Prifti: Versionin origjinal të videos do ia jap ndërkombëtarëve e prokurorisë. Berisha nuk pranoi ta shihte videon

12 Janar 2011, 12:18Politika TEMA

Deklarata e plotë e Ditan Priftit

Kam ndjekur me vemendje dje emisioni Fiks Fare dhe sot reagimin e “kristalte” te Ilir Metes, ku mohon presionin qe ka bere ndaj meje per te dhene tendera dhe koncesione miqve te tij.

Per publikun dua te konfirmoj si deshmitar i ngjarjes se video e shfaqur ne Fiks Fare eshte e sakte dhe permban thenie origjinale te Ilir Metes ne biseden me mua. Video eshte shkurtuar nga versioni original, duke u hequr pjese te panevojshme, por te gjitha ato qe jane transmetuar jane te verteta. Une kam versionin origjinal te videos dhe do t’ja ve ne dispozicion Prokurorise. Do t’ja ve ate se shpejti ne disposición te gjitha ambasadave te huaja ne vend, institucioneve nderkombetare qe na monitorojne dhe merren me zbatimin e ligjit, OSBE, Bashkimit Europian, Keshillit te Europes, Komisionit Europian, etj, etj. Origjinalitetin dhe vertetesine e asaj bisede do kene mundesi ta vertetojne te gjithe.

Ilir Meta pretendon se i jane lexuar buzet ne kete video. Urdheri per anullimin e tenderit ne Albpetrol, ne menyre qe tenderin tjeter ta fitonte miku i tij Bekim Halilaj eshte i qarte si kristali me figure dhe me ze. E kristalte eshte video dhe jo Ilir Meta.

Urdheri kercenues per te dhene nje koncesion hidrocentrali bashkimit te firmave te udhehequr nga vellezerit Tola dhe pasuar nga miku tij Agim Rrapaj dhe ortaku i tij Fatmir Merkaj jane te kristalte ne figure dhe ne ze. Ai ngul kembe me figure dhe me ze te kristalte qe ata kane fituar dhe se po te shkoj ceshtja ne gjykate te larte, ata perseri do fitojne sepse ky ka mikesh kryetaren e Gjykates se Larte. Ai me figure dhe ze kristali telefonon Agim Rrapajn nga telefoni i tij dhe ma nxjerr mua ne telefon. Ai ofron 7% si shperblim me figure dhe ze te kristalte. Publiku e kupton qarte kush eshte i paster si kristali, Ilir Meta apo video e Fiks Fare.

Ilir Meta ka pasur dijeni prej muajsh per videon dhe sigurisht ai kur u be vete Minister nuk mund t’ja jepte ate koncesión miqve te tij. Kishte frike qe une nje dite do ta denoncoja. Une kam informuar dhe Z. Berisha prej muajsh per kete video dhe bisede, atehere kur ajo ndodhi. I ofrova atij kopje te videos dhe ai nuk pranoi ta merrte dhe shihte. Shume njerez e kane ditur brendine e videos, por deri dje nuk e kishin pare.

Une kam akoma pak shprese se Sali Berisha do reagoje me pergjegjesi politike dhe atdhetare pas publikimit te ketij skandali. Sa i kristalte eshte Ilir Meta kete ai e di shume mire, sic e di dhe une shume mire. Berisha duhet te zgjedhe mes vazhdimit te qeverisjes me Ilir Meten, te zhytur ne llumin e korrupsionit, apo te shkarkoj ate dhe te kerkoj ne Parlament nje mbeshtetje te re. Loja me dorezim imuniteti apo akuza kunder opozites nuk pi uje. Kercenimi i Ilir Metes se do bej Ministrine shembull transparence duke me kercenuar mua si ish Minister nuk me tremb aspak. Jam mesuar me kercenimet e Ilir Metes dhe te bodigardeve te veshur me pushtet qe i vijne nga pas prej muajsh, duke trilluar, manipuluar dhe kercenuar mua, familjen, femijet dhe miqte.

Garantoj publikun, median dhe institucionet e pavarura te ketij shteti se kam prova te pakontestueshme per cdo gje qe deklaroj dhe akuzoj publikisht.

DRITAN PRIFTI

DEPUTET

3 komente në “Prifti: Versionin origjinal të videos do ia jap ndërkombëtarëve e prokurorisë. Berisha nuk pranoi ta shihte videon”

  1. arsen says:

    Kryesia e Parlamentit duhet te mare urgjent nen mbrojtjen Gardes (kaq te dashur per Lulu Bashen) deputetin Prifti! Pa “haruar” edhe vete Meten…
    Sherbimi sekret duhet te vere ne pergjim telefonat e Priftit edhe te “miqve” te tij
    Prokuroria e pergjitheshme duhet ta konsideroje “Deshmitar nen mbrojtje”
    Jo se nuk dihen keto gjera nga ata qe e kane per detyre, por duhet te lexohen… qe edhe qytetaret te marin ne mbrojtje kete deshmi me figure edhe me ze
    Ka ikur koha e 1997-es. Sot duhet kuroajo per te mbrojtur demokracine.
    Mjaft me duke u genjyer per 1 thes miell, apo per 1 gisht asfalt mbi balte!
    Europa dhe USA e kane bere te qarte. Populli duhet ti zgjidhe vete hallet e tij!

  2. xenilirise says:

    “Kutia e Pandores u Hap”, apo u hap kapaku i pusetes (kuptohet ajo e m…t) qe nga 2008 po i shohim te gjitha, qeveri porno, qeveri apokaliptike, qeveri nepotike biles edhe kusaropatriotike…….
    Te gjithe sot duhet te themi: “Thellohu Dritan, thellohu…” nxirri ne shesh te gjithe filmimet, se edhe vet aludon senuk eshte i fundit, por ne ndryshim nga i ndjeri Trebicka, mbaj ndonje fishek rezerve “kur te vesh ndonjehere per gjah” se Iliri Mones e rifiton prape imunitetin nga mamaja e diplomates…
    Nxire te gjithe pisllekun, jo vetem vrerin dhe inatin qe ke me kete person…
    Por nje gje meben pershtypje: Seriozisht je kaqnaiv sa te besosh se LIU eshte shenjtor????!!!!

  3. Nabukodonosor says:

    Po pate edhe ndonje video per Berishen o Dritan do na besh nder.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje