PD, plan për të bllokuar për 25 vjet listën e votuesve të 28 qershorit

6 Janar 2011, 20:46Politika TEMA

Në mbledhjen e KQZ-së, që mbahet sot, pritet të kërkohet klasifikimi i listës së zgjedhësve duke e bërë të pamundur marrjen e tyre nga arkivi i shtetit për 25 vjet. Dëshira Subashi denoncon në gazetën “Tema”: Kjo është një lojë politike dhe jo një detaj teknik

E vërteta mbi manipulimet e bëra në procesin zgjedhor të 28 qershorit do të kyçet për 25 vjet nëse KQZ-ja do të miratojë sot kriterin e “klasifikuar” për listën e zgjedhësve, e cila do të dërgohet në arkivin e shtetit.  Dokumentet që janë brenda kutive të materialeve zgjedhore, të cilat kërkon të hetojë opozita nuk mund të digjen bashkë me fletët e votimit, po për to po përgatitet një fat tjetër, ai i klasifikimit si dokument sekret për të cilin mund të lindë e drejta për ta shqyrtuar nga arkivi i shtetit vetëm pas 25 vitesh. Asnjëherë më parë nuk është proceduar kësisoj për materialet zgjedhore nga ana e KQZ-së, por sipas nënkryetares së KQZ-së Dëshira Subashi, kreu i këtij komisioni, Arben Ristani dhe anëtarët e tjerë përfaqësues të PD-së kërkojnë të sanksionojnë një kriter të tillë në vendimin e radhës së KQZ-së. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë opozita s’do të ketë mundësinë të hedhë dritë mbi dyshimet e saj për manipulim të zgjedhjeve duke u bazuar mbi shqyrtimin e listës së zgjedhësve, një dokument kyç për hetimin e kërkuar që prej një viti e gjysëm nga opozita. Në axhendën e mbledhjes së KQZ-së që do të mbahet sot në mesditë lista e zgjedhësve pritet të cilësohet si një dokument me të dhëna personale që s’mund të botohen e kësisoj nuk mund as të hetohen. Ajo nuk mund të merret nga arkivi i shtetit duke i mbyllur kështu rrugë opozitës mbron argumentet e saj për manipulime të mëdha në procesin zgjedhor të vitit 2009, sidomos në listat e votuesve.  E pyetur nga gazeta “Tema”, Subashi tha se “mbledhja e nesërme (sotme) do të diskutojë mbi fatin e listës së zgjedhësve dhe materialeve zgjedhore që janë në kutitë që do të hapen dhe unë kam informacion që KQZ do të kërkojë që arkivi i shtetit ti klasifikojë këto dokumente. Kjo praktikë nuk ka ndodhur asnjëherë, KQZ në çdo palë zgjedhje ka dërguar materialet në arkiv pa etiketuar se si duhet të ruheshin ato”. Sipas saj “kjo është një lojë e pastër politike pavarësisht se tentohet të vishet si debat teknik”.

KQZ e paqartë për listat e votuesve

Para se të vendosë ta quajë një dokument të klasifikuar KQZ-ja ishte e paqartë se çdo të bënte me listën e zgjedhësve duke dhënë madje dhe opsionin e djegies së saj së bashku me fletët e votimit. Në dy vendime të marra  njëri pas tjetrit dukej qartë kjo mëdyshje e KQZ-së, ose më saktë e pjesë demokrate të saj, pasi  tre përfaqësuesit e PS-së e braktisën mbledhjen e fundit. Në vendimin e fundit nuk përcaktohet se çfarë do të bëhet me këto dokumente të rëndësishme të procesit zgjedhor që gjendet përgjithësisht në kutitë e materialeve zgjedhore. Nënkryearja e KQZ-së, Dëshira Subashi  shprehu dje shqetësimin për këtë dhe gjithashtu shprehu dhe një herë kundërshtinë e saj për të djegur fletët e votimit.  KQZ ka marrë dy vendime të njëpasnjëshme për këtë proces dhe vihet re se ka një dallim në vendimin e shtatorit dhe atij të marrë ditët e fundit të dhjetorit. Në të parin përcaktohet lista e zgjedhësve si dokument që duhet të shkojë në arkivin e shtetit, ndërsa në të dytin i jepet autoritet komisionit të posaçëm që do të ngrihet për djegien e fletëve që të vendosë për seleksionimin e dokumenteve që duhen çuar në arkivën e shtetit. Duke folur për mediat nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi tha se KQZ ka miratuar një akt ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar, ku i gjithë procesi bazohej mbi një udhëzim i cili dërgonte edhe listat e zgjedhësve në arkivin e shtetit. “Ka disa elementë të cilët janë shmangur në vendimarrjen e KQZ-së. Do ta filloj me një dispozitë të këtij udhëzimi, pikërisht me nenin 5 të këtij udhëzimi i cili thotë: përbërja e komisionit për hapjen e kutive të votimit është administrata e KQZ-së të cilët kryejnë këtë operacion pune. Po ta shikoni vendimmarrjen e fundit të KQZ-së e ka ndryshuar këtë dispozitë, nuk e ka marrë parasysh. Por i ka dhënë të drejtën kryetarit të KQZ-së të drejtën ta ngrejë ai këtë komision. Së dyti në nenin 6 të ëktij udhëzimi përcaktohet që lista e votuesve të shkojë në arkivin qëndror të shtetit. ” u shpreh Subashi.

Sipas nënkryetares Subashi, në tavolinën e saj ende nuk ka mbërritur urdhri i kryetarit Ristani për përbërjen e komisionit. Megjithatë Subashi shpreson se duke mos hedhur firmën e saj do ta ndalojë djegien e fletëve të votimit. Ajo thotë se bazuar në pikën 2 të nenit 20 të Kodit Zgjedhor, ky proces do të quhet i pavlefshëm nëse firma e saj do të mungojë. Për nënkryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendimi për hapjen e kutive të dokumentacionit zgjedhor është i nxituar, politik dhe i kamufluar teknikisht. Sipas Subashit, asgjë nuk e nxitonte KQZ-në të merrte vendime të tilla. Duke u bërë palë në një krizë tërësisht politike.

13 komente në “PD, plan për të bllokuar për 25 vjet listën e votuesve të 28 qershorit”

  1. Epirioti says:

    Si te hapen e si te mos hapen nuk kane me rendesi per shqiptaret. Tashme te gjithe e dine qe votat jane njedhur si ne cdo zgjedhje te meparshme. PS-ja te thote si do e ve ne vend drejtesine e jo me te harxhoj energji per te treguar ate qe dime te gjithe.

    1. Sillo says:

      Drejtesia vendoset pikerisht duke verifikuar ato listat. E kunderta e fundos drejtesine.

  2. tani says:

    Drejtesia vendoset duke udhehequr shqiptaret ne protesta per te rrezuar pushtetin mafjoz te Sali Bishes!! Ndryshe Shqiperia, ne mos neser, pasneser do te jete e vdekur dhe ne kethetrat e super oktapodit mafjoz Sali Berisha!
    Sa te jete Sali Berisha ne krye te pushtetit mafioz, Shqiperia kurre nuk do kete drejtesi dhe mbaresi!!!

  3. I.B.B. says:

    Nuk e di a u vete ne mend shqiptareve se nje nga aresyet pse ne Shqiperi nuk shqetesohet qe vjedhja eshte ne sistem dhe asnje s’ben asnje perpjekje qe te denohet vjedhja elektorale jane zyrtaret e bashkimit europian .Asnje prej tyre s’mer mundimin te thote i kujt eshte faji dhe te denoncojne fajtorin ta demaskojne ate Por po te degjosh ata ne koridoret e Brukselit dhe kur shkojne ne Washington nuk pushojne se theni qe sa shume vota ka vjedhur Berisha dhe sa shume i paska manipuluar zgjedhjet.

  4. Aurora says:

    Po ta shikosh me vemendje ecurine e ngjarjeve qe nga zgjedhjet e fundit cdo njeri me pak mend e kupton se Saliu dhe te vetet jane munduar te fitojne kohe deri afer zgjedhjeve te tjera. Ai as ka pasur, as ka e as do te kete vullnet te beje transparence. Pse budalla eshte ai te hape kutite dhe te dale lakuriq perpara Perendimit se per popullin as qe i behet vone. Hapja e kutive do te ishte vdekja e tij politike. Per mua faji eshte i opozites dhe i presidentit. Sa me shume terhiqet opozita aq me shume forcohen pozitat e Saliut. Sa me inaktiv eshte presidenti aq me shume forcohet Saliu. Perderisa opozita nuk i pergjigjet kesaj qeverie alabakesh me te njejtin mjet, me dhune, saliun ta mbajme me shendet edhe per nja 35 vjet te tjera. Opozita ka humbur shume kohe deri tani dhe s’ka bere gje tjeter vecse i ka dhene saliut mundesine per te vjedhur perseri votat ne zgjedhjet qe po afrojne. Edi Rama po e humb mbeshtetjen ne popull me kete pasivitet, me shume konferenca shtypi dhe pak aksione konkrete. Kisha shume shprese tek Edi Rama por me duket se edhe ai vetem “parole,parole”. Pse ore populli ne Greqi qe eshte ngritur kunder padrejtesive nuk eshte demokrat? Edhe nena nuk i jep gji femijes po nuk qau, jo sala te mendoje per popullin, i cili me mire vret vehten apo vellain e vet se sa ti kerkoje llogari sales per votat e vjedhura. Pershendetje.

  5. Nabukodonosor says:

    Kjo pune zgjidhet ne rast se fiton PS te denohet Ristani me tre komisioneret pasi dihet qe prokuroria ne Shqiperi eshte me ke eshte ne pushtet.

  6. vlora says:

    PS duhet te udheheqe protestat qe ta rrezoje kete bande qe e quan veten qeveri.Te tjeret pastaj si kqz prokuroria,gjykata e medja bien vete se mbeten ne ajer.

  7. spiro janaqi says:

    ne shqiperi ka diktature dhe duhet permbysur me dhune.por populli shqiptar nuk di te fshije quret e jo te permbysi diktatura.

  8. aa says:

    Ristani ka qene Avokati i pare i Nexhmie Hoxhes konkretisht

    1. faslliu says:

      E c’fare pastaj.Cdokush ka te drejte te korigjohet,reflektoj e ndryshoje.Kur ndryshoi Sala 700 vjek komunist e sekretar,mos ndryshoje Ristani,nje cop hajdut ordiner i “Olimit”,i cili edhe pse e dinte qe ai vaj ishte jashte parametrave ushqimore,heshtete dhe pse per disa miliona te qelbura.Ndokujt do ti kuijtohet batuta e Qazim Mulletit kur behen shume franga u del era.Eshte e vertete,te gjithe keta plehra e fillojne vjedhjen te dyzuar,deri diku me ndjenjen e fajit,por jo shume vone kalojne deri ne krime per ta shumfishuar vleren

  9. tani says:

    te mbledhim mendjen o milet dhe te hedhim voten tone per njeriun qe ka qytetari dhe vizion, t’ua tregojme vendin ketyre haleve qe vetem vjellin vrer dhe na vjedhin tuj rrit taksat, e shtu pagesat qe kerkojne nga ne me lloj lloj trukesh. mos te gabojme perseri te sjellim bandat qe vrasin ne mes te dites, ne pushtet. mjaft me, Shqiperia mund te behet dhe duhet te behet se ka pasuri te pallogaritshme dhe njerez vertet te afte, qe e duan kete vend.

  10. vaso says:

    turp skame cfare te theme tjeter pere ne si popull qe mbajme salin dhe ristanin sepse edhe ne kohen e enverit zbatoheshin ligjet …turp. turp edhe njeher turp per ne si shqiptar

  11. fagu says:

    po nuk u terhoq zvarre sali berisha me kompani ska asnje te ardhme per shqiptaret

Comments are closed.

Lini një Përgjigje