Skandali "Meta", shoqëria civile nis protestat. MJAFT!: Ministria e Ekonomisë shpallet zonë krimi

12 Janar 2011, 17:20Politika TEMA

Video e cila tregon  perfshirjen e zv.kryeministri Ilir Meta ne afer korruptive ka ngjallur reagimin e shoqerise civile ne vend.

Sipas nje njoftimi per mediat, Levizja MJAFT! paralajmeron se diten e neserme ne oren 12:00, perpara Ministrise se Energjitikes do te mbahet nje tubim ku do kerkohet doreheqja e ministrit Meta.

Po sipas MJAFT!, nen moton “URJENTE!-DOREHEQJE TANI!”, protesta pritet te jete e karakterit  butaforik dhe merr shkas nga video e publikuar ne emisionin Fiks Fare ku ministri ne fjale shfaqet i perfshire drejteperdrejt ne afera korruptive.

Ne deklaraten e MJAFT! thuhet se protestes se neserme pritet ti bashkohen edhe disa organizata te tjera si dhe nje grup qytetaresh per te kerkuar largimin nga detyra te zv.kryeministrit Meta dhe nisjen e procedimit penal ndaj tij.

Më poshtë është deklarata e Lëvizjes MJAFT?

Skandaloze, vetem keshtu mund te pershkruhen pamjet e transmetuara nga Top-Channel, te cilat kompromentojne nje sere institucionesh qeveritare dhe publike ne aferen me te re korruptive te Ilir Metes . Pazaret e punesimeve, lidhjet dhe zgjidhjet e kontratave, tenderat abuziv , 7%-shat dhe 700 milionshat nuk mund te jene pjese e veprimtarise se nje institucioni qe merr fryme me para publike.

Ky eshte nje moment vendimtar per politiken shqipetare, qe tu tregoje qytetareve te saje se ajo ruan ende nje sens drejtesie ne politikat qe promovon. Eshte nje moment vendimtare per t’i treguar qytetareve se kjo klase politike dhe kjo qeveri deshiron te ruaj ate grimc te fundit legjimtimiteti qe i ka mbetur pas skandaleve te njepasnjeshme. Ky eshte shansi i fundit i kesaj qeveri qe qytetaret e saj mos humbasin perfundimisht besimin tek ajo, institucionet publike, drejtesia qofte edhe tek vete klasa politike.

Mbetet ne pergjegjesine e plote te ketij ministri, z. Ilir Meta qe kjo te mos ndodh, qe lidhja mes qytetareve dhe politikes te mos shkeputet perfundimisht. Ky eshte momenti ku ky minister me pergjegjesine qe I jep posti i tij dhe votbesimi i qytetareve duhet t’i tregoje ketyre te fundit se politika shqiptare ruan ende nje grimce morali te shendoshe.

Per kete arsye, Levizja MJAFT! e shpall, sot kete godine, Ministrine e Ekonomise, Tregetise dhe Energjetikes, nje zone krimi ndaj interesit publik dhe institucionit te demokracise. Eshte ne nderin tend, Ilir Meta, te dalesh nga kjo godine, per t’i hapur rruge drejtesise te procedoj me hetimet. Eshte ne nderin e gjithe kabinetit qeveritar dhe kryeministrit te vendit te zbatoj kompetencat qe i jep Kushtetauta per te shkarkuar nga detyra kete njeri, i cili permes pazareve te uleta korruptive ka njollosur ate qe iu ofrua shqiptareve ne zgjedhjet e shkuara si premtimi me i madh, Lufta kunder Korrupsionit.

Levizja MJAFT!

8 komente në “Skandali “Meta”, shoqëria civile nis protestat. MJAFT!: Ministria e Ekonomisë shpallet zonë krimi”

  1. Ndoc Sukaj says:

    Me vjen shum keq qe Levizja mjaft kerkon doreheqjen e zv.Kryeministrit Meta.Falenderimi qe i beri kryeministri i Shqiperise Europiane z.Sali Berisha eshte per tu pershendetur nga te gjithe.Te gjith ata qe jetojne ne shqiperi dhe e njohin sadopak ekonomine tone e dine shum mire se ka shume kryetare komunash apo bashkishe injorante me shkolle por shum te,, shkathet,, ne praktike qe per cdo Tender marrin ne dore 20 per qind.Mos harroni zoterinj te nderuar se Z.Meta eshte i pari nga Ministrat dhe administraoret e Ekonomise qe e ulen shifren ne 7 per qind.Kryeministri i,,Zgjedhur,,per arsye shteterore sot duhet ta falenderonte zv e tije per ket ulje drastike ,,Taksash,,me nje ndikim te drejtperdrejt ne rritjen e investimeve ne ekonomine e Shqiperise europiane.Nga dita e neserme eshte mire qe ti shtohet personeli i sherbimit z.Meta pasi njerez te ketij kalibri i vijne rralle kombit tone.Kurse kryetarit te cimkave neser ti behet edhe nje prove e pergjithshme per ti bllokuar trafikun e Tiranes me shprese qe ne zgjedhjet e 9 Majit do ta rrezojne ate nga keshtjella e bllokut.

    1. ben says:

      Ke shume te drejte ,me kete ulje drastike te fitimit nga 20% ne 7% ,ne kohe krize dhe kur cmimet njohin vetem ngritje,Ilir Meta duhet te shpallet nderi kombit.Mendoj qe neser protestuesit te kalojne ne fillim nga Bamir Topi,te marrin medaljen heret ne sabah,dhe pastaj te drejtohen ne ministrine ku punon integruesi,njeriu i sakrificave,fukarai,por i pa korruptuari Ilir Meta.

  2. lilolabja says:

    Nen shembullin tuaj gjithe Shqiperia ,te ngrihet i madh dhe i vogel ne protesta per te kuptuar keta hajdute çdo te thote popull.Morali te keta batakçinje nuk njihet ,keshtu nuk japin dot doreheqje keta monstra .E vetmja rruge mbetet ti marri populli hopa dhe ti nxjerre nga gjithe institucionet ku ata drejtojne .Na ka vajtur thika ne kocke ,mjaft me .Vrapojne gazetaret tju marrin nje prononcim plerave per aferet qe kane bere dhe ju vene portieret ti perzene nga dyert e institucioneve .Ne ke vend demokratik nje minister guxon tju jape urdher portiereve te ministrise te nxjerrin gazetaret ?Ne ke bote jetoni mor plehra qe fal votave tona ju quheni ministra ,deputet e kryeministra.E keni per detyre tu pergjigjeni gazetareve nje me nje ,per çdo pyetje qe ata bejne ,se vetem kjo eshte menyra per te informuar taksa paguesit shqiptar se si e menaxhoni ju leket e popullit.Keni pafytyresine akuzoni shtypin per çimka ,mendo mos te kishim dhe keto çimka ,kush do degjonte sharjet tuaja qe do i benit shtypit dhe opozites Te ngrihemi te gjithe ne qe na ka mbetur ndopak moral mbi vete dhe na dhimbset ky vend , tu tregojme vendin ketyre kusarve dhe te marrin dhe te tjeret mesim ,qe kur te marrin pushtetin te mos guxojne dot te vone dore mbi pronat e popullit.faleminderit dhe njehere fiksit qe beri te mundur ti tregoje ketij populli se si e menaxhojne keta hora pasurite kombetare dhe si e neper kembin keta hora voten e shqiptarve .

  3. Petrit Kola says:

    Celsi eshte favoriti i grekerve dhe francezeve…

    http://vertet.blogspot.com/search?q=celsi

  4. arsen says:

    Mjaft!
    Kete e thone sot vetem ata njerez qe u ka mbetur pak cipe.
    E thone ata pensioniste “qe ju ra bretku” ne pune dhe tranzicioni i ktheu ne superfukarej…
    E thone ata qytetare dhe njerez te shkolluar, qe tranzicioni ju zuri vendin e punes me militante dhe me korrupsion…
    E thone ata pronare qe sot enden gjykatave, pa pune, pa shprese dhe shohin sesi “bisnesmenet e rinj” nuk paguajne taksat….
    E thone ata ushtarake qe me mobiljet e shtepise neper kamiona, u verdallosen neper Shqiperi dhe tani nuk marin as pensionin qe ju takon…
    E thone edhe ata nepunes civile “trima’ qe shohin me sy sesi zyrat e shtetit jane kthyer ne kuplara, ne “prone te babait”, ne dyqane pazaresh per te rrjepur “kush ta haje”…
    Mjaft! Se ka shume sa nuk mbaroj dot deri neser….
    Mjaft!

  5. skaran says:

    mos u merzisni se edhe ky rast do shfryhet si nje flluske sapuni….Meta ky sahanlepires do ta kaloje edhe kete…..

    revolta, revolta revolta….

  6. ben says:

    O samire me qene shqiptar!!!!!!????

  7. dymi says:

    Sherbetore te pushteteve. Henri Cili (Naimi ) perpiqet te na mbush mendjen se allishverishjet behen per te mbushur arken e Partise. “..parate qe shoqeria- thote ai- ve ne dispozicion te financimit te jetes politike jane… me pak se sa realisht kushton ne te vertete teresia e operacioneve politike. Atehere ku do t’i gjeje politika parate per te financuar veten?” Do me thene se gjithe allishverishi behej per te mbushur arken e partise, e jo per te mbushur portofolin e Ilirit me shoke. Ku ka budallenj ta besojne kete qe nuk e beson as vete Cili.Edhe ai nuk eshte naivswate besoje ate qe thote. Nevojtar ndoshta po.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje