Përkundër deklaratave të drejtuesve më të lartë të PD-së dhe shkrimit të publikuar te Reporter.al duke implikuar Ilir Metën si të përfshirë në një aferë korruptive, rezulton se e gjitha është një kakofoni.
Drejtuesit e PD-së në akuzat e tyre shprehen se Meta në atë kohë ka qenë Kryeministër.
Por faktet flasin krejt ndryshe, Meta në atë kohë ka qenë ministër i Ekonomisë.
Kjo vërtetohet mjaft qartë dhe nga vizita e Ilir Metës në Pragë gjatë datave 29 nëntor – 1 dhjetor 2010 në mbledhjen e aksionerëve të bordit të CEZ si ministër i Ekonomisë dhe përfaqësues i aksioneve shtetërore në kompani, të cilën e kanë bërë të gjithë ministrat e tjerë para dhe pas tij, sepse ministri i Ekonomisë është me Kushtetutë përfaqësues i aksionerit shtet.
E gjithë kjo tymnajë e krijuar nga opozita rrezikon që t’i kthehet në boomerang opozitës pasi kontrata është firmosur nga Kastriot Ismailaj dhe drejtorët çekë.
Kontrata është nënshkruar mes çekëve që kanë patur në administrim OSHEE-në dhe ‘DIA”-s më 1 shtator të vitit 2010. Kontrata quhet “Marrëveshje për Shërbim në Mbledhjen e Borxheve”, lidhur mes degës në Shqipëri “DEBT INTERNATIONAL ADVISORY LTD” dhe “Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes SH.A”.
Ajo është firmosur nga drejtuesit çekë: presidenti i Bordit të Drejtorëve Josef Hejsek dhe drejtorit të sektorit të Financës dhe anëtarit të Bordit të Drejtorëve Jan Ivan.
“DIA’’ një degë e së cilës vepron në Shqipëri, në zbatim të ligjeve të ‘’British Virgin Islands’’, përfaqësohet nga Kastriot Ismailaj, që cilësohet si ‘’agjenti’’ në kontratë.
Kontrata 16 faqëshe është në gjuhën angleze, e vlefshme për 2 vite, me qëllim zgjatjen edhe me dy vite të tjera.
“BIRN’’ shkruan se Meta është i implikuar në marrjen e një rryshfeti prej miliona eurosh nga Kastrot Ismailaj në favorizimin që i është bërë kompanisë së tij ‘’DIA’’ për mbledhjen e borxheve të OSHEE-së.
Po kështu PD-ja ka akuzuar rëndë Ilir Metën, si të përfshirë në këtë aferë, por ajo që zbulohet është se kontrata është firmosur nga Kastriot Ismailaj dhe drejtorët çekë.
Megjithatë, nuk dihet se kush e ka “kurdisur” kakofoninë për të lidhur afatin e nënshkrimit të kësaj kontrate me Ilir Metën, të cilin pretendojnë se ka qenë kryeministër, kur në fakt ka pasur një tjetër funksion.
Ndryshe nga sa thuhet në media deri tani, apo nga pretendimet e Partisë Demokratike data e themelimit të kompanisë ”DIA” ka qenë 5 korriku 2010. Data e regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Bizneseve është në 4 gusht të po atij viti.
Ndërsa data e lidhjes së kontratës mes CEZ dhe kësaj kompanie është bërë në 1 shtator 2010, kohë në të cilën Meta mbante detyrën e ministrit të Jashtëm, dhe po në atë kohë, ka qenë në vizitë në Honduras, gjatë të cilës është deklaruar njohja zyrtare e shtetit të Kosovës nga Hondurasi, e vetmja njohje me rëndësi të madhe sepse vinte para vendimit të gjykatës speciale të gjyqit Serbi – Kosovë.
Ndoshta dikush ka dashur të fshehë të dhënat, por mbeten të paqarta deri më tani disa pyetje: Pse në dokumentin e avokatëve, të cilët kontrollohen nga OSHEE hidhen hije dyshimi dhe nxirren të dhëna sikur është dhënë rryshfet për Ilir Metën për lidhjen e kontratës? Nëse është padije e zyrtarëve të OSHEE për atë që thonë avokatët, kjo do të ishte naive, ndërsa nëse do të ishte tendencioze, atëherë do të çonte në një agravim të raporteve PS-LSI për sa kohë që OSHEE drejtohet nga një zyrtar socialist.
Ose në variantin tjetër, është e vërtetë tashmë se kompania e përzgjedhur për të mbrojtur OSHEE, është e njëjta kompani që ka qenë e prenotuar që në kohën kur në krye të këtij institucioni ishin njerëz të PD. Dita/
Nuk mbulohet dot muti me shurre. Mafja edhe kete radhe do ta shpetoje Liken nga burgu.
Neveresitese. Nuk thuhet qe ishte kryeminister por ish kryeminister, dhe qe ne ate kohe LSI kontrollonte ministrine e ekonomise pra ate ministri qe kishte ne dore te negocionte me CEZ.
http://www.gazetatema.net/web/2011/01/14/prifti-konfirmon-akuzat-e-tema-per-meten-ja-afera-qe-implikon-meten-me-nje-rrjet-te-rrezikshem-ne-loje-edhe-nje-firme-serbe/
http://www.reporter.al/wp-content/uploads/Clifford-Chance_Ilir-Meta.pdf
Në paragrafin 1744 të raportit, faqet 31-32 thuhet shprehimisht:
“However, Respondent has meanwhile been informed that beneath the transferees (beneficiaries) of the money DIA gained from Respondent in connection with the alleged “Debtor Identification Report” and the enormous advances on alleged (but almost entirely invented) operational costs were
• leading Albanian politicians, including leading Albanian politicians, including at least one past Prime Minister (who has been charged with corruption before) and/or related businesses and/or related businesses,…” Pra, “të paktën një ish-kryeministër i cili është akuzuar më parë për korrupsion”. Tre kanë qenë të akuzuar: fatos Nano, Vilson Ahmeti dhe Ilir Meta. Për kë ta kenë vallë?
Nuk u tha ish-kryeminister ne kohen e pd, por nga nje funksionar i larte i shtetit qe ka qene dhe ish-kryeminister i akuzuar per korrupsion edhe me pare. funksionar i larte i shteti ne kohen e pd i cili ka qene dhe ish-kryeminister edhe i akuzuar per korrupsion eshte ILIR META. Nqs gazeta tema ka ndonje shpjegim tjeter ta japi, por nuk besoj se pd me ish-kryeminister e ka pasur fjalen per saliun, te githe shqip po flasin, nuk e kuptoj se si e perkthejne shqip-shqip keta te gazetes tema.
Çfare nuk po e degjojme keto dite :
Gazetat Tema dhe Dita mbrojne “engjellin” Ilir Meta.
Prisni se nuk keni pare akoma asgje.P D dhe Sali Berisha do te njerrin ne muajin shtator xhevahire te reja per Ilir Meten.
Nje nga keto xhevahire te gatuara ne mencen e SHQUP it do te jete se Ilir Meta eshte me barre dhe jo pak por ne muajin e nente dhe se pret kater binjake ne mes te cileve dy femra, nje mashkull dhe nje byseksual.
Saliu ka dhene urdher te gjendet babai i katernjakeve brenda nje jave ndryshe do te pezulloje te gjithe gjinekolloget e P D nga partia.
Halim Kosova e Lulzime Basha jane vene ne veshtiresi te papara deri me sot sa pritet te largohen perfundimisht nga P D nqs nuk zgjidhin kete problem nacional
Ashtu te lumte Mero, me fakte, boto sa me shume dokumenta dhe pergenjeshtrime se po bejne te pamunduren te na I bejne pis dhe perlyejne Ilirin. Anyway, le te mundohen sa te duan, atje nuk duket me lyra.
Ju te gazetes Tema jeni bere si Zhemin Zhibao e cila kur po vdiste Mao Ce Duni ajo shkruante per kohen kur Keyetari Mao kalonte me not lumin Jan Ce!
Te dhenat operative bejne me dije se Likja per oak dite do perfundoje tek hotel kashta, ndersa ju botoni kete paçavure artikull se me demek Likja na qenka i paster!!!
I trashi eshte i vetmi ish kryeminister shqiptar i gjykuar per korrupsion. Mos beni kot tymnaje se si ha kush keto.
O mjeran gazetar ! Ti pret qe te shikosh te shkruar ne kontrate se sa leke i takojne Metes …… ? Turp qe servirni “argumente” te tilla per te mbrojtur hajdutet kriminel te LSI-se qe po i bejne varrin ketij vendi te mjere ….. turp per ju !
O Tema, mos u merrni me lojera fjalesh. Ne dime qe Meta nuk do laget asnjehere cfaredo qe te ndodhe. Te pakten mos na beni per budallenj duke bere avokatine e kesaj historie.
ej Ilir Meten se futen mrena me video dhe ze i hajne mutin tani,
po mero vetem mos e mbro shume mer burre se skena per ta lexu me temen
Bravo MERO BALLIU.
o ilir o monikqir
Po si mund te jete i korruptuar Ilir more amani, ai lideri jone vizionare, babai shpirtror i sektit LSI
S’bëhet lajmi botërisht i ditur pa qënë të sakt
Sa shemtuar! Pse perpiqeni te beni mjegull? Ne Shtator 2010 Sahit Dollapi ka qene Drejtor i UKT. Palo gazetare! http://www.ukt.al/index08f2.html?20-mars-2010,33