Kur të jep mend dhe Taçi... e kur Vjollca Vokshi bëhet perëndi

6 Janar 2011, 12:13Politika TEMA
Kur të jep mend dhe Taçi... e kur Vjollca Vokshi bëhet

Sali Berisha, Vjollca Vokshi dhe Petrit Beci

Nga Mimoza Dervishi

Taçi është një biznesmen qeveritar, shoqërues i “parë” i Liri Berishës, pronar i një televizioni pa zë në Tiranë, por mbi të gjitha është një njeri që ka goditur një koleg gazetar vitin që shkoi në prani të dy kolegëve të tjerë. Kjo ngjarje më detyroi të shkoja në protestë para Kryeministrisë bashkë me 400 kolegë dhe njerëz të shoqërisë civile. Aty dëgjoja që nëse ndonjë gazetar nuk ishte prezent, kjo ndodhte sepse kishte marrë ndonjë 2 mijë lekësh nën dorë nga ky person, në formën, të kuptohemi, të reklamës për gazetën përkatëse. Protesta jonë ishte kundër dhunës ndaj gazetarëve, dhunës që ushtrojnë njerëzit pranë pushtetit, e cila mua, që në atë moment kthehesha në Shqipëri pas 10 vitesh, më goditi shumë herë më keq sesa ajo dhunë e ngjashme që kisha provuar kur kisha lënë Shqipërinë. Ndaj, revolta ime ishte dyfish.

Kur para dy javësh botova në “Shqip” artikullin: “Media si fatkeqësi natyrore”, e vetmja gjë që nuk kisha parashikuar, ishte që mbi llumin ku është zhytur media, kaq shpejt do lulëzonin analistë të “rinj” dhe “ikona” të vjetra.

Taçi është një i tillë, që na shfaqet në formë editorialesh tashmë në gazetat kryesore të Tiranës. Pa i hyrë pasurisë së dyshimtë të tij, mua më mjafton fakti që ky njeri fare afër pushtetit godet gazetarin Mero Baze, më kritikun ndaj zullumeve të qeverisë sot, për t’ju thënë se ky është një turp që nuk mbahet. Sikur të kishte kërkuar ndjesë dhe të shfaqej si i penduar në artikullin në fjalë, ndoshta nuk do e merrja mundimin të shkruaja. Do më dukej një hipokrizi e pështirë, gjithsesi, por të paktën nuk do bëja me faj as kryeredaktorët që kanë botuar shkrimin e tij, dhe as gazetarët që heshtin përballë kësaj gjëme. Është gjëmë e madhe, sepse një agresor dhe armik i medias guxon të na japë mend dhe të na tregojë se si duhet të shkruajmë. E gjitha kjo përmes fjalive të tij gjysmake e pa bosht, që nuk e di pse më vinin era naftë, nga ajo që të përzien zorrët se është e përzierë dhe me gjëra të tjera.

Menjëherë pas burgimit të vonuar, lirimit dhe Lirisë autike, ai u bë pronar i një televizioni të dorës së dytë në Tiranë. Ky ishte lajm i trishtuar, sado që televizionin as e shihte, as e sheh kush. Njerëz të tillë thjesht bëhen megafonë të pushtetit dhe pasi kanë bërë e ç’kanë bërë, duan të vishen dhe me “imunitet” gazetari për të mbrojtur zullumet e tyre. Kjo është histori jo e pazakontë në Shqipëri sot, madje është kthyer në normalitet. Por, është dramatike. Ato kohë dëgjoja që paradhoma e TV ‘Alsat’ ishte mbipopulluar nga familjarë të Taçit, dhe ma do mendja që kështu vazhdon. Ka mundësi që kronikën e zezë aty e bën gjyshja, dhe këtë shkrimin që i pashë Taçit tek “Panorama” t’ia ketë redaktuar vjehrra. Nuk po i hyj fare çfarë niveli ishte ai shkrim, koment apo analizë (hajt u bë deti kos), quajeni ç’të doni. Do ishte turp i madh po të merresha me këtë punë. Por, nuk rri dot pa folur dhe pa thënë se ndjehem shumë e ofenduar që një njeri i tillë, i përfolur për para të pista dhe skandale edhe përtej kufijve të Shqipërisë, një agresor i fjalës së lirë dhe dhunues ordiner fizik i gazetarëve, të guxojë të na japë mend e të na tregojë se çfarë imazhi duhet të përcjellim ne për botën. As propagandë komuniste s’ia vë dot emrin çorbës së shpifur që kishte katranosur. Por, ajo që më merakos është se ky dhe të ngjashëm nuk e kanë hallin tek koha për bashkim, as tek imazhi i vendit, që njerëz si ky e kanë përdhosur njëherë e mirë, por synimi është të na tregojë që tani ka ardhur koha e tij, madje dhe mediatike. Të gëlltisim gjithçka: bëmat e Taçit, aferat e tij korruptive, grushtet, petkun e tij të shpifur mediatik dhe ta lëmë të lirë atë dhe të tjerë. Mos guxojmë të flasim e të kritikojmë, se përkeqësojmë imazhin pozitiv që Shqipëria duhet të ketë nëpër botë. Dhe, imazhi i Shqipërisë sot është pikërisht fytyra e Taçit, biznesmen, gazetar, kolumnist, bamirësist, ç’doni më. Të gjitha di t’i bëjë, madje të lëshojë edhe mesazhe bashkimi, madje të kritikojë aq pak zëra sa kanë mbetur në media.

Ndjenja e tmerrshme që provoja kur lexoja editorialin “taçist” vinte menjëherë pas ndjesisë aspak të këndshme që më ishte krijuar tek lexoja një lajm tjetër, shumë- shumë të madh:

Ladies and Gentlemen: Vjollca Vokshi is back. Vetë ajo, Vjollca Vokshi kishte mbërritur në Tiranë dhe vetë ai, Berisha e kishte takuar dhe lëvduar. Ishte krijuar një ceremoni e tërë si për t’i dhënë një shans dyshes se famshme të 1997-ës të lundronin në nostalgjinë e të shkuarës së lavdishme që dogji Shqipërinë. Ai nga goja e tij nxori pak a shumë fjalinë se, Vjollca kishte themeluar gazetarinë që kishim sot në Shqipëri. Për herë të parë i dhashë të drejtë!

Ikonë e shkuar, ikonë e përshkruanin gazetat. Megjithatë, s’ma do mendja që të gjithë gazetarët apo kryeredaktorët janë aq të rinj në moshë, sa mos e mbajnë mend se kush në të vërtetë ishte Vjollca Vokshi. Ishte thjesht një spikere pa shkollë apo talent gazetari, por me dhuntinë që të mbante mend përmendësh dhe të bënte teatër para kamerës. Shpejt u bë njeriu më i rëndësishëm i televizionit të vetëm në Shqipëri: “vriste” e “priste” si t’i donte qejfi dhe ishte tmerri i korridoreve për këdo që punonte aty ato kohë. Arsyeja? Shumë e thjeshtë: E kam thënë dikur me një fjali të vetme në një nga numrat e ish-gazetës “Koha Jonë” në 1997-ën, dhe e ndiej për detyrë ta përsëris prapë: “Vjollca Vokshi kalon në orgazëm kur përmend Berishën dhe sukseset e PD-së”. Ndjesë që po citoj veten, por nuk gjej ende pas 13 vjetësh përcaktim tjetër për të përshkruar se çfarë bëri dhe kush ishte ky personazh. Gjithashtu, trishtohem kur sjell bashkë dy epokat. Ato ishin kohërat kur gazetarët futeshin nëpër burgje dhe gazetat digjeshin, dhe e kuptoja shumë mirë pse shumë kishin frikë të flisnin. Më kujtohet se pas atij shkrimi, përveç agresionit, fiks si të llojit të Taçit, që fatmirësisht mbeti në tentativë dhe grushti nuk arriti deri tek unë, shumë njerëz që punonin në TVSH më takonin fshehurazi dhe më përgëzonin, sepse u kishte ardhur në majë të hundës diktatura e Vokshit. Prova që Shqipëria është nën të njëjtën dhunë frike dhe presioni, është heshtja e atyre që i dinë mirë faktet për Vokshin e të tjerë. Ndaj, mendoj që ashtu si dikur dhe sot më duhet të flas akoma, edhe për hir të atyre njerëzve fisnikë dhe të talentuar të TVSH-së dhe të shoqërisë civile që i dinë të gjitha dhe që kanë vendosur të heshtin për arsyet e tyre. Vokshi ishte një njeri propagandistik si zgjatim i deklamacionit komunist, në një televizion shtetëror dhe të vetmin e asaj kohe. Ishte një spikere që u shndërrua në një megafon berishist për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të thënë që Lushnja apo Vlora janë në paqe, kur këto qytete digjeshin dhe njerëzit vriteshin. Po të mos ishte kohë lufte dhe të kishte pasur gazetari investigative qysh atëherë, ose të paktën sikur vetëm “Fiksi” të ekzistonte, nuk është çudi që të kapnin mat pamje të të ashtuquajturës gazetare e madhe duke bërë kontrabandë apo biznese me fytyrën dhe pasaportën e burrneshës së Televizionit Shqiptar. Përpos gjërave të tjera… Korrupsioni dhe agresioni, të dashur lexues, nuk lindi me Taçin, ai nuk është as i pari, as i fundit, ka lindur shumë e shumë herët në Shqipërinë e postkomunizmit, ose më saktë në Shqipërinë e Berishës. Por, fatkeqësia është që Shqipëria është një vend pa ligj, pa drejtësi, që drejtohet nga batakçinj dhe që së fundmi është dhe një vend pa media. Shumica e atyre që shihni nëpër ekrane nuk janë gazetarë, janë pasardhësit tranvestitë të Vjollca Vokshit, janë aty për të reklamuar veshjet, orët si edhe sukseset e qeverisë.

Po nuk ja vlen as marrja me një emër të tillë, përveçse për t’ju kujtuar se ka njollosur gazetarinë e atyre viteve dhe ka krijuar një model të keq që shihet ende nëpër televizionet proqeveritare. Të ndjekësh një model mund të tingëllojë mirë, por ama kur ky është modeli i mirë. Kur është modeli më i shëmtuar i mundshëm, kjo është e trishtueshme. Ndaj, lutje për kolegët gazetarë të të gjitha kronikave, që mos përdorin më fjalën ikonë për atë apo për këdo tjetër në Shqipëri. Nuk ka ardhur ende koha e ikonave në gazetarinë shqiptare. Dhe, duke e përdorur kaq dendur këtë fjalë, po më duken të gjithë sikur janë lindur dhe rritur në Viçidol, mes malit, pyllit dhe garrumit me misra para syve. Lutje dhe për kryeredaktorët që botojnë paçavuret e turpshme të një agresori: Mjaft se na hapët barkun!

30 komente në “Kur të jep mend dhe Taçi… e kur Vjollca Vokshi bëhet perëndi”

  1. beko says:

    Bravo gazetarja ; fatkeqesisht jemi ne ato momente kur Migjeni thoshte : ” Ah qe s’kam nje grusht te fuqishem t’i bie malit qe s’bezan ”
    Keshtu do te vuajme deri sa te kemi kete fare politikanesh te paskrupullt

  2. Animmaaallleeee says:

    ate vjollcen, ku ti kete ….
    berishes nje dite do i vije hakut ndonjeri, jam e bindur,,.

  3. huri says:

    Cfare artikulli i mrekullueshem ozot!Sikur te kishte mundesi dhe te shperndahej ne forme traktesh,ne cdo shtepi.Bile ne cdo shtepi nga 5 a 6 kopje,se me nje kopje do ziheshin plaku me plaken apo nusja me vjehrren,se kush do ta lexonte i pari.Pa te behej dhe postera e te viheshin ne vend te posterave te zonjes LIRI,neper cdo trotuar.Pse o zot, nuk ka edhe nje dore te tjere gazetare te kalibrit te kesaj zonje?Pse te tjeret e kane fut kaptinen ne rane si struci?Pse pse?!Pse paraja kaq keq e ka pezier gjithe dynjane?…

  4. Dona says:

    Sales Vjollca i shkon shume pershtat,cfare ta beje i gjori Sali Plehra Lirine e tij qe eshte sa nje qyp!!!! Shyqyr qe i erdhe Vjallca,te tjerat i kuptoni vete ju se jeni te zgjuar.

  5. Nabukodonosor says:

    Vjollca ka sjelle pervoje nga Venezuela,Cavezi e ka derguar ti thote ketij hajvanit ketu te shpallet sulltan.
    Persa i perket Tacit Sala te kujtoje deklaraten se ai eshte kontrabandisti me i madh i Ballkanit.
    Ndersa gazetaria ne Shqiperi me shume pak perjashtime me kujton ujerat e zeza.

  6. Qitesi says:

    Te lumte Z.Moza duket hapur idealizmi juaj admirus,fisnikeria juaj dhe analiza mjafte e holle dhe bindese per ate qe ka tru dhe jo per komentusin larte qe eshte vertet hu nje rugac rugesh i rendomte,ketu nuk fare te bej niveli arsimor se i gjori as filloren s’do kete mbaruar.Por ja qe fatkeqsisht kemi mes nesh dhe te tille,qe nuk ka hu qe i ndreq!! Edhe njeher Moza na jep shprese e drite se ka djem e vajza si ju dhe Mero qe GUXOJNE dhe flasin hapur per palacolleqet qe nuk kane te sosur.MOR PO SI ESHTE E MUNDER RASTE QE NUK I GJEN NE ASNJE VENDE TE BOTES PERDIT PERDIT??? LAJME E KRONIKA BLACK .Ky eshte tregus i degjenirimit te shoqeris tone QE PO MBYT PERDIT!!.O BURRANI TE COHEMI.SE MBARON CDO GJE NE KETE VEND QE VETEM JETE NUK MUND TE BEHET.Te marrim modelin Taci per gazetari??? dhe vjollcuken e salushit per ikone gazetarie?? Tallje vec tallje me inteligjencen e shqiptareve dhe asgje me shume.Memaljoti

  7. bilbili says:

    E respektuara znja.Dervishi!Sot tashme eshte e lehte qe te evidentohet se kush ka dashur e enderuar per demokraci e kush ka dashur e do, qe kjo demokraci mos te instalohet kurr ne Shqiperi.Historia e ketyre 20 viteve tregoi se sa poshteruese paska qene kjo loje e felliqur me kete fjale ,ku perveç kombinacionit te saj nuk ka asgje tjeter.Ne shqiperi e respektuar z.nja Dervishi Presidenti eshte pasqyre e nivelit popullit,Parlamentarizmi eshte po pasqyre nivelit te popullit,qeveria eshte pasqyre e nivelit te popullit popullit,Tacet e Vokshet jane po pasqyra e nivelit te popullit!.Ndaj sa me injorant te jete niveli i nje populli aq me injorante eshte qeveria qe drejton ate,sa me injorante te jete shoqeria aq me injorante do te jene edhe ata qe shkruajne e drejtojne mediat.Fatkeqesite e ketij vendi s’kane te mbaruar duke filluar qe nga ata qe e mbollen kete “demokraci” si edhe nga ata miq tane qe per mese 20 vjete e vadisin vetem me urinen e tyre duke shpresuar se kane bere zbulimin e radhes duke pretenduar se amoniaku sherben per te mbire ndonje lule e bukur e jetgjate,por qe per fat te keq urina e tyre veçse po e djeg nga dita ne dite.Ju faleminderi per artikullin pasi kemi etje per te tilla shkrime.

  8. arben says:

    huri kujdes mbaje mire hurin se …..

    1. huri says:

      …se mos jua kam drejtuar gabimisht juve?Une gjithmone gati e kam ,po ti mos u tut or burr i dhevit,se nuk jam kreshnik une,vdektar si te gjithe juve jam,dhe i lodh me gjithe keta homo qe sikur jane shpeshtuar sot ne kohen e Sales dhe Ilirit..

  9. vlora says:

    Ne teresi Mimoza Bervishi me pelqen ne mendimet e saj.I bie drejt kujtdo dhe nuk i lepihet njeriu.Me kete artikull tregon edhe njehere se ne nuk kemi gazetare, por kemi shum sahanlepires qe nuk vlejne 5 lek.Te gjitha pushtetet jane bere nje,dhe kan vetem nje emer VICIDOL.

  10. çepani says:

    Ju zonja dhe zotrinj gazetare:
    E kam fjalen per ata qe jane te seres se Meros dhe te Mozes , Ju neper shkollat qe kini bere jeni ndeshur edhe me lenden e psikologjise dhe me kujdese mendohuni se si mund ta psikologjisesh nje femer apo mashkull,dhe keto thjeshte me shikim ,komunikim,ecje,qeshje apo edhe qarje,mimike te fytyres etj.Po te shikoni vetem gojen e Vjollcea dhe te Taçit dalin vete konkluzionet se kush jane si ne jeten e perditeshme,ne familje ne shoqeri dhe neper detyrat qe kane ,ne thonjza se detyra ata kurre nuk kane dhe nuk kane per te pasur se populli thote : Si ka fytyren ka edhe detyren.

    Mjere ,Mjere gazetaria jone dhe medja qe behet dhe perdoret nga dobiçet ose dobiçet.

  11. joni says:

    Pershendes kete gazetare, e lexoj sa here mundem te gjej shkrime te saj, bravo per kurajon dhe turp gjithe gazetareve te tjere qe jane avulluar, dhe kane tradhetuar misionin per nje jete me luksoze.

  12. genti says:

    Frrok cupi,artan hoxha,vjollca vokshi, etc sahanlepiresa jane

  13. genti says:

    Shikone cupin me vemendje I ka dal shpirti ne fytyre

  14. genti says:

    Kush frroku!?

    1. genti says:

      Cpate huri,? Te ngeci huri?

      1. huri says:

        DY KUMLLA KA SOT SHQIPNIA:VJOLLCA VOKSHI DHE LIRI BERISHA

  15. Nikja says:

    Okej. analize e mrekullueshme. Mos e beni pis kete shkrim me shprehje banale.Analisteve, gazetareve dhe bisnesmeneve te tipit Vokshi dhe Tac, nuk ju duhet vene ne dispozicion as gazetat dhe as studiot ,sepse keto organe ulin ndjeshem kredencialet e tyre. Populli tashme, nuk beson pallavra, te yshtura nga interesi personal i momentit. Populli beson dhe lexon analiza te tilla si kjo Mozes . Bravo.

    1. genti says:

      Nje pakice nikja,shpresoj te jete shumica por duke pare nxenes ne klase te 7 qe sdine te lexojne paksa I thelle ky artikull I mrekullueshem per kete kategori

  16. LORA says:

    Te kam degjuar,zj Mimoza, para 1997-es ne nje emision televiziv ku ti vleresoje produktin mediatik te kohes si nje arritje me vlere dhe puntoret e medias si kontributore te mire te publikut.Edhe pse i ndiqja shkrimet e tua,per te cilat kam ne vijimesi respekt,une se pranoja dot si te vertete pohimin tend.
    Per mua demi qe mediat ne pergjithesi i kane bere publikut dhe Shqiperise eshte i te njejtit rend me ate te politikes sepse te dyja hane ne te njejtin canak,ne canakun e pasurise dhe parase publike,Prandaj sot mediat jane shendruar,me perjashtime sporadike,ne sherbetore te paskrupullt te genjeshtres,kusarise dhe mashtrimit ne sinkron me qoftelargun,pra “qeverisjen’ e dr.Tyryryse.Mua me duken sot shumica e mediave ne gare per ti njgjasuar sa me shume Vjollca Vokshit.
    Sidoqofte artikujt e Tu, te A.Stefanit,A.Thanos,B.Priftit,M.Nanos,M.Bazes,A Rrozhanit,E.Palushit,E Rrobellit me japin shpresen se drita e qytetarise ,intelektualizmit,patriotizmit,ndershmerise dhe konstruktivitetit eshte ne nje perpjekje te mundimshme por ne rrugen e fitores per arsyen e vetme se ajo perqafohet nga shumica e publikut.

  17. Epirioti says:

    Kam 10 vite qe i bie kesaj kembane. Nuk eshte faji i politikaneve qe jane te tille sic i dime, por i gazetareve qe vijne nga fshati e hapin duar e kembe per te punuar per kedo e pro e kunder kujtdo per 5 leke. Gazetaria nuk eshte pune por mision, nuk eshte buletin lajmesh por analiza ekonomike, juridike dhe sociale, nuk eshte dilentatizem por profesionalizem, nuk eshte thjesht shkolle por pene me ndjenje dhe hosten me maje thumbuese.
    Bravo Moza per kete shkrim, na kish marre malli te lexonim nje gazetare profesioniste.

  18. tekniku says:

    Turp per vlonjatet qe nuk mbajten fjalen rreth Vjollces ,eshte fjale e dhene qe ne 1997.

    1. vlora says:

      Ne Vlore thuhet nje shprehje,per te treguar se fjalen e dhen e mbajne ‘KUSH JEP FJALEN THER DJALEN” prandaj dua te te them ty o teknik se ishte Vlora qe ate rospin Vokshi e hipi ne avjon dhe e degdisi matan djellit per te mos ju degjuar me zeri.Po ashtu edhe Sal bishen e hodhi ne plehra per te mos u ngritur me vete.Po cfar ti besh Ilir kokmadhit qe per inat te Nanos e hipi perseri ne fron.Ne Vlore bisha dhe pd spuqin kurre.

  19. Kreshniku says:

    vazhdo moza po kujdes se me duket me sh orgazem ke ti kur shan berishen se vjollca kur e lavderon

  20. Topall Shkodra says:

    O Moza gabon vetem ne nje gje.
    Vjollca Vokshi nuk ka arritur kurre ne orgazme ne te gjitha gjerat , eshte frixhide dhe artificiale, bon gjasme motra per kot fare.

  21. Epirioti says:

    Gazetaria nuk eshte pune por mision, nuk eshte buletin lajmesh por analiza ekonomike, juridike dhe sociale, nuk eshte dilentatizem por profesionalizem, nuk eshte thjesht shkolle por pene me ndjenje dhe hosten me maje thumbuese.
    Bravo Moza per kete shkrim, na kish marre malli te lexonim nje gazetare profesioniste.

  22. Nuri says:

    Respekte

  23. tropojani says:

    Zonja Dervishi eshte e guximshme, e drejteperdrejte dhe shume e sinqerte. Edhe para se te botonte shkrimin qe citon vete e kam lexuar tek “Koha Jone”. Sidoqofte, duke zbritur ne detaje te dy portreteve ka pak teperim.
    Kam ndier keqardhje kur znj. Derivishi nuk ishte e pranishme ne shtyp. Me pas botonte tek “Shqip” shkrimet e saj analitike. Vitin e shkuar u shfaq si drejtuese e emisionit te mengjezit tek Topi, por nuk zgjati e serish u zhduk. Zhdukja rastisi pas emrimit ambasador te nje personi me te njejtin mbiemer. Duket edhe ajo e pati parasysh kete dhe, terthorazi ne nje artikull, la te kuptohej se nuk e kishte baba. Nuk e di shkakun pse u largue por ne mediat shqiptare eshte e nevojshme.
    Kam lexuar edhe shkrimet qe Fahriu shkruante per zonjen do vite me pare. Ne nje bisede shokesh, njeri pyeti se cfare ishte arsyeja qe Fahriu shfaqet aq “i djathte”. Me i madhi ne moshe, nje lab, tha se Fahriu ka shume te drejte te jete i djathte, sepse nga babai trashegonte te 7 cifligjet e Mokres, por pushteti i komunisteve ia mori dhe ia dha babait te Mozes. Qeshem se te gjithe e dinim se ne Moker nuk ka as ara, jo te kete cifligje. Labi u vu ne qender te pyetjeve te tjara, si: pse Fariu ka nderru fe dhe eshte bere me katolik se te gjithe priftat katolike etj. Pergjigjet e kripura nuk po i shenoj se Mero e ka shok.

  24. aef says:

    e lexova me kenaqsi

  25. hena says:

    Bravo Moza per guximin qe ke dhe qe nuk kompromentohesh…………

    Ata qe perpiqen te hiqen se jane tjeterkush jane ne lufte ne rradhe te pare me veten. Si ata kolege te vjollces qe te pergezonin per artikullin, sot shume njerez tundin koken ne shenje miratimi per kritikat qe behen ndaj asaj qe ndodh.
    fatkeqesisht deri ketu shkon oponenca e shqiptarit tek tundja e kokes….drejtesia nuk funksion, historia ndryshohet e tjetersohet sipas qejfit dhe medias qe duhet te jete watchdog, sic shkruan edhe Mero, sot i kane vene pranga prej floriri…..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje