Krimi në familje, burri vret bashkëshorten në Durrës

6 Janar 2011, 09:34Politika TEMA

Durrësi është tronditur nga një krim i rëndë brenda familjes, teksa një 54-vjeçar ka qëlluar me armë automatik bashkëshorten e vet, Bukurie Hoxha, 44 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Autori i krimit është Agron Hoxha, i cili pas krimit ka qëlluar edhe veten. Burime pranë policisë thanë se 54-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin. Tashmë ai ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Lini një Përgjigje