Berisha: “Lajmësi nuk preket” funksionon këtu më mirë se në çdo shtet të botës

6 Janar 2011, 20:40Politika TEMA
Berisha: “Lajmësi nuk preket” funksionon këtu më

Frrok Çupi duke marrë medaljen nga Berisha

“Dy janë shtyllat kryesore të lirisë njerëzore: fjala dhe vota. Në rast se vota e lirë e shqiptarëve njohu zhvillimet e veta pozitive dhe arriti standardet, kjo nuk do të mund të bëhej pa ndihëm dhe reagimin tuaj të lirë, spontan dhe në interes të vlerave”

Kryeministri Sali Berisha u shpërndau Medalja Mirënjohje në ceremoninë të 20 vjetorit të themelimit të gazetës “Rilindja Demokratike”, disa gazetarëve, bashkëpunëtorëve dhe ish- drejtuesve të kësaj gazete.

Medalje morën Frrok Çupi, Mitro Çela, Astrit Patozi, Vera Isaku, Blendi Fevziu, Edi Paloka, Ben Blushi, Armand Shkullaku e Mentor Shehu.

Në fjalën e tij Berisha tha se disa të rinj u bënë kalorës të fjalës së lirsë para 20 vitesh.

“Sot, në 20 vjetorin e gazetës së parë opozitare, jemi mbledhur për të nderuar para së gjithash veten tonë, për të nderuar lirinë e të gjitha lirive tona, magjinë e vërtetë të gjenisë krijuese të njeriut, për të nderuar, gjithashtu, atë grup djemsh dhe vajzash që 20 vjet më parë patën shansin e madh, fatin e bardhë, guximin dhe kurajën të bëhen kalorës të fjalës së lirë dhe t’i japin vendit gazetën e parë të mendimit ndryshe, mendimit opozitar,” tha Berisha.

Më pas Berisha hodhi një këndvështrim historik tek liria e mendimit.

“Liria e mendimit është më themelorja ndër të gjitha liritë. Por ajo, në rast se nuk shprehet, mbetet diçka pa vlera. Në historinë e njerëzimit asgjë nuk ka karakterizuar periudhat e saj sa liria e fjalës dhe liria e shprehjes. Shkëlqeu me të gjithë madhështinë e gjinisë krijuese antikitetin, Greqia, Roma, Persia, Egjipti, sepse e lirë ishte fjala. Dhe ajo konsiderohet një periudhë e lirisë së saj. Mesjeta ishte dhe burgu i vërtetë. Por dua të theksoj se në rast se mesjeta vlerësohet si burgu i fjalës së lirë, diktatura hoxhiste ishte qelia më hermetike, më barbare, më mizore e saj. Si në asnjë vend tjetër, ndoshta në Evropë apo dhe në botë, ne arritëm vitet ’90 në censurën më të thellë, në censurë të atillë në të cilën fjala, të drejtat dhe liritë njerëzore, fjala liri e shprehjes së mendimit nuk ekzistonin dhe sa herë që ato shqipëroheshin paguheshin me litar ose vendosje para skuadrave të ekzekutimit. Në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, në rast se kombi jetonte në një bunker, fjala e lirë ishte e ndryrë në një qeli të errët nga e cila nuk dilte dot,” tha Berisha.

Berisha tha se vetëm dy kombe e kanë në kodin e tyre ligjin “lajmësi nuk preket”.

“Kombi shqiptar në të gjithë zhvillimin e tij ka njohur vështirësi të jashtëzakonshme. Këtij kombi i takoi që të vij në Shekullin e XX më një larmi trashëgimie nga më modernet, te mesjetaret dhe para-mesjetaret. Por këtij kombi i takon dhe nderi i madh që me ligjet e tij më të hekurta të ketë shkruar nenin e artë të fjalës së lirë – lajmësi nuk preket. Dy kombe janë në botë që kanë në kodet e tyre një nen të tillë dhe një prej tyre është kombi shqiptar. Ndaj dhe këto 20 vjet fjala e lirë ka rrënjë në këtë vend të gjithë ato çka mund të japë liria. Ajo u shndërrua në instrumentin më themelor të ndërtimit të idealit të lirisë të një kombi të shtypur. Ajo është dhe mbetet gjithnjë themel i dinjitetit njerëzor, i dinjitetit qytetar. Ajo është dhe mbetet leva e Arkimedit për të gjetur të vërtetën në univers. Ndaj dhe ne sot, në këto 20 vite, duhet të përulemi me nderim të madh para atyre djemve dhe vajzave që themeluan gazetën e parë opozitare. Ne, gjithashtu, festojmë me krenari sepse sërish sot ‘de facto’ ligji se ‘lajmësi nuk preket’ i pashkruar funksionon në Shqipëri më shumë se në çdo vend tjetër,” tha Berisha.

19 komente në “Berisha: “Lajmësi nuk preket” funksionon këtu më mirë se në çdo shtet të botës”

  1. Epirioti says:

    Bir Selmani i nenes o, ke te qajme me pare nga keta

  2. SALA says:

    E keni meritue, packa se me kini luftue.

  3. mosbesuesi says:

    Na vine turp per kete kryemut qe kemi,na detyron te dalim jashte vetvehtes,ky hale.

  4. Kris says:

    Frok Cupi eshte njesoj si Berisha u ngjiten sistemeve si muti pas kepuces.Emri i nipit te Enverit Shkelzen.Po djali i Berishes qe vrau 26 vete ne Gerdec a mos quhet Shkelzen,rethane rastesore.Te me fale Shkelzen Hoxha se nuk e njoh.

    1. faslliu says:

      Frrok Cupi e beri legen Salen kur beri gjoja ndarjen me te,e akuzoi dhe per disa dollare qe gjoja kishin ne Amerike.Por me vone e zbuluan se i sherbenin qe te dy te njejtit usta, ndaj ju rikthyen dashurise se pare.O zot cfar butakesh,lepijne gjithcka qe ndjerrin vete apo ja afrojne

  5. Mirush.B says:

    Ne kete foto dy fytyrat me te shplara dhe me komuniste,dy shpellaret njer me dy zanate sekretarPPSH dhe agjenti i serbit Sala…kurse Frroku nje palo burre spiun dhe punonjes i gazetes fame keqe zeri i popollit…

  6. Topall Shkodra says:

    Keta s’po ju lene gje festimeve qe bente Enveri per gazeten “Zeri i Popullit “.O koqe kanari e kuptoni qe jeni peshtirosur fare.

  7. brace says:

    komuniste e spiuje te klasifikuar,sekretari i byrose e frroku i pa dinjitet,te dy jane te nemeklatures,rregjimit kriminal te dulles,kta skane turpe te flasin per lirin e shtypit,me ftyra te tilla ska patur e zdo te kete kurre liri shtypit,komunistat te tille jane,sju bene pershtypje qe hane buken me turpe.

    1. faslliu says:

      O brace ziu,nuk ke pse i grupon ne te njetin legen komunistet.Kish prej tyre njerez me integritet,idealiste e qe sperfituan asgje nga ai mut regjimi.Komunistet bira kurvash qe hengren cfar u desh trapi ne ate periudhe,vazhdojne dhe sot e gjithe diten me pushtet,para,prona e pozicione politike shtetrore.Kjo specie nuk vdes kurre sido qe tja vesh emrin

  8. orli says:

    Te”lumte”sali gerdeci!po tall lo.et si ta do qejfi,i djeg,i vret,i rref e pastaj i dekoron!!del e reciton hartimet qe ke bere ne kohen e mesuesit tend(vete dhe hamdi dega ben keshtu hartimesh)e me e bukura pa te hyre ferre ne kembe deri tani!!

  9. David says:

    kur flet per lirine e shtypit Sali Berisha ky djall i nomeklatures se larte komuniste,te vjen per te vjelle,per cilen liri shqtypi mburret kjo moster,per ate te burgosjes se gazetareve,apo per ate te atentaveteve ndaj gazetareve,apo per ate te bllokimit,djegjes e shkatrrimit te redaksive te medjave,per caf llomotot ky kontigjent i burgjeve shqiptare?Sali berisha don apo nuk don ti e te tute dita e gjykimit tend po afron,jane mijra nena e gra te veshura me te zeza nga ju qe kerkojne drejtesi,jane femijet e jetimores e befotrofit qe u biresuan apo u shiten per pjese kembimi qe kerkojne drejtesi,jane mjra te vrare e te gjymyer dhe ne ish jugosllavi nga armet e fata juaj qe ushqyet makinen vrasese te kriminelit milloshevic

  10. David says:

    kur flet per lirine e shtypit Sali Berisha ky djall i nomeklatures se larte komuniste,te vjen per te vjelle,per cilen liri shqtypi mburret kjo moster,per ate te burgosjes se gazetareve,apo per ate te atentaveteve ndaj gazetareve,apo per ate te bllokimit,djegjes e shkatrrimit te redaksive te medjave,per caf llomotit ky kontigjent i burgjeve shqiptare?Sali berisha don apo nuk don ti e te tute dita e gjykimit tend po afron,jane mijra nena e gra te veshura me te zeza nga ju qe kerkojne drejtesi,jane femijet e jetimores e befotrofit qe u biresuan apo u shiten per pjese kembimi qe kerkojne drejtesi,jane mjra te vrare e te gjymyer dhe ne ish jugosllavi nga armet e nafta kontrabanese suaj qe kerkojne drejtesi.

  11. huri says:

    Une per koment kam vetem shkrimin e znj.Mimoza Dervishi.Ajo ja ka thene te gjitha ketij pushti,me gjithe pushtat qe ka grumbullu rreth pushtetit te vet personal.

  12. Honori says:

    Sa lezet ka Frrok Gerdalla me Komandantin. Si nuk ju vjen turp, kane vjelle per njeri tjetrin ndyresite me te felliqura dhe ja ku jane perseri bashke. I bashkon hajduteria dhe poshtersia njekohesisht. Ky monster do i mbledhe perseri ne vathen e tije delet e larguara se i duhen per fasaden demokratike. Tani i dekoron dhe se ju duhen lakejve dupjet te levdohen para opinionit.

    1. faslliu says:

      Jo i dashur Honor, i bashkon ustai Serb

  13. vlora says:

    Nuk e di a ishte edhe Ben Blushi ne ate kope per te mar kocken apo jo.

    1. faslliu says:

      Sala e lavderoi,kuptohet qe per ta mikluar e futur sherrin ketej nga kampi i ketyre trapave socialiste,por Benua popunon bukur mire me Tos pijanecin.Do tja japin dhe nje here Sales zgjedhjet lokale,pastaj shohin e bejne.

  14. Xhem Gostivari says:

    Punen e lajmesit e di mire Berisha, Ky spiun i te gjitha kallepeve dhe UDB-ash e ka fjalen per veten e tij se ate pune ka bere gjithe jeten

  15. Besim Elezi says:

    UDB-ashat kane fillu me i dhan dekorata njeni tjetrit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje