PS: Sot lipset që Shqipëria të ngrihet në këmbë për ta larguar këtë qeveri

4 Janar 2011, 14:52Politika TEMA

Reagim i deputetes Olta Xhaçka, pas konferencës së Berishës

“Sot Sali Berisha dha një shfaqje shembullore të nivelit ku ka rënë puna e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Lexoi detyrat e drejtorive të një agjencie shtetërore sepse ka harruar detyrat e tij.

Sepse ka harruar 1 milion të papunët që i ka lënë pa shpresë.

Ka harruar 540 mijë pensionistët që i la pa një qindarkë për Vitin e Ri.

Ka harruar universitetet e spitalet pa asnjë kusht e standard shërbimi.

Sepse ka dështuar me ekonominë duke lënë në baltë Shqipërinë e shqiptarët. Ndaj sot lipset që Shqipëria të ngrihet në këmbë për ta larguar këtë qeveri të dështuar që vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë!

Sali Berisha thotë që kutia i takon vitit të shkuar, por në fakt kutia e mbyllur është baza e pushtetit të tij të vjedhur.

Ky vjedhës votash ta harrojë se opozita do të heqë dorë nga transparenca e kutive të 28 qershorit.

Djegia e fletëve nuk e mbulon dot krimin elektoral që herët a vonë ne do ta bëjmë transparencën duke nxjerrë para syve të popullit manipulimin e materialeve zgjedhore.

Sa për Edi Ramën, Sali Berisha bën mirë të kërkojë falje për përrallën e gënjeshtrës së 20 përqindshit që ua këndoi shqiptarëve 3 muaj paturpësisht me gjithë fuqinë e altoparlantëve të pushtetit të vjedhur.”

20 komente në “PS: Sot lipset që Shqipëria të ngrihet në këmbë për ta larguar këtë qeveri”

  1. Rilind says:

    Cojeni popullin ne kembe e jo vetem me fjale por me aksione. Mos i thoni here tjeter “mos kepusni as nje gjethe peme” por i thoni “shkuleni pemen e keqe me gjithe rrenje”.

    1. Arberia says:

      I nderuar Rilind,tike shume te drejte qe thua qe duhet shkulur nga rrenja ekeqja qe na ka zene,por me Edi Ramen ne krye te PS as mos e coni ne mendje se doi te rezohet S.Berisha e Ilir Meta.Edi rama ka marre persiper te sjkateroje Partise Socialiste,duke perzene e lene jashte saj Socialistet e vertete qe e themeluan e e mbajten gjalle deri tani.Pa grupuar ata burra e gre qe e duan me shpiert Shqiperine,nuk shporeen horrat e hajdutet nga qeveria.Ku jane Spartak Poci,Saimira Pino,Ben Blushi e shume e shume te tjere?Burra egra te ndershme qe Edi Rama i ka lene jashte Partise Socialiste?

    2. Arberia says:

      I nderuar Rilind,ti ke shume te drejte qe thua qe duhet shkulur nga rrenja e keqja qe na ka zene,por me Edi Ramen ne krye te PS as mos e coni ne mendje se do te rezohet S.Berisha e Ilir Meta.Edi rama ka marre persiper te shkateroje Partise Socialiste,duke perzene e lene jashte saj Socialistet e vertete qe e themeluan e e mbajten gjalle deri tani.Pa grupuar ata burra e gra qe e duan me shpirt Shqiperine,nuk shporren horrat e hajdutet nga qeveria.Ku jane Spartak Poci,Saimira Pino,Ben Blushi e shume e shume te tjere?Burra e gra te ndershme qe Edi Rama i ka lene jashte Partise Socialiste?

  2. Ermal Komini i vertete says:

    kjo olta me mire te kerkoje ngritjen e nje komisioni parlamentar per te pare gjendjen mendore te plakut te rjedhur

    1. huri says:

      ok plotsisht dakord.Sa deputete duhet te firmosin per nje komision te tille?Menjehere hyn ne mes po ky Sali i cmendur dhe i blen te gjithe keta deputete..dhe nuk arrin perseri numuri per komision parlamentar…si ti behet ketij halli?

  3. Epirioti says:

    Olta! Nuk iken Sala se te do qejfi ty te behesh ministre e ardhshme pa asnje merite. Qe te iki Sala prej verteti e te kene besim njerezit te ju duhet ne radhe te pare te lesh ate makine luksoze qe mban, te ecesh ne kembe si te gjithe njerezit e thjeshte, te besh pazar te tregu fshatar apo te uzina Dinamo, te hypesh ne urbanet qe i ke ne patronazh nga bashkia e Tiranes, te pish kafe ne kafenete e lagjes e te degjosh se cfare duan njerezit dhe te te mbushet mendja ty, idioteve rreth PS dhe debilave e dallkaukeve te PD sesa me poshte ne nivel intelektual dhe qytetar jeni ne krahasim me qytetaret e thjeshte. Dashke prape ’97 zotrote qe u vrane mbi 3 mije djem te rinj qe te vinte PS ne pushtet dhe prape e mbajtet Salen si dordolec ne opozite per te trembur popullin e per tu dukur te mire. Leshojeni moj postin vajzave me intelekt, me moral te paster e me deshire per te bere vertet per kete popull, me jeni bere nje tufe femrash te PS-se e te PD-se me % te larte androgjenesh, e me lesh ne te gjithe trupin. Populli nuk iu duron dot me egerrsine qe shfaqni ndaj nj-tj, nuk na hyne me ne xhep, por dilni nga ai parlament i felliqur, largoni cdo funksionar nga KQZ dhe ne dreqte shkofte Europa me misionaret e vet, zgjidhni e merrni o me popullin e ne pushtet o me Europen e ne opozite. Nuk ka me edhe akullore edhe cokollate. Mos beni gafe e hyni ne zgjedhjet lokale se keni krijuar aq zhgenjim ne njerez sa nuk do veje njeri te votoje e do mburret prape Sala se i fitoi zgjedhjet kaq lehte. Apo po beni marreveshje gjigande me PD e po korruptoheni si shume nga ju deri tani, epo helbede se qe te besh pazar ne Londer duhen shume leke e me rrogen tende deri ne Rinas arrin. Olta! Thirrini mendjes sot e pergjithmone, populli e urren Sali qenin por do bojkotoje zgjedhjet nese nuk e beni ju me pare. Dhe mjaft na the cfare ben Sala neper mbledhje, se edhe kur shpetojme nga ai derr e nuk na shfaqet ore e sekonde ne ekran dilni ju e flisni per te duke na e kujtuar prape e nuk na lini te qete. Shfaqni alternativat tuaja per te gjitha ato fusha ku u ankove zotrote se qe jane skandal i dime ne me mire sesa ju qe nuk i shkelni me kembe ato vende por thuaj si i keni projektet tuaja sociale per te gjitha keto gjera, per 1 milione te papunet, per 540 mije pensionistet, per 1 milione emigrantet, per shkollat, kopshtet, universitetet dhe spitalet. Pa t’ju degjojme njehere c’kapacitet keni per te treguar si rregullohen keto e mjaft na u qurravitet me fjalime politike nga mengjesi ne mbremje.

    1. pellasgu says:

      …le te shpresojme qe k’jo zonja dhe te gjithe te ashtuquajturit klase politike qe dalin dhe flasin pa pike dinjiteti dhe pergjegjesie vetem te hedhin njehere syte tek komenti i mesiperm i ‘Epiriotit’ per te kuptuar se c’ka mendojme ne per ta dhe per te reflektuar sadopak per neperkembjen qe i kane bere,po i bejne dhe me sa duket do ti bejne dhe per gjeneraten ne vazhdim kombit shqiptar!!Por ne fund te fundit fajin prape e ka populli qe nuk nxjerr nje ‘GIJOTINE’ perpara kuvendit ku dhe te perfundojne te gjithe pa perjashtim pasi vetem atehere kombi yne i vyer do kishte perparim dhe sic thote populli do shihte drite me sy!!

  4. Qaniu says:

    A ka mundesi ju morracaket e PD-s te shfryheni tek gazeta e Fahri Bajges dhe na lini rehat?
    Sa per Salen e me shoket e tij prisni se do ti vij dita edhe servilit te familjes Hoxha per krimet e 97-s dhe vjedhjes masive te ketyre viteve. Ne burg e ka vendin bashke me Meten kokmadhin ndersa ju morracaket e vegjel kerkoni azil si me 97 neper Evrope.
    Njerez te felliqur , pa dinjitet.. !

    1. Epirioti says:

      Qani! Lexoje njehere gjithe komentin-analize qe kam shkruar, e do shikosh se po perpiqem te edukoj PS si te sillet se Sales e PD nuk ka doktor qe e merr tani persiper, eshte kalbezuar totalisht. Ne nje Situate te tille te cmendurit nuk i vihet me faj, por faj ka i mencuri qe nuk e heq ate. Keshtu qe PS duhet te heq Salen duke e paralizuar e duke e bojkotuar ne cdo aspekt.

    2. Mjere ky popull. says:

      Nuk me duket se epirioti eshte nga ata te Sales, them se ka te drejte. Lideri i shpreses sone per tu çliruar nga thonjte e Sales (shoku Edi) pushimet e veres i kaloi ne Dubai dhe krishtlindjet apo vitin e ri ne Paris. Se te kete nje opozite te tille te perlyer po aq sa Sala vete, ky i fundit e ka te sigurte pushtetin si NUR-Sulltan Nazarbajev i Kazakistanit qe ka harruar se kur eshte zgjzdhur president per here te pare (1990-91).
      Mjete ky popull, te dy palet nje hale jane o Qani, nuk lahet m…i me sh…..e, thote populli yne i martirizuar nag e majta dhe e djathta se bashku.

  5. psykopati says:

    O z Qani!Do na falesh mor zotni por ne qe shkruajme ketu nuk e di e ke kuptuar apo jo,nuk jemi as me Pd ne e as me Ps ne ,,ne jemi me Shqiperine ,me te miren dhe me te mjeren e saj ,na ka zene e keqja aty ku nuk thuhet me keta politikane .

    1. Epirioti says:

      E mos shikoni kisha e xhamija, feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  6. faslliu says:

    O zoti ferrik,reagimi juaj eshte i drejte.Po te jesh vertete nga krahu i humbesve hallall te qofte,por nuk besoj qe te jesh kaq naiv sa te mos e dish qe firmat piramidale,i ideoi,lejoi,zhvilloi dhe me ne fund i vodhi partia demokratike.Eshte e vertete qe ne zbatimin e programit tuaj moren pjese ca monstra nga ish nomeklatura komuniste,por ata i kishin koqet ne bige dhe skishin nga e dridhnin,sigurisht dhe xhepat ju ngrohen.Sejcili duhet te marre ate qe i takon.Kush i vodhi o zot i befte ilace per koken e vet.

  7. Metamorfoza says:

    GJYNAH !

    …!
    Per bese,gjynah,
    Bile,eshte deri krim!

    Ato vajza bukuroshe,
    Topmodele te Tiranes,

    I nxjerrin ne ekrane,
    Per nje palo-Njoftim !

    …!
    Zedheneset e subjekteve tona,
    (Argat…,pa asnje perkushtim),

    Ne fytyren e gojen e tyre,
    Konfliktet e idhta partiake,

    Kane vetem nje emer:
    -…(Per) Dhunim !

    ./.

  8. tekniku says:

    Me njerzit nuk mund te luhet si me guret e shahut.I thirret per mitimgje ju pergjigjen,i thirret per greve urie ju pergjigjen.Kush levizi nga istikami .Edi Rama dhe askush tjeter.Me deshiren e tij apo presionin e perendimit,ai levizi duke lene te befasuar dhe aleatet e tij.Ne se je i vendosur ta pershkallezosh levizjen paqesore te njerzve per voten e lire qendro drejt dhe ketu nuk ka vend per medyshje.Qendrimi juaj i ka dekurajuar njerezit.simpatizantet dhe ata qe jane luajale me kerkesen tuaj.Krahu tjeter tani hedh poshte cdo nisme tuajen dhe nuk le rast pa shitur mend dhe demonstruar forcen.Forca Zimbabve dhe lavdi zotit Mugabe.

  9. Petrit Kola says:

    Shume do ti lutesha PS-se qe ta leje teatrin.
    http://vertet.blogspot.com/search?q=celsi

    1. huri says:

      Teatri luhet nga aktoret>Aktoreve jua cakton rrolet regjisori.E di ti Petrit se kush eshte regjizori i teatrit tone absurd?Dhe neve nuk na mbetet vetem te shofim cfaqjen,e ne fund te themi:Sa bukur lozi filani apo fisteku.Kaq.Pjesen e kane shkruajt te tjeret,kush jane ata qe kane shkruajt dramen?Kapitali,dhimokracia,mafia,populli me menefregizmin e tij…Neve nuk na mbetet pra te duartrokasim…dhe te flasim me vehte duke numuruar qindarkat me doren ne xhep,nga turpi

  10. Populli. says:

    Ja iku Sala,kush vjen? perseri nje komunist me xhakete te re dhe jakebardhe=nje vere n’uje.
    Stan me lepuj s’behet thote populli.Su velet me 65 vite profane te politikes me ligjin:O METE PER VETE.

  11. Leka says:

    Si guxojne dhe vazhdojne te dalin keta zvarraniket e cirkut te ps.es.Jane pikerisht keta frikacake te pashoq dhe njerez te vegjel, mbi te cilet rendon faji historik, qe vazhdojne te lene te sundoje mbi ta dhe Shqiperine, nje hajdut dhe kriminel ordiner mesjetar fshati.Race bastardesh te ndyre!

  12. Lion says:

    Duke lexuar komentet nje gje eshte e sigurt, ai te cilin thone shumica e kemi inat Beu Sali do ngelet ne pushtet per shume kohe, se keta gjoja te pananshmit merren me shume me opoziten se sa me ate qe i qeveris. Ne vend te mbeshtesim opoziten sepse nuk ka menyre tjeter ne kete sistem qe te nderrosh qeveri (nuk mund te kete me revoluzione), shumica e juaj gjoja asnjanes merren se si opozita eshte njesoj si pd etj, etj. Po ne se vertet mendoni keshtu boll na dhat mend duke share Salen lereni te qete tju qeveris dhe per nja 30 vjet, dhe ju merruni gjate ketyre 30 vjeteve duke share opoziten qe nuk jua hoqi qafe ate qe gjoja nuk e doni.
    Cfare populli!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje