Njeriu i Ilir Metës, pastrim paresh si pronar miniere në Kongo

14 Janar 2011, 09:33Politika TEMA
Njeriu i Ilir Metës, pastrim paresh si pronar miniere në Kongo

Fatura e hotelit të Metës në Pragë. Dy net kanë kushtuar 2629 euro vetëm fjetja

Kastriot Ismailaj, njeriu i përfolur si sekser i Ilir Metës me kompaninë CEZ, është nën hetim ndërkombëtar për pastrim paresh, pasi ka blerë një minierë zinku në Kongo si kompani zvicerane, ndërkohë që firma është e regjistruar në Tiranë, në shtëpinë e tij. Gazeta Tema sjell detaje nga shtypi perëndimor për këtë skandal

Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka bashkëpunëtor të ngushtë të tij një person që është në hetim ndërkombëtar si person kyç për një proces të pastrimit të pareve, duke blerë përmes kompanisë së tij një nga minierat më të mëdha të zinkut në botë, që gjendet në Kongo. Kastriot Ismailaj, për të cilin Ilir Meta ka kërkuar nga kompania CEZ të bëhet nënkontratori i saj për mbledhjen e borxheve të vjetra të KESH, rreth 200 milionë euro, është një person në hetim ndërkombëtar për pastrim parash.

Gazeta Tema ka botuar disa javë më parë disa detaje për udhëtimin sekret dhe privat të Ilir Metës në Pragë në ditët që Shkodra mbytej nën ujë. Gazeta Tema botoi detaje nga vizita në hotelin ku ka fjetur dhe takimet e tij private me drejtues të CEZ dhe zyrtarë çekë. Dritan Prifti plotësoi ngjarjen, duke dëshmuar se qëllimi i vizitës ka qenë lidhja e një kontrate për mbledhjen e borxhit të pambledhur të KESH nga një person shumë i afërt me të. Dritan Prifti tha se ky person quhet Kastriot Ismaili. Sipas Priftit, nga ky shërbim nënkontratuesi, pra njeriu i Ilir Metës, pritej të fitonte 50 për qind të shumës.

Kush është “miliarderi” i Ilir Metës me minierë zinku në Kongo?

Një shkrim i gazetës së njohur zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” shkruan për Kastriot Ismailajn si pjesë e një grupi pastrimi parash. Gazeta shkruan për një skandal që lidhet më një minierë në Kongo, Afrikë, në qendër të të cilit është Kastriot Ismailaj.

Sipas gazetës, minierat në Kongo, merren nga firma fantazëm, që më pas ua shesin firmave gjigante. Kështu ka ndodhur edhe me Kastriot Ismailajn.

Bëhet fjalë për një minierë zinku në Kipushi të Kongos. Miniera prodhonte deri në 140 mijë ton zink në vit. Banka Botërore e cilëson një nga burimet më të mëdha të zinkut e germaniumit në botë. Por Kongo nuk mund ta mbante këtë minierë ndaj kërkon investitorë të huaj. Në mesin e ofertuesve është edhe një firmë fantazmë zvicerane, që e paraqet veten si një firmë të fuqishme. Firma ka thjesht një seli në Zvicër, në shtëpinë e Edwin Rüegg, konsull nderi i Shqipërisë në Zvicër. Firma që do merrte minierën ka pasur një kapital themeltar prej 100 mijë frangash zvicerane dhe 98 përqind janë në pronësi të Kastriot Ismailajt.

Në dokumentin e përgatitur për të blerë minierën, thuhet se firma e Ismailajt ka në punë 6 mijë persona. Por gazeta thotë se Kastriot Ismailaj thjesht ka regjistruar një firmë në Tiranë në vitin 2005 me adresë shtëpinë e tij.

Dokumenti është përgatitur nga një avokate amerikane me emrin Rebecca Gaskin-Gain. Ajo shkruan se konsorciumi që do blejë minierën ka një xhiro vjetore prej 3 miliardë dollarë. Në konsorcium është përfshirë edhe një firmë serbe, që quhet East-Point-Group, që duket se ka pak eksperiencë në fushën e minierave. Konsorciumi premton madje se do japë 570 mijë dollarë për qëllime bamirësie nëse fiton këtë kontratë. Në realitet konsorciumi blen vetëm një ambulancë si dhuratë për spitalin e zonës, kurse miniera është në gjendje të mjerueshme. Gazeta thotë se mbetet e paqartë se si u përzien njerëzit nga Ballkani në këtë aferë. Gazeta thotë se më pas miniera i shitet një kompanie të madhe në fushën e mineraleve me emrin Xstrata. Këtu mbyllet dhe kapitulli i Ismailajt, kurse gazeta investigon më tej për mënyrën se si e bleu Xstrata minierën nga disa persona të dyshimtë. Kompania Xstrata nuk ka dhënë shpjegime, por ka deklaruar se do ketë investime të mëdha për minierën.

Misteri i njeriut të Metës

Kastriot Ismailaj, për të gjithë ata që e njohin, është një biznesmen misterioz. Ai aktualisht menaxhon një lokal në qendër të Tiranës ku shihet shpesh Ilir Meta dhe familja e tij. Është lokali ku Meta dhe Nano shpesh darkojnë me njëri- tjetrin, duke i bërë sms medies. Ismailaj lidh në mënyrë misterioze Ilir Metën me një grup serb në fushën e minierave, edhe pse pa shumë biografi në këtë drejtim dhe me përdorimin e kompanisë së tij si blerës dhe pastaj shitës i një prej minierave më të mëdha të zinkut në botë. Fakti që emri  i tij u rishfaq sërish në listën e skandaleve për zotin Meta, tregon se ai vazhdon të mbetet një njeri konfident i tij dhe se drejtësia shqiptare duhet të hetojë seriozisht përfaljen e tij në një nga transaksionet më të dyshimta në botën perëndimore për pastrim paresh.

Dritan Prifti për Kastriot Ismailiaj

“Ilir Meta ka shkuar në Çeki kur Shkodra përmbytej për t’i kërkuar CEZ t’i jepte Kastriot Ismailajt, një personi me dosje, një kontratë për të mbledhur borxhet e vjetra. Janë 200 mln euro borxhe. Nëse ai i mbledh, merr 50 përqind”

Ilir Meta, mysafir privat i CEZ në Pragë ditët e përmbytjes

Pjesë nga shkrimi i gazetës Tema për vizitën e Metës në Pragë, botuar më 9 dhjetor 2010

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, ka qenë për një vizitë private në Pragë, i ftuar i drejtuesve të kompanisë CEZ, nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor. Protokolli i shtetit konfirmon se vizita e Ilir Metës ka qenë private. Kjo reflektohet dhe tek mungesa e njoftimeve publike nga Ministria e Ekonomisë për këtë vizitë.

Burime nga përfaqësia jonë në Pragë i thanë jo-zyrtarisht gazetës Tema se zoti Meta ka ardhur i ftuar privatisht në Pragë nga kompania CEZ. Ai ka fjetur në një nga hotelet më të shtrenjtë në Prage, në hotel “MANDARIN”. Për herë të parë gjatë një vizite jashtë shtetit, Ilir Meta ka qëndruar larg “syve” të shqiptarëve, përfshi këtu dhe drejtues të ambasadës në Pragë. I vetmi që e ka shoqëruar deri tek ministri i Ekonomisë çeke dhe zv/ministri i Jashtëm në takime të shkurtra kortezie ka qenë ambasadori Qazim Tepshi, i cili në përpjekje për të ruajtur diskrecionin e vizitës së zëvendëskryeministrit, i ka dhënë vetë makinës së ambasadës me flamur shqiptar duke e dëmtuar atë. Aksidenti ka ndodhur nga përpjekjet e ambasadorit për të ndjekur pas makinën e Ilir Metës. Pas kësaj zoti Meta është shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë CEZ në selinë e CEZ-it, në Pragë. Ai ka vizituar një nga centralet bërthamore në Çeki, dhe ka darkuar vetëm për vetëm me zv/drejtorin e CEZ.

14 komente në “Njeriu i Ilir Metës, pastrim paresh si pronar miniere në Kongo”

  1. Claus says:

    Nuk kam cte shtoj tjeter kur lexoj:
    Room Category: Oriental Suite/King Bed. ( Krevat mbreteror ne nje ambjent oriental).
    Sulltan Ilir Rexhep Meta!!! Rexhep Meta dikur komisar i Spitalit Ushtarak.
    Kapi o popull dhe hidhi ne lane pa meshire dhe keqardhje!

  2. mendertafuti says:

    Redaksise:Korigjoni emrin :Jo Prifti ka qene ne Prage,por Meta ka qene ne Prage—rreshti i trete nga lart

    1. mendertafuti says:

      tani ok

  3. zotrules says:

    1315 per nate, x 2 net = 2630, jo 2629. (ku vajti 1 euro? – se ne fature nuk thuhet dhe nuk tregohet gje)
    fundi i fundit, aty nuk tregohet se kujt i takon fatura dhe ne eshte paguar apo jo. pastaj ajo vetem fature nuk eshte.
    me fatura te tilla qe behen edhe me notepad, nuk mund te beni lajm. mos e beni Meten kaq te paster sa te mos keni cfare te perdorni. edhe po s’perdoret apo nuk shkruat gje ju, nuk eshte ndonje problem i madh, jo. ka plot te tjere qe do(mund t’) ja nxjerrin te palarat.
    mos shpikni gjera kot se i beni nder.

    1. Claus says:

      Nuk shoh asnje problem se ku shkoi 1 Euro. Nga kalimi netto-brutto, ka nje rrumbullakim te shumes 1314,5€ ne 1315€ meqe ka qendruar 2 nete atehere shuma eshte rrumbullakosur prape nga poshte, pra i eshte kthyer 1 Euro perseri. Keto i ben vete programi dhe nuk e ka ne dore vete njeriu te manipuloje programin. Varet se si hoteli ta jep faturen duke e vene shumen me dy shifra dhjetore pas presjes apo jo.

      1. zotrules says:

        ca netto-brutto thua ti mo aman! Ca manipulim programi???
        c’qenka ky program qe nuk dika te shkruaje presjet dhjetore??? Me ke kujton se po flet ti, me nje qe shkruan me shaptilograf?
        c’qenka ky hotel pastaj qe paska cmim 1314 ,5 euro!!! c’eshte kjo ,5 euro kur cmimi qe te gjitheve po ju duket stratosferik!
        Edhe sikur te kete hotel aq idjot; nuk ka hotel aq idjot qe te mos shkruaje ne fature emrin e te faturuarit! po dhe sikur te kete hotel edhe kaq idjot; cfare e bashkon kete fature me Meten??? KU eshte emri i Metes??? po c’jane keto turshi qe thoni mer aman!

        1. Claus says:

          Futu ne faqen e hotelit Mandarin ne Prage dhe mund ta gjesh fare mire ate cmim. Nuk po shkruaj turshi nje gje ta sakte me netto nenkuptoj cmimin pa taksen e vleres se shtuar qe po tia shtosh cmimit netto del tek cmimi bruto.Hoteli ka nje takse prej 10% dhe cdo gje eshte korrekte. Turshi nuk po te shkruaj por te dhashe nje pergjigje korrekte, turshit i keni me shumice tek PP me ato opinione te futura ne uje me kripe. Hoteli eshte porositur online dhe pagesa si duket eshte bere me karte krediti.
          https://reservations.mandarinoriental.com/xbe/rez.aspx?hotel=639&room=S05K&lang=1

          1. zotrules says:

            Po ca po thua mer aman se late kokrren e namit. Na u bete te gjithe hetues e prokurore e s’po na merrni vesh as nga arithmetika e fillores!
            Ca 10%shi thua ti mer se late kokrren e namit! Ku e ke 10%shin te ajo fature? C’eshte ai 10% qe e kthen 1314,5 ne 1315??? Po po beheni qesharake mer aman!
            Jo po e paska bere pagesen keshtu e jopo e paska bere ashtu!!! Ajo eshte fature o sapllak; dhe po thoni qe eshte fatura e Metes! Ku eshte emri i Metes aty?
            Apo te hyj une tani neper internet, te gjej ndonje suite perandorake andej nga Monaco me nja 15 000 euro nata, dhe te them qe eshte e Metes dhe na e paska bere pagesen me karte??? Une te pakten do i kisha syte ne balle t’i shtoja dhe emrin e Metes me mspaint(te pakten, minimumi i programeve)…. po jo te sjell nje “fature” qe vetem fature nuk eshte, dhe t’ja rras tjetrit.
            netto brutto… po ikni ore se nuk merrni vesh nga keto gjera, c’i permendni kot.
            Me akuza si tuajat doni ta coni para prokurorit Meten o? As nje katunar Bathoreje nuk do habisnit me to.
            Tani, o keni, o s’keni gje per te. Nuk eshte ndonje hata e madhe te mos keni, jo… ka bere boll ai per t’u denuar me aq burgje, sa t’ja sjellim shpirtin ne maje te hundes edhe grekerve… (se burgjet tona nuk do dalin per te dhe mund ta eksportojme). Po mos ja rregulloni biografine kot me sajesa te tilla, se nuk haen tani.

  4. Petrit Kola says:

    Sunday, July 22, 2007
    Te shkrihet PD-ja !

    Sistemi pluralist ne Shqiperi filloi dhe mbetet nje farse. Ne fakt ai ishte dhe eshte nje proces i manipuluar dhe i kontrolluar ne detaje nga Partia e Punes me ne krye strategun e saj te viteve te fundit, zotin Ramiz Alia. Planifikimi dhe rezultatet praktike pare nen prizmin e skllavopronarise komuniste jane kryevepra sa qe duhet thene “Urreje Djallin por ki respekt per talentin e tij”.
    Kryevepra e Ramiz Alise per te cilen ai do te mbahet mend ne histori eshte krijimi i PD-se me komunista, sahanlepiresa ( individa te djathte) dhe bashkepuntore te sigurimit ( me se shumti individa te djathte).
    Qellimi i kryevepres Ramiziane , PD-se ishte pengimi i marrjes se pushtetit nga te djathtet, nacionalistat dhe te pavarurit. Ajo, PD-ja do te sherbente si roje, garanci dhe diktature brutale mbi ata te cilet do te kerkonin te sfidonin pushtetin komunist te viteve pas 1990-es. Fakt eshte se, PD-ja i tejkaloi detyrat e vena nga Ramiz Alia dhe sot ne Shqiperi realisht nuk egziston e djathta. Qellimi politik i krijimit te PD-se, likujdimi total i te djathtes shqiptare eshte realitet. Meritat per kete objektiv te harritur i takojne energjikut Sali Berisha te cilit elita komunista duhet ti kete borxhe nje monument pikerisht ne vendndodhjen e ish monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes.
    Pikerisht realizimi 100 % ne praktike i qellimit per te cilin u krijua PD-ja eshte edhe njera nga arsyet se perse ajo duhet te shperndahet dhe anetaret e saj ti bashkohen Partise Socialiste…. Foshnja e djathte u deshtua ne miter nga doktor Berisha. Praktikisht ndodhemi ne sistem njepartiak.

    Arsyeja e dyte perse PD-ja duhet te shperndahet eshte sepse ajo u konceptua dhe funksionoi si nje organizate kriminale ku pervec qellimit politik kishte edhe ate ekonomik. Pasurimit nepermjet vjedhjeve, grabitjeve, plackitjeve te prones, djerses dhe gjakut te shqiptareve. Kjo veprimtari kriminale mori formen me te qarte te tradhetise kombetare kur PD-ja furnizonte makinen ushtarake serbe qe ti mundesonte asaj vazhdimin e kasapanes njerzore ne gadishullin Ballkanik.
    Ashtu si i pari edhe qellimi i dyte, i pasurimit kriminal eshte realizuar ne menyre spektakulare ndaj organizata kriminale, PD-ja duhet te shkrihet dhe themeluesit dhe drejtuesit e kesaj organizate duhet te dalin para drejtesise popullore.

    1. zotrules says:

      Neqoftese ti mendon qe ne Shqiperi jane te gjithe te majte; neqoftese ti mendon qe Berishovici qe sheh ne pushtet, eshte i majte; atehere ti NUK JA KE HABERIN FARE POLITIKES.
      Te mos dish te dallosh te majten nga e djathta, te mos dish te dallosh krahet politike nga politika e nje harbuti, kjo eshte driteshkurtesi e madhe. Te mos dallosh dot rrugacin ne politike dhe politiken rrugace e hajdute nga krahet e politikes, per mua eshte t’i kesh hyre kot atij sporti.

  5. Claus says:

    E shikoj qe jam futur ne nje debat te kote me ty zotrules. Njehere miremengjes. Ve re qe nuk ke kapur asnje fature me dore andej ku banon, si duket blen tek pakistanezet ne te “zeze”. Hoteli ne fjale ka nje TVSh 10% dhe VAT 120€ eshte 10% i 1195 pra po te shumezosh 1195€ x1,1 (TVSh) do te dalesh tek shuma 1314,50€ meqe programi e rrumbullakon automatikisht shuma behet 1315,00€, ( pra 50 cent me shume) por meqe ka rezervuar dy nete 50 cent x 2 = 1,0€ pra klientit i eshte kthyer perseri 1 €. Nuk po behem as prokuror as gjyqtar po te jap vetem nje shpjegim te thjeshte se si shkruhet nje fature ne perendim se TVSH pas 20 vjetesh demokraci akoma nuk e njohim. Nuk po ja rregulloj biografine Metes dhe as mundimin nuk e marr se e di se sa vlere ka, por shihet qarte se ke blere dhe do te blesh me para cash, se aq ke dhe aq di. Kur behet nje rezervim hoteli ne fillim te del faqja se sa kushton dhe pastaj ben pronotimin duke dhene te dhenat e tua etj,etj. Si aktiv tek “peshqit” eshte mire te mos e tradhetosh ate faqe ku shkruhet vetem me gjysma fjalish. Te kushtova pak kohe pa te ofenduar mor aman. Te me falesh per aritmetiken time te ulet por faturat jane nje pjese e punes time, kete sa per informacion.

    1. zotrules says:

      poooo, mirembrema.

      e para, duhet te vesh ne klase te 3 te rifillosh arithmetiken. 120€ eshte 10% i 1200€. Kaq. Jo i 1195. Kurren e kurres nuk eshte 10% i 1195. Arithmetike e thjeshte. 10% i 1195 = 119.5.
      e dyta, Aty nuk ka emer te Metes(brumbullit). Fatura te tilla jane idjotesira me qerre. Po arrite ti te tregosh se si nje fature e tille eshte e brumbullit, jemi jashtezakonisht dakord. Nje pacavure leter te tille, gjithkush mund ta nxjerre nga interneti, ose ta beje vete. Edhe sikur ai hotel t’i mbaje ashtu faturat… vertetoje qe eshte e brumbullit. Se eshte tjeter gje sikur te thuash qe ky ka qene per dy net ne filan hotel dhe filan dhome dhe cmimi i tyre eshte 1314.5 nata. po qe ti na paske faturen… qesharake!
      Se fundmi, se ku jam aktiv une, as te hyn as te del gje nga xhepi ty, dhe aq me pak ka lidhje me muhabetin qe po bejme. nese ti je person qe mund te flasesh vetem ne nje vend, dhe vetem me nje person, ky eshte difekti jot. nese mendon qe meqe ne e kemi zbuluar internetin para nja 15 vjetesh nuk paskemi te drejte te vijme te shprehim ndonje mendim ketu, do te ishte e udhes te na vinit ne dijeni. ndonje lajmerim te tipit psh: ju qe merrni pjese ne ndonje forum apo blog ne internet, nuk lejoheni te shprehni mendim ketu.
      sigurisht qe nuk ke ofenduar… per ty ofendim eshte vetem te permendet lista e dasmave; apo jo? ne qe jetojme aty ku lind qyteterimi modern, aty ku aspiron te shkoje Shqiperia, jemi njerez shpellash… nuk dime ca jane faturat, nuk dime ca jane kartat, blejme ne te zeze, s’kemi pare as hotel, nuk dime as ca eshte VATi (qe meqe ra fjala, ne Ceki, qe prej 2004 eshte 19% dhe jo 10%!!! dhe nuk e vendos biznesi, po e vendos shteti)… me nje fjale i shkreti ti qe te ka rene barra e rende te qyteterosh shqiptare gdhenj si puna ime qe nuk marrin vesh nga asnje gje. dekorate te takon, sikur qeveria e brumbujve te mos merrej me plantacione rrushi dhe kumbulle. dhe prandaj nuk kthehemi dot te gjithe ne… se ne s’kemi ca t’i shtojme trurit te atij vendi qe do te thithe prej 6 vjetesh kryeministri juaj. Nejse, falemnderit per privilegjin qe me ofrove te flas me ty.

  6. Claus says:

    Qenke i forte, kam qeshur, faleminderit per zbavitjen. Nuk eshte kryeministri im o zoti zotrules (o rregullat e zotit, nje perzjerje shqip-anglisht). Do ta filloj klasen e trete padyshim. Edhe nje gje te fundit TVSH kam, nuk jane per te gjithe artikujt njesoj. Ne Gjermani per hotelet eshte 7% dhe per ushqimet gjithashtu, ne Ceki hotelet jane 10%, per te tjerat ndoshta 19% dhe dihet qe i vendos shteti kjo eshte e qarte. Vete programet e faturave jane bere apostafat per sektore te ndryshem dhe i kane TVSH te vendosura nga programuesit e software-it te cilat duhet te aktualizohen cdo vit online. Pra ketu e kisha fjalen qe nuk mund ti manipulosh dot. Megjithate nje doze qetesie do te bej mire. Good By!

    1. zotrules says:

      Po si ore s’jemi te forte… ne te peshku shkruajme me gjysma fjalish, apo jo?
      good by = mire afer, ngjitur.
      zotrules=zoti sundon. kot, sa per te treguar qe gjysem jemi, jo injorante 100%.
      mire per faturat e pranoj ate.ti e tregove fare mire qe mund edhe te jesh autori i saj. shume e thjeshte per ta bere. (shaka kjo, meqe the qe je ekspert i fushes)
      po prape se prape nuk na tregove se si del e Brumbullit ajo fature.
      (meqe ra fjala, ai hoteli per rezervim, as nje cent nuk te mbante. pra faturen mund ta nxjerresh edhe pa paguar hic.)

Comments are closed.

Lini një Përgjigje