Blerim Çela: Berisha na tradhëtoi

8 Janar 2011, 19:22Politika TEMA

Metamorfoza e Partisë Demokratike, diçka e thënë ndër vite nga shumë ish figura të kësaj partie, është kthyer sërish në ditët tona pas denoncimit përmes një libri të Blerim Çelës, një ndër eksponentët e saj këto dy dekada.

Libri që titullohet “Deformimi i Partisë Demokratike”, pritet të çelë një tjetër debat për funksionimin e brendshëm të saj, duke u ndaluar veçanërisht tek kryetari i saj Sali Berisha.

“Ka një vit që nuk mblidhet këshilli kombëtar i PD-së, i cili është pa kryesi, pa nënkryetar, pa sekretar dhe Berisha nuk shqetësohet sepse ai është partia, ai vendos, ai vulos, ai të ngre, ai të ulë, ai është pronari, ai është padroni. Na e punoi në kongresin e dytë të parties, ku nga dy mandate që ishte në statusin e PD-së kur ajo u themelua, që të zgjidhej kryetari i partisë, e bëri që kryetari të jetë i përjetshëm. Kongresi i 15 dhjetorit 2009 ishte kongresi i turpit me votimet ku u prenë shumë koka që ishin shtylla të demokracisë”, është shprehur Çela.

Ai tregon në këtë libër me fakte dhe dokumente metamorfozën e Partisë Demokratike në këto 20 vite. Historikun e përjashtimit të shumë prej figurave të njohura, por edhe historikun e votimeve të manipuluara brenda strukturave të PD-së.

“Ajo që është kthyer në një pengesë të madhe për demokracinë e brendshme në parti, e cila është reflektuar edhe në pushtet, është monopolizimi i partisë dhe forumeve të saj nga kryetari i cili së bashku me një grup të vogël njerëzish në krye të saj, janë kthyer në padron të saj”, tha Çela.

Përse flet vetëm sot Blerim Çela e shpjegon në hyrje të librit. Largimi i tij nga Partia Demokratike është vetëm një arsye, sikurse ai vet thotë, këtë libër e shkroi për mijëra demokratë të zhgënjyer që u tradhëtuan nga Berisha, pa mundur dot t’i çjerrin maskën.

“Akoma nuk është bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare. As ligji i lustracionit. Këto nuk i bëri dhe as ka për t’i bërë Partia Socialiste. Kjo është përgjegjësi direkte e Sali Berishës, i cili e heq veten për të djathtë. Me kërcënime boshe, me fjalim të djathtë, të përçunduar, sepse të djathtët as nuk vrasin dhe as nuk presin, me politikë reale të majtë, që nga pronat që nuk kthehen dhe deri tek mostrajtimi i të përndjekurve politikë nuk mund të ecë mbarë PD-ja”, tha Çela.

Ai shton se demokratët duhet të mblidhen në një kongres për të miratuar një statut ku kryetari të mos zgjidhet më shumë se dy mandate.

Shumëkush ende mban mend seancën e jashtëzakonshme të marsit 1997 kur Blerim Çela ishte ndër të paktat figura që atëherë u ngrit me forcë në mbrojtje të Berishës dhe kundër SHBA-ve. Por që nga ajo kohë kanë kaluar 14 vite.

“Kam qenë njeriu që e kam besuar dhe dashur më shumë se kushdo. Edhe në çastet më të vështira i kam qendruar pranë”, thotë Çela.

5 komente në “Blerim Çela: Berisha na tradhëtoi”

  1. Petrit Kola says:

    Saturday, January 08, 2011
    Sekrete shqiptare?!!!

    Para disa kohesh u dha lajmi se ishte vjedhur nje kompjuter i sherbimit diplomatik shqiptar ne OKB e si rjedhoje ne rrezik ishin sekretet e Shqiperise!!!

    1-O Zot c’fare karagjozlleku! O Zot sa te ceket jemi bere ne shqiptaret te mendojme se do te rrezikohemi nga nje kompjuter i putanave shqiptare, nderkohe qe Ferit Hoxha eshte pronari i kompjuterit. Eshte Ferit Hoxha i shperblyer si ambasador i Shqiperise ne OKB per sherbimet qe e beri Greqise si kryenegociator i marveshjes. I marveshjes qe kerkon ti fali Greqise 325 km/2 teritor shqiptar. Ne keto rrethana e munde te behet fjale per sekrete shqiptare?!!!

    2-O Zot i Madh! Po a kemi sekrete ne shqiptaret kur Keshilli i Sigurise Kombetare te Shqiperise, hapur, para kamerave ne Tirane i raporton ekipit te sherbimit sekret serb?
    http://www.youtube.com/watch?v=HacP9jfrXm0

    3-O Zot i Madh! A kemi ne shqiptaret sekrete kur ne krye te qeverise se emruar ne Shqiperi eshte nje UDB-ash ?
    (Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm.)

    O Zot i Madh! Kur e ke ne plan te na permendesh te na tunesh e shkundesh ne shqiptareve?

    http://vertet.blogspot.com/2011/01/sekrete-shqiptare.html

  2. Bardhyl Qirjaku says:

    Si duket, tashti, zoti Blerim nuk e shikon me veten ne ate qe e quan ,,,,
    “kryetari ….. së bashku me njëgrup të vogël njerëzish në krye të saj, janë kthyer në padron të saj”, Perfundimi eshte se ka deformim ne PD atehere kur zoti Blerim eshte jashte grupit. Jo zoti Blerim. Per vite e vite te tera te kemi degjuar e lexuar duke brohoritur per ato qe pikerisht tashti Ju i quani deformime.
    A nuk kemi te drejte te mendojme se jeni deformuar Ju, zoti Blerim ?

  3. Epirioti says:

    Qe je nje cope m.., e dime te gjithe, por gjene mire qe pate te pakten guximin ta pranosh se Sala tradhetoi tentativen tende te ’97 te sulmoje SHBA-t. Sala po shet nje Shqiperi te tere e e paska problem te te shes ty me gjithe ate fyll mendje qe ke. Bridhe rrugeve te Tiranes tashme i vetmuar, i perbuzur nga cdo njeri, fol me vete e prape ne nuk na e ndjen fare, se kemi pare edhe te tjere qe Sala i ka braktisur dhe do i braktis ne te ardhmen. Tani je penduar zotrote, por nuk e imagjinon sesa dem i ke sjelle vendit si kur ishe Kryetar i Kontrrollit te Larte te Shtetit ashtu edhe deputet-zagar i Sales. Ne je burre vi nderin tend ne vend, ne nuk ke b.. qepe ate hale e mos u qaj se nuk ia ndjen popullit per pacavuret e politikes te cfaredorangu, si te PD ashtu edhe te PS.

  4. huri says:

    Teper vone ,zoti Blerim.Tashti faktet e tua nuk i hyjne ne pune as historise e as te ardhmes.Sepse jeta eshte me e ashper,se sa rregullat kishtare,ku mekatari ,pendohet dhe shkon rrefehet ke prifti,qe ti falin mekatet.Nuk falen mekatet e kryesise se PD,servilizmat,puthedoret,konformizmat dhe bile krimet.Jo zoteri.Do te jepni llogari per te gjithe bemat tuaja,edhe tuajat personalisht bile.Sepse ne vend te demokracise qe deshte populli,ju na ndertuat mafien.Ne nuk dhenc ti vet llogari ne te gjallje,as mos e diskutoqe do japin llogari kalamajte e tu.Heret apo vone,zoti do “tju gjuaje me nje kokerr rrufeje…”

  5. trojantrojani says:

    A TE KUJTOHET KUR DESHEN TE BENIN ATEMTAT NE 1991 ?
    PO KUR BERE UREN QE NUK KISHTE RRUGE MATANE LUMIT /
    PO QE DESH E ZHDUKE AMERIKEN ?
    MUND TE ME TREGOSH C,FARE TE KA PUNUAR ……

Comments are closed.

Lini një Përgjigje