Komikët nuk adhurojnë. Përkundrazi, pickojnë

4 Janar 2011, 16:51Politika TEMA

Nga Mustafa Nano, respublica.al

Sikur ndonjë agjenci anketimesh të pyesë shqiptarët, se çfarë u ka mbetur në mendje nga festat e fundvitit, përgjigja duhet të ketë të bëjë me programet televizive me natyrë komike që shoqërojnë stafetën e viteve; me siguri pra, me t’iu bërë kjo pyetje, do të vënë trurin në punë e do të kalojnë në revistë “qyfyret e Vitit të Ri”; është bërë një cliché televizive pritja e përcjellja e momentit të ndërrimit të viteve me humor. Nuk di nga e kemi huazuar, por tanimë është edhe e jona. Po të jetë për mua, nuk më duket cliché e keqe. Po, është e vërtetë, televizionet e tjera nëpër botë nuk para e praktikojnë një gjë të tillë (me sa di unë), por punë e madhe! Këto programe këtejpari janë në harmoni me një si sublimim sui generis që ne shqiptarët i bëjmë “festës së Vitit të Ri”. Në këtë kuptim, programet komike në TV nuk janë gjë tjetër, veçse përgjigje që marifetçinjtë e palimpsesteve televizive i japin nevojës që verifikohet “atje poshtë”. Jemi ok, apo jo?

Kthehemi tek anketimi i supozuar i fillimit. Këtë herë përgjigja e shqiptarëve lidhur me pyetjen e bërë, do të ishte më e kollajtë. E dini pse e them këtë? Sepse një lloj anketimi të tillë, edhe krejt pa e kërkuar, mund ta ketë bërë këto ditë secili prej nesh. Dua të them se secili është bindur, se nuk ka mbetur njeri pa e ndjekur Fatos Nanon në Vizion Plus. Ish-kryeministri shqiptar, siç ka qënë e programuar dhe e lajmëruar plot zhurmë 10 ditë përpara ditës së show-t, ia behu në atë studio gjysmë ore para mesnatës, dhe mbeti mes komikëve të programit deri sa erdhi momenti i count down-it, dhe i njatjetimit të viteve. U përpoq të bëhej njësh me ambientin, e merret vesh se, për shkak të stilit gazmor të jetës e të pasionit që ka për të dëfryer, nuk ka hequr shumë për t’ia arritur qëllimit. Staff-i i televizionit Vizion Plus për një gjë duhet të jetë i sigurtë (e për këtë duhet të mburret): ftesa që i është bërë Fatos Nanos ka qënë një operacion i shkëlqyer marketingu. Audience-a ka qënë pothuajse e plotë.

Por nuk kam dalë akoma aty ku dua të dal. Fakti që s’ka mbetur njeri pa e parë Fatos Nanon në Apartamentin 2XL nuk më lë, sigurisht, indiferent, por në fund të fundit, nuk më kap në befasi, ngaqë e di mirë, ashtu si secili prej jush, që ne shqiptarët kemi një ‘fatal attraction’ prej politikanëve. Politikanët ndjellin e magjepsin si asgjë e askush tjetër këtej nga anët tona. Po e lë mënjanë shpjegimin (ndoshta nuk di ta bëj këtë shpjegim), dhe po nënvizoj fort faktin: nuk ka asnjë entitet tjetër human apo divin që të ketë sex appeal-in e politikës e të politikanëve ndër shqiptarët. Kështu ka qënë. Kështu është. Kështu do jetë dhe për ca (Ç’do të thotë ‘ca’?) kohë. Madje vihet re një paradoks: sa më të mbrapshtë të jenë politikanët, sa më shumë ata demonstrojnë se janë të aftë për të mbijetuar e për të sunduar në shpërfillje të rregullave e të ligjeve, aq më shumë rrethohen me vëmendje, me kureshtje, me admirim. Nuk është vetëm Fatos Nano që e ilustron këtë gjë, por ky është ilustrimi taze që kemi në dorë.

E gjithë kjo mendësi popullore përcillet pa një, pa dy edhe tek ata që krijojnë, duke filluar me eksponentë të rëndësishëm të kulturës shqiptare e duke përfunduar tek aktorët komikë të programit Apartamenti 2XL, të cilët në atë rast (sa kohë që Fatos Nano ishte në studio me ta) u sollën si gaztorë oborri. Është hera e parë që më ka ardhur keq për atë grup aktorësh, të cilët në rrethana të tjera janë për t’u admiruar (tok me aktorët e Portokallisë), ngaqë bëjnë çmos të mbajnë programe komike të përjavshme, të krijojnë me një ritëm të papërfytyrueshëm për ndonjë aktor tjetër në botë, të mbajnë gjallë artin e humorit në Shqipëri, etj. Në atë rrethanë pra ata nuk ishin aktorë, nuk ishin komikë. Ishin ca bufonë. Dhe nuk e them këtë, ngaqë kishin ftuar Fatos Nanon. S’ka lidhje fare. Mund të kishin ftuar këdo, mund të kishin ftuar dhe Barack Obama-n (e pamundur për t’u gjetur e ftuar), dhe po njësoj do ishin për të ardhur keq, nëse s’do të bënin atë që dinë të bëjnë, dmth humorin.

“Ou, po njerëzit në sallë u gajasën (është fjala për të njëjtët njerëz që u ngritën në këmbë e duartrokitën, kur në skenë u dha Fatos Nano, a thua se ishte një plenum i ndonjë partie shqiptare)”, mund të thotë ndokush, duke shtuar më pas se “funksioni e misioni i një komiku ky është, të bëjë të tjerët për të qeshur”. Po, është e vërtetë që spektatorët në sallë qeshnin; po kështu kanë bërë, sipas shumë gjasash, dhe ata që e kanë ndjekur show-n nga shtëpitë e tyre, por nuk besoj që është kjo e qeshura që kërkon të shkaktojë një komik serioz (thashë “komik serioz”, dhe mos ma merrni për një frazë oxymoron-ike; përkundrazi, është një frazë që ka kuptim që ç’ke me të). Spektatorët në sallë, ashtu si dhe ata që e kanë ndjekur show-n nga shtëpitë e tyre, mund të kenë dhënë një të qeshur të kollajtë ceremoniale a kontekstuale (kuptohet, ishte hare festive), mund të kenë qeshur “mes ngesë e përtacisë” së Vitit të Ri, mund të kenë qeshur me “komplekset e adhurimit të aktorëve ndaj politikanit”, mund të kenë qeshur edhe me shpirt n’daçi, por kjo s’do të thotë se aktorët komikë duhet të jenë në rregull me kaq. Nuk më duket se është kështu. Për mua, një aktor komik që sheh në sy një politikan të rëndësishëm, që i ledhaton dorën, e që pastaj lëshohet të thotë “po ky qënka vërtet Ai!”, është me mijra kilometra larg profesionit të tij.

Post Scriptum: Në një nga këto ditë, në një kanal televiziv jepej një show amerikan. Ishte një show i viteve më parë. Ishte një one-man show. Dhe ky ‘one-man’ ishte aktori e komediani Chris Rock. Çfarë thashë? Aktori e komediani? Chris Rock, në fakt, ishte shumë më tepër se sa kaq. Ai përqeshte shoqërinë, ai tallej me politikën, ai satirizonte në mënyrën më therëse “të vetët”, dmth njerëzit me ngjyrë, ai çmontonte qëndrimet homofobike, raciste, intolerante, ai nxirrte në shesh dhe sulmonte vese të tjera të shoqërisë, ai denonconte si asnjë tjetër sëmundjet e botës moderne, dhe të gjitha i bënte nëpërmjet humorit, nëpërmjet një humori të hollë e të vrullshëm, që të thëthinte të tërin, si të ishte një gjeratore. Çfarë ka Chris Rock, apo – për të bërë një ilustrim të afërt për ne shqiptarët – Roberto Benigni, që këta tanët nuk e kanë? Talentin? Po, por nuk është talenti që përbën diferencën; edhe këta tanët (përfshirë aktorët e Apartamentit 2XL) janë të talentuar që ç’ke me të. Ndryshimi i rëndësishëm pra është gjetkë. Të parët kanë dinjitet, kanë respekt për vete e për profesionin e tyre. Përveç kësaj, janë njerëz të gdhendur, janë shpesh njerëz të kulturës, pasi dinë të informohen, e dinë të lexojnë. Në shumë raste dinë të lexojnë dhe botën, e në ndonjë rast të veçantë dinë ta lexojnë këtë botë më mirë se sa intelektualët e filozofët. E pas kësaj e kanë më të lehtë të bëjnë humor, madje dhe të tallen me këtë botë, sidomos me të fuqishmit e saj. Kjo është diferenca.

17 komente në “Komikët nuk adhurojnë. Përkundrazi, pickojnë”

  1. Nazi says:

    Mu ne fund e nxore koken o Muci, po si nuk nuk duron dot kur i behet publicitet nje politikani qe ty nuk te pelqen, po si nuk shkruajte nje rrjesht per dy vjet qe hymni mbylles i ketij show ka qen hajde o Fatos, do te isha dakort me ty ne rast se ti nuk do kishe permend dhe portokallin si kur ti te ishe si Gazetari Jerry Wings i cili konfrontohet me te gjithe. Ti duhet te kuptosh nje gje te madhe; nje nga sherbimet me te medha qe i bene Portokalli Sali Berishes duke e reklamuar cdo jave si dhe pa pagese, megjithese ai paguan shume per reklame tv te tjera. Jam shume i bindur qe sikur Edi Rama te kish shkuar te ky show shkrimi juaj nuk do te ishte. Ti kete e ke treguar pasi kur Edi vajti dhe vallzoji te Vizioni ky ishte nje turp per ate show, jo vallazimi por ftesa ti nuk shkruajti asnje rrjesht.
    Sido qe te jete boll i sherbeve te tjereve Mr Nano eshte koha te punash per yourself.

  2. vlora says:

    Nuk kane faj aktoret,ata nuk shkojme per hobi, ata e kane pun dhe duhet te marin rrogen.Fajin e kane organizatoret.Ata kan 1 vit qe i bejne reklam Fatos Nanos,me shpresen se neser nese vjen president(qe ska shanse te ndodhe)do te shperblehen.VIZION PLUS eshte nje nga kanalet qe ndjekim me shume,dhe me then te drejten 2XL e ndjekim cdo te djele,ata te 4 jan te mrekullueshem.

  3. clirim rakaj says:

    po pse kapeni me Mucin kur ky eshte nje shkrim perfekt,kam frike qe kemi mbete prapa!.per sa i perket pelqimeve kush nuk i ka ne kete bote????eshte gjynaf te dekurajome dike qe shkruan bukur edhe pse neve sna pelqen. me respekt per ju…….

  4. miro says:

    Ok, ky muci ka te drejte te shkruaj si dhe ne te tjeret, ai eshte i sinqerte se kush nuk e paguan e sulmon. Bota nuk fillon e mbaron me fjalet e tija, ai kur punonte shekulli thoshte do shkruaj ore se me jep nje miljon tjetri, he muci nuk eshte keshtu, pra se ke nga ndjenjat e tua puniste por nga interesi parase, pa ja qe te tjeret vlejne me shume se ti. Pa inte si thua, kur shikon gazetare ish koleget e tu te pasur te vjen te pelcasesh se pse nuk dita me ke te behesha qe te fitoja dhe une. Tani ato jane moralizime per vehten tende. ishalla ke fate me ata qe po mbron keto kohet e fundit. pa inate mos mu merzit, se ka qe jane shume me te ditur se ti ndonse dilje si rrugova me poza si aktoret e deshtuar tane. merru me aq sa di or ti’ thuaj cfare te duash se pse e thua aty ku mendon se te shohin ska asnje ndryshim dhe po se the fare kaq vle.

  5. Epirioti says:

    Sa mire qe nuk e pash ate palaco Tosin ne Vision Plus dhe as ata palaco qe e quajne veten aktor humori. Nano sa here vjen ne Shqiperi merr honorarin 1 milion dollare nga Sala per pushtetin qe pushti i dhuroi Sales me 2005. Salen dhe Tosin i lidhin keto gjera:
    1- Te dy e urrejne popullin e tyre
    2- Te dy kane qene pjese e nomenklatures komuniste
    3- Te dy i kane “sterilizuar” konkurrentet neper partite e tyre
    4- Te dy kane vjedhur aq shume sa nuk ka politikane ne Europe ti konkurroje
    5- Te dy jane te lire e bredhin neper bote me leket e popullit
    6- Te dy jane me moral me pak se zeroja
    7- Te dy jane njesoj te urryeshem ne syte e popullit
    8- Te dy kane tentuar te shesin Shqiperine dhe Kosoven te greku dhe serbi
    9- Te dy jane te djallezuar(zgjuarsine ua ka dhuruar djalli), ndaj dhe jane te shemtuar
    10-Te dy i rradhiten emrat e tyre ne histori perkrah Haxhi Qamilit, Ahmet Zogollit dhe plot renegateve te tjere antikombetar.

    1. faslliu says:

      Sa per te perbashketat e dy te vetquajturve lidere,qe ne fakt jane kamber qe na kane ngelur ne dere i ke goditur ne shenje.Eh sikur te ishin te gjithe epiriotet si ty ,tora do te ishim bashkuar me nenen Greqi,pasi vullneti dhe ndihma nga te dy kamberet e siperm nuk mungon aspak

      1. psykopati says:

        Sa per dijeni Epirotet kane qene dhe jane Shqiptare , edhe Skenderbeu ne kohen e tij quhej Gjergj Kastrioti Epiroti.

      2. Epirioti says:

        Mos bini ne gracken e grekut. Epiriot do te thote pasardhes direkt nga pelazget. Propogandojeni me te madhe kete emer qe do te thote Te epermit(superioret) sepse grekerit ishin shume inferior e te zinj te sapoardhur nga Egjipti(Kaini me 40 te bijte). Ndaj eshte hera e fundit qe nga ndonje injorant shqiptar degjoj perngjasim te fjales epiriot me fjalen grek. Epiriot jane fiset Mollose, Kaon ne pjesen e laberise se sotme si dhe arvanitasit, suliotet, camet ne pergjithesi deri ne Pater(dikur Sparta qe do te thote shpata), etj. etj, se nuk kam kohe tani te merrem me ato qe duhet ti dije cdo shqiptar.

        1. psykopati says:

          Shume fjale greke dhe nderkombetare perkthehen vetem me shqipen tema=Them ose thom dicka ose per dicka ,Ide ose Idea=Dije kam dijeni kam dije kam zgjidhje ,Super=Siper ose permbi sup,dicka e ngritur e larte qendron lart e nderon respekton (Mbretin e mbanin mbi sipe ,Kiosk=Qoshk ,ne qoshe ne kend. Jane shume fjale te tjera por ne nuk kemi shkenctare dhe qeveritare qe tua imponojme botes historine tone ,ne kemi hajduat Bllokmene dhe Bllokqene dhe Pers si puna juaj z Faslli=i Paditur;pa dije perkthet ky emri yt ne persisht ose ne turqishte marokan ose i trash .

          1. Historiani says:

            Pershendetje
            Me emrin ‘Epir’, në kohët e lashta quheshin krahinat në veri-perendim te Greqise. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër.Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apollonisë.
            Epiriotet nga shumiva e auotreve antike latin apo greke, konsiderohen si fise ilire, ka dhe te tjere që i konsiderojne si entitet i veçantë midis dy kombeve me të medhenj të ballkanit.Mendimet kanë qenë sa të ndryshme, aq edhe kontradiktore.
            faleminderit.

  6. sali skfteri says:

    Ky Mustafaj shkrruan sikur vetem ky e ka pare ameriken Edhe ne amerike ka yje te artit tv apo show qe admirojne ne shkallen me te larte politikanet , bile e shprehin hapur simpatite e tyre sa here i jepet mundesia. Pse nuk e shikon me kete sy “problemin “apo te ka renduar marali i fabules qe tregoi Nanua. suksese djemve te showt.

  7. MEMEDHETARI says:

    Fabula me bajge kur tregohet nga nje .ajge,eshte bajge…
    Pavaresisht qe “gaztoret”qeshen…
    Bene detyren…

  8. fred says:

    do te jete shkoterimi i plote i shqiptareve ne qofte nano futet ne politike ky hajdut per krimet qe ka bere popullit shqiptare e ka vendin ne litar si sadami zgjou o popull mos i leni keto njerze tju marrin me kambe se ato kane frike nga ju zgjohu

  9. Nuri says:

    Une nuk e pashe z. Nano edhe pse e dinja per prezencen e ti ne vizion +. Nese eshte e vertete ajo qe shkruan autori per audiencen qe e ka ndjekur ate me vjen shume keq. Une nuk e ndoqa se prezenca e z. Nano dhe politikaneve kryesore shqiptar ma shpif kur i shoh ne lajme ne dite te zakoneshme e jo me ne dite te vecanta e me simbolike gezimi e shprese. Po ta kisha pare gjithe viti 2011 do me shkonte ters.

    1. Rajmonda says:

      Dhe une nuk e pashe,pikerisht se e dija qe do vente dhe Nano.

  10. i padituni says:

    Me perpara thonin me thuaj me ke ri te them se kush je,tani i thone me thuaj cfar shef ne tv (big brother, apartamenti 2xl, opinion etjera)te te them se sa mend ke.

  11. Editor for Cultural Affairs-K.F says:

    Shume seriozisht e ka marre kete pune zoti Mustafa Nano? Po ketu, kete gje bejne prej vitesh te gjithe! A nuk e provoj edhe zoti Nano me “Deja vu” e tij te famshme. Te njejtet personazhe dhe fytyra ricikloj ne ekran. Po pse nuk ka shoqeria shqiptare aktore te tjere, madje shume me te talentuar dhe me me integritet se ata qe ftonte perjave zoti Mustafa?! Kjo eshte komike ne kete vend, sikurse problemi qe cek autori. Kur humori kerkon ndihme per sukses, audience apo si partner politiken, ai llogjikisht ka deshtuar. Kjo eshte fondamentale qe edhe nje cilimi e kupton. Por ne nuk kemi humor, sepse ai ka vdekur prej pothuajse dy dekadash. Humori eshte transformuar ne banalitet. Ne kemi aktualisht disa pseudospektakle qe qarkullojne neper disa TV si “Portokalli” qe nuk eshte humor por vulgaritet dhe banalitet. Po ashtu keta djemte e “Apartamentit 2XL” jane po aq profane ne profesionin e tyre sa nuk do ti kishin ofruar per shfaqje as ne ish-Koperativen Bujqesore te Krutjes! Te vishen aktoret sot si femra per te imituar ato, kur ne realitet gjenden me bollek aktore te ketij seksi eshte donkishotizmi me i madh qe i behet artit. Ja keta jane keta pseudoaktore-humorista…!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje