Fiksimi i John Butterworth pas Shqipërisë daton që kur ai ishte vetëm fëmijë.
Kur ishte i ri, i ishte thënë se të vetmet që nuk mund të vizitonte ishin Shqipëria e Kina, për shkak të problemeve të tyre politike.
Tani John ka shkruar një libër në lidhje me betejën e një burri ndaj regjimit komunist në Shqipëri.
Gjatë viteve të komunizmit, Shqipëria drejtohej nga lideri stalinist, Enver Hoxha, nga viti 1941 deri në vitin 1985, përpara rënies së komunizmit në vitin 1990.
Vendi ishte totalisht i mbyllur për të huajt, feja e teknologjia ishin shpallur të paligjshme.
Në vitet ’80, puna e kapitenit Berti Dostin ishte që si eksperte për radiot e sinjalet, të dëgjonte për parashikimet e Perëndimit për të pushtuar vendin.
Por ndërsa skanonte valët e radiove duke kërkuar për armiqtë, ai gjeti Zotin dhe u bë një dëgjues i rregullt i programit “Rruga e Paqes”, i ngritur nga Misionin Kristian Europian në korrik të vitit 1968 pasi diktatori kishte deklaruar si të paligjshëm Zotin.
Gjatë vizitave të tij në Shqipëri, John kaloi rreth tre javë intensive me Dostin, tashmë 53 vjeç, që i tregoi për punën e tij në ushtri.
“Puna e tij ishte që të monitoronte valët nga Britania, SHBA dhe Rusia për të dhënë paralajmërime në kohë për të gjithë vendin,” thotë John.
“Por, ndërsa monitoronte valët, ai nuk gjeti armiq, por gjeti stacionin radiofonik kristian, që po transmetonte nga viti 1968, pa e ditur se dikush po e dëgjonte..
Qëllimi i Hoxhës ishte që të bënte Shqipërinë të parin shtet ateist në botë. Ai ishte një diktator stalinist dhe mendonte se feja ishte opium për popullin.”
57 vjeçari nga Stone shton: “Është një histori që të lë pa frymë. Shqipëria ishte një vend i mbyllur për rreth një gjysëm shekulli. Koha kishte mbetur në vend për shkak se nuk kishte investime dhe vendi ishte shkëputur nga miqtë e tij Jugosllavia, Kina e Rusia.”
Libri titullohet “Dëgjuesi Sekret i Zotit” e detajon jetën e zotit Dosti, që ka ndihmuar për të sjellë sërish fenë në vend, pasi më parë ishte deklaruar e vdekur.
Pasi u largua nga ushtria në vitin 1990, Dosti studioi teologji. Në vitin 1997 ai ngriti shkollën “Victory” për t’u dhënë të rinjve një arsye për të qëndruar në vend duke mësuar anglisht.
Sot ai i jep mësim anglishteje 700 të rinjve shqiptare dhe është pastor në kishën që po lulëzon “Rruga e paqes” në Lushnje.
Dosti është i martuar me 51 vjeçaren Tatjana dhe ka dy fëmijë, vajzën 37 vjeçare, Alta dhe djalin 23 vjeçar, Dorian.
John e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në maj të vitit 2009 si redaktor për Shrewsbury Chronicle.
Ai thotë: “Gjatë gjithë jetës kam pasur interes për Shqipërinë. Sigurisht kam dashuri për vendin e për njerëzit. Janë aq miqësorë dhe kanë aq pak. Mendoj se më pëlqejnë për këtë. Është e mrekullueshme që akoma mbijetojnë si vend. Është një vend shumë i varfër për standardet evropiane dhe sot e kësaj dite është kryesisht agri-kulturor”.
Në nëntor, John e ka prezantuar librin në ambasadën shqiptare në Londër dhe ka firmosur një kopje për t;ia dërguar presidentit shqiptar, Bamir Topi.
Comments are closed.
Kjo puna e fese eshte pak e çuditshme per tu spieguar.Ky zoteria na paska gjetur Zotin.Njerezit ne perendim po besojne gjithmone e me pak tek zoti.Enveri i shpetoi shqiptaret nga vargonjte e fese.,kjo eshte e rendesishme po te mendosh qe ne Shqiperi kemi shume fe.Ky zoteria na paska thene qe feja dhe teknollogjia u shpallen nga Enveri si te paligjshme.Per fene eshte e vertete(per ca ishte mire e per ca keq,per mua personalisht ishte nje kryepune e Enver Hoxhes)qe u shpall e palgjeshme,por per teknollogjine ky zoteria genjen,siç do te genjeje dhe ndonje nepunes ambasade a presidenti per ti shkeputur ndonje honorar te majme.
ti shoku ladi mendoj se duhet ta dish mire qe vetem teknologji ska patur ai sistem. ai propagandonte qe ishte “pro perparimit” dhe e njehsonte kete fjale me fjalen teknologji. Por teknologji nuk ka pasur sepse ndryshe nuk do te kishte injorance qe aq shume i interesonte enverit. Perendimi investonte miliarda per te krijuar teknlogji ….me cp e nenes vet do e krijonte enveri..?? ai merte mbetjet e rusit dhe kinezit po…dhe e linte popullin te nxirte dhjame nga pleshti kur i thone…kjo ka qene mendesia e komunisteve njerez pa fe e pa iman…..po me e keqja eshte qe ka akoma nga keta lloj mbetjesh qe vegjetojne ne kuriz te popullit.
Elsi je i sakte,por duhet te mos harrosh se kombninati metalurgjil vetem me 2-4% te te ardhurave,mbulonte pagat e 12500 puntoreve.Uzina e Kobaltit ishte nga me modernet dhe ue rinovua teknologjia nga Gjermanet dhe Kanadezet.Mos harro qe me hidrocentralet e periudhes se komunizmit po vazhdojme te marrim dhe sot e gjithe diten energji elektrike,po shesim jashte,po lejojme Serbet e Ceket te na vjedhin sa u do rrocka dhe prape ajo teknologji e prapambetur po na mban gjalle.Ndersa sot me thuaj nje veper me teknologji bashkohore,tecet me qymyr,fabrikat e cimentove,apo perpuneset e plehrave te Europes?ku eshte teknologjia e perpapruar.Ah po harrova ,internetin.Ketu po keni te drejte,sapo e kemi shpikur ne shqipot.Ai regjim ishte cop cope,kriminal e cdo gje tjeter,por mos harroni se ato vepra qe jane bere gjate 40 vjeteve nga populli,theksoj nga populli,puna e paguar e tij,i kalojne me 100-ndra fish keto mender vepra qe jane bere ne kto 20 e ca vjet.Kush ka sy e ben vete krahasimin dhe vleresimin.Te uroj.
Zoteria nuk ka gjetur zotin, por nje pune per te jetuar,ne rrumpallen shqipetare kjo eshte normale.15 vjet te shkuara nje miku im me tregonte se nje kushuri i tij nga xhambaz kishte gjetur rruge e “zotit”duke u bere prift.Kishte nje tufe me kalamanj dhe rruga e “zotit”edhe me ndihmen e Janullatosit e beri prift dhe me shtepi.Ne nje udhtim per ne Tirane, ne kthim miku im takoj kushuririn prift, mbasi u kthye nga takimi me tregoi se:Kushuriri prift fitonte shume dhe jetonte mire.Kjo tregon se shqipetaret jan praktik, por jo se kan gjetur rrugen e zotit ate ata nuk e kane as ne kohen e Edit Durhamit,ku sic thot Ajo ata qeshnin kur faleshin rregjimentet turke ne mes te rruges.
Po te kishte kerkuar edhe pak do te gjente p…. e motres plehra e mutit.
ti mor shoku je per spital ?
Mos u merzisni me Berti Dostin.Ai eshte gje e zgjuar.Deri dje spiunonte Angline,Ameriken,Rusine,sot, perpiqet tu hedhe hi syve te tyre,se nuk i ka pergjuar, por ka”pergjuar”sekretet e zotit.Me shitjen e nje libri te tille ,ai do te siguroje jeten e tij dhe te familjes,sepse ne perendim sot ,ka akoma njeres qe besojne ne “brockullat” e Bertit.Budalla eshte ky Johni,qe me profkat e Bertit ,ben nje liber.Me budallenj ,jane dhe ata qe blejne librin e tij ,apo qe pranojne si dhurate nje “kryeveper” te tille.Mos e dhente Zoti dhe e pranon dhe Presidenti yne per te shtuar biblioteken e tij me libra me autopgrafe.
Po i kombinoi me ngjyrat e librave te tjere,une them qe ska pse te mos e marre.
Hakshe fare ne shqiptaret besojme vertet ne ZOT, por kemi te keqen se nuk besojme ne fe e besoj se kjo nuk na prish shume pune. Te besosh ne ZOT te bene njeri te perndise, te besosh e propogandosh fera te ndryshme te bene politikan.
Desha ta pyse ate zotrine qe ka gjetur zotin se ku jeton ai qe ta takoje dhe une? Por ai nuk ka gjetur asgje, vetem te mari ca leke nga keto shkrime. Priftrinjte grek jane te gjithe gej, keshtu thote zoti. Po mire e beri Enveri qe e hoqi. Ne shqiptaret jemi te gjithe pagane, qe besojme tek djelli, tek hena, tek druri, tek uji, tek guri ne ato objekte qe shikojme. Ky zoteria qe na paska takuar zotin le te me thote ne se zoti eshte mashkull apo femer?
I thosh gruaja te shoqit,po lutju mor burr zotit,mbase na nxjerr nga varferia.I kthehet burri i jam lutur birit te kurves dhe sme ka ndihmuar asnjehere.Te gjejme nje here te jemen,ku e ka shtepine pastaj te takohemi me zotin
Qe te kuptohet mire roli i fese duhet pare se si sillen njerezit e perendise ndaj feve te ndryshme.Enveri skishte pse te vriste mendjen per te share fene.mjafton te degjonte nje fe cfare te zeza flet per fene tjeter.Ne se bota ka nje Zot,pse duhet te kete qindra fera kundreshtare.Feja eshte nje biznes,ku leku fitohet pa punuar
Ekzaktemo.
Me bejne shume pershtypje keta komentuesit e artikullit. Si marrin guximin njerezit te shkruajne kot e me kot pa pasur asnje fakt? A e njeh njeri kete autorin e librit? Nga i dini ju mendimet dhe motivet e ketyre personave? Disa prej komentuesve flasin per prifterinj greke – po c’lidhje ka personi ne fjale ne prifterinjte greke? Hajde, rrumpalle, hajde!
Nje fjale e urte gjermane thote:”Edhe sikur zoti te mos egzistonte,njeriu do ta kishte shpikur ate”.Pra njerez,nese edhe ne do ta ndjenim te domosdoshem zotin,a e kuptoni se nder shqiptare do te kishte pas fare pak Sali Berishe,Ilir Meta,Ed Paloke.Flamur Noke,Jozefina Topalle,Majlinda Breg,Liri Berish,Diverol qe do na silleshin neper kembe,Rezart Tace,etj etj,pothuaj nuk do kishte patur skota te tilla mashtruesish injorante dhe ordinere,sepse do te kishin patur sado pak frike nga zoti..Ah,sikur zoti te egzistonte nder ne shqiptaret,sa njerez te liq do te kishin patur frike prej tij…