PS: Djegia e fletëve përshkallëzon në mënyrë të mprehtë krizën

8 Janar 2011, 14:18Politika TEMA

“Çdo abuzim politik me këto kompetenca i vë përfaqësuesit e PD në KQZ në një fushë të minuar juridike, që mund të ketë pasoja të rënda ligjore për ata vetë në momentin kur këtij pushteti të vjedhur që sot e bën atë të paprekshëm t’i vijë fundi”

Deklaratë për shtyp e deputetes së PS, Vasilika Hysi

Është bërë tashmë qartë për të gjithë që Sali Berisha dhe Arben Ristani, ushtari i Saliut në krye të KQZ, po bëjnë çmos për të groposur dhe djegur faktet e krimit elektoral që ata gatuan së bashku në 28 qershor. Por është bërë tanimë e qartë për të madh e të vogël se Sali Berisha i vodhi zgjedhjet dhe se shqiptarët sundohen nga Kryeministri i votave të vjedhura.

Pasi kishte deklaruar për muaj e muaj me radhë se nuk do t’i digjte fletët e votimit, dje Saliu filloi t’i djegë fletët si një kusar duke u fshehur rrëzave. Pasi deklaroi se ishte gati të pranonte hetimin e materialeve zgjedhore dhe ngritjen e komisionit hetimor, dje në një shkelje flagrante të ligjit ushtari i Saliut Arben Ristani dhe anëtarët e mazhorancës në KQZ ndërmorën një tjetër tentativë kriminale për të varrosur listat në arkiv për 25 vjet me pretekstin se na qenkërkan dokumente sekrete. Si gjithnjë Saliu tjetër thotë e tjetër bën.

Dëshirojmë ta paralajmërojmë ushtarin e mirë Ristani se kompetencat e tij nuk përcaktohen nga urdhrat e Sali Berishës, por nga ligjet e këtij vendi dhe nga kodi elektoral. Çdo abuzim politik me këto kompetenca i vë përfaqësuesit e PD në KQZ në një fushë të minuar juridike, që mund të ketë pasoja të rënda ligjore për ata vetë në momentin kur këtij pushteti të vjedhur që sot e bën atë të paprekshëm t’i vijë fundi.

Çdo përpjekje e Saliut dhe ushtarit të tij në krye të KQZ për të zbatuar forcërisht e në shkelje të plotë të ligjit vendimin për të burgosur për plot 25 vjet listat e zgjedhësve, jo vetëm do të përbënte provën më të fortë se zgjedhjet e 28 qershorit u vodhën nga pushteti i Saliut, por do t’i jepte demokracisë shqiptare një goditje shumë të rëndë. Jo vetëm kaq por ky veprim do të shënonte një përshkallëzim të mprehtë të krizës, përgjegjësia për të cilin do të binte sa mbi Saliun e sa mbi Ristanin.

2 komente në “PS: Djegia e fletëve përshkallëzon në mënyrë të mprehtë krizën”

  1. arber says:

    bravo moj vasilika hysi per mprehtesine qe ju perfaqesoni, jeni si gjithmone disa individe qe jeni katapultuar ne politike jo fale eksperiences por njohjes, dhe si te tille nuk ja keni haberin e saj!!!
    eshte gje tjeter te shkruash ndonje projekt social per OKB dhe te merresh me leksione per te zbutur varferine dhe tjeter eshte arti i politikes. Duket qarte se edvin rama preferon njerez te bindur ndaj atyre me eksperience, sic thoshte edhe andreotti, nje politikan duhet me pare te kaloje gjtha fazat, nga perfaqesues lagje, qyteti, rrethi, qarku, kombetar….kurse juve jeni te gjithe servila dhe inkompetenta dhe po rrenoni opoziten—edvin rama pret kur te konsumohet berisha dhe do e marri pushtetin dhe nuk do e ndaje me askend…eshte utopike

    megjithate si opozitar dhe antiberishist i bindur, e shikoj me te arsyeshem te bojkotoj zgjedhjet se te na qeverise e gjithe kjo klase politike e korruptuar

  2. Petrit Kola says:

    Celsi i kesaj situate eshte favoriti i grekereve dhe francezve…
    http://vertet.blogspot.com/search?q=celsi

Comments are closed.

Lini një Përgjigje