fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
E mban mend kur u fute nga kangjellat e ambasadave franceze, gjermane, çeke, italiane, hungareze më 2 korrik 1990 si të pritën e të përcollën? Kur shkele në tokën e premtuar të hapën dyert e të trajtuan si njeri.
Po kur iu përveshe malit janarit të 1991 dhe ike nga sytë këmbët drejt Greqisë, e mban mend si të trajtuan grekët e atëhershëm? Rroba, bukë, ngrohje, pije, punë, dhrahmi madje edhe gruan e afendikoit e noke si i babëzitur.
Të qifja skafistët e Vlorës vëlla, me ta nuk bëhej shaka. Udha der në Bari ishte e rrezikshme mbi dallgët e detit por kur mbërrite atje të trajtuan si human e u sistemove për bukuri. Sot je bërë qytetar italian e na shet mend ne komshinjve të tu përballë dëtit.
Francezët nuk të ndaluan. Të lanë të hipje në maunet e ngushticës së Calais dhe mbi anijet e transportit përfundove në Angli ku të respektuan në çdo detaj. Qysh atëhere nuk i je ndarë atij ishulli dhe pasaporta jote britanike nuk duhet të të bëjë kaq indiferent.
Eh mos harro edhe kur shkele në Amerikë, Kanada, Zeleandë si zotëri të trajtuan. Në fillim disa paragjykime të ëmbla miqësore por aman të vlejtën.
Mos më harro krizën e luftës në Kosovë. Mos harro atë vargan prej 1 milionë shqiptarësh që hallakateshin nëpër rrugët e Kuksit të varfër dhe ndërgjegjësimi qytetar mbarëbotëror u bë shtëpi për të gjithë. Nuk mbeti komb pa na ndihmuar ato kohë të vështira.
Le ta shajmë italianin, grekun, francezin, anglezin, suedezin por në raport me ne shqiptarët janë treguar mikpritësa. Në ditët e qametit kanë hapur dyer e dritare dhe ashtu të pa ngrënë, të përvëluar, fodullë, inteligjentë, hajdutë, naivë, kodoshë, të respektuar, gra, burra, fëmijë, veriorë e myzeqarë, jugorë e minoritarë ne jemi pritur si njerëz e nuk na ka pështyrë njeri mbi dobësitë tona. Na kanë sorrollatur nëpër det duke na trembur, na kanë qëlluar kur shkelnim me hashash kufirin e tyre, na kanë rasur nëpër stadiume, kampe, kisha, shkolla, na kanë burgosur kur na kapnin që shfrytëzonim kurva e pasi kanë parë zbutjen e egërsisë shqiptare na kanë lenë të lirë të integrohemi sipas modelit tonë tipik. Pra shkurt, qartë dhe prerë shqiptarët, ky komb që ka prodhuar emigrantë në çdo kohë po në çdo kohë është mirëpritur.
700 mijë në Greqi.
400 mijë në Itali.
100 mijë në Britani.
150 mijë në Zvicër
300 mijë në Gjermani
300 mijë në Amerikë…
Nëse nuk do na donin do kishim ardhur mbrapsht.
Po dashurinë pse nuk e shpërblejmë me dashuri, mikpritjen me mikpritje?
Ka dy ditë që facebook-u i ne shqiptarëve rrjedh lot’e qurre. Ka dy ditë që hipokrizia e madhe e një kombi të vogël shtrohet mbi tryezën e bukës 3 herë në ditë. Ulërasim e bërtasim si të na ketë gënjyer Kostandini për Doruntinën e vajtojmë, vajtojmë, vajtojmë deri sa të fillojë ndeshja e futbollit kundër Danimarkës e ta harrojmë gjëmën .
Hipokrizia jonë edhe kësaj here theu një tjetër rekord. Ne që mikpritjen e kemi më të shenjtë se bibla, kurani apo kanuni sërish gënjyem e zhgënjyem. Ndaj edhe unë kësaj here artikullit i kam vendosur një titull mallkimi. Një mortje na shpëlaftë të gjithëve që nga mua e deri te Bujar Nishani, që nga shoqëria civile e deri te Edi Rama, që nga shitësja e bukës e deri te bizneset e rënda, që nga fermeri i myzeqesë e deri te ministritë në Tiranë.
Çfarë do ti kushtonte qeverisë shqiptare që në shenjë solidarizimi të shkonte e të merrte në Turqi ose Greqi 1000 refugjatë sirianë a kurdë e ti strehonte nëpër gjithë qytetet e vendit. Të çelte disa qendra pritjeje e ti ushqente me respekt dhe bukë të lebetiturit e Lindjes së Mesme. Çfarë do të na kushtonte ne taksapaguesve shqiptarë të ndihmonim në integrimin e njerzve të kafshuar nga lufta e bashkë me ta të kontribuonim në fillesat e një kombi që mirpret grobalizimin edhe multiracial.
Do të tingëllonte edhe fisnike sepse vendin e mijëra shqiptarëve që po ikin me pasaporta biometrike në Gjermani e plotësonin sirianët që mbyten deteve të kontinentit. Do të ndjeheshim më të lehtësuar dhe nuk do të na vrasë ndërgjegjia kur Mesdheu të nxjerrë të tjerë trupa fëmijësh të mbytur, ashtu siç nxjerr deti në Durrës kukullën e flakur të një fëmije shqiptar.
Jam shume dakort me ty kat’naro. Shko e merr 1000 siriane, strehoi te shtepia jote, ca coi ti strehoje Sala te shtepia e vet, ca coi te Meta, ca te Rama……
…Nuk është nevoja te mar Siriane, por te pakten te mar ArrnautoSirianet e vet, qe e braktisën Arrnautistanin para 100 e 200 vjetësh. Kaq rë pakten te bënte, ti gjente e ti mblidhte, dhe lë te krekosej pastaj si Gjeli maj plehut, ja Ne po i ndihmojme Sirianet….
Shkoni e merrni edhe pasardhesit e ushtareve ilir te Aleksandrit te Madh qe kan ngel ne Afganistan e po vuajn nga talebanet. Cja fusni kot dhe ju,po cfare shqiptaresh ne Siri.Edhe po te kene pas origjine nga Shqiperia para 100-200 vjetesh, kur nuk dine gjuhen,skan lidhje me kulturen e traditat shqiptare,sjane me shqiptare por siriane.
Me siguri dhe fatkeqesisht do jesh femër ti Stela…Po të them fjalën më të mirë që meriton…kurvë.
Stela ka shume te drejte me koqe po tregohesh ti qe e shan njeriun kot pse thote idene e vet,koke k**!!!
Keto jane “frutat” e hidhura te “pranveres” arabe! problemi eshte perse keto fruta ne Europe?!….Perse lideret europiane nuk gjejne kurajen t’u thone amerikaneve: ejani dhe mblidhni frutat e mbjellura ne “pranvere” me….bomba!…..
te lumte goja bledi mane!
bravo per shkrimin. je fanastik
Problemi eshte se ata sirianet sduan te vijne ne shqiperi. Ata do vinin po pas disa ditesh do i hipnin tragetit per itali e pastaj trenit per ne gjermani…
problemi eshte se ky bledi nuk e di se cdo te thote emigrim e vjen e na pjerdh patate,sigurisht qe ata nuk vijne ne shqiperi or bledi sepse atje ne siri ku jetonin dikur standarti i jeteses ishte shume here me i larte se ne strofkullen ku ti jeton dhe ata kerkojne te bejne hapa perpara ne jete dhe jo mbrapa e te vijne te jetojne ne nje vend te degraduar me pseudopolitikane dhe me sharlatane gazetare si puna jote qe paguhen per ti ardhur ne ndihme politikes per te mbajtur popullin te shtypur..
Kemi dhe ne Asadin ton, po na lej rehat
Nuk ha mortja mut more Bledi!
pirxh pirxh ky shtet spo ma “sirianet” e vet qe i ka buke ti diskuto refugjatet!
Mire e ke o BLEDO por refugjatet nuk qendrojne ne TURQI dhe GREQI
dhe jo me te qendrojne ne ALBANI STAN te gjitha rruget shkojne per ne BERLIN dhe LONDER , mos shiko ne ty , ne ishim keq per nje cope buke ,per nje frigorifer, per nje lavatrice, kurse sirianet i kane xhepat plot me dollare kerkojne jete me te mire nuk jane keq per nje cope buke.
O Bled demagogu, ti e di shume mire qe mes refugjateve nga Siria ka plot te tjere nga vende ku nuk po behet asnje lloj lufte, biles edhe nga Bangladeshi qe eshte afer Indise po vijne ne Europe. Nga ana tjeter asnje nga rrefugjatet nuk pranon te qendroje ne Hungari , Ceki, Serbi e.tj. Imagjino pastaj te duan te vijne ne Shqiperi .Duan patjeter te shkojne ne Angli apo Gjermani. E pra sinqerisht nuk e kuptoj dot nje refugjat qe largohet nga nje vend ne lufte dhe pastaj fillon te zgjedhe gjith pordhe vendin qe do ti japi mikpritje. Nese e mban mend refugjatet nga Kosova nuk benin asnje zgjedhje midis Tiranes apo Kukesit, midis Shqiperise , Maqedonise apo ndonje shteti tjeter , mjafton te ishin larg luftes. Krahasimi me refugjatet nga Kosova eshte fare pa vend o Bled edhe sepse Kosova eshte ne Europe jo ne Afrike.Pse nuk shkojne ne Kuvajt , ne Arabi Saudite, apo ne Marok keta refugjate te cuditshem por duan patjeter te shkojne ne Gjermani? Une mendoj se kjo pyetje eshte shume e madhe si per ty edhe per mua o Bled vizionari , prandaj me mire shkruaj per shurren posht ures se Lanes se sa te merresh me gjera as ti e as une nuk i kuptojme.
Bravo bravo bravo!! Leri keta pseudo liberalet ia ka futur ndonje trefletshi ky sot qe ciceron keshtu!! Te vinin ketu ata gjeja e pare qe do benin do kerkonin te dinin ku eshte stacioni i trenit me i afert!!
Politikani Anglez ka shume te drejte dhe ka bere gabim qe e ka mbyllur llogarine e tij FB … Eshte cmenduria e atyre prinderve qe marrin te tilla iniciativa , jane vete fajtore dhe tamam te babzitur … Europa ka hapur kampe refugjatesh ne Kurifrin Siriano Turk … Kampet jane te mira , furnizohen me ushqime , ilace , veshmbathje … Ne Europe nuk ka pune , kriza eshte gjithe andej … papunesia sa vjen e rritet … Keta emigrante nuk kane ndonje shanse ne Europe , ose do te zene vendet e punes se te tjereve ngaqe punojne me paga te ulta ose do te merren me kriminalitete … Une po te isha prinder nuk merrja nje kurajo te tille , kur ka kampe qe jane te sigurta …
Nje tjeter arsye eshte perse vendet si Dubai , Arabia Saudite , Bahren , Katar nuk i pranojne keta refugjate , a nuk jane keta vellezerit myslimane … perse nje pjese e refugjateve nuk emigrojne por po qendrojne neper kampe , nuk duan te emigrojne … Ja qe kjo po behet per te islamizuar Europen dhe per te manipuluar zgjedhjet Europiane … duke i dhene ketyre te drejten e nenshtetesise , gje qe siguron te drejten per te votuar… Te shkojne shpejt drejt kampeve …
Shkrim-Teme shume e goditur!
Respekt per ate cke trajtuar!
Kaq per kete. Ate qe e meriton e thashe.
Tani: Zoteria Mane,
jam menduar e nisur disa here kur ke shkruar dicka, ta shpreh ate cfare une nuk kuptoj, ne menyren e te shkruarit, fjalet qe perdor.
Kam nisur Komentin, por prap e kam prishur, e kam prishur sepse, kam menduar se edhe ti zoti Mane, pavaresisht problematikave (shpesah te goditura) qe prek ne shkrim, ke nje nivel te ulet formimi kulturor, ose me sakte, je njeri (Gazetar), pa Moral.
Aq me shume nje Gazetari, nuk i lejehet ne asnje menyre te perdore nje fjalor BANAL.
Gazetari, eshte dhe duhet te jete, pasqyra e moralit, e kultures se gjuhe te paster te nje Populli.
Perse Ju ztoti Mane, gati ne cdo shkrim tuajin, perdorni fjale APO fjali qe e kane vendin mbase kudo, por jo ne Media?!
Media, Gazetaria ka per detyre (dhe kjo mesohet qysh ne semistrin e pare ne Gazetari), te perdore gjuhen e rregullt gramatikisht si dhe si dhe te paster nga ana Morale ne perdorim.
Ju, zoti Mane, jeni nje rrugac,-sic shprehet populli per njerzit pa kulture.
Ju jeni nje jashteqitje, qe gazetaria duhet tju abstenoje me neveri.
Ju, zoti Mane, duhet te jeni shume inferior ne jete. Duhet te keni pasur shume Trauma sexuale APO ku di une se ne cfare ambienti familiar e shoqeror je kultivuar i tille!!! Kjo eshte Puna juaj. Eshte privatja e juaj, por jo te perdorni ate fjalor, duke ia servirur mases si te rregullt!
Nuk i lejohet nje Gazetari, mor Idiot (me falni per kete shprehje te detyrur), te perdore fjalet qe perdor ti neper shkrime!
Ju duhet te jeni percuesi i gjuhes se paster.
-Ne vendet perendimore, Media e tyre, perdor gjuhen me te paster te atije vendi. Pershembull: Ketu ne gjermani, eshte nje fjale qe perdoret rendom “Scheisse”=”Pislluk”, kur nje njeriu te Medias i del “padashje” duke folur ne TV, kerkon mbas perdorimit, falje. Por jo vetem njerezit e Media, por edhe njerezit e thjeshte, kur e perdorin ne Publik, kerkojne falje qe i “rreshqiti” kjo fjale.
Kurse per fjale te formatit qe perdorni Ju zoti Mane, as behet fjale te perdoren.
Cfare gjuhe i transmetoni-servirni Ju rinise, femijeve e kushdo tjeter qe,rastesisht(interneti eshte i hapur per cilindo e cdo moshe)lexon shkrimet e tua?!
Si perfundim: Jeni nje njeri i neveritshem, pa Moral.
Ti vizioner ke humbur busullen; ne fakt nese ke ndonje vizion, e ke mbi fluskat e sapunit, mbi gjerat siperfaqesoree e te pavlera.
Gjuha qe ka perdorur Bledi eshte e forte. Edhe une disa gjera s’do t’i kisha shkruar ne kete forme, p.sh. kur vajzat e mashtruara e shfrytezuara neper rruget e Europes i quan “kurva”. Ne fakt ato ishin vetem viktima dhe kurvat e verteta jane vetem shfrytezuesit e tyre! Barkderret qe kane ndertuar vila e hotete luksoze fale shfrytezimit te atyre vajzave.
Por qe te zgjosh nje popull ne gjume, nje bashkesi njerezish zombi, duhet nje gjuhe e forte!
Se intelekrualin e zgjon edhe me fjale te buta e te embla, por ate qe s’ka kurrefare jete shpirterore e qe s’njeh tjeter gje veç qejfit e luksit, qe s’njeh liber e miresi, nuk e zgjon dot kollaj.
Ndaj leri kritikat mbi stilin dhe perqendrohu tek thelbi!
Çeshtja e shtruar eshte kritike dhe kerkon reflektim e autokritike. Nuk mundemi me te pretendojme nje jete te shkelqyer duke injoruar vuajtjet e tjetrit! Nje bote e tille eshte ferr i vertete. Duhet solidaritet mes njerezve. Sikur edhe buke thate te hanim, ajo kafshate do te kishte me shume shije per te gjithe ne, nese do te ndahej me tjetrin. Ndryshe kur ato fatkeqesi te ndodhin ty nje dite, mos u anko se u braktise ne fatin tend te mjere. Heret a vone, çdo gje kthehet, miresia dhe indiferenca. Po mbolle farene keqe te indiferences e paragjykimit, po ate do te korres neser!
@Andrea,pershendetje.
Nuk te kuptoj?!Nejse.
Per te te sqaruar:
Per objektin e shkrimit, qysh ne fillim, i kam thene “Respekt” Autorit.
Ajo qe dua te theksoj une, eshte se, zotnia Mane, gjuha e perdorur prej tij, eshte JASHTE CDO STANDARTI.
Kritika ime nuk perqendrohet thjeshte tek ky shkrim, por rreth te gjitha shkrimeve te Autorit, fjalori i tije BANAL. Fjalor i cili nuk ka vend ne Media.
Zoti Mane e ka tejkaluar masen. Nuk ka shkrim te tije pa fjale BANALE!
Keto fjale, Mane, une, ti e te gjithe mund ti perdorin ne shoqeri-ne Kaffee APO ne kater muret e shtepise se tije, por ne asnje menyre nuk i lejohet nje Gazetari, nje njeriu qe, me prefesionin e tije, mundohet te te Edukoje masat e njerzve, te Edukoje femijet etj, te perdore nje gjuhe te tille!!!
Gjuha qe perdor Mane, eshte gjuhe e nje njeriu pervers.
A duhet qe nje pervers, ti imponohet me gjuhen e tije Publikut?
Ja qe Mane po ben. Dhe, per kete eshte fajtor dhe Media-Gazeta “Tema”, Redaksia e saje dhe Pronari i kesaje Gazete, qe Boton shkrimet e nje Autori te tille, me permbajtje te tille fjalori!!!
Per kete, Mero Baze mban pergjegjesi.
Fjalet qe perdor zotnia Mane, e kane vendin tek Temat “Rose”. Aty mund te kete liri te shprehuri, dhe kush deshiron te hyje tek faqia “Rose” e paramendon se mund te kete cdo fjale te perdorur.
Blendi Mane, ne shkrimin e tije rreth 10 veseve te ndyra te shqiptareve, konstanton: Kruarjen e K…ve(!!!), kontanton: Beshtymen ne rruge, po fjalori BANAL qe perdor ky Autor ne Media, cfare eshte???
N.q.se ky Gazetar pervers, ka prirje te kapi e te shkruaje rreth temave Sexuale, le te shkruaje tek Media Rose.
Ky Autor pervers, ka nje diapazon te ngushte Kulturor, diapazion qe kufizohet vetem me kategorine e fjaleve: K…r, K…qe,P…dh,K….rva,K…vare, te q….fsha etj.!!!
Ky Gazetar, nuk ka, ngritje Intelektuale, te kapi nje Teme, ta trajtoje ate me fjale/fjalor shqip te moderuar, te paster ne permbajtje!
Gjuha qe perdor Blendi Mane, eshte gjuha e haleve, dhe si rrjedhgoje, hale duhet te jete dhe ky njeri ne Moral.
Rregullat dhe ligjet Morale, jane ato qe karakterizojne nje shoqeri.
bravo vizioner .ke prekur nje problem shume te madh ate te komunikimit te gazetarit me publikun.sipas meje z. mane e ben per te terhequr atenzione te publikut prandaj shumica e shkrimeve te tij mbajne tituj banal.kur jam ne computer ndodh qe me afrohen edhe te shtepis per te pare, por shkrimet e ketij lloj gazaetari sempre i anashkaloj pasi eshte e pamundur qe ti lexosh ne sy te tjetrit.edhe njeher bravo qe e godite kete lloj gazetarie.ciao
Mos vdeksh kurre more Bledi , je nje gazetar popullor i papare . Keto qe te kritikojne jane njerez primitiv jo te kohes .Edhe shku Enver Hoxha ne mbledhjet e byrose perdorte fjalor popullor ,sepse jugu keshtu flasin .
Po pse more Bledi cfare ishin ata iranianet qe moren ne apo ata sishin njerez
Problemi qendron gjetke more djale se ligji Evropian thote se ne vendin e pare qe shkel kerkohet azil kur ne shofim se keta njerez skerkojne azil ne greqi apo hungari po shtyhen kush e kush te iki ne Gjermani e Suedi ti pretendon qe ata te jene dakort te vine ne Vatanin tone te varfer ?
Apo kerkon qe Vatani yne te behet trampoline per te shkuar ne perendim
Bledi per mendimin tim kur ske ca shkruan ndonjihere eshte me mire te heshtesh!
Me duket se harrove qe zoteria jote ne kohen e pushtimit te ambasadave, s’kerkoi azil ne nje nga repulikat ish-Jugosllavise fqinje, apo ne ndonje nga vendet e Europes Lindore, por ne Itali e Greqi. Per mos te thene Gjermani, France, Belgjike e gjetke.
Siç duket e paske kujtesen e shkurter. Njeriu gjithmone kerkon me te miren; nuk mund te akuzosh tjetrin per diçka qe e ke bere ose do ta beje vete!
Kjo qe po bejme sot me sirianet, eshte e turpshme dhe shpejt do te na kthehet kunder si bumerang.
As qe ka per tu kthyher hic!! Pse more mendon ti se po erdhen ata do integrohen ne shoqerine shqiptare?? Une i shoh ketu ne qytetin ku studioj, thjesht rrijne, as punojne as gjuhen se mesojne vetem pjellin kalamaj dhe edhe kalamajte i mesojne me kulturen e tyre jo me kulture gjermane!!! Shqiptaret nga ana tjeter jane integruar gjithmone madje ne ate pike sa ne na vjen inat kur degjojme mamate qe u flasin femijeve gjermanisht e italisht po jo shqip!!!! Shqiptaret kane natyrisht ate kulturen e tyre por si emigrante jane 100 here me te rregullt se arabet apo afrikano verioret apo afrikanet!!
Edhe nese behej, serish do te ishte nje hipokrizi e rradhes. Sepse ne gjerat jemi mesuar ti bejme per show. Sa shqiptare ne shqiperi jane ne gjendje me te mjerueshme se ata sirianet e gjore? Sa shqiptare ne shqiperi flene me barkun bosh, dhe zgjohen serish per te fjetur po prape me barkun bosh. Ti lem sirianet ti ndihmoje bota, sepse ata do ta bejne. Ne te ndihmojme veten tone. E vetmja gje qe ne mund te bejme per ata siriane, eshte qe te mos shkojme neper europe per te kerkuar azil. Por tua lem vendin atyre, te cilet kane vertet nevoj.
Te gjitha rruget te shpien ne “BIGJEJOVICE” thoshte Shvejku dhe ka te drejte.Siç ka te drejta dhe k/min.yne kur thote se Politikanet e Europes i ka mbyutur burokracia dhe mendojne vetem per vendin e tyre. Ky diskutim ha debat.Duhet bere lufta qe te vije paqja( siç po duket).
Absolutisht! Si vis pacem para bellum thoshte Flavius Vegetus! (Nese do paqe pregatitu per lufte)
Gjuha jote eshte e forte Bledi, por efikase! Se per njerez qe s’hane pyke, ne fakt vetem nje gjuhe e qarte dhe e forte, mund te beje efekt.
Nese eshte i vertete parimi universal qe kush jep merr, ne jemi ne kete pike te mjeruar sepse s’japim, vetem kerkojme te marrim.
Por kur ndihmon tjetrin, ne te vertete ndihmon vetveten dhe cilido qe i shmanget kesaj detyre njerezore, njeh vetem skamje e mjerim. Me te drejte. Dikur thoshin: ç’do te mbjellesh do te korresh, por ja qe brezi i ri i facebukut e flluskave te sapunit, e harroi edhe mençurine e te pareve. Per te perqafuar jeten boshe te lokaleve, te stadjumeve, te basteve, te lojerave, televizionit, te seksit, luksit me çdo kusht, jetes virtuale. Por jeta qe ia vlen ta jetosh eshte virtuoze, jo virtuale.
E kam thene dhjetera e dhjetera here qe shqiptareve s’u mungojne te mirat materiale, por ato shpirterore. Ne Shqiperi nuk ka nevoje per me shume ekonomi e mireqenie, por per mirekuptim e miresi; per mençuri.
Erdhi koha e njerezve te mençur, e atyre qe jetojne nje jete te pasur shpirterore. Per te shbere pak nga pak çmendurite e nje brezi te humbur.
Meditoni njerez, meditoni!
Rrofsh Bledi, me shume njerez si ty na duhen!
Dhe mendon ti se ne me 1 milion e 1 probleme, duke na shtuar dhe nja ca mijra siriane a kurde, do na rregullohen problemet magjikisht? Dmth te pranojme probleme per te hequr probleme? Une se di ku je rritur ti po une di qe ne e kemi ate fjalen e bukur: buke kripe e doren ne zemer! Me te paster shpirterisht se shqiptaret nuk ka ne Europe! Ti do te thuash te edukuar sh keq apo te lene ne gjendje te lire pa disipline! Ajo po! Por te thuash qe jemi shpirterisht “te keqinj” kjo eshte genjeshter ne driten e diellit!!! Nese kane probleme kurdet a sirianet e vetmja menyre qe mund ti ndihmojme ata eshte te kthehen mbrapsht e ta ndihmojne vete veten!!
Andrea,si gjithmone je i sakte dhe i thelle ne mendimet dhe idete e tua,por dhe vizioneri ka nje te drejte,sjellja e mire dhe gjuha qe perdoret ka rendesine e saj.
Jo ore jo , cjane keto idera o lumadh !
Keto jane idera kur ia fut nja dy-tre pompa trefletsh Vizionar!
Pse nuk e dha Lila shembullini pari ? Ai edhe pse eshte dobet me ekonomi mer kredi me interes zero .j
po keta siriane pse nuk shkojne ne arabine saudite,emiratet b arabe ,katar e te tjere shtete te pasura arabe se kane gjuhen ,kulturen,zakonet,besimin te njejte,por kerkojne europen kur nuk dine as gjuhen,as zakonet,as kulturen se kane te njejte,apo vendet e kultit per tu falur ku do ti gjejne.
Po he pra Deda, pse s ikin? Sepse europa ka leke pa fund dhe ata gjejne shesh ne Europe e bejne pershesh, leke pa pune marrin, ndihmen sociale e kane qe ju garanton nje shtepi, kurset e gjuheve falas i kane por se perdorin se sduan te intergrohen! Ne Arabi kane leket po per ato leke duhet te punojne e ata sduan te punojne! Te vjedhin sbehet llaf se ne arabi te presin koken ne Perendim te hedhin ne nje burg me 5 yje(si ai kafsha qe vrau 77 femije ne norvegji, ka qeline si dhome hoteli me 3 yje, ben dhe universitetin atje!!). Ke sa te duash arsye mjaft te vish ti shikosh ne lagjet (getot) qe krijojne ata vete!
Me c logjike duhet qe Shqiperia te pranoje azilante kur nga ky vend vetem ne 5-6 muajt e fundit kane ikur dhjetra mijera qytetare ne Gjermani?
Mane ben mire ti drejtohet Rames qe te mos na mari poza gjithe tangerllek e arrogance neper podiume e studio televizive duke i fut furca lustrimi realitetit aq te hidhur e pashprese por ti dali per zot qytatareve te tij ketu e mos te ja nxije jeten dita qe vjen me shume e ti detyroje te marrin arratine .
Guri i rënd në vëndin e tijë
Ha ha ha Shqiperia fukaresha e ballkanit te marri Sirianet ,ne nuk po i mbushim barkun me buke ciganeve qe kane ardhur para 500 vjetesh ne Shqiperi . Me siguri po i morem do te perfundojne dhe ata tek bregu i lumit .
ke te drejte zotri.
Por ti e din se sijemi ne Shqiptaret, kalova lumin te dhjefsha kalin.
Jo vetem te shkojne e te marrin aq sa the ti , por te marrin te pakten 1 milion sirian. Nuk eshte nevoja te shkojme e ti marrim ato vijne vete mjafton ti ftosh ata ketu dhe sa hap e mbyll syte i ke ketu.
Bledi Mane.
Si guxon ti te me quash mua e shume te tjere hipokrite?
Po marr vetem personin tim.?
Nga e di ti qe kam hedhur lote krokodili?
Nga e di ti qe une nuk ndihmoj kerkend.?
Nga e di ti qe une jam i qete kur shoh kete foto.?
Nga e di ti qe une e pata te lehte largimin nga Shqiperia.?
Si guxon ti dhe ofendon personin tim?
Si guxon ti te dalesh me pak hipokrit se une.?
Si guxon ti te me mesosh mua se si duhet te ndjej apo veproj.?
Si guxon ti te me ndjellesh edhe mortjen…edhe pse nga ana figurative.?
Si ja lejon vehtes te perdoresh kete fjalor.?
Si ja lejon vehtes te biesh kaq poshte edhe kur ndjen padrejtesi.?
Eshte e kote te te vihem nga pas per ate qe ti nuk e ben dot ndryshe. Cdokush perballe teje ka dinjitetin e tij qe ti ketu e ke shkelur me kembe. Por dinjitet shkel ai qe nuk ka vet dhe nuk ja njeh rendesine .
Prandaj nese je burre dhe te ka mbetur sado pak dinjitet :
Kerkoi falje atij grupi njerezish qe me te vertete kane ndjere,bere e bejne per te tjeret qe jane ne veshtiresi.
Ky vocerrak qe shkoi ka bere nje gje te madhe:
TE MIRET ME TE MIRE E
TE KEQINJTE ME TE KEQINJ:
E kam shkruar edhe diku gjetke nen nje emer tjeter por keshtu eshte.
Pirdh pirdh se lirohesh bledo….à nuk sheh apo degjon se ata sduan vend tjeter perveq gjerm apo Europes veriore.ti thuash te vin ne shqip eshte sikur ti mallkosh
Bledi mane, e paske memorien shume te dobet. e ke harruar se si italianet i futen topin anijes ne otranto dhe mbyten me mijra shqiptare ? krim makaber!
e ke harruar se si u lane njerezit ne ambasada me dite te tera si kafshe ne bahce dhe ku plasi sherri, shurra dhe perdhunimet? ata me shkolle u ndane nga njera oane dhe ata pa shklle nga ana tjeter…
e ke harruar se si qeveria greke nuk beri absolutisht asnje gje per shqiptaret per dhjet vjet me perjashtim te operacionit -fshesa? dhe se shqiptaret e mjere nuk kishin shkolla ku tju mesonin femijeve shqip dhe si u detyruan te thoshin -jemi vorio epiriot qe greku t’i merrte ne pune?
Sirianet jane ne pike te hallit por ata nuk preferojne shqiperine qe ka vetem nje ndryshim nga siria- nuk ka lufte…
shkrim pak naive kete rradhe.
temen, vetem temen ke kapur o drejtor, se te tjerat i ha diskutimi. Emigrimi yne ka qene biblik o drejtor, pa lufte fare. Me mijera femije shqiptare ka nxjerre deti, i qau berisha apo nanua i rradhes dhe as denjuan ta mallkojne veten me buke ne goje per kete maskarallek. Ta ka bere mire Vizioneri qe te shkruash me edukate se talenti nuk te mungon.
Po sikur keta emigrante te jene kontigjent i ISIS, cfare do te ndodhte ne Evrope brenda vitit. Keshtu qe pak me racionale ne te gjykuar, se botes nuk i kushton asgje qe ti marri dhe ti integroje keta njerez, por eshte reziku qe duhet te ndermari cdo qeveri ne kuriz te qytetareve te vet. Ta zeme se 10 nga 1000 emigrante te jene kontigjent i ISIS dhe te fillonin te shperthenin bomba ne vendin tend, cili do te ishte mendimi i pare qe do te vinte ne mendje ne ate moment. Ma merr mendja se cfare do te mendoje….
Po kush vjen ketu. Ne po ikin vete ne Gjermani po aq sa Sirianet.
Mos ja fusni pordhes te gjithe.
E kujt i plasi nga keta per Shqiperine.
Shqiperine po e braktisin Shqipetaret,dhe mos valle kane keta fatkeqe deshire per vendin tone,
dhe si rruge kalimi nuk e pranojne.
Bledi Mane,leri karagjozlleqet
te paska ardhur humaniteti sot ty dhe shume te tjereve te shpelare si ty.
Te gjitheve na erdhi keq,por po te them qe nuk ishin te paret,sepse qindra dhe mijera fatkeqe si keta vogelushet prehen ne shtratin e egjeut dhe kurre nuk do ta kene nje varr.
Surrati yt Bledi,mendja jote Bledi sot eshte zgjuar nga gjumi letargjik.
Nuk kam me kohe.
Kallanxi po na beheh Delenxi;Shqipeia nuk e ka takatin te mbaj qytetaret e saj qepo I ikin cdo dit por simbas mendjes tuaj duhet te konte n Turqi e te merrte nja 1000 Arabe?ose Bimbo mendo para se te shkruaj Bytha po te ishte ashtu pse nuk shkruan qe shteti shqiptarte hkoje ne Gjermani e te marri nja 1000 shqiptare q po mbahen neper vathet Gjermane?Humanizmi I pare duhet te behet tek populli vet pastaj tek te tjetret.Shqiptaretpo ikin nga vendi I tyre me shpejt sesa Siranet e Irakianet .zot e na jep neve shqiptarve vetm nje menje normale dhe atj qeduhet tja japesh te parit ehte ai kallanxhiu I Bakrit apo Teneqese.
Ketu e ke menderosur fare. Dakort t’i marre Shqiperia 1000 refugjate siriane e t’i strehoje, por pastaj…? Nga t’i leshoje, nga Evropa perseri? Shqiptaret kane ngritur kembet ku kane koken per vehten e tyre e ti behesh me humanitar se papa.
Sirianet duan jeten e Gjermanise,Anglise e vendeve nordike.Nuk jane dhe aq te varfer,pasi paguajne mijra euro per udhtimin.Shume nga ata ndodhen ne Turqi ku jeta e tyre nuk eshte ne rrezik,prej nga ku nisen drejt BE.Ata vijne mbi te gjitha per azil pasi BE po tregohet shume humane edhe pse ne te ardhmen do kete probleme me kete popullsi.
lexojeni komentin e patriotit se i ka rene pikes, keto jane frutat e pranveres arabe dhe nje dreq e merr vesh se si dhe pse kurdisen.
Blendi, mire e ke qendisur po duhet ta pranosh me perulje qe ke “harruar”disa gjera te vockela. Ti harron o bledush qe ne shqiptaret ndajme te njejtat vlera me pjesen tjeter te Europes,gje qe nuk e bejne arabet. Une nuk njoh ndonje shqiptar qe te urreje Europen kristiane, po njoh arab qe mjelin socialin e Europes dhe urrejne per vdekje vlerat e saj! Ketu ke pak ndryshim o Bledi trapi po shko tehiqe vizen se kthjellohesh!
Ketu do ishte mire qe te hapeshin qendra pritje per shqiptaret e varfer qe rremojne koshat e plehrave e per ata qe flene pa mbushur barkun me buke. Ne vend qe te financojne per sirianet te rrisin ndihmat sociale per cdo kategori qe ka nevoje.