Prej vendosjes së regjimit të udhëtimit pa viza për shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë, në Gjermani janë regjistruar disa mijëra kërkesa për azil të qytetarëve nga këto dy vende, shkruan e përditshmja sllovene, Dello.
Sipas gazetës, heqja e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës, mund ta rritë këtë numër të azilkërkuesve.
“Në 11 muajt e parë të vitit 2010, në Gjermani kanë kërkuar azil 4218 shtetas të Serbisë dhe 2319, shtetas të Maqedonisë”, shkruan gazeta në një raport nga Berlini, duke shtuar se numri i “kërkesave të këtilla para një viti ishte vetëm 581 përkatësisht 109”.
“Azilkërkuesit pothuajse pa përjashtim nuk i plotësojnë kushtet për azil, sepse nuk janë të ndjekur politikisht, etnikisht ose nga aspekti i fesë”, shkruan gazeta.
Më tutje, e përditshmja lubjanase, Dello, shkruan se shumë prej azilkërkuesve “në vendet e tyre janë pre i mashtruesve, të cilët për para premtojnë jetë më të mirë në Gjermani, punë ose së paku azil të përshtatshëm”.
Sipas gazetës, ministri i brendshëm i Bavarisë, Joakim Herman, duke i përmendur këta shembuj të “keqpërdorimit të institucionit të azilit” ka kërcënuar me “rivënien e regjimit të vizave, nëse kjo sjellje nuk përfundon”.
Comments are closed.
GJermania munde te beje cfare te doje,te fortet flasin e vendosin vete,por mendoje qe qytetare nga R.SH nuke do te kete qe te kerkojne azil,na jane bere te qarta te drejtat qe kemi.Ne zdo te behemi shkaktare per probleme te tilla,perkundrazi, BE e falenderojme per liberalizimin e vizave,edhe pse na hoqi te fundit ne prape i jemi mire njohes EUROPES.Ne vecanti respekte e mire njohje te vecante kemi per ZONJEN TANJA FAJON,kembe nguli dhe e bindi BE per ne SHqiptaret qe e meritonim levizjen e lire.
Shqiptaret uk do te shkelin asnje prej rregullave te vendosura per udhetimin e lire ne vendet e Europes.
me mire te presim te kalojne disa muaj
Shtetet e Europes mund te bejne si te duan, por duhet te jene te bindur se nga shqiptaret nuk u vjen e keqja kurre. Shqiptaret mezi e priten kete dite keshtu qe nuk duan ta humbin kete shans. Ata me siguri qe do ti respektojne te gjitha kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian per levizjen e lire.
Shqiptaret jane njerezit me korrekte ne bote
Jeni kaq te sigurte qe flisni ne emer te te gjithe shqiptareve?! Secili mendoj se i di vete hallet e tij dhe nuk eshte hera e pare qe nuk zbatohen rregullat 100%. Mund edhe te kete, por te shpresojme qe te mos behet bum!
Ore te dashur bashkekombas,akoma nuk e kuptoni se ska per te pasur kurre Europe te bashkuar.Ne si komb jemi prodhues te nje aksiome.Mos e deshiro e lakmo fqinjin e varfer,nga ai nuk ke hajer,jo lek borxh,jo goten me oriz,copen e bukes etj.Kete gje po ben dhe Europa me ne,dikush nga ata pak mijrat e spiuneve qe ajo ka tek ne duhet tja kete thene.