Shqipëria: Një vështrim në shekullin e 15-të

2 Janar 2011, 16:52Politika TEMA

“DIE WELT”

Ndërsa vendet në zhvillim në Azi preferojnë që të pasqyrojnë në monedhat e tyre arritjet teknike dhe të tashmen e tyre, monedhat europiane preferojnë më shumë të hedhin një vështrim në të shkuarën. Një vështrim veçanërisht të thellë në histori hedh leku shqiptar

Gjithçka nis me emrin. Leku është vendosur sipas udhëheqësit Lek Dukagjini, një bashkëkohas i Skënderbeut i shekullit të 15-të. Ky i fundit luftoi për dekada kundër turqve dhe ishte një shembull në të gjithë Europën i një të krishteri në qëndresën kundër osmanëve. Dukagjini luftoi në atë kohë nën Skënderbeun, por edhe kundër tij. Besnikëritë në atë kohë ndryshonin shumë shpejt.

Dukagjini u bë i njohur edhe për diçka tjetër: për të ashtuquajturin Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kanuni është ligji zakonor shqiptar, i bazuar kryesisht mbi konceptin e “nderit”. Në disa raste shihet negativisht për shkak të pasojave të gjakmarrjes, por ka edhe aspekte positive sidomos sa i përket ligjeve të mikpritjes. Miku zë një vend të rëndësishëm në Kanun. Në disa krahina të Shqipërisë praktikohet edhe sot. Versioni më i njohur i Kanunit është emëruar sipas Dukagjinit.

Ndërsa Dukagjini është vlerësuar kaq shumë sa i është vënë emri i tij monedhës, bashkëkohasi i tij, Skënderbeu, nuk është dhe aq i njohur. Portreti i tij shfaqet në kartmonedhën 5 mijë lekëshe, e cila për shkak të dobësisë së monedhës, përdoret shumë pak. 5 mijë lek janë rreth 36 euro.

Por edhe në të tjera kartmonedha shfaqen personalitetet që kanë dhënë shërbimin e tyre të shquar për kombin, duke përfshirë themeluesin e shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalin, që shfaqet në kartmonedhën 5 lekëshe, ose shkrimtarin Naim Frashëri, i njohur për ringjalljen e ndjenjës kombëtare shqiptare në shekullin 19-të. Sot njihet si poeti më i rëndësishëm i Shqipërisë.

Megjithatë, Shqipëria jep një shembull keqpërdorimi të kartmonedhave për figura të dyshimta historike. Në monedhën 2 mijë lekëshe shfaqet Genti, mbreti i fundit ilir. Shkak për këtë është se shqiptarët e mbështesin historinë e gjuhën e tyre tek ilirët, që kanë jetuar në Ballkan e në Italinë e Jugut. Mbi të gjitha gjatë sundimit komunist, teoria e vazhdimësisë nga ilirët e lashtë deri tek shqiptarët modern ishte shumë popullore.

Mes historianëve dhe gjuhëtarëve ai është shumë i diskutueshëm. Në kartmonedhë vlerëshet se ai është një burrë shteti, luftëtar, dijetar dhe njeri me arritje të shumta ekonomike. Por në kartmonedhë harrohet të thuhet se ai u mund nga romakët dhe u dërgua rob në Romë. Vendi i tij u nda mes aleatëve të Romës- gjë që mbështetet historikisht.

7 komente në “Shqipëria: Një vështrim në shekullin e 15-të”

  1. Ligor Luarasi says:

    SHQIPERIA KA ENDE THESARE NE HESHTJE.
    **********************************************************************
    Shqiperia ka dmozdoshmeri me specialistet e vertete historiane te saj, ndricimin e burrave dhe grave shqiptare qe politika egoiste i ka lene ne harese veprat e tyre.Kjo per shkaqet e nje xhelozije qe lidhej me fronin dhe sundimin personal.Eshte e qarte, do vije dita kur historianet tane te evidentojne saktesisht kete te vertete te hidhur qe e kane nxitur persona te caktuar me mendesite e ngushta te kohes se tyre.Te tille burra te shquar jane Genti,Mbreti i fundit i Ilireve,Leke Dukagjini, financieri i Katedrales madheshtore te Shengjergjit ne Korce,qe edhe varin ja zhduku komunizmi xheloz o mendjengushte,etj,etj, shqiptare te shquar, qe rijne nen token e atdhut te heshtur dhe jane me shume vlera te pa ndricuara. Ligor Luarasi SHBA.

  2. kili says:

    une nuk e di ku e ka mare dhe e mbashtet informacionin autori i ketij shkrimi por duhet thene se eshte krejtesisht i gabuar mbasi monedha e jone e ka marre emerin nga LEKA I MADH apsolutisht ILIR,ndaj ky autor i ketij shkrimi ne nuk e di te mos shkruaj se do te mendojme qe honorarin e ka mare ne ATHINEoseneSHKUP

  3. Ilirian says:

    Ky artikull ose eshte totalisht i sponsorizuar nga Geko-Sllavet ose eshte i shkruajtur nga ndonje IDIOT qe e ka humbur fillin dhe s’din ti thote gjonat!!! Nuk e kuptoj pse redaksia e kesaj gazete te nderuar e ka botuar kete pacavure artikull te nje autori anonim!!!! Anti Shqiptar!!!!!!!!!!!!

    1. faslliu says:

      Rrushi artikullshkrues duhet ta dije se ngulmime ilire jane gjetur dhe ne poloni,te cilat klika vvlaznore komuniste i rrafshoi dhe ndertoi qytetet e saj.por te thuash qe kjo teze e prejardhjes se shqiptareve nga Iliret akoma nuk pranohet dhe eshte shume e diskutueshme ,as me shume e as me pak,por duhet te jete shumee vertete ajo qe thote Ilirjani.E nderuara redaksi mos i hapni vend komenteve te tilla pasi do te na ndodhe si me enciklopedine Maqedonase per prejardhjen e shqiptareve nga malet,teze te cilen e ka pranuar nuk di se si dhe zoti Cabej..

  4. Ermal Komini i vertete says:

    une kerkoj qe monedhen te quajme plaku i rjedhur.

  5. Veleciku says:

    Ma merr mendja se kete shkarravine e ka shkrue ndonji i ashtuquejtun njeri me arsim te fillor. Veleciku

  6. shqiperia says:

    sapo kemi hyre ne vitin e ri,ne ate te dy njeshave.Bukur,dhe me qe linja e urimeve eshte ende e hapur,deshiroi ti uroje te gjithe bashkekombesit,komentuesit,dhe vecanerisht stafin e gazetes heroike Tema,te cilen e drejtone gazetaro kirurgu,i permasave te medha kurajoze dhe i vertetesive te pa kontestueshme,z.M.Baze…GEZUAR FESTAT.dhe qofte per ju nje vit me plote mbaresi dhe shpalosje te reja ne dyluftime me kameleonet qe kohet e fundit jane shtuar setepermi.fatekeqesisht,te gjithe jane berishiste,boshti te cileve grasatohet nga zagarokatrahuri Taci oil…Urime edhe njehere,dhe pena top ju befte…ju faleminderit…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje