Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë nis të premten asgjesimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të vitit 2009. Vendimi është kundërshtuar nga opozita, e cila ka deklaruar se ky vendim e rikthen në pikën e fillimit krizën politike në vend.
Pritet që kutitë e boshatisura të përdoren për zgjedhjet lokale të majit ndërkohë ende nuk dihet se si do të veprohet me fatin e materialeve zgjedhore qe do të dërgohen në arkivin e shtetit. Ky proces i jep fund kërkesës së opozitës për hapjen e kutive, ndërkohë që sipas drejtuesve të lartë të PS-së, ky vendim e con krizën politike në vend në pikën fillestare.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i asgjesimit do të zgjasë deri më 5 mars.
Materialet zgjedhore dhe listat e votuesve do të dërgohen në Arkivin e Shtetit. Nëse ata do të cilësohen si “sekret”, atëherë mundësia për hetim nga ana e opozitës reduktohet. Opozita e ka konisderuar rezultatin e zgjedhjve të manipuluar dhe debati për to solli krizë politike në vend . Shumica qeverisëse nuk pranoi hapjen e kutive duke e konsideruar atë të jashtëligjshme. BBC
Comments are closed.
Me kete djegje ,Sali Berisha dhe Ilir Meta,do djegin lesht e vet…
Specifikoje,te kokes apo pjesve te tjera te trupi