Daniel Server, nga Qendra pë marrëdhënie trans-atlantike në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shprehet se bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm, është një ide shkatërruese. “Nuk është mirë që këto ide që ekzistojnë, të fshihen, sepse ato vërtet ekzistojnë te një pjesë e bashkësisë shqiptare. Këto qëndrime nuk janë të shumicës, por pakicës. Sidoqoftë, ato qëndrime ekzistojnë dhe duhet të nxirren në dritë. Qëndrimi për bashkimin gjithëshqiptar është ide e tmerrshme. Ajo është shkatërruese për të gjithë në rajon, për qytetarët e Kosovës, për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe fqinjët e tjerë. Pra, në pyetjen nëse kjo ide më pëlqen, përgjigjja është “jo”. Por, nëse më pyetni nëse kjo ide duhet të prezantohet publikisht, përgjigjja është “po”, sepse politikisht është me e shëndetshme që ajo të dalë në dritë dhe t’i nënshtrohet polemikës dhe kritikës publike”, ka thënë Server.