Deklaratë për shtyp e deputetes Ermonela Felaj
Gjatë këtyre ditëve i kemi drejtuar ministrit Genc Ruli një sërë pyetjesh në lidhje me aferën e radhës ku është përfshirë personalisht. Duke qenë se Genc Ruli ende nuk ka gjetur guximin të japë shpjegime, po fillojmë sot me zbardhjen e kësaj afere.
Për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentralit Bënçë-Progonat janë zhvilluar dy gara; të dyja të shënjuara nga parregullsi të konsiderueshme. Këto gara janë shpallur me vendime të Këshillit të Ministrave.
Gara e parë e shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 549 datë 29.08.2007 dhe vendimi tjetër i Këshillit të Ministrave Nr. 216 datë 21.2.2008. Në të dyja këto gara Këshilli i Ministrave ngarkon me detyrën e kontraktuesit për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve në pellgun ujor Bënç-Progonat pikërisht Ministrinë e Energjitikës, asaj kohe të drejtuar nga vetë ministri Genc Ruli.
Në garën e parë, pikërisht atë të shpallur me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 549 datë 29.08.2007 morën pjesë disa shoqëri.
Njëra prej shoqërive pjesëmarrëse, më konkretisht shoqëria italiane Radici Energie spa i ka kërkuar paraprakisht METE sqarim lidhur me kushtet hidroteknike që parashikoheshin në dokumentet standarde të procedurës konkurruese për këtë koncesion dhe konkretisht shoqëria ka kërkuar sqarim nëse kishte kufizime në numrin e objekteve dhe nënobjekteve hidroenergjetike që mund të vendoseshin mbi aksin e lumit Bënçë.
Por respektimi i kësaj direktive të përpiluar nga vetë METE, rezultoi fatal për kompaninë në fjalë, sepse pikërisht respektimi i kësaj direktive shërbeu si sebep për skualifikimin nga gara të kësaj shoqërie.
Më konkretisht METE e ka sqaruar zyrtarisht kompaninë Radici Energie me shkresën Nr. 2548/11 Protokolli të datës 26.10.2007 se kushtet hidroteknike të parashikuar në dokumentet standarde, nuk kishin të bënin me kufizime për objektet ose nënobjektet hidroenergjitike që mund të ndërtoheshin mbi lumin Bënçë. Pra sipas METE nuk kishte kurrfarë kufizimi.
Por edhe pse në sqarimin zyrtar METE i linte dorë të lirë kompanisë të vendoste për vendin ku do të ngriheshin objektet hidroenergjetike, kompania Radici Energie u skualifikua po prej METE pikërisht sepse ajo iu përmbajt këtij sqarimi. Pra METE pretendonte vendndodhje të përcaktuar të objekte dhe nënobjekteve hidroenergjitike edhe pse në të gjitha sqarimet zyrtare vendndodhja e objekteve lihej në dorë të subjekteve konkurruese.
Por kjo histori nuk mbaron me kaq. Ndërkohë që në përputhje të plotë me ligjin shoqëria e skualifikuar Radici Energie spa i drejtohet Avokatit të Prokurimeve dhe Agjencisë së Prokurimeve për të apeluar vendimin e ministrisë së Genc Rulit. Po çfarë ndodh? Ndodh që një garë tjetër shfaqet në horizont, pra ndodh çudia e radhës. Hapet një garë e re për këtë koncesion për të favorizuar një tjetër kompani e cila, me ç’tregojnë dokumentet, gëzonte mbështetje të fuqishme në ministrinë e Genc Rulit.
Comments are closed.
JU MIRE BENI QE I ZBARDHNI POR PUNA ESHTE SE KUJT ? PROKURORISE QE DO TI MBYLLI PA I HAPUR FARE ,APO KETIJ MILETI QE ESHTE ME APATIKU NE TE GJITHE BOTEN ?
Pse nuk con ne prokurori PS-ja dosjet e panumerta te Berishes, apo ky eshte pakti i dy liderve, Rama i pastron Berishes morra si Genc Ruli, e Sala i denigron armiqte e Rames, si Malaj, Blushi, Islami e te tjere. Hajde majmun qe jane, e quajne se ia hedhin popullit, kruajne nj-tj dhe e quajne se e pastrojne PS-ne dhe PD-ne nga armiqte e brendshem. Mentalitet i ulet komuniste nga te dyja palet. Mjere ata budallenj qe po u bie sepata e radhes e ketyre dy diktatoreve dordolec