalizmi juaj? Se pari kjo eshte e paligjshme pasi ne dosjet e punonjesve nuk kerkohet dokumenti i perkatesise partiake dhe administrata konsiderohet de jure e depolitizuar. Se dyti ky eshte nje fakt i forte qe nxjerr nen driten e diellit shkeljen flagrante te Kodit te Punes mbi punesimin, ku per cdo vend pune duhet te kryhet testimi i paanshem i njohurive nga DAP-i lidhur me vendin e punes perkates dhe ku ne asnje njoftim nuk kerkohet deklarimi i perkatesise partiake te kandidateve. Pra ky aksion verifikimi i perkatesise partiake te te punesuarve deshmon qarte qe zyrat e partive jane kthyer ne zyra pune dhe jo “zyrat e punes” qe hapi z. Veliaj. Po une, qe nuk bej pjese ne asnje parti politike, jam diplomuar jashte shtetit, si dhe ku do te punesohem? Ne cilen parti duhet te aderoj?
Kjo paska qene Shqiperia???!!! Na u be thirrje per kthimin e trurit ne Shqiperi dhe tani po na iken truri me keto qe po behen ne Shqiperi. A nuk kam te drejt qe ti drejtohem rruges se azilit?
O Mero Tepelena! Ti shkollen e ke mbaruar per Gjeologji dhe Miniera. Po pse nuk ben ndonje shkrim se perse nuk rihapen Miniera e Memaliajt, e Selenices e plot te tjera neper Shqiperi qe njerezit te punesohen dhe te mos largohen. Nje specialist industrialist gjerman ka shkruar per Shqiperine: Vendi i pasur ku njerezit shkelin mbi flori dhe do te jetonin si shehike. Kuvajti ka naften, Shqiperia ka ujin. Shqiperia ka kaq shume vende pune te varrosura padrejtesisht saqe po te riviheshin ne pune, do te kishte nevoje per te thithur te gjithe imigrantet e lindjes se mesme. Pasuri te pallogaritshme mbitokesore dhe nentokesore, pasuri perrallore ujore. Mbi lumin Vjosa, p.sh., qe eshte lumi me prurjet vjetore me te medha ne Shqiperi nuk ka asnje hidrocentral. Lerini shkrimet politike qe po turullosin njerezit, merruni me ekonomine qe po iken per lesh. Cfare kane bere deri tani per ekonomine ministrat Cani, Ahmetaj dhe Gjiknuri. Vetem deklarata propagandistike politike dhe enderra donkishoteske. Nuk kane bere asgje dhe iu duket sikur kane bere gjithcka, ato qe nuk na qenkan bere ndonjehere keto 23 vjet!!!!! Jane komplet te paafte per te shfrytezuar te gjitha burimet natyrore qe na falur Perendia.
Bar miu me pikatore