Meta: Kam vepruar brenda ligjit, zero tolerancë ndaj korrupsionit

12 Janar 2011, 09:28Politika TEMA

Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, ka justifikuar veprimet e veta, të cilat u shfaqën në një video në emisionin “Fiks Fare”. Meta ka thënë se në atë video nuk ka pasur asgjë të gabuar, pasi të gjitha veprimet e tij kanë qenë brenda ligjit. Sipas Metës, hidrocentrali për të cilin flitet, ishte bllokuar prej dy vitesh. Meta tha se veprimet e tija janë të të kristalta. Gjatë fjalës së vet, Meta nuk ka nguruar të sulmojë edhe gazetën “TemA”, e cila kishte paralajmëruar publikimin e këtij skandali. Ministri i Ekonomisë ka thënë se do të heqë dorë nga imuniteti, për t’u hetuar nga prokuroria. Ai u shpreh se video ka qenë e montuar nga ana e Edi Ramës. Meta nuk ka harruar pa përmendur edhe moton e kësaj qeverie, “zero tolerancë ndaj korrupsionit”. Kreu i LSI-së ka pohuar gjithashtu se ka vënë në dijeni kryeministrin Berisha, për atë që ai e quajti një shantazh të ndyrë. Meta tha se i ka derguar nje leter kryeparlamentares Topalli per te lene imunitetin e per tu hetuar.

4 komente në “Meta: Kam vepruar brenda ligjit, zero tolerancë ndaj korrupsionit”

  1. arsen says:

    Kur qenka se video (Sipas Metes) nuk paska asgje te gauar..?!!! Pse Luan Rama e ka quajtur MONTAZH?
    Kush genjen Padroni apo Zedhenesi?!!

  2. saimir says:

    Nuk na thua ore plehre se ç’fare te tha kryemisteri Sali!Ju se bashku me ate kryemister ne fakt keni nje te drejte qe mendoni e ju eshte bere bindje se vjedhja eshte e ligjeshme,e akuzat i quani shpifje.Kapet Dritani me 1.8 milion Euro e thote i kam te ligjeshme,prekuroria e drejtuar nga kukulla “Barby” e skalitur me mjeshteti nga z.Withers ,fle gjume,del skandali i minieres nga z.Ruli e kukulla Barby fle gjume,plas gjithe ai skandal ne “Gerdec” ,e çeshtja fle ne sirtaret e kukulles “barby”!Ku eshte drejtesia sot?Kujt ja tregon ato peralla ore tru peshk,ç’fare rendesie ka se kush e ka bere vidion e kush e bene ate publike,rendesi ka se ç’fare permban kjo vidio ore copa mishi .Ku eshte institucioni Presidence ,ku sot pas ketij skandali shteti duhet te ishte ne kembe!Ku eshte opozita e lideri i saj apo pret recetat nga rruga e Elbasanit?Kjo eshte shqiperia qe per fat te keq ne jetojme e gezojme sot.Ku jane miqte e partneret tane kryesore ,perse heshtin?Ku je ore Bill Klinton,?Je i vetmi president qe i ke dherne leksione demokracie ketij vendi e perse jo edhe mbare botes.Dhe se fundi ore kokqoshe ,a se kupton se prononcimi i Juaj e acaron me keq kete milet pasi kam bindjen se populli mungon!Shiko ore pis vazhdimin e pjeses se dyte te vidios e mesiguri pas kesaj do te vere ty ne dijeni z.Brekisha.

  3. dymi says:

    Cfare shteti kemi ne! Ne cdo vend te botes do te kishte dhene doreheqje qeveria, disa krere te institucioneve,kryetare partie etj. Tek ne del i akuzuari dhe ben karshillek duke thene se do jap doreheqjen ne vitin 2013, del shefi i tij kryemafiozi e na flet per ullinj e qiqra ne hell.Ju lumte tallen me popullin ne menyren me te paftyre.C’duhet te bejme ne? Te presim opoziten apo…?

    1. Nabukodonosor says:

      Shume e drejte por ne Berishistan qe rrojme ne mos prit ti hyje Metes gjemb ne kembe.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje