Kërcënojini liderët tuaj, jo mua!

5 Janar 2011, 13:12Politika TEMA

Nga Tim Judah

Ka lajme të mira dhe lajme të këqija. Lajm i mirë, së paku për mua, është se parashikimi kryesor imi në këtë kolumne vitin e kaluar doli të jetë i saktë. Lajmi i keq është se parashikimi ishte se në vitin 2010 një Kosovë tashmë në rritje e izoluar do të lihet edhe më larg prapa pjesës tjetër të rajonit. Isha po ashtu i brengosur me imazhin e keq të Kosovës jashtë, dhe marrë parasysh ngjarjet e muajit të fundit, vështirë se mund të themi që shtytja e madhe nga opinioni i GJND-së zgjati shumë apo se dikush e shfrytëzoi momentin dhe e përdori mirë atë.

Natyrisht, nuk jam vërtet i lumtur që parashikimi im ishte i saktë, por më lejoni të them diç që në fillim. Kjo është “mos e fajësoni korrierin”. Në disa muajt e fundit, çdo herë e më tepër nga ato që shkruaja për Kosovën dhe pjesën tjetër të rajonit botohet në “Qasjet Lindore”, një blog në ueb-faqen e “Economistit”. Bezdisëse është përmasa e komenteve idioteske nga njerëz që thjeshtë nuk e kuptojnë se gazetaria nuk është e njëjta gjë sikur të jesh konsultant i kontraktuar për marrëdhënie me publikun për Kosovën, Serbinë apo këdo tjetër.

Dhe jo vetëm kjo. Së voni, kam pranuar një kërcënim nga dikush që shihet se nuk pajtohet që unë duhet të shkruaj për raportin e Dick Martyit, por që ishte aq i trashë nga mendja, sa që e bëri këtë përmes e-mailit të kompanisë së tij që do të thotë se personit për teknologji informative të “Economistit” iu deshën rreth 45 sekonda që ta identifikojë atë përmes profilit të tij në Linkedin dhe t’i përcjellë informatat për të tek avokatët. Por, mund të jem edhe gabim kur mendoj se ishte kokëtrashë. Ndoshta në të vërtetë ai nuk çan kokën. Dhe në të vërtetë a mund të jetë ky problemi i Kosovës në vitin 2011? Kam nisur të mendoj se po.

Në nëntor, redaktori për Evropë i “Economistit”, i cili kurrë nuk më thotë se çka duhet të bëj, më tha që duhet të shkoj në Prishtinë për zgjedhjet. Pse, nuk isha shumë i sigurt. Mendoja se këto votime zor se mund të jenë ngazëllyese. Dhe sa shumë u gabova. Sidoqoftë, në këtë pikë është me rëndësi të theksohet fakti se redaktori që donte të shkoja në Kosovë në një javë që doli të jetë jashtëzakonisht interesante (a) nuk ishte dëshmi se ai dinte diçka që askush tjetër nuk e dinte, (b) andaj nuk ka bazë për ndonjë teori të fortë konspiracioni dhe (c) e tëra ishte dëshirë e tij që të jetë absolutisht i sigurt se do të mbushë hapësirën e zbrazët në faqet e javës para Krishtlindjeve.

Sidoqoftë, kur arrita në Prishtinë në mbrëmjen e 12 dhjetori takova një diplomat i cili kishte qenë në Skenderaj dhe që më tha se manipulimi që kishte parë kishte qenë “I shkallës industriale”. Pastaj ai shtoi “se ishte sikur ata fare nuk çanin kokën që unë isha aty”. Pastaj dukej se kishte një përpjekje nga PDK-ja që të thonë se, paj, ishte pakëz më tepër seç duhej, por kjo në fakt nuk do ta ndryshonte rezultatin, andaj edhe nuk ka arsye që të kemi stres kaq të madh për këtë. Kjo më kujtoi një fjali që vihet në disa filma dhe programe televizive: “Asnjë kafshë nuk është dëmtuar gjatë xhirimit të këtij filmi”.

Dhe, natyrisht, kjo ishte mjaft e keqe, por më pas erdhi raporti i Martyit. Si gazetar, normalisht do të kisha qenë i bezdisur nga fakti që dikush tjetër e mori i pari storien e mirë, dhe jo unë. Në këtë rast, megjithatë, isha shumë i lumtur që urrejtja e secilit në Kosovë do të drejtohej nga “Guardiani”. Megjithatë, edhe më tutje më duhej ta raportoja storien.

Shkrova një artikull për “The Sunday Telegraph” ku theksova se raporti ishte një goditje shkatërruese për Kosovën, një gjë që mendoj se është theksimi i asaj që është më se e qartë, dhe, së dyti, fakti që asgjë nuk duket se është e dëshmuar përtej dyshimit në këtë apo atë mënyrë ishte një problem i vërtetë për popullin e Kosovës. Në këtë, e gjej veten në shoqëri të Fatmir Limajt, i cili u raportua të ketë thënë: “Ky vend ka nevojë për t’u çliruar nga kjo barrë. Ky vend nuk mund të ecë përpara me këtë pengesë. A mund të përfitojë dikush më tepër nga hetimi sesa Kosova?”

Dhe, çka ndodhi? Shtypi serb i mori pjesët që i përshtateshin këndvështrimit të tyre të rastit, i injoruan pjesët që nuk i përshtateshin, dhe një mik më shkroi se sa të zhgënjyer ishin njerëzit në Kosovë dhe, ai shtoi, në Serbi, rreth asaj se si e kam raportuar tërë storien. Më vjen keq, por të përqendrohemi në diçka këtu. Në Ballkan keni këtë fjalën “publicist” që shpesh i bashkëngjitet emrit tim pas fjalës gazetar. Nuk e di se çfarë kuptimi ka kjo për ju, por në gjuhën angleze një publicist është dikush që punon në departamentin e marrëdhënieve publike, për shembull, të pastës së dhëmbëve “Colgate”, “Renaultit” apo Qeverisë së Kosovës. Dhe, unë nuk jam publicist, jam një gazetar dhe, më vjen keq, por nuk është faji im nëse lajmi nuk është i mirë apo nëse njerëzit më citojnë jashtë kontekstit.

Unë nuk punoj për Kosovën, unë nuk punoj për Serbinë dhe do të isha i lumtur nëse dikush më bën korrespondent në Brazil. Megjithatë, meqë kjo nuk duket se do të ndodhë, unë do të vazhdoj të bëj punën time më së miri që mundem duke biseduar me njerëzit në Ballkan dhe duke raportuar atë që ata e thonë dhe atë që ata e bëjnë. Ajo që unë nuk do ta bëj është që të hyj në punën e të qenit një agjent për marrëdhënie publike apo të përmbahem nga raportimi i gjërave, sepse ato janë lexim i pakëndshëm për njerëzit. Andaj, hiqni dorë nga kërcënimet dhe zbrazja tek unë. Unë nuk jam problemi. Kërcënojini liderët tuaj, jo mua.

Dhe, tani, çka mund të presim në vitin 2011? Jo shumë, mendoj unë. Qeveria e ardhshme do të jetë e ngarkuar me dyshime, falë zgjedhjeve, madje edhe nëse ato të gjitha do zgjidhen nga votimi i ri. Bisedimet me Serbinë me gjasë nuk do të sjellin diç në afat të shkurtër. Tani që të gjithë në rajon kanë udhëtim pa viza në zonën e Schengenit, izolimi i Kosovës është më i qartë se kurdoherë më parë dhe nëse diçka radikale nuk ndodh, pres që ky izolim të thellohet edhe më tepër. Po ashtu, në lidhje me pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, njeriu është i pafajshëm derisa nuk provohet fajësia e tij, por kjo nuk do të thotë se liderët e huaj kanë nevojë të takohen dhe të fotografohen bashkë me liderët tuaj. Çka fitojnë ata prej kësaj? Për momentin, absolutisht asgjë. Andaj, mos i ngatërroni kërkesat për dëshmi me një ndjenjë se gjithçka do të bëhet mirë. Nuk do të ndodhë kështu. Dhe, nëse dikush çan kokën, ta merr përsipër prej këtu.

(Tim Judah është gazetar britanik dhe autor i disa librave për Kosovën dhe Ballkanin)

8 komente në “Kërcënojini liderët tuaj, jo mua!”

  1. Rilind says:

    Mire e ke ti o vella po ku marin vesh politikanet koketrashe e hajdute ne Kosove e Shqiperi nga ato qe thua ti. Ata kujtojne se bota nuk ka vesh e sy per bemat e tyre. Por si Sanader i Kroacise do perfundojne nje dite.

    1. Ramadan Kafsha says:

      o tope, ky Judah nuk flet per politikanet por per popullin qe nuk duhet te kercenoje gazetarin per lajmet e keqija por politikanet qe prodhojne lajmet e keqija dhe te keqijat per Kosoven. koktrashet dhe topet jane populli dhe jo politikanet qe mbeshtet ky popull. tung

  2. enovl says:

    Pak e veshtire , nese do perfundoj si ish kryeministri kroat… te jemi realist, ne jemi popull frikacak , dhe harrojme shum shpejt…

  3. Qitesi says:

    Ju lumte ajo goje te dy ju komentus it is really like this?? Memaljoti

  4. Tomorr says:

    Perkthim skandaloz. Gazeta Tema duhet te gjej njerez me te kualifikuar per te perkthyer dhe te shkruaj ne shqip. Teksti eshte shkruajtur me shume gabime.

  5. zefi says:

    Perkthimin e ketij shkrimi duhet ta kete bere ndonje kosovar ose ndonje malok,qe kujton se GJUHA LETRARE SHQIPE eshte ajo,qe flitet ne VICIDOL!!!

    1. mentari says:

      lere dreqin .le te meremi me ato qe shkruhen .

  6. Leka says:

    I thua, por kujt i thua, gjeja e pare dhe e fundit, eshte se ata ,nuk kuptojne shqip, pa le me anglisht, por vetem turqisht ose arabisht.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje