Si shumë shqiptarë të tjerë, kam ndjekur rregullisht zhvillimet e jetës politike e shoqërore në vend, më shumë në televizionet kombëtare “të pavarura”, me në krye mercenarin TVSH, që këtë vit na kërkon dy fishin e vlerës së taksës, për të parë (shumë e dyshimtë kjo) nga mëngjesi deri të nesërmen, të njëjtat fytyra, tashmë më të konsumuara se kurrë (për të mos thënë të urryera).
Tema e “nxehtë” e ditëve të fundit ka qenë djegia, apo jo e materialeve zgjedhore, e cila duam apo nuk duam, filloi sipas motos së njohur e të konsumuar tashmë, “fait accompli” (faktit të kryer), pa u menduar nëse shkelet ndonjë ligj apo jo. Por, nuk është kjo tema e këtyre pak radhëve, edhe pse shpërdorimi i “faktit të kryer” në kurriz të shkeljeve të ligjit, e modës në politikën shqiptare, në mos sot, nesër do t’i ulë në një bankë përdoruesit e tij…
Dua të ndalem pak në analizën e veprës: “filloi djegia e “letrave” të votimit të 2008-ës” dhe, më thellë akoma, në justifikimin e këtij veprimi. Nuk dua gjithashtu të flas për “pavarësinë” e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përbërë nga juristë, “njeri më i shquar se tjetri”, pasi kjo gjë kuptohet lehtë nga të gjithë. Ajo që dua të them në këtë kohë mjegulle, janë thjeshtë pak pyetje të vogla: “Ç’thotë ligji për këtë veprim? Shkelet apo jo ai? Dhe, nëse shkelet, çfarë bëjnë institucionet e shtetit ligjor të ngarkuara me ndjekjen e zbatimit rigoroz të ligjeve (të vëna prej kohësh nën thundrën e atij politik)? Pse nuk ndihen e për më tepër, pse nuk vihen në lëvizje, edhe pse në ligjin që u siguron punën atyre, është shkruar qartë se, mund të vihen në lëvizje edhe me iniciativë? Etj…
U tha nga kryetari i KQZ, (i përfolur edhe për ca çështje që kanë ngjarë para ’90-tës) se, është koha të zbatojmë Kodin zgjedhor, pra ligjin. Bukur deri këtu… Para jo shumë kohësh “punëdhënësi” i tij deklaroi publikisht se, materialet zgjedhore (pra, edhe fletët) nuk do të digjen. Por, kryetari i “pavarur” i KQZ, tepër i vendosur për zbatimin e ligjit, vuri menjëherë në zbatim porosinë e Komitetit Qendror të Partisë dhe të Sekretarit të parë, filloi djegien. Justifikimi? I njohur, zbatimi i ligjit. Më tej? Materialet e tjera zgjedhore do të dërgohen në Arkivin Qendror të Shtetit, me siglën qesharake “sekret shtetëror” dhe nuk do të publikohen për 25, 30, apo 50 vjet sipas një pjese të shtypit (inkoherent e shërbëtor).
Të gjithë pyesim: Ç’është ky sekret shtetëror, që na përmbakan këto letra të një palë zgjedhjesh të zakonshme, por të dyshimta e të përfolura për manipulime? Kanë elementë personale, prandaj nuk mund të preken – thonë drejtuesit e AQSH.
Por, vërtetë, çfarë sekretesh përmbajnë ato lista zgjedhësish të atij viti të çuditshëm? Menjëherë më vjen në mend një detaj i vogël personal. Në prag të zgjedhjeve të 2009-ës, kur shkova në Qendrën ku kam votuar vazhdimisht, në mënyrë të çuditshme, nuk gjeja dot as emrin tim, as të gruas, por aty ishin emrat e dy djemve tanë, prej kohësh jashtë Shqipërisë. Por jo vetëm kaq. Në mënyrë paradoksale në listë pashë edhe emrin e nënës së shkretë, vdekur prej mëse 5-vitesh. Atëherë mendova se e gjeta shkakun e sekretit të materialeve. Në ato lista, pashë edhe një “sekret” tjetër: emrat e baballarëve të secilit dhe datëlindjet e tyre…
E turpshme! Dhe jo vetëm… Në këtë vend që dëshiron demokracinë, nuk janë hapur materialet kriminale të regjimit të urryer komunist, edhe pse kanë kaluar afatet e ruajtjes (së qëllimshme) të tyre.
Kur po shkruaja këto radhë m’u kujtua ish-presidenti çek Vaclav Havel, disidenti i njohur. Ka shkruar: “Kur e gjithë bota perëndimore demokratike, na lëvdoi, na përkëdheli për kalimin nga diktatura komuniste, në sistemin demokratik, duke na e cilësuar lëvizjen tonë “revolucion i kadifenjtë”, kur nuk u thye asnjë xham, tani – vazhdon ai- pas vitesh, kur kthej kokën prapa dhe kujtohem për shumë gjëra që lamë pezull e të pazgjidhura, sidomos vështrimin juridik dhe dënimin e regjimit të vjetër, më skuqen e më djegin veshët”.
Por dua të them këtu edhe se, si e kanë quajtur perëndimorët “revolucionin” tonë të 90-ës: As më shumë, as më pak, “Revolucion i negociuar”.
Çdo koment do të ishte i tepërt…
Comments are closed.
Tamam e keni:Revolucion i negociuar.Dhe gjithe sekreti qendron tek manipulimi 20 vjecar i demokracise.Me besoni apo jo,kam qene nja dy here ne komision.Mu ne mes te Tiranes,vaj medet neper fshatra te humura,ku i forti i katundit,as pyet fare per ligj e per kanun.Here i kan cuar emrin e gruas ne Tufine e hare emrin tim ne Bbrru.Hajde ta gjejsh emrin ne liste aty ke lagja jote.Pra e kupton ,emrin ne lista e ke por emrin ne listen ke lagja nuk e ke.Kjo ka ndodhe vazhdimisht e do te ndodhe sepse komisionet jane partiake.me hordhira militantesh te joshur,me punesime e tendera e…Prandaj keto lista duhen mbylle sot me 17 dryna.Qe te mos dale kurre e verteta per kete demokraci te negociuar.per kete demokraci me bisht….
Te gjithe konstatojne,te gjithe e dine se zgjedhjet jane vjedhur.Te gjithe e dine se Sala duhet te largohet edhe vete PD.Mjaft me!Jepni mendime si ta zgjidhim kete problem te madh qe shkoi edhe ne Kosove.Shqiptaret meritojne shume me teper se krimineli Berisha.
QE VOTAT U VODHEN DIHET, QE KRYEMINISTRI DHE GJITHE ZAGARET E TIJ I SHKELIN LIGJET SA HERE TE DUAN EDHE KJO DIHET ,QE EVROPES DHE AMERIKES AS QE DUAN T’JA DINE SE FUNKSIONON APO JO DEMOKRACIA NE KETE VEND TE KORRUPTUAR, PO EDHE KJO U DUK QARTE. ME KETE POPULL QE C’DO PROBLEM MUNDOHET TA ZGJIDHI ME ANE TE KORRUPSIONIT DHE I ESHTE BERE KULTURE AI ,MOS PRISNI QE KY SHTET TE FUNKSIONOJE NDONJEHERE SI NJE SHTET DEMOKRATIK !
O Gimo!
Ca shkruan keshtu o njeri?!
Parlamenti dhe Kryeministri kerkojne fakte, grupfakte dhe prova!
Pse prove e quan ti kete? U be qameti qe listat ishin ca si te vjetra, apo kishin edhe te vdekur e refugjate?
Duhen fakte! Grup fakte! Zoteri!