Kjo është krejt e pandershme, Fevziu!

7 Janar 2011, 15:15Politika TEMA

Nga Mustafa Nano, respublica.al

Është hera e dytë, që në programin “Opinion” të TV Klanit transmetohet një rubrikë e veçantë. Do t’i shkonte titulli “Pas kuintave” kësaj rubrike, në të cilën janë filmuar të ftuarit e Fevziut në intervalet publicitare. Ata janë filmuar pa dijeninë e tyre, dhe kjo nuk është fare korrekte. Kjo është e para. Së dyti, janë filmuar në momente të shkujdesura, ndërkohë që bëjnë biseda me sho- shoqin, të cilat, në fakt janë vijim i qëndrimeve të mbajtur dhe i përballjeve të bëra para kamerave, por me një qasje e gjuhë aspak televizive, dhe në këtë kuptim, filmimi e transmetimi i atyre pamjeve është një pabesi në planin human. Së treti, sikur të mos ishte mjaft kjo, ato nuk janë pamje të plota. Nuk transmetohet gjithçka që është filmuar. Me këtë nuk dua të them se transmetimi i të gjithë filmit do të minimizonte shëmtinë e këtij akti. Jo, dua të them se çfarë del në ekran është një montazh i bërë në punishten e Klanit, dmth janë zgjedhur pamje që nxjerrin në një dritë fort të mirë “armiqtë” dhe nxjerrin në një dritë të mirë miqtë”.

8 komente në “Kjo është krejt e pandershme, Fevziu!”

  1. Saimir says:

    Fevziu eshtenje vegel e ulet e Berishes.Me kete rast ibej thirje Lubonjes,Mucit [Nanos],Stefanit,Andrea, dhe te tere njerzve te tjere te ndershem te bojkotojne Fevziun kete qenie te ulet .

  2. Eri says:

    Po hyre ne keto vrobulla, i ke bere gropen vetes, keshtu qe sa me larg Klaneve dhe televizioneve bythlepirese te qeverise. Nuk besoj se ka qene ideja e Fevzos, por ky si leve slot machine qe eshte, zbaton urdherat e Sandrit. Nuk mund te presesh ndonje gje te hajrit nga kjo fabrike kermash.

  3. Elvis says:

    Se Kuptoj Lubonjen pse shkon te Klani pavarsisht pageses qe mund te marre , pasi ai eshte opozita e vetme e vertete qe behet ne Klan ndaj te ftuarve, nje opinionist qe kam respekt te cilin e tallin e shajne e kercenojne do ish mire te nderronte Kanal se aty qelbet muhabeti

  4. K.Fejzo says:

    Qirjo Fevziu pse quani te pa ndershme nje veper qe zbaton TRASPARENCEN si ligj demokratik?
    C’do ti qirjo Fevziu prapaskenat e tua te mos zbardhen sa te kesh jete dhe vetem te pasurohesh se vetem ti paske tru dhe nje popull i tere jane budallenj? Te gjithe qe kethejne bythet nga fryn era
    jane SUPERKODOSHE, ti c’benje ne komunizem, mos ishte nga ata te 1200-ncit? pse nuk krijon
    emisionin KUSH NDALON HAPJEN E DOSJEVE, ose CILET JANE ATA QE S’DUHET TE SHKELIN PRAGUN E POLITIKES? PSE PS DHE PD jane nje parti? etj,etj, teme vertet me buke.
    ose tema: Qeni ku ha atje leh,si interpretohet kjo teme nga KLAN TV-ja K.Fejzo.

  5. shqiperia says:

    Fevziu,ky sherbetor i rendomte,eshte bere aq i neveritshem,sa fare mire mund ta quajme “Suplement” i Berishes.Askush nuk habitet me zhgarravinat e tij,tashme e mesuam qe edhe ky si te gjithe sherbetoret e oborit berishiste,perpiqet qe me cdo kusht ta largoje nga vetja edhe ate pike yndyre qe mund te posedoje.Turpi nuk ka brire,ai konsiderohet si brira ne kokat e gazetareve te shtire…ju faleminderit.

  6. ardian osmani says:

    Nuk eshte tetari Fevziu, por kapteri Frangaj qe i bejne sherbimin e radhes komandantit te bashibozukeve Sal-i per te goditur e paraqitur ne nje drite negative armiqt e tij.

  7. Dr Gjelpera says:

    Ajo foto iliustruese e mesiperme flet me shume se cdo artikull e koment!

  8. huri says:

    Ketu nuk po merret vesh kush eshte mbreti dhe kush eshte gaztori i tij.Nuk ka Shekspir ta ftilloje kete corbe te prishur tash 20 vjet.E verteta eshte ,se “Tjere mihin dhe prashisin,tjere veren rrukullisin”.O taksapagues:ATA MAJMEN NGA PUNA JONE!Nese nuk na pelqejne,le te mos u japim voten tone.Nese na e vjedhin ate vote,te mos i lejme,te ngrihemi dhe tua KERREJME SYTE…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje