Editorial që reflekton pikëpamjet e qeverisë amerikane për marrëdhëniet SHBA- Shqipëri

5 Janar 2011, 17:55Politika TEMA

“Zëri i Amerikës”

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, mirëpriti së fundmi ministrin e Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto në Uashington dhe deklaroi se Shqipëria është një partner dhe një mik që Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë shumë. Në të vërtetë, që kur u rivendosën marrëdhëniet diplomate mes të dy vendeve më 15 mars të vitit 1991, pas një ndërprerje prej 52 vitesh, lidhjet janë rritur e kanë njohur prosperitet. Shqipëria është tani një nga aleatët më të vendosur të Amerikës, veçanërisht në luftën globale kundër terrorizmit.

Marrëdhëniet SHBA- Shqipëri datojnë që në vitet e para të shekullit të 20-të, kur presidenti Udrou Uillson zgjeroi mbështetjen amerikane për shtetin e ri shqiptar. Gjatë ceremonisë historike për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ish- ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze, Rajmond Seitc, tha: “Kjo marrëdhënie nuk është harruar kurrë nga mijëra amerikanë me origjinë shqiptare… që mbajtën kontakte me vendlindjen e tyre për gjithë këto vite.”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u hap në 1 tetor të vitit 1991. Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që mbërriti së fundmi në Tiranë, tha: “Më ngroh zemrën fakti… që gjithkush me të cilin kam folur më ka thënë se populli shqiptar ka afinitet të veçantë për Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Dhe për një ambasador të ardhur për herë të parë këtu, nuk mund të ketë ndjenjë më të madhe se kjo.”

Që kur është ribashkuar me komunitetin ndërkombëtar, Shqipëria ka bërë disa kontribute të vlefshme për të promovuar paqen e sigurinë ndërkombëtare. Sekretarja Klinton, në një deklaratë urimi për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë më 28 nëntor, thoshte: “Si një aleat i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior… Shqipëria ka luajtur një rol vendimtar e pro-aktiv në avancimin e stabilitetit e integrimit rajonal. Shtetet e Bashkuara gjithashtu vlerësojnë angazhimin e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare për Asistencë e Siguri në Afganistan, dhe përkushtimin e saj për të mbrojtur paqen në mbarë botën. Mbështetja jona për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet e fortë… Unë pres që të vazhdojmë partneritetin tonë me Shqipërinë në çështjet e rëndësisë globale e rajonale, ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhme më demokratike, më të sigurt e më të begatë për popujt tanë.”

7 komente në “Editorial që reflekton pikëpamjet e qeverisë amerikane për marrëdhëniet SHBA- Shqipëri”

  1. huri says:

    Lexoni mire:Amerika shpreh ndjenjat per popullin shqiptar.Po prit neser kur kjo qeveri e korruptuar ,do ti pervehtesoje keto,dhe do ti quaje merita te qeverise bile te vet zotit Sali Berisha.Sepse ketu as dielli nuk lind po te mos doje vet zoti Sali,dora vet…

  2. Editor for International Affairs says:

    Sigurisht qe Shqiperia duhet ti jete mirenjohese qeverise se SHBA per mbeshtetjen qe i ka dhene popullit shqiptar, por kjo qeveri duhet te kuptoje se jo cdo gje ne kete vend shkon mire ndaj duhet sa me pare te ridimensionoje poltiken e saj per te mos qene perkrahese e nje qeverie (pa rendesi lloji i mazhorances Blu apo te Roze) te mbushur me bandite dhe hajdute. Por me sa duket me ambasadore si keta te fundit qe ka derguar ne Shqiperi veshtire se do kemi ndonje rezultat. Parashikoj qe dhe ambasadori i ri, i sapo mberitur Aleksandër Arvizu, te jete po aq mafioz sa paraardhesi i tij John Withers. Ky i fundit nese ndermer dikush nga gazetat shqiptare ndonje investigim do te konstatoje se ka bere kerdine duke shperdoruar pa hanxhine parate e popullit amerikan duke financuar biznese private te disa OJQ-ve, te pseudo studimeve nderkombetare!

  3. zeqiri says:

    Me pak fjale diplomatja me koke te djathte dhe me trup te majte na thote Ne,popullit Shqipetar “Ju dua mish per top”.Pale kur na flet edhe per Arifziun na i keput fare shpirtin,jemi gati qe edhe ne si Sala te biem fli per kete “mikeshe” kaq te madhe ne trup e kaq te vogel ne mendje.Zatem thote populli yne “çdo mbjellesh do korresh”e kete ka bere edhe amerika me te tilla Mrika.Avionet i kerkuat iua dhame,fisheket po ashtu,ushtare na kerkuat ,ju thame perse kaq pak,nuk e dim ç’fare kerkoni me nga ky vend!

  4. Leka says:

    Jam kurios te di, ku e la krraben e cobanit, kjo qenie hajdute, para se te takonte Hillarin?

  5. K.Petriti. says:

    Kur Zonja Klinton deklaron se:….punojme se bashku drejt nje te arthme ME DEMOKRATIKE, do te thote qe ne Shqiperi demokracia ka filluar por s’eshte atje ku duhet te jete o ku duhejh te ish, ndaj do te punojme ne te arthmen per kete demokraci.
    Por, sa pranon Sali-Meta-Sandri-Balliu-Cupi, nga kjo shprehje e Zonjes Klinton?K.Petriti.

  6. Petrit Kola says:

    Ne Shqiperi qysh prej 1990-tes ka filluar demokracia e Ramiz Alise dhe e Sigurimit te Shtetit.

    1. faslliu says:

      Po z.Petro eshte e vertete ajo demokraci ka fituar.por eshte demokracia me e kulluar perendimore,pasi si Ramiz Alia ashtu dhe segmentet drejtuese te sigurimit te shtetit,kane qene bashkepuntore te zellshem te rrjeteve te spiunazhit boteror perendimor,pamvaresisht se pos perendimit, ja kishin shitur prapanicen dhe Ruseve,Serbeve,Grekeve ,e Italjaneve,shtete me synime te pastra territoriale karshi vendit tone…Ka nje shprehje populli yne memire mut se i vogel.Keshtu do te jete per jete te jeteve me vende si ne,ku te gjithe na duan te veshur me minifunde dhe pa te brendshme.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje