Deklaratë për Shtyp e deputetit Sajmir Tahiri
Edhe ky vit i ri, për shqiptarët filloi me një krizë, të cilën Sali Berisha nuk e zgjidhi, por e thelloi duke mohuar hetimin e zgjedhjeve të kaluara, e bashke me to, duke kërcënuar seriozisht zgjedhjet e ardhshme.
Vetëm dje, Komisioneri Fyle kujtoi edhe një herë se e njëjta krizë që e la Shqipërinë jashtë dyerve të Bashkimit Europian vazhdon ende të peshojë mbi qeverinë si një sirenë e fortë alarmi, duke cenuar në themel demokracinë dhe shtetin ligjor. Dhe për këtë e ka fajin Sali Berisha që ka lënë në baltë Shqipërinë e shqiptarët, për të vjedhur votat dhe pasurinë publike.
Pushteti i votave të vjedhura nuk ka më asgjë të përbashkët me standardet europiane, por mishëron standarde talebane, duke plaçkitur e vjedhur me babëzinë e korrupsionit, gjithçka në këtë vend i përket popullit.
Partneri i biznesit që polli tragjedinë e Gërdecit, u dënua nga një gjykatë amerikane, ndërkohë që autorët shqiptarë të tragjedisë që jo vetëm trafikoi armë e fishkë, por hodhi në erë një fshat të tërë, duke lënë pas mbi 26 viktima, jo vetëm që nuk dënohen, por mbahen ministra prej Sali Berishës e familjes korruptive që ai drejton.
Ky nuk është standard europian, por standardi i qeverisë që vjedh votat për të vjedhur Shqipërinë, duke lënë në baltë shqiptarët e zakonshëm, për të nxjerrë nga llumi i korrupsionit familjarët dhe partnerët e bizneseve të paligjshme të pushtetit.
Qeveria është kthyer në një agjenci sekserësh, që trafikon ditën dhe natën, në emër të vet, të ministrave apo ortakërive korruptive, duke përvetësuar gjithçka përbën përfitim të paligjshëm, nga karburantet, energjia, deri te rrëmbimi i pronave të qytetarëve, nga lejet dhe licencat, tenderat e koncesionet, trafiku i plehrave dhe interesave me mafien ndërkombëtare, zhytur në një llum korrupsioni prej nga ka kapur shtetin karteli qeveritar.
Parlamenti është shndërruar në paradhomën e partisë në pushtet, ku ligjet shkelen e ç’bëhen, përdhosen institucionet e pavarura kushtetuese, vidhen taksat e qytetarëve për dietat e Jozefinës dhe majmjen e deputetëve të qeverisë, duke çmontuar demokracinë dhe shtetin ligjor me dhunën e arrogancën e pushtetit të votave të vjedhura, tamam siç ndaloi në mënyrë antikushtetuese të drejtën tonë për të hetuar zgjedhjet e kaluara.
E vërteta e votave të vjedhura në zgjedhjet e kaluara nuk është kurrë çështje e kaluar, e nuk do të bëhet kurrë e tillë sado të mundohet Saliu. E vërteta e zgjedhjeve të kaluara peshon sot më shumë se kurrë mbi kokën e pushtetarëve që qeverisin me vota të vjedhura, për të vjedhur shqiptarët e zakonshëm. E vërteta do dali nga kutitë pavarësisht përpjekjeve të Sali Berishës për ta penguar, ashtu sikurse zgjedhjet e ardhshme nuk do jenë dot skena e përsëritur e manipulimit shtetëror që vë dorë mbi vullnetin e zgjedhësve për të vënë në dorë pasurinë e shqiptarëve.
Sali Berisha nuk i shpëton dot të vërtetës së zgjedhjeve dhe të aferave korruptive të familjes së tij biologjike dhe politike. Qytetarët e zakonshëm që Saliu i ka lënë në baltë, shumë shpejt do marrin vesh të vërtetën, duke lënë në baltë vetë Saliun dhe ortakët e tij.
Comments are closed.
jo Lloqe por vepra. Ky popull i ngopur me lloqe kerkon iniciative opozitare deri ne rrezimin e pushtetit te kalbur.
Ku ishe ti Adam ,kur shperthente Gerdeci?Apo i jepje doren Saliut ,per ta ngushelluar para Spitalit Ushtarak?E ngushelloje per hunbjen e madhe qe pati>Valle kete humbje e kishte familja e Saliut ,qe ti Adam e ngushelloje?Apo duke ngushelluar ate,te behej se ngushelloje vet viktimat dhe familjet e tyre te gjora?Apo po pergatisje ngushellimin e rradhes nga Saliu ,per ty Adam?O plehera qe aktroni demokracine….
Ju friksat e opzites , mos na beni tellalin ,po ne jua mban dilni ne pararoj te popullit dhe shporreni kete qveri , nese jo ikni dhe lereni rehat kete popull, ne hallet qe e kane zene, dhe qe la nanua juaj, bashke me meta pleren, ose ju si ..ps & pd … beni lojen e dyfishte , ne shpin te popullit.
Tahiro! Eshte me i informuar populli perpara jush per cka thote europa dhe usa. Mos dil e na thuaj se rakia behet nga rrushi o rrusho. Thuaj ore debil cdo besh per te qeruar salen e mjaft na dolet gjithe diten ne televizione, sa njeri e pastaj tjetri e tjetra si nag ps e nga pd. Late nam. Frikacak, iu rre mendja se do cohet prape populli e te vritet qe te behesh minister zotrote. Nuk ka me pushtet qyl. Futeni ne koke, por dilni nga parlamenti e vazhdoni protesten para kryeministrise deri sa te qerohet ai debil e mos pyesni se cthote europa o te manget por pyesni se cduan shqiptaret. Te trashe njerez
Duke i rene kaq shume legenit, keni bere qe ti dale fundi, dhe nuk degjohet me. Dhe Sali i shperfytyruari, vazhdon t ju beje shurren ne koke, qe eshte paralizuar nga frika.
me te drejte njerzit jane me te indinjuar me paaftesine dhe friken e opozites se sa me vete sali shpellarin talebanin e felliqur te vucidolit..
DJEMA OPOZITA KERKON PERKRAHJE DHE JO SULME.VETE THEMI QE NA KA CARE MORI I SERBIT DHE KUR SHIKONI QE KETA DJEMA BEJNE GAM,GAM DEMASKOJNE SALIUN JU I SULMONI.MIRE ATA SULMOJNE NGA AI VEND KU SALIU SUNDON ME HIR DHE ME PAHIR ME KERBAC DHE ME VRASJE,DHE ATA BEJNE ATE QE MUNDIN POR JU CFARE BENI VEC SHARJEVE QE I BENI SALIUT E CO.?DUHET TE JEMI TE GJITHE BASHKE PER TE SULMUAR DHE SHPORUR FLAMEN QE KA MBERTHYER VATANIN NDAJ KUR OPOZITA BEN SULM ME FJALE JU DUHET TE BENI SULM ME GURE SE OPOZITEN E KINI PRAPA POR DO TE RRUHET PAK NGA HIJA E EVROPES QE SI KURVE QE ESHTE E TJER LESHIN PER SERBINE DHE KELYSHET E SAJ DHE I QUN TE DY FAJTORE SI HAJDUTIN DHE ATE QE ESHTE VJEDHUR.BJERINI SALIUT DHE METES SE TE TJERET E BEJNE SHUREN NE BREKE PASTAJ DHE POPULLI DUHET TE KETE ME TEPER BESIM TEK EDI RAMA .NESE PO LODHET PO LODHET ME SHUME QE DISA PREJ NESH NUK E KUPTOJNE DHE DUAN NGA AI CDO GJE KUR DUHET TE HIDHEMI TE GJITHE NE SULM KUNDER QEVERISE SE MAFIOKRACISE DHE HALLDUPEVE TE SAJ.
SI KA MUNDESI QE NE 10 DEPUTETET ME TE PASUR, 8 JANE NGA PARTIA SOCIALISTE DHE ASNJE NGA PARTIA DEMOKRATIKE?
A ESHTE PS-ja PARTIA E TE VARFERVE?APO I MASHTRON VETEM PER VOTA?
Po ke te drejte EdiRuci. Deputetet e Pd jane te varfer sa bie miu dhe thyen hunden. Si Znj Vokshi prsh. Ke Argiten qe buke nuk ka ne shpi. Ajo eshkreta e di sa mundohet per te nxjerre buken e kalamajve. Zenin. Lulin e vocerr qe ta shkundesh nje lek nuk i bie nga xhepi per be. E shume e shume te tjere. Ne Pd jane me te ndershmit, me te bukurit dhe me te virgjerit dhe te virgherat. Lum Shqiperia qe i ka ata me ne krye Sali Vulehumburin.
PD e nisi me ato pardesyte ngjyre bezhe qe ia dhane nga dyqani i NFP-se,dhe me disa stilolapsa qe Saliu i mbante poshte tavolines se tij ke selia,dhe ia dhuronte militanteve si puna jote.Pastaj punesoi me kohe te plote jevgen qe quhej SUDE.Keshtu nisen piramidat,nuk kaloi dhe sapo nisi lufta ne Jugosllavi,Sala formoi firmen ‘Shqiponja”,qe merrej me kontrabanden e naftes ,duke thyer embargon e OKB.Pasi vodhi dhe paret e piramidave,edhe bankat e Shqiperise ,ashtu sic kishte vjedh nje vit me pare edhe votat,ia vuri flaken gjithe vendit.Erdhi bota dhe e zbriti nga kali Salen.Tashti nuk i mbeti tjeter vetem te merrej me ca pislliqe te vogla.Lefi ne uk ca vite,dhe erdhi 2005-sa.Me ca pederasta te KOP-it ua beni mendjen corap popullit,e i dha dermen Fatos Nanos,si rrobit ma te korruptu qi ka pas noj her Shqipnia.Pa ne erdhi per se dyti,Sala,me mendjen se :”kur te nuseroj per se dyti,e di une si te nuseroj”.U be nja 7 vite qe po nuseron se dyti.Kane ndodh ca Gerdece,afera te poshtra paresh,dhe ca Gji Lalzash,dhe ca Rruge kombi dhe ca Fabrika cimentosh,dhe ,dhe ,dhe….O EDIRUC,populli e di mire se kush ja ka fut dhe kush ja ka rremby paret.A kujton se nuk do vije dita qe ai padroni yt Sali Berisha ,bashke me te gjithe ju soji e sorrollopi i tij,te jepni llogari?Harroje.Pasuria qe eshte e popullit dhe ju ja keni marre me dhune e mashtrim,do tju dale per hundesh.Nuk keni vrime miu ku te futeni….
Ooooo…..POPULL ……Oooo moreeeeee………
Kombin edhe vetem kombin,
t’a duam me shum’nga syte,
dhe nga syte-kembet,t’i shporrim,
nga jane dhe sa jane partite.
Se na ndan e na percane,
gjysmet humbem neper bote!
Prap s’po ngopen,sa t’na hane,
korkodilet dje dhe sote.
Shihni,sa parti u bene?
sa dhe qen ne plehra mbledhur!
Por dhe ne ndryshofshin zene,
Ne i njohim ne te lehur…..
Shkurt,PS,PD arusha….
Jan nje bajg’per gjysem ndare!
Ky lloj plehu neper fusha,
s’do ler’ bime pa u thare!
Po kush jane partit e tjera?
Pp ky pleh,por ndare ne copa…..
Tash qe u ka dalur era…..
Ka zene hundet gjithe Bota!
Mendje,qe kulloni are….
O djem me kembet ne toke,
Ky popull ne lote lare,
sot ju do t’i dilni zote.
Kombin edhe vetem kombin
te duam me shume nga syte
dhe nga syte kembet te shporrim,
nga jane dhe sa jane partite….
Kur u qellua per here te pare me fisheket shqiptare ne Afganistan,thone, se nje taleban vdiq nga e qeshura se fisheket nuk e shponin po e gudulisnin.
Po vajti Sala ne USA do ta arrestojne se vetem aty po e futen ne burg se po pritem nga Mis Kryeprokurorja qe mezi pret ti mbaroje mandati do jete ne pushtet edhe ca vjet.