Partia Socialiste paralajmëroi publikimin e një tjetër afere korruptive me dhënien e koncesioneve për ndërtimin e HEC-eve nga ish ministri i ekonomisë Genc Ruli. Në një prononcim për mediat deputetja Felaj shpjegoi se bëhet fjalë për koncesionin e HEC-eve në pellgun ujor Bënçë – Progonat në rrethin e Tepelenës dhe i kërkoi Genc Ruli që të hedhë dritë mbi këtë çështje përpara se Partia Socialiste të bëjë publikimin e dokumenteve që lidhen me këtë aferë.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të deputetes Felaj:
Viti 2010 pati si kryefjalë korrupsionin e ministrave të Sali Berishës, dhe fatkeqësisht edhe viti 2011 do të vazhdojë sërish në shenjën e korrupsionit, për faktin e thjeshtë se aferat e skandalet e këtij pushteti të vjedhur nuk kanë të sosur.
Sot duam të fillojmë publikimin e një tjetër afere që sërish lidhet me koncesionet në fushën e energjetikës, dhe më konkretisht me ndërtimin e HEC-eve në pellgun ujor Bënçë – Progonat në rrethin e Tepelenës.
Siç është bërë e qartë gjatë vitit 2010, sa herë që bëhet fjalë për skandale korruptive në dhënien e licencave e koncesioneve, del në pah emri i një ministri: Genc Ruli, ish ministër i ekonomisë dhe ministri aktual i bujqësisë në oborrin e Sali Berishës.
Përpara se t’ia pasurojmë CV Genc Rulit me këtë aferë korruptive të radhës, dëshirojmë t’ i japim ministrit Ruli mundësinë t’u përgjigjet vetë disa pyetjeve në lidhje me koncesionin për ndërtimin e HEC-eve në pellgun Bënçë – Progonat.
1. Zoti Ministër kush e ka marrë të drejtën për të ndërtuar hidrocentralet në pellgun ujor Bënçë Progonat?
2. Zoti Ministër cila është arsyeja që janë hapur e prishur disa herë garat për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve në këtë pellg ujor?
3. Zoti Ministër cila është arsyeja që dy institucione qeveritare, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokati i Prokurimeve i kanë gjykuar tërësisht në kundërshtim me ligjin procedurat e ndjekura nga enti prokurues në varësinë tuaj?
4. Zoti Ministër cila është arsyeja që ju personalisht keni refuzuar zbatimin e vendimeve të këtyre dy institucioneve?
Shpresojmë që Genc Ruli të ketë mësuar nga eksperienca e tij gjatë vitit 2010 dhe të gjejë guximin të shpjegojë publikisht të vërtetën e këtij koncesioni.
Në të kundërt Partia Socialiste do të kryejë detyrën e saj kundrejt publikut, duke e zbardhur ajo të vërtetën e koncesionit për ndërtimin e HEC-eve në pellgun Bënçë – Progonat.
Comments are closed.
Genc Ruli eshte pleshti me trimosh te jorganit me te cilin e ka mbuluar Shqiperine ,ky kryeministri yne Sali Berisha.Nipi i ngjan dajes se tij.E dini ke ka daje alis?Eshte nipi i Osman Gazepit ,ky plesht trimosh.Kush nuk e ka deghuar Osman Gazepin,le te pyesi pleqte e vet.Osman Gazepi i Beratit ka qqene me nam njehere e njekohe.Tashti i nipi na e ka rikthyer prape kohen e Osman Gazepit…
po te jete nipi i Osman Gazepit qenka me te vertete per te qeshur.Diku lexova ne gjermanisht se Osman Gazepi i kishte ngjitur vetevetes nofken “i tmerrshmi”. Njeri qe kishte sherbyer si mercenar ne sherbim te turkut. Ne Libi ka luftuar kunder italianeve dhe ka marre graden e nenoficerit. Ne te folur ka pas nje dialekt te cuditshem te perzier me arabishten. Me cuditshme ishte e dhena se ka origjine egjipto-shqiptare! Prandaj dhe Genc Ruli ka nje fytyre si magjyp!
Genci eshte nip i Osman Kasemit nga Leskoviku(Gazepi)qe nuk ishte nga Berati.Dhe per me teper eshte babai i heroit Pirro Kasemi nga Leskoviku, mitralieri qe dha jeten ne betejen e Tendes se Qypit,te cilit ju dedikua filmi “Prita”.Por fatkeqesisht kjo gje nuk permendet,dhe ngelen vetem barcaletat e pa mbeshtetura nga fakte,por nga gojedhana.Nuk permenden as nje kenge qe dikur populli i kendonte atij si p.sh. Osman Gazepi zabit/qe ka lindur ne Leskovik/Por nga pune e trimerise/Ishte djale i Shqiperise.
Pse per te kritikuar punen e Gencit “kerkohet qimja ne veze”,pra xhaxhai i nenes,dhe nuk permendet nena e tij partizane e komuniste e brigades se pare.Po kalojne shume vite dhe ne akoma nuk po mesohemi me pluralizmin politik qe ka egzistuar qe para lufte, edhe brenda ne te njejten familje.
Populli shqiptar nuk do te degjoje me per aferat korruptive te familjes ne pushtet qe drejton,eshte shume i lodhur nga keto,cfare zgjidhje do te jepni ju te P.S. qe te dale ky vend qe eshte i perfshire ne kete, llum dhe nuk po del dot,nuk duam me fjale por vepra,rrezojeni keta kodoshe,dhe i vini perpara pergjegjesise.Pra boll me me komente por VEPRA.kerkoni dhe mendjen e evropianeve te shpetoj ky vend.
epo po nuk qene ne krye nuk bejne dot gje mor shoku, populli e kishte shansin ta vinte ne prove ramen.shkodra votoi per berishen ..te hane lluce tani
Publikoni sa te doni kryeprokurorja jone ka vajtur tek dyqani te bleje kepuce.
O PS a keni ndonje pun tjeter per te bere vec publikimit te dokumentave.A zgjidhni gje ne kete menyre? tunduni vendit se populli nga ju pret dhe mos rini vetem pas kamerave duke tundur letrat, se populli i di te gjitha ato se po i vuan ne kuriz.Dilni dhe e thoni hapur a jeni ne gjendje ta largoni kete qeveri apo jo.
Neqoftese ju doni te beheni te pasur beni mik Rulin ai eshte miku me i afert me Berishen ne tere kohen e demokracise filloje me formulen e fameshme te t.v.sh.,ropen doganat shkateruan bisneset e lindura dhe vazhdoje e vazhdon te kete shpatulla te ngrohta nga miku i ngushte Berisha ai eshte ekonomist i zoti, Berisha e ka xhan.Jane shume fakte te cilat do dalin ne drite ai ka ditur te shfrytezoj mire refugjatet te cilet paguajne taksat ne vendet ku punojne dhe duhet te paguajne edhe ne shqiperi per te mbajtur familjet me buke dhe pasuruar politikanet e tere buxhetoret.Ka shume per 20 vjet por ne sto harojme Z.Gence Rulin e kompani kjo eshte vetem maja e ajsbergut ne dime shume por seshte koha kur te shkoje e te dali ne gjygj do dergojme fakte ka shume per dy miq te ngushte!