Meta prezanton Durim Hushin e Ylli Manjanin si anëtarë të rinj të LSI

7 Janar 2011, 15:00Politika TEMA

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, prezantoi anëtarësimin në LSI të Durim Hushit e Ylli Manjanit, të mbërritur nga PS në këtë parti. “Dua të shpreh kënaqësinë që jam sot përpara jush me dy kolegë të njohur dhe të nderuar të jetës politike dhe publike në vend dhe t’u uroj atyre njëkohësisht mirëseardhjen në LSI. Pra, me zotin Durim Hushi një politikan i njohur dhe deputet i njohur në disa legjislatura dhe zotin Ylli Manjani politikan i njohur dhe ekspert i njohur i çështjeve ligjore. Në këtë rast përveçse falënderimit për zgjedhjen që ata kanë bërë dua të shpreh besim tim se kapacitetet që ata përfaqësojnë, eksperienca e tyre, përvoja pozitive që kanë pasur gjatë kësaj periudhe të angazhimit politik dhe publik jo vetëm që janë të mirëpritura në LSI, por jam i bindur se do të kontribuojnë në realizmin e objektivave tona të përbashkëta në emër të një politike më konstruktive në Shqipëri, në emër të shtimit të energjive më pozitive në të mirë të stabilitetit të vendit, në të mirë të përshpejtimit të proceseve integruese të vendit,” tha Meta.

Durim Hushi në deklaratën e tij tha: “Unë do të dëshiroja së pari të falënderoj zotin Meta, i cili me krijon përsëri mundësi të hyj të kontribuoj në jetën politike të vendit. Kam një eksperiencë të gjatë në politikë që në momentin kur u themelua e majta shqiptare dhe në këto dy vjet pasiviteti të themi kështu për arsye të njohura publike, jam përpjekur me gjakftohtësi të kuptoj çfarë po ndodh në politikën shqiptare dhe me siguri që deri sa jam këtu kam arritur në konkluzionin se LSI sot është një forcë politike që prezanton vetëm dije lidhur me objektivat që ka Shqipëri. Unë mendoj që LSI jo vetëm një parti e cila prezanton reforma, por e cila është koherente me të gjitha veprimet e saj përderisa ka marrë përsipër të garancisë së stabilitetit politik të Shqipërisë. Kam kënaqësinë e madhe që sot gjej mjaft nga personalitet me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë, ata që kanë bërë përpjekje serioze për modernizimin e së majtës shqiptare e cila kishte nevojë për t’u paraqitur para partnerëve ndërkombëtare të së majtës si një forcë e cila modernizonte të majtës dhe bindte ata që ne nuk ishim thjesht pasardhës të ish partisë komuniste”.

Kurse Ylli Manjani tha: “Projekti më i madh që ka sot Shqipëria besoj unë për shumicën e shqiptarëve është projekti për integrimin e Shqipërisë në Europë. Përmbi këtë nuk ka asgjë. Nuk ka interes as të vogël dhe as të madh se sa integrimi europian i Shqipërisë. Kam vendosur me koshiencë maksimale që t’i bashkohem këtij projekti duke gjetur një mikpritje shumë të ngrohtë politike dhe njerëzore dhe për këtë jam sot këtu për të falënderuar përzemërsisht LSI-në dhe zotin Meta në mënyrë të veçantë sepse me gjithë mend na krijon mundësi që ti bashkojmë këto kontribute modeste që kemi me shpresë që t’i përmirësojmë në të ardhmen për të integruar dhe për të bërë sa më shpejt të mundur integrimin Shqipërisë në Europë. Integrim i cili fillon nga stabiliteti politik i vendit, për të cilat ne duhet të kontribuojmë për alternativat si parti. Unë jam i gatshëm ta bëj këtë gjë, do ta bëj me shumë kënaqësi në përbërje të një grupi shumë modern juristësh, djemsh dhe vajzash, edhe të vjetër, por të rinj në mentalitet të cilët i kam gjetur në LSI. Dhe shpresojmë që ne do të mund të ecim përpara dhe sigurisht që do të ecim përpara duke kontribuar me alternativa me ide duke ecur në drejtim të stabilitetit dhe në mënyrë të veçantë në drejtim të integrimit. Edhe njëherë dëshiroj të falënderoj LSI për mundësinë që na krijoi.”

10 komente në “Meta prezanton Durim Hushin e Ylli Manjanin si anëtarë të rinj të LSI”

  1. vangjel says:

    Te gjithe hajdutet e maskarenjte e ALABAKUT NANO po mblidhen ne batakun LSI.Kur do vije koha qe gjithe maskarenjte ,interesaxhinjte dhe batakcinjte e klanit Nano te largohen nga PS ?. Atehere Ps do rilinde e do jete vertete parti e popullit.

  2. shqiperia says:

    Eshte tashme e njohur se (L.S.I.) ngjasone me nje taketuke te mbushur me bishta cigaresh. Imagjino te qendroje nje e tille me kohe te zgjatur ne nje ambjent publik,cfare ndotje mund te shkaktoje.Ca me teper kur Iliri perpiqet ta mbushe ate me bishta te tjere….Eshte vertete nje skandal alla ILIRCE…Ju lutem te gjitha Mediave,qe te mos e ndotin me gjate ambjentin pasi kjo taketuke eshte e prirur per te perhapur elementet kancerogjene ne shoqerine tone te shendeteshme.Vetem nje fakt:-A nuk eshte kjo taketuke qe e ka cuar shoqerine tone ne kete gjendje te mjerueshme? Sigurisht,sepse po te mos ishte derdhur kjo taketuke ne garbicin e Saliut,oborri i ketij te fundit nuk do kundermonte me eren e kermave…ju faleminderit.

  3. dorian says:

    Zagare te tille ka patur PS-ja,prandaj SERBI BERISHA VODHI VOTAT!!!Ky Manjani eshte nje SPIUN I NDYRE,SE DUKE QENE NE KRYE TE ZGJEDHJEVE TE PS-se BASHKE ME TOKMAKUN KASTRIOT ISLAMIN BUKUROSH,I SHITEN VOTAT TEK BERISHA!!!TANI DALIN HAPUR KETA ZORRAXHINJ!!!HALEJA DUHET PASTRUAR MIRE!!!

  4. Dr Gjelpera says:

    U be e modes qe ne Shqiperi, disa politikane te tipit Manjani, pasi kane ndjere shijen dhe aromen e pushtetit dhe te beneficeve qe burojne prej tij, te kalojne “ylberin” e te konvertohen ne lloj-lloj ngjyrash e platformash politike. Per ta bere pak me simbolik kete kalim, i veshin aktit te tyre edhe pak parime e ide nga ato si pune erezash (integrimi=piperi psh.) Aq pa takt e pa respekt per publikun e bejne kete kapercim, sa nuk kujtohen qe me pare, te pakten, te japin doreheqje publike nga partite ku kane pase aderuar apo ku kane qene edhe ne organe drejtuese, madje jane akoma (si z. Manjani p.sh).

  5. Topall Shkodra says:

    Tani shpetoi politika shqiptare.He mor plehra gjetet pune perseri, zara fshati.

  6. durim eisbullahu says:

    durim hushi per para shet gjithe familjen, e kujtojme te gjithe kur votoj per presidentin e tregoi voten qe te kete parate e sigurta. edhe ilir meta si hushi fali akuzat publike te nanos per te shoqen qe ky i fundit ta lidhte me berishen. sa p[er manjanin ngjane na nje gure mulliri qe bluan pa kokrra. kuptohet te lidhja sali-ilir eshte personalitet. tjeter kund nuk eshte asgje. i lutem gazetes te botoje deklaraten e nanos per moniken qe te juemi te sakte.

  7. varketari i Drilonit says:

    Profesioni me i perhapur sot tek ne eshte bere “sherbetor i dy e me shume zoterinjve”. Zoterinjte mafioze po mbledhin sherbetoret qe t’u pastrojne haurin. Shperblimi do jete i majme. Shume shpejt do te shikoni kryezoterine mafioz qe do te dale ne televizion per te prezantuar sherbetoret Ylli dhe Durim ne poste te larta shtetrore. Dy jane qellimet: 1- shperblehen keta dhe 2-ju behet indirekt thirje ndonje tjetri qe mund te jete i gatshem ; bashkohuni me ne se ju del mire si ketyre.

  8. ben says:

    Ngelen pa pare, dhe ju bashkuan Lsi.Shiheni kur te kapin ndonje drejtollik me ndonje vend.Sharrun per pare.

  9. Aranit Pojani says:

    Hushi e mori postin e keshilltarit te Ilir Kryemadhit,ndersa Manjani me qe ka qene shef i kabinetit te Nanos besoj ka oreks me te madh;ja c’fare prositutash prodhon politika shqiptare,rendin per te lepire kocka pushteti,as u kerrcet per fatete popullit,vetem te vjedhin deri ne babezi.

  10. Teodor Nushi says:

    Durim Hushi, Ylli Manjani dhe deputet Vangjeli qe shkoi me pare tek LSI ( qe ne fakt eshte Lesh e Li) jane jashteqitja e Ps-se. Eshte fiziologjike. Cdo organizem i gjalle, dhe partite jane pikerisht te tilla se jetojne, zhvillohen, ndryshojne, pershtaten me ambjentin dhe me situatat, ka nevoje fiziologjike te jashteqite ato pjese te pavlera, te kalbura (nuk dua te them te vdekura), qe nuk i vlejne me, qe i behen pengese per t’u zhvilluar, per te ndryshuar, per t’u permiresuar. tani PS-ja eshte me e paster.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje