Mediu përcakton qytetet turistike për përpunimin e plehrave të importit

8 Janar 2011, 20:26Politika TEMA

Ministria e Mjedisit e Fatmir Mediut ka identifikuar zonat ku do bëhet riciklimi i mbetjeve që do të vijnë nga jashtë. Në listën e vendeve ku do riciklohet plehrat e importit janë edhe Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Shkodra e Lezha. Kështu, zonat më të mira turistike në vendin tonë do të bëhen vendgrumbullimi i plehrave që do mbërrijnë kryesisht nga vendi fqinj, Italia.

Ndërkohë që në vendin fqinj kanë nisur që të bëhen gati projektet për importimin e plehrave në Shqipëri. Për këtë qëllim është përgatitur edhe një studim.

Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit (ARPA), me qendër në rajonin e Pulias në Itali vitet e fundit është angazhuar në hartimin e një projekti që ka për qëllim aktivizimin në një hapësirë të përbashkët italo-shqiptare për përgatitjen e instrumenteve njohës, metodologjinë dhe veprimin mbi fenomenin e plehrave, edhe të lidhur me trafiqet ilegale ndërkufitare, të quajtur SCORIA, ku drejtor i përgjithshëm është Prof.Giorgio Assennato, ndërsa përgjegjës i projektit është avokat Vittorio Triggiani. Sipas projektit, parashikohet edhe bashkëpunimi, përveç organizmave të tjera shtetërore mes dy vende, edhe të forcave të Guardia di Finanza-s. Volumi i dytë i projektit me 345 faqe i bën një autopsi gjendjes së plehrave në Shqipëri.

Në faqen 282 të projektit vjen seksioni i trajtimit të mbetjeve urbane, ku bëhet një vlerësim i situatës, objektivat për vitet (2006-2020), optimizimi i ciklit të mbeturinave, për zvogëlimin e rrezikut ambiental dhe të shëndetit.

Sipas të dhënave të publikuara në projekt në territorin e Shqipërisë prodhohen rreth 1 milion e 232 mijë tonelata mbeturina në vit, nga të cilat 722 mijë tonelata janë mbeturina urbane, ndërsa 510 mijë tonelata mbeturinash industriale. Në studim thuhet ajo që është e vërtetë në Shqipëri, se ndërsa vijon rritja e masës së mbeturinave urbane, nuk ka ende një sistem modern të mbledhjes, transportit dhe trajtimit të mbeturinave. Sipas studimit, fondet e përcaktuar në buxhetin e shtetit për periudhën 2008-2010, nuk i japin përgjigje trajtimit të plehrave në Shqipëri.

Në fund të studimit të kryer nga italianët, botohet i plotë dhe i përkthyer në italisht ligji shqiptar për plehrat. Si për koincidencë jepet dekreti nr.99 i 18 shkurtit 2005 për aprovimin e katalogut Shqiptar të Plehrave, që në fund është firmosur nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe ish-ministri i Mjedisit, Et’hem Ruka, që të dy mbrojtës të marrëveshjes për importimin e plehrave nga Italia në vitin 2004.

4 komente në “Mediu përcakton qytetet turistike për përpunimin e plehrave të importit”

  1. Epirioti says:

    C’t’ju komentosh me juve o qeveritar! Populli prape do mbijetoj edhe pas zhdukjes se fares suaj se keqe. Dardha e ka bishtin prapa, thote populli. Ndaj po bejme sehir tani ne varferine tone t’ju shohim juve te gjitheve te PD e PS te helmoni, vrisni e zhdukni nj-tj, sepse ne ate rruge keni hyre ne politike e ne ate rruge do shporreni. Zoti vonon, por kurre nuk harron.

  2. arsen says:

    Kosh plehrash per makina te vjetra!
    Stabiliment druri per Pulien etj etj duke mos lene ne kembe peme e shkurre
    Plazhe “ekologjike” ?!!!….te notosh me kundragaz
    Toka te shpelara nga permbytjet , qe mund te prodhojne vetem OMGJ, ose duke i mbytur me pleh kimik
    TEC-e me nafte qe karbonizojne edhe komshinjte
    Ushqime te skaduara te rietiketuara neper bodrume
    Uje pusi ( deri edhe me helme e fekale) te shitur per “UJE MALI”
    MERNI MORE SHEMBULL NGA GJERMANIA!
    Ka mbyllur 4700 ferma vetem sepse dyshohet se vezet kane permbajtje dioksine!!!
    Veri gishtin kokes ! More pushtetare PLEHRA!

  3. huri says:

    Na premtoi kjo qeveri rritje te turizmit ,dhe e mbajti fjalen:Po na sjell edhe me shume se e kishim enderruar ,”plehera turistike”,nga me te cmuarat,perfaqsuesit me te denje turistike perendimore

  4. dymi says:

    Me qe nuk i kthen dot te gjitha keto qytete ne Gerdece po i kthem ne kosh plehrash.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje