Nisin zërat e parë brenda të djathtës që kërkojnë "divorcin" me Metën

13 Janar 2011, 15:22Politika TEMA

Publikisht ka dalë i pari Nikollë Lesi, që ka kërkuar dorëheqjen e disa ministrave, por jozyrtarisht mësohet se edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar nga Berisha largimin e Metës. Topalli ka shmangur pyetjet e gazetarëve për këtë çështje dy ditë rresht, por mësohet se ajo e ka mbajtur qëndrimin në bisedë me kryeministrin Berisha.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikollë Lesi i ka kërkuar kryeministrit Berisha të bëjë në mënyrë urgjente ndryshime në qeveri, duke shkarkuar disa ministra.

“Kërkoj në cilësinë e kreut të LDK-së nga kryeministri që të bëjë ndryshime urgjente në qeveri para zgjedhjeve vendore, duke larguar disa ministra”, ka deklaruar Lesi. Lesi ka kujtuar dhe kërkuar zbatimin e sloganit të partisë së tij, “investime dhe arrestime”, pasi ndryshe mazhoranca i ka të humbura zgjedhjet e 8 majit.

3 komente në “Nisin zërat e parë brenda të djathtës që kërkojnë “divorcin” me Metën”

  1. Behar says:

    Kryetari i partise virtuale(d.m.th i partise vetvetja) i cili don te shese mend kur nuk i hane as qente, eshte mire te shpalle shporrjen nga politika dhe kete shporrje tua keshilloje edhe Berishes&co. Eja Nikolle dhe hyn ne valle,merre dhe Salen dore per dore/ dhe prej syve me na u shporre! Ke deshtuar Nikolle,ti bashke me tjeret qe po jetoni si parazite ne politike. Mos na u hiq sikur je shen Nikolla. Kur thyhet qerrja,te gjithe e gjejne udhen,thote nje fjale e vjeter. Mencuria pas kuvendi dhe trimeria pas beteje nuk vlen.

  2. brace1 says:

    Edhe ne partine komuniste te sekretarit ka ndonji tek tuk qe munde te jene te djathte,dhe kta kerkojne urgjente te mashtrojne tani ne prage te zgjedhjeve te 8 majit,duke bere ndonji ndryshim ne qeverine e dhunshme te hajdutve te klasifikuar.Edhe aleatet e tije kerkojne ndryshime e dine mire se cfare pergjigje do te marrin,duke filluar me zgjedhjet lokale.sekretari eshte ne mese zjarreve dhe ska zgjidhje,shqiptret jane irituar,duan apo zduan komunistat e spiujte do te largohen,1 here e pergjithmone.

  3. saimir says:

    I holle po tregohet edhe kete radhe koània”Lesi”!¨Per te shpetuar kryehajdutin jep formulen qe me siguri do t’ia kete afruar Ramiz Alia.Kjo formule qe kerkon konia “Lesi” tenton te shpetoje kryehajdutin e per pasoje “Leset” te vazhdojne te hane.A thua se i gjithe populli shqipetar eshte prej nga eshte edhe konia “Lesi” e do mund ta hane kete formule sa te mençur aq edhe te piste.I themi kones “Lesi” qe ka ardhur koha qe plehra si puna e juaj me prijsin Salibej te qerohen nje here e pergjithmone nga skena politike e ketij vendi,pasi jeni te rritun nen frengjithe e ku per pasoje ju mungon bashkejetesa,kultura qytetare,civilizimi dhe se fundi edhe ate bureri qe ka pas pjesa e veriut Ju e keni transformue ne “hajduteri”.Pra nuk keni asnje te drejte morale per te dhene receta te formuara ne klubet e nates se F.Nanove,te F.Cupeve,te Presidentit tuaj shpirteror R.Alise.Shikoni keto dite kur te na shkruaj ndonje artikull sh.Ramiz qe tashme e ka bere zakon qe sa here qe Salibej eshte ne rezik ai terheq vemendjen e njerezve.Shqiperia kerkon qyteterim qe juve ju mungon,shqiperia kerkon liri e jo skllaveri,shqiperia kerkon demokraci e ju i dhate demografi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje