Nga Edi Rama
Ajo që populli pa mbrëmë u bë shumëfish më e rëndë sot duke dëgjuar Metën dhe Saliun.
Sepse mbrëmë u pa nga të gjithë, me zë e me figurë, një ndër episodet e panumërta që ndodhin prej kohësh nën çatinë e qeverisë së krijuar me vota të vjedhura për të vjedhur Shqipërinë.
Ndërsa sot, u panë e u dëgjuan, të dy bashkë, kryeministri dhe zëvendësi i tij, kusari i zgjedhjeve të 28 qershorit dhe matrapazi i votave opozitare, t’u tregonin shqiptarëve se jo vetëm kanë vjedhur votat për të vjedhur Shqipërinë, po me fuqinë e shtetit të kapur e të parasë së pistë, duan të vazhdojnë të vjedhin votat e të plaçkisin gjithshka, madje duke u tallur me një popull të tërë.
Pikërisht pse ja morën, dhe duan t’ia marrin përsëri votat duke mos e lënë të zgjedhë, këta kusarë e matrapazë, i bëjnë përditë e më shumë popullit shqiptar një karshillëk që s’ia kanë bërë dot as pushtuesit, duke e gënjyer, mashtruar, fyer, tallur, shkelur me këmbë si askund sot në botën ku jetojmë.
Mbrëmë u pa e u dëgjua, botërisht, një episod prej pak minutash, lidhur me lumin e me llumin e korrupsionit të Saliut, Ilirit e rulave të tjerë të këtij pushteti, që prej vitesh, ka bërë e po bën kërdinë me HEC-et e me TEC-et, me naftën e me bregdetin, me minierat e me pronat e patundshme të shtetit, me çdo pasuri të Shqipërisë e të shqiptarëve.
Por sot, ndodhi diçka edhe më e rëndë, sepse botërisht, ai që duhet të largohej dhe ai që duhet ta largonte, njëri zëvendës e tjetri kryeministër, i dhanë popullit provën tronditëse se pse janë bërë bashkë, pse rrinë bashkë, e madje, pse duan të vazhdojnë të rrinë bashke në koalicionin që kanë krijuar me vota të vjedhura për të vjedhur Shqipërinë.
Është e padrejtë të thuhet se në atë episod të neveritshëm matrapazllëku ishte vetëm Ilir Meta.
Kjo mund të thuhej mbrëmë.
Sot mund të thuhet pa asnjë dyshim se aty ishte edhe Saliu dora vetë. I cili mesa duket, në këtë çift qeveritar të të hollit me të trashin, paska rolin e atij që mban popullin me muhabet duke folur për kumbulla të kuqe e për bllokun, sa në qeveri e sa në parlament, në ndërkohë që tjetri gjezdiska me bllok në dorë, nga ministria në ministri, për të bërë rrush e kumbulla lekët e shqiptarëve dhe leckosur e nxjerrë Shqipërinë me këpucë të kuqe siç thotë populli.
Flet vetë edhe fakti që së fundi kanë vendosur të na sjellin edhe plehra nga jashtë, madje plehra toksike, sepse mesa duket mendojnë që, derisa mban ata të dy në kurriz, Shqipëria mund të mbaka edhe mijëra e miliona ton plehra të importuara përveç atyre që ka me bollëk jashtë çdo kontrolli.
Për ne episodi i turpshëm që ka tronditur mbrëmë vendin është thjesht një provë më shumë, në malin e provave, fakteve e grupfakteve të dokumentuara të keqqeverisjes së Saliut e Metës. Të cilat i kemi denoncuar e do të vazhdojmë t’i denoncojmë publikisht, pa u ndalur përpara asgjëje dhe pa u zmbrapsur asnjë fije nga furia e makinerisë qeveritare të baltës.
Por ndjej detyrimin qytetar ta falënderoj publikisht institucionin e pavarur e të lirë të quajtur “Fiks Fare”, i cili, ndër të paktet ishuj mediatike të papushtuar prej gallatës e matrapazllëkut të të hollit me të trashin, provoi me zë e me figurë para shqiptarëve e jo vetëm, atë që gjendet në dhjetëra e dhjetëra episode të mbetura si gjurmë të korrupsionit e të matrapazllëkut në dokumentat e denoncuar deri sot prej nesh. Ashtu siç provoi pse u vodhën zgjedhjet, pse u bashkua Meta me Saliun dhe ç’është në të vërtetë Koalicioni i Integrimit.
E di dhe e ndjej që shqiptaret presin një reagim të fortë, në lartësinë e detyrës sonë, prej nesh si partia më e madhe politike e vendit apo si koalicion opozitar. Dhe premtoj se ky reagim nuk do të mungojë. Pasnesër Asambleja jonë Kombëtare do të shpalle konkluzionet e vendimet përkatëse.
Por është sot më shume se kurrë qyshse votat u vodhën për të vjedhur Shqipërinë, dita që çdo shqiptar i arsyeshëm, jo vetëm të kuptojë, por edhe të jetë në lartësinë e detyrës qytetare për të larguar një qeveri që jo vetëm grabit përditë, jo vetëm vazhdon të provojë e të provohet se synon të vjedhë përsëri zgjedhjet për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë, po ka edhe pafytyrësinë e paturpësinë e skajshme të tallet me shqiptarët, duke mohuar sy për sy, deri edhe gjëra që shihen e flasin vetë si ajo e mbrëmshmja.
Në çdo vend, madje edhe në Shqipërinë e pak viteve më parë, madje edhe gjatë qeverisjes së vetë Saliut para zgjedhjeve të shkuara, ky episod do të kishte sjellë minimalisht dorëheqjen ose largimin e çdo anëtari të qeverisë. Ka shembuj konkretë për këtë në kujtesën e të gjithëve.
Sot jo vetëm nuk ndodhi kjo, po ndodhi e kundërta, më e rëndë edhe se vetë episodi në fjalë.
U tha që populli nuk ka parë atë që pa dhe nuk ka dëgjuar atë që dëgjoi, madje kjo ishte një vepër e krimit, i cili paska kapur opozitën dhe gazetarët e Fiksit, për të penguar qeverinë në punën e saj të vrullshme e të ndershme në shërbim të popullit. Askush që e ka kuptuar se votat janë vjedhur për të vjedhur Shqipërinë, se hetimi i zgjedhjeve u ndalua forcërisht, se fletët u dogjën dhe materialet zgjedhore po burgosen 25 a 50 vjet me një vendim special, nuk mund të mos e priste reagimin e sotëm të Saliut e Metës.
Jep normalisht dorëheqjen apo largohet një ministër ose një qeveri që del nga vota e popullit dhe varet prej votës së tij. Sepse dihet që në demokraci dorëheqja apo largimi janë e vetmja mënyrë për të lehtësuar barrën e një faji të këtij lloji para zgjedhësve dhe pastaj edhe peshën e gjykimit të popullit në zgjedhjet e ardhshme.
Kurse një qeveri që i ka vjedhur votat dhe synon t’i vjedhë ato përsëri, nuk dorëhiqet e as largohet sepse nuk varet prej votës së popullit po vetëm prej shkallës së durimit të tij.
Comments are closed.
Populli eshte gati zoti Rama ,ju ne balle e ne mbas jush.Kemi 20 vjet qe na kane perdhosur keto plehra dhe ju nuk po gjeti dot solucionin Mire do besh te mbledhesh Asamblene ,por jam e mendimit se forca e popullit do jete me efikase se e Asamblese .Nuk kemi me kohe per te humbur me keta matrapaze qe sillen me shqiptaret dhe pronen kombetare si prone te baballareve te tyre.Kemi humbur dinjitetin kombetar me keto plehra ,antivlerat jane kthyer ne vlera ,ku ministrat kur i sheh ne video duhet te largosh femijet nga ekrani per te mos degjuar fjalorin e pasur te tyre .Na keni plasur buzen keto 20 vjet o bejeni kete vend o dorezohuni dhe mos u merni me politike .Edi Rama nuk e kane humbur aspak qytetarine studentet angleze qe protestuan duke thyer e shkateruar ne qender te Londres ,as francezet ne 2008 ne qender te Parisit ,nuk eshte turp te thuash qe do bej revolucion kunder korupsionit .Te lutem si nene , si moter ,si shqiptare te lutem mos e shperdoroni besimin qe kemi vetem tek ju ,je shpresa jone e fundit qe mund ta fusesh shqiperine ne nje rruge demokratike.Te uroj force e kurajo ne luften e perbashket kunder diktatures te mafiozeve
shume te drejte ne asnje vend te botes nuk ka protesta paqesore ato vende qe jane permendur me larte kane nje demokraci te konsoliduar prej me shume se 200 vjetesh dhe bejne protesta per te mbrojtur te drejten e tyre edhe me dhune.
prandaj protesta deri sa ky llum( Sala e Meta) te iki nga pushteti
Te pakten nje proteste simbolike duhet ta kishit organizuar sot ne shenje respekti per qindra qytetar te majte e jo qe duan te protestojne po nuk e kane te mundur per shume arsye.
mire mo Edi mire. Shpresojme ta mbash fjalen. Se populli per fat te keq tek ju i ka syte. duhet te levizni ju qe te levizi populli. Shresoj qe te mos kaloje kjo ngjarje i cdo gj tjeter ne shqiperi, Gerdeci, Rreshen- kalimash, shkoder, genc ruli, albana vokshi, petrit vasili etj etj.
ne tunisi keto dite per shkak te rritjes se cmimeve te ushqimeve u ngrit populli ne protesta edhe te dhunshme per te mbrojtur te drejten e tyre. Ketu tek ne rriten cmimet, faturohet keq energjia, vidhet nga pushtetaret, paguhet nen dore per sherbime te ndryshme mjekesi administrate dhe ne rrime urte pa bere ze.
Ja pra ky popull jemi ne popull mitingash popull qe “leh” vetem per parti.
I nderuar z.Rama!Tashme del haptazi se bashkimi i treshes hajduterore Sali,Meta,Nano eshte gangrena e shqiperise e cila tashme jo vetem qe pe e geryen por eshte ne maksimumin e cinizmit te vet.I nderuar z.Rama kundjet ketij karshilliku trikoleshesh Ju del si detyre imediate te mblidhni menjehere intelektualet e ndershem te ketij vendi per te analizuar e marre frenat e ketij revanshi fashist,hajduteror,e fshataresk qe me siguri jane gati tia hypin avioneve te linjave e te formojne “Mergaten e qyqeve “ne Austri tek Nanua.Kush nuk e mban mend kroniken e dites se fundjaves se kaluar ku Sala ne dajt kishte marre mbesen jo per ti treguar Tiranen ,pasi ate e kane pare me qindra here por per ti treguar ku i ka fshehur gjyshi qypat e floririt te vjedhura se kohe te veshtira parashikon e mbase do te vije nje dite e ajo mundti perdori.Ku eshte rrjeti i 4-te celular qe eshte ngritur vetem per te pergjuar telefonat e opozites nga familja e satrapit Sali!Ka ardhur koha qe ju te ngrini nje shtab emergjente me eliten e ketij vendi si P.Xhufi,avokat Ngjelen,S.Gjinushin,Sh.Canin,P.Zogen,A.Stefanin,M. Picarine plote vajza e djem te rinj qe ndajne te njejtat ndjenja me popullin shqipetar.Ka ardhur koha qe ne shqiperi te ndertohen institucionet demokratike e jo demografike,te instalohet nje administrate e edukuar e jo nje bande arogantesh qe trajtonin ato si çifligun e Saliut.Ka ardhur koha qe ky popull te jete krenar me shqiperine e jo te jete koke ulur me Saline.Qerojini sa me pare plehreat qe ka ky vend per te mos sjelle e importuar plehra te tjera nga jashte pasi bolle te toksituar jemi.Shqiperia nuk ka ç’ka humb me perveçse mund te fitoje .Le te shporen njehere e mire dallkauket,ciniket e sherbyesit e agjenturave nga pushteti.Leri asamblete,se ua kemi pare frutin.Po u mbeshtete perseri tek Blushet,islamet,Malajt e rrusha te tjere te mbartur nga pisi i pisave te ketij vendi halabaku,ciniku,e hajduti Nano ,disfata do te keshe gjithnje.
Saturday, October 02, 2010
Celsi Edi Rama
Tash te gjithe a din se politika dhe administra shqiptare eshte vet krimi.
Tash ato qe une kam shkruar fatkeqsisht kane dale te verteta, e ndjehen fort ne stomaqet e boshatisura dhe ne kurizet e thuprosura me shufra hekuri te fakir fukaras shqiptar.
Tash te gjithe e dine se ate qe ben Edi Rama dhe PS-sa eshte nje hapez, ose nje propogande me synim pushtetin.
Akuzat ne drejtim te organizates kriminale ne pushtet jane pak. Ne se nuk tregohet dhe ofrohte zgjidhja, veshtire se shqiptaret te ndjekin PS-ne. Vendin e pret nje kaos dhe boshatisje e pergjithshme.
Edi Rama (mendoje une), duhet te thote se PS-ja me te ardhur ne pushtet do luftoje krimin e organizuar duke ja filluar nga shkarkimi dhe arrestimi i Ina Rames… Ne se ai nuk e bene kete nuk ka shprese.
E qe ta beje kete, ai duhet te mare pushtetin. E qe ai te mari pushtetin duhet te gjeje celsin e marrjes. E celsi i marjes eshte ai vet. E qe ai te funksionoje si celes (fizika e tij ngjan vertet si nje celes, antik, klasik), Edi Rama duhet ta leje zborin qe po i bene PS-se dhe gjithe shqiptareve qe jane shume me te avancuar se politika.
Edi Rama duhet te le “edhe i njofim, edhe nuk i njofim zgjdhjet”. Ai duhet te le ” edhe nuk futemi ne parlament, edhe futemi ne parlament”. Ai duhet te le ” edhe protostojme, edhe nuk protestojme”. Ai duhet te le ” edhe bejme greve urie, edhe nuk bejme greven e urise”.
E qe Edi Rama te funksionoje si celes (fizika e tij ngjan vertet si nje celes, antik, klasik), ai duhet te thote se “nuk ka ligj administrativ pa hetimin e zgjedhjeve”, ai duhet te thote “protesta deri sa te shporret flama”. Edi Rama jo vetm duhet te deklarohet por dhe te veproje se ka rrezik te na dali ortaku i trete i Berishes pas Nanons dhe Metes…
Vjeshta do te jete e veshtire, e Dimri i eger…
http://vertet.blogspot.com/search?q=celsi
O Patriot! Te te rroje emri se zotrote qenke mender nje koqe gomari qe nuk e ka pare asnjehere kjo toke.
Nuk e kupton more njeri (ne se je i tille), se nje shtet nuk e vjedh dot opozita, edhe sikur ta kete qellim, por pushteti, nuk e varferon dot opozita por pozita. Ne se Edi Rama eshte udheheqesi dhe drejtuesi i krimit te organizuar dhe mafies ne Shqiperi, ashtu sic deklaroi sot Ilir Meta, dhe ka deklaruar me dhjetra here ustai i tij Sali Ram Berisha, pse keta pushtetare qe jane betuar dhe sterbetuar se po zhvillojne nje lufte te eger kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, e lene ta beje kete pune kaq qete. Ata akuzojne se kete pergjim te peshtire e paska organizuar dhe trukuar Edi Rama, nepermjet cimkes Dritan Prifti. Lind pyetja, kaq i forte qenka ky Edi Rama sa te futet ne zyrat e ministrave dhe te montoje kamera te fshehta, t’i mare ato, t’i perpunoje dhe t’i jape per transmetim. Ta zeme se eshte kaq i afte. Po Ilir Meta si Kryetar i LSI-se cfare do me tenderat per shitje nafte apo koncensione hidrocentralesh? (Keshtu tha sot. Apo jo. Tha se m’u ankua nje biznesmen si zv Kryeminister por edhe si krytar i LSI-se). Kjo video e transmetuar, nuk perben lajm. Kjo dihej nga te gjithe. Ilir Meta u bashkua me Saliun per te vjedhur. Duhet te mundohesh shume per te gjetur ndonje nga pushtetaret qofshin ne qeveri, ne Parlament apo ne familjet e pushtetareve qe te gjesh ndonje te paperlyer. Lista eshte e gjate: Fatmir Mediu, se bashku me Shkelzenin dhe Fahri Balliun, Lulzim Basha se bashku me Kunatin e tij dhe Argiten e Jamarberin (pa harruar Damir Fazllicin), Albana Vokshi, Rajmonda Bulku, Majlinda Bregu, Genci Rruli, Petrit Vasili dhe per t’i vene kapakun por jo per ta mbyllur, tani edhe Ilir Meta.
I nderuar z.Rama sot per shqipetaret jeni bere epiqendra e diskutimit ,kjo jo sepse e meritoni apo jo por sepse pozicioni qe Ju keni te bene qe detyrimisht sytej te jene nga Ju e jo nga zv/kryehajduti Meta.Nuk kuptojme se perse mbjedhja asamblese lihet per neser,ashtu sikunder thote nje komentues qe edhe ne rruge mund ta mblidhje se ne fund te fundit nuk ka ndonje vlere asambleja qe ju kerkoni te mpblidhni.Mos me thuaj qe po qepni kostumet per neser e skeni gjetur akoma kollaret.Mos me thuaj qe ke marr urdher nga rruga e elbasanit(nga ata qe mahniten per manaxhimin qeveritar)!Mos me thuaj qe si edhe ne greven e urise perseri te kane thene qe duhet te qetesosh popullin se keshtu ndodhe edhe pertej oqeanit.A e mban mend levizjen e dhjetorit 90 se si erdhi e si rodhi!A e mand mend qe forca e revoltes nuk pyet as per plehra kudo qofshin keto te instaluara ne godinat e institucioneve shteterore,as neper teritore te rrethuara me mure te larta .Hiqe kollaren dhe drejto levizjen popullore pasi s’ka me kohe e mos na thuaj mbas 2-3 muajsh se bera gabim qe e shpetova edhe kesaj radhe pasi do te jete vone per Ty e pàer ne.Koha s’pret po e le ai do te te haje me gjithe lecka ,ose dorzoi venin nje n jeriu qe ecen me shpejtesine e ngjarjeve e jo te asambleve.Shqiperia ka plot atdhetare te tille e patriote qe edhe ne si ç’do popull tjeter te shkojme drejt perendimit ,lirise e demokracise se vertete.Mbylleni telefonin e kuq dhe perveshjuni punes per te bere realitet endrat e shqipetareve per te jetuar e qene me dinjitet.!